E premte, 02.05.2025, 09:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Nimfa Hakani: A më sheh?

E diele, 03.04.2011, 07:53 PM


Nimfa Hakani

 

A më sheh?

 

A më sheh si jam katandisur ?

A e  ndjen ngrohtësinë,

 afshin që thellë fshehur mbaj ?

kur,    

Vetëm shkëlqimin e ftohtë,  

të kullave të larta

syri yt përlan!

 

A më sheh që ende jam,

e pa mua ti s’je gjë . . .

Kur vetëm me të huajin,

kompani mban,

dhe ALTAR ,

dollari të  është bërë ?

 

A ke duar të punosh,

të pasurën  tokë të fushave të mia,

apo krejtësisht të  brishta,

bërë  të janë,

e për asnjë gjë tjetër më nuk vlejnë!?

Vec, fshehtazi  bankënotat e jeshilta,

shumë mirë dinë t’i krejnë!

 

A sheh,

  vlagë    nuk  lëshoj,

e blerimi i  fushave,

zvetënuar më  është,

qyqe ndjehem në këtë pranverë,

se Toka më ka mbetur djerrë?

 

A ke veshë të dëgjosh,

që qingjat thekshëm blegërojnë,

kur tutje prej meje ti  i con,

E lëndinat e mija,

të shurdhëta  i lë,

pa zërin e  tyre melodioz?

 

Kur trungjet  e  pemëve  fort mi shkul,

dhëmbje të thella ti,

Mua më shkakton,

Rrënjët e  jetës fort po m’i  shkund,

E  Oksigjeni Shqipëtar,

Ajrit tim,

dalëngadalë po i mungon!

 

A e ke vënë re,

që bukës, bukë prap i thonë,

por erë gruri më  si vjen,

Krejt  pashije  është në gojë.

Si një kashtë e thatë keq shijon.

 

Mbase,

dhe ujin ndonjë  ditë,

me cisternë ti  do të ma sjellësh,

Se të  kthjelltat, të mijat gurra,

Kanë humbur kaltërsinë,

ngjyrë    murrme  kanë marrë, 

nga  helmi që ti i ke shtirë.

 

Dhe, uji i krojeve të mija,

një  ditë papritur do shterrojë,

cikël prej tyre as edhe një,

  nuk do tpiklojë!

 

Nga ai cast,

Unë,

s’do të jem toka jote MËMË,

E ty,

E  vrerosur,

Do të mohoj si djalë!

 

Me dhimbje do të të them,

Më, nuk  je im bir!

E ke ndotur emrin SHQIPËTAR!

 

E  për faktin që një ditë, 

Krejtësisht shterpë do të mbetem!

E pjelloria ime do të ndalë!

 

UNE,

Kurrë . . .

s’do të Jem në gjëndje,

ty,

  të FAL!

 

Shkruar me Shkurt, 1992

( rishikur Mars 2011)



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx