Kulturë
Poezi nga Faik Krasniqi
E marte, 05.04.2011, 05:38 PM
1.Me zemër
Kur pranë teje qëndroj i heshtur
dhe dridhem kur më prekë ngadalë
mendoj se brenda teje ka diçka
që ti mua thua me zemër, dhe jo me fjalë
Kur mendoj për sytë e tua të trishtuar
dhe buzët që dridhen pa fjalë,
mendoj për ne të dy
dhe për dy zemrat tonë
që rrahin pandalë
FAIK KRASNIQI
2.Kur bënim Dashuri
A të kujtohet zemra ime
kur bënim Dashuri,
Ditë por edhe Netë bashkë i zbardhëm
gjithë trupin tonë njëri-tjetrit ia falëm
Të putha dhe më puthe
gjithë natën deri në agim,
dhe i thamë njëri-tjetrit
pa pushuar ti je shpirti im
FAIK KRASNIQI
3.Sikur të isha zog me krah
Dëshiroj të shof me sy,
të mos më djeg malli për ty,
dëshiroj të të kem pranë
që mos të ndiej mungesën tënde
Sikur të isha zog me krah
dhe të fluturoja ,
do të vija tek TI
dhe do të përqafoja,
Do të të puthja ëmbël
e papushim,
që ta hiqja mallin
e shpirtit tim
FAIK KRASNIQI
4.ENDRRAT PER TY
Sa shumë kam ëndërruar
qe ti do ta pushtosh
hapësirën e kaltër të syve të mi,
e do te fluturosh si një pulëbardhë
duke ndjekur rrezet e ngrohta
që do të dërgonin deri tek zemra ime.
Por sytë e mi më bëhen det i trazuar,
dhe ujërat e njelmëta të detit ngrihen
në faqet e akullta nga erërat e ftohta të jetës,
e unë e kuptoja që edhe kjo është
njëra nga shumë ëndërrat për ty
FAIK KRASNIQI
5.EJA TEK UNE
Një diell nga ngrohë
një shi na lag
dua të të përqafoj
por të kam shumë larg
Eja shpejt tek unë
dhe afrohu pranë meje
të të puthë në buzë
dhe ta shkrijmë
largësinë mes neve
FAIK KRASNIQI
6.DERI SA TE JEM GJALLE
Dhe sot si dje
për ty po mendoj,
në mendje më rri
e dot s'të harroj
Sepse të dua,
si dje, si sot,si nesër
dhe deri sa të
jam gjallë
FAIK KRASNIQI
7.BASHKE PERJETE
Ty s`të harroj kurrë
Je ëndrra që gjithmonë e shikojë
Të dy bashkë jemi dashuruar
Që në çastin e parë që jemi njoftuar
Ti je dashuria ime e vërtetë
Dashuria që ndodh
Një herë në jetë
Dhe dua që të jemi bashkë përjetë
FAIK KRASNIQI
8.TE JETONIM BASHKE
Sa do të doja
të jetonim bashkë,
të lumtur ,
të buzëqeshur,
e plot ëndrra
në çdo hap
FAIK KRASNIQI
9.BUZET ME TI PUTHE
Dua sa më shpejt
të të takoj,
se më ka marrë malli
buzët me t'i puthë
Të të them, Të dua
të më thuash edhe TI,
të të puthë në buzë,
të më puthësh edhe ti
FAIK KRASNIQI
10.PUTHJEN TIME TA KESH
Mos fli dhe pak
Rri zgjuar me mua
Mos fli dhe pak
Të të them të dua
Të t'i puth sytë
Para se të flesh
Kur të zgjohesh në mëngjes
puthjen time ta kesh
FAIK KRASNIQI
11.FJALET E TUA TE EMBLA
Natyra gjelbëron
Flladi i pranverës vjen
fjalët e tua të ëmbla
shpirtin më mallëngjejnë
FAIK KRASNIQI
12.TE PANDARE
Kur u takuam
për herë të parë
I thamë njëri-tjetrit
Të DUA ngadalë
dhe u puthëm
leht e pa fjalë
Prej asaj kohe
jemi të dy bashkë
dhe të pandarë
FAIK KRASNIQI
13.TE NGROHI TRUPIN TEND
Kur të jesh e mërzitur
dhe sytë me lot i ke,
më thirrë mua
se unë si çdo herë
pranë teje do të jem
Edhe nëse Pranvera vonohet
dhe ke akoma të ftohtë,
unë prapë tek ti do të vij
që të ngrohi trupin tënd
FAIK KRASNIQI
14.POEZI PER TY
I thelluar në mendime
për ty fillova
të shkruaj poezi
natë dhe ditë
Shkruajta për ëndrrat tona
për hënën dhe qiellin blu
për Dashurinë tonë
dhe për sytë e tu
FAIK KRASNIQI
15.HIJA JOTE
Hija jote më ndjek nga pas
Në çdo hap në çdo vend
Ku jam dhe ku rri
Më duket të kam pranë
FAIK KRASNIQI