Kulturë
Luan Çipi: Dy vjersha për shokët
E enjte, 07.04.2011, 07:57 PM
Luan Çipi
DY VJERSHA PËR SHOKËT
KUJTOJ SHOKËT
Ngrihem herët në mëngjes
Laptopin e marr në gju
Edhe ri e pres me shpresë
Mos vjen ndonjë lajm nga ju.
Nga dritarja - Miçigani
I pafund, s’shihet ku nis
Sipërfaqja..., e pa anë,
Sa e gjithë Shqipërisë.
Për Tiranë, për në Vlorë
Syri mendjes bredh ngaherë
Jashtë, mjedisi mbushur borë
Këtu brenda, si pranverë.
Dëgjoj se fletë Lul Golemi:
-E gjeni ku është Luani?
Shpejt i përgjigjet Axhemi:
-N’aventura aeroplani!?
E mësova në imeil
Desh ngeli rrugëve të Londrës
Të mos qe një “kaçurrel”
Do qe kthyer gaz i botës.
“Kolonel” Fatosh Voshtina
Nis e fletë si mbi selishte
Nostalgji e psherëtima:
-Boll, o boll të diç rusishte!
Pirro Veshi “diplomati”
Kompetent e me përvojë
Sikur thotë: ”u ndihu fati.
Pa anglisht - je si pa gojë.”
Restaurant ” Vlora”, në fresk
Sadua flet, Nikua dëgjon
Udhëtimin Aventuresk
Secili e komenton...
Dushua, Harilla, Vangjeli
Duro Memet Mustafaj.
Vasillaq Ndini, Irfani
Llazi, Sezua, Taullai .
Secili e jep mendimin
Një version e një dëshirë
Dhe të gjithë shprehin urimin
“Aventura” - mbaroi mirë.
Çikago, 14.01.2011
PËRKUJTESË SHOKËVE
Vallë çka ndodhur andej, nga Tirana,
Pse shokët në heshtje varri më lënë,
Ikën ditët radhë, sot mbushet java
Telefon, a imeil, ata, pse s’ po bëjnë?
Mirë Nikos, i ka ardhur mikja nga Greqia
Po Axhemi? Mos Wolswageni i është prishur
E ka zënë inati, i vjen rrotull shtëpia
Dhe bredh, këpucët për t’i grisur?
Të gjithë e dini, se nuk rroj dot pa shokë
Dhe vetëm brenda, nuk ri i qetë unë
Jashtë nuk sheh një pëllëmbë tokë
Veç borë, thëllim dhe erë e furtunë.
Së paku këtu afër, të kisha detin
Si në Vlorë, të rija në kum e në diell.
Fatkeqësisht nuk kam as Sabavetin
Qoftë dhe të bërtiste, me zërin në qiell,
Të kisha Sezon pa fjalë, për karshi,
Ta shihja e të prekja njëherë Llazarin
Të qafoja Bardhylin, si djalë të ri
Të përshëndesja afër, Fatos Gjeneralin.
I shëruar krejt Harilla mu shfaq
Duro Mustafai, Vranishti dhe dyfeku
Vangjel Loli, Dusho e Vasillaq
Pirrua, Taullai e Irfan Bregu!
Dikush me zë gryke na këndoka
Oshtima vjen nga larg në Çikag
Është i miri Sadedin Gjoka
Me bërrylat vënë mbi bankë.
Ja në një qoshe, Laver Hasani.
Mos mendoni, o shokë se ju harrova?
Me ju është çdo ditë Luani
Aty, te Gogua nga Vlora.
Shqiptarët qëndrojnë të bashkuar
Në Amerikë, Tiranë dhe Vlorë
Kudo që të kenë shkuar
Ndihen si dorë për dorë.
*
Ja, kështu shpëtova nga ky hall
Se, u ndjeva midis miqve.
Të gjithëve ju puth me mall
Dhe pres urgjent përgjigje.
Çikago, Shkurt, 25, 2011