Kulturë
Hamdi Mediu: Arti islam (oriental) në Pollog
E diele, 03.04.2011, 07:10 PM
ARTI ISLAM (ORIENTAL) NË POLLOG
Nga Dr.sc. Hamdi Mediu
Tetovë
Para se ti rikthehemi e të merremi me historinë e artit në Europë, lypset të paktën tu hedhim një sy pjesëve të tjera të botës për të parë çka ka ndodhur gjatë këtyre shekujve të trazuar. Siq ishte arti Bizantin i shpërndarë në tërë teritorin e perandorisë bizantine në lindje te krishterimi, ashtu edhe arti Islam u zhvillu në shtetet Islame.[1] Në lindje arti islam u përhap deri në Indi,në perendim deri në Spanjë. Arti Islam nukë është i vetmi artë në këtë pjesë të botës, porë dallohet, për shembull,arkitektura në brigjet e lumit Gangë me ato të Egjiptit dhe të Spanjës.[2] Para paraqitjes së Islamizmit, Krishterizmi ishte prezent në tërë teritorin e Azisë, edhe këtu mundë të thomi se ndikim të madhë ka pasë kultura e vjetër antike, pra edhe këtu Arti krishter në vazhdimësi ndihej me karakter lakal. Fuqin e vjetër të artit krishter, dhe përhapjen e tij edhe më tutje e ndaloj feja e re (Islami), të cilën filloj ta predikoj Muhamed ibn Abdullai.[3]
Muhamedi kishte plane të mdhaja politike, jo vetëm ti bashkoje Arabët, por edhe ta përhapje islamin, dhe të formoj një shtet të fortë në gadishullin Arabik. U ju drejtua edhe sundusve të shteteve të tjerë rethë shtetit të tij,edhe perendorit Bizantin, që ta pranojnë islamizmin e ti nënshtrohen tij.[4]
Te populli Arapë në atë kohë ishte kultura në nivel shumë të ulët, nuk ishte prezent arti, si nomadë nukë kishin kuptim për arkitekturë monumentale, por ishin të kënaqur që jetojshin nëpër çadra të ndryshme të punuara nga vet ata, dhe të mbuluara me qilima laramane. Që më vonë arkitektët Arab i zbukurojnë muret me ornomente të loj-lojshëm.[5]
Është me interes të shohim si reaguan dy fetë e tjera të mëdha ndaj problemit të së shembëllimeve, me të cilin u mor aq shumë bota Perëndimore. Feja e lindjës së Mesme, që fshiu gjithshka të përparshme në shekujt e shtatë e të tetë pas Krishtit, pra, feja e pushtuesve myslimanë të Persisë, Mesopotamisë, Egjiptit, Afrikës së Veriut dhe Spanjës, ishte për këtë çështje edhe më e rreptë sesa kishte qenë feja kristiane. Shembëllimet u ndaluan. Por Arti si i tillë nuk mund të shtypej aq kollaj, prandaj mjeshtrat e lindjës, të cilëve nuk u lejohej të pasqyronin qenie njerëzore, i lanë udhë të lirë imagjinatës së tyre për të luajtur me motivet dhe format.
Arti islam është paraqitur në pjesën perëndimore të gadishullit Arabik, nëshekullin VII, së bashku me paraqitjen e religjionit islam. Ndikim vendimtarë në artin islam ka pasur, pikërisht religjioni i ri, i cili ka ndaluar paraqitjen e figurave të personaliteteve. Për shkak të një pikëpamje të këtillë të religjionit në art, piktura, skulptura dhe arkitektura kanë miratuar ornamentin si motiv shprehës.[6]
Në vitin 610, në mekë, qytezë politeiste e Arabisë Qendrore me tradit të pasur tregtare por të varfër kulturore, Muhamet Ibn Abdullahu filloj të predikoj besimin në një Zot. Në vitin 622 ai u detyruar të ik në Medinë, ku themelloj bashkësinë e parë fetare, e së shpejti u bë edhe lider politik i qytetit dhe vetem për disa vite, e çliroj Mekën dhe viset e afërta. Prej vitit 622, kur Muhameti kaloj në Medinë,prej këtij viti fillon kalendari islam (hixhra).[7]
Vetia specifike e islamit dhe bërthama parësore e tij ëeshtë sinteza e elementeve etnike dhe universale. Sikurse krishtërimi edhe feja islame ka hapur dyert të veta të gjthëve pa marrë parasysh racën e kulturën e tyre. Por, në mënyrë të njejtë si judaizmi ishte religjion nacional i orientuar në Arabi.
Pas vdekjes së profetit Muhamed në vitin 632, në pjesën më të madhe të Arabisë, gradualisht, e në bazë të meritave të mëdha të tij vie deri te formimi dhe
forcimi i shtetit mysliman. Trashëgimtaret e tij ishin të njohur me emrin ‘kalif’,por , gati menjëherë pasardhësit-idhtarët e Osmanit, kalifit të parë dhe pasardhësit e Aliut, kalifit të dytë , përndryshe dhëndrit të Muhamedit bëjnë ndarjen e shtetit.Kjo ndarje ndikon në krijimin e dy grupeve të mëdha fetare, e që sot edhe kësaj dite ekzistojnë si ajo e sunitëve dhe ajo e shihitëve.[8] Halifët ndërmorën një varg ekspeditzash mjaft të shpejta. Ata pushtuan Syrinë, Persinë, Egjiptin, Indin, Spanjën, kështu që, më pak se njëqind vjet, religjioni i ri u përhap në mesin e shumë popujve me kulturë të ndryshme, shpeshherë edhe të zhvilluar duke bashkuar e formuar në mënyrë specifike fenomenet intelektuale dhe artistike në teritoret në ndikimin e vet.
(Kalaja e Tetovës)
Arti islam fillon me dinastin e Umeviteve (661-750).[9]
Qendra e tyre kryesore ishte në Siri dhe në sundim të tyre mbretëria islame është zgjeruar në Lindje deri te kufijt e Indisë dhe të Kinës, në perendim deri në Atlantik e Pirineje. Kalifati omajat gjatë revulucionit të vitit 750 është përmbysur, dhe është trashëguar nga dynastia Abasida. Abasidët kanë mbartur sellinë e tyre prej kryeqytetit të Sirisë në Irak, dhe kanë zgjedhur qytetin e Bagdatit për rezidencë. Klaifet abasidë kanë sunduar deri më 1258. Në perendim Spanja ishte vendi i parë që ariti të ndahej nga Bagdati, pasi që një princ omajat ka ikur nga Lindja dhe ka themeluar emirat të pavarur më 756 në Spanjë. Pas kësaj dolën shumë dinastij të pavarura në Tunis, Marok dhe Egjipt.[10] Në Spanjë dhe në Afrikën Veriore ndërohen dinastitë. Vinë Umevitet, të cilët e vazhdojnë stilin e vet. Pastaj prej shekullit XI, shfaqen në skenë Almoravidët dhe Almohadët kur krijohet stili mavar.[11] Turqit Selxhuk në Iran e në Anadol dhe Mamelukët në Egjipt vënë kontakt më intim me artin e stepave, të cilit i japin ngjyrën personale. Në Persi dhe në Indi, në kohën e shtetit të Mogulëve të mëdhenj, ndërtohen ivanët monumentalë. Gjatë kohës së Safaridëve, në artin e miniaturave dhe të qilimave, shkathtësia teknike arin shkallën e virtuozitetit. Në kohën e Perandorisë Osmane ndihet sinteza e përvojave në arkitekturë.
Në periudhën e cila ka vazhduar, pas pushtimit mongol, lindën 5 qendra kryesore në botën islame. Qendra Osmane ishte e para. Me pushtimin e Konstantinopojës 1453. Mbretërija osmane në mesin e mbretërisë islame në përghithësi është bërë më e fuqishmja. Sulltanati Mameluk në Egjiptë, Palestinë dhe Siri ishte qendra e dytë e cila ka përballë invasionin e mongolëve, gjë që kohë ka pasqyruar qendrën kryesore të kulturës së mbijetuar arabo-islamike. Arti islam është manifestuar kryesisht në arkitekturë dhe në artet aplikative. Në artitekturë paraprijnë popujt autoktonë, në artet aplikative popujt nomadë.[12]
Ndikimi i fesë mbi artin ishte edhe më i fuqishëm në Kinë.[13]Kinezët qen bërë mjeshtër të derdhjes së bronxit në kohë mjaftë hershme dhe se disa enë të bronxit të përdorura në tempujt e lashtë ekajnë origjinën në mievjeçarin e parë para krishtit.[14]
Në fillim të shekullit 17 është krijuar monarkia e re dhe e fuqishme e cila ka përfshirë teretorin e tërësishme të Iranit. E kanë themeluar Safavidët, dinastija e veri-perendimit. Safavidët kanë qenë shiit, shiizmi është bërë religjion zyrtar në Iran, gjë që në vijimësi është përcjellë deri më sot. Qendra e katërt shtrihej në Indi, ku gati, përgjat tërë teritorit të Indisë Veriore janë ndëruar dinastitë turku-myslimane. Në shekullin XVI hegjemonin e këtyre dynastive e mposhtin sundimtarët e familjës Mogull, themelues i të cilit ishte Baburi, njëri nga pasardhësit e Tamurlanëve, i cili në Indi ka ardhur nga Asia e mesme-qendrore. Në Evropën lindore, turqit arijnë ta zgjerojnë fenë islame deri në Vienë, por, kohësisht kanë qenë të detyruar ti braktisin teritorët e shumta të pushtuara. Në 50 vitet e para pas vdekjes së Muhamedit myslimanëve për kryerje të ceremonive fetare u kanë shërbyer objektet-faltorët fetare të palestrave persiane me shtylla, si dhe me hapësira të kënddrejta. I vetmi element identifikues që ishte i përbashkët këtyre xhamive improvizuese ishte kibla. Drejtimi i besimtarëve kah Meka, është dashur të përcaktohet me elementin arkitektonik të kolonadës, apo ajo të përqendrohet në hyrje të objektit. Ndërsa në shekullin VII sundimtarët mysliman tani të përforcuar në teritorët e pushtuara kanë filluar të ngrisin xhamia dhe pallate kolosale, si simbole të forcës së dukshme të tyre, e që është dashur për nga vlera arkitektoniko-pikturore, monumentaliteti dhe shkëlqesia e përkryerjes së tyre ti tejkalojn të gjitha monumentet e etniteteve të mëhershme arkitektonike e veçmas të atyre krishtere. [15]
Duke filluar ka shekulli X turqit selgjuk gradualisht kanë filluar të depërtojnë drejtë Lindjes së Afërme. Aty e kanë pranuar fenë islame, iu kanë nënshtruar regullave të pushtetit të tyre dhe në varësi të tyre shkallë-shkallë kanë filluar ta shpien pjesën më të madhe të Persisë, Mesopotanisë, Sirisë dhe kanë kaluar në ofanzivë kundër mbretërisë bizantine në Azi të Vogel. Atyre në shekullin XIII iu bashkangjitën mongolët e Xhingiskanit në ushtrin e të cilit kanë marë pjesë Mamelukët dhe turqit otoman. Turqit otoman jo vetëm që ua kanë shkatëruar mbretërin bizantine duke pushtuar rezidencen e tyre kryesore Konstantinopojën më 1453, por kanë aritur që për një kohë të shkurtër ta mposhtin dhe ta pushtojn tërë Lindjen e Afërme dhe Egjiptin, dhe ka aritur të bëhet fuqia më e madhe në botën muslimane. Pjesëmarja më e madhe e elementeve turke në qytetërimin islam vërehet në typet e reja të xhamiave që paraqiten në perendim në shekulin XI. [16]
Për mbarë artin islam, rëndësi dhe ndikim të madh ka pasur vetë feja dhe normat e saja, e sidomos falja obligative, e përditshme, dhe pelegrinazhi në Mekë. Prej gjysmës së shekullit VII e deri në shekullin IX, mbretëria islame shkallë-shkallë ka përfshirë Sirinë, Mesopotaminë, Iranin, Afrikën Veriore, Egjiptin, Spanjën. Kjo është periudha e shtetit unik, kryeqendra e parë e të cilit ka qenë Medina, e pastaj Damasku dhe Bagdadi. Përmendoret më të rëndësishme të kësaj periudhe janë xhamitë: në Jerusalem – Kupola e njohur në shkëmb dhe El-Aksa; në Damask – Xhamia e Madhe (e ndërtuar në vendit e bazilikës së rrënuar bizantine të Shën Gjon Pagëzuesit, nga shekulli IV); pastaj kështjellat e fortifikuara, pallatet e shumta dhe ndërtesat publike. Kur në shekullin X shteti islam u nda në tri halifate rivale (Halifati i Bagdadit, ai i Kairos dhe ai i Kordovës), u krijuan dallimet e qarta në realizimet artistike të disa zonave. Në këtë periudhë dallohen: në Kairo- xhamija El-Az’har, në Kajrevan dhe në Kordovë xhamitë e mëdha. Me rënien e Kordovës në shekullin XIII, Spanja iu ekspozua sulmeve të mbretërve të krishterë. Mund të thuhet se atëherë tërë arti islam në Perendim arriti kulminacionin në qendrat në Marakesh (xhamia Kazba); në Rabat, në Sevilje (Hiralda e mirënjohur), në Granadë (Al-Hambra). Prej shekullit XVI në vendet isame dominoinë turqit osmanllinj, nën sudimin e të cilëve ranë popujt e vegjël të Azisë së Vogël, të Ballkanit, të Afrikës Veriore dhe të Arabisë me tri qendrat më të rëndësishme të tyre: Stambollin (me xhaminë Aja Sofia dhe xhamitë e Mehmed Fatihut, Sulejmanit Madhështor e Shahzades), Edrenenë dhe Brusën. Një qendër tjeter e fuqishme u krijua në Indinë e Mogulëve të Mëdhenj (xhamia e Akbarit dhe Taxh-Mahall Xhamia në Agra). Karakteristikë themelore e arkitekturës islame ishte lindshmëria e sai me tokën dhe figurën njerëzore. Ajo nuk shkon kurrë në lartësi, pos kur është fjala për minaret, duke iu shmangur përshtypjes së masivitetit dhe plotësisë, kurse konstruksionet janë të gjalla, të ornamentuara ose të zbukuruara me detaje të ndryshme dekorative.[17] Ndërtimtaret arabë kanë zgjedhur hapësirë mjaft të gjerë për ngritjen e ndërtesave të veta, në mënyrë që të mbetej vend edhe për tendat e Beduinëve. Te Turqit dhe Mongolët, ku njëra prej karakteristikave kryesore gjeografike ishte klima e ngrohtë, ndërtuesit theksonin rëndësinë e kopshtit në raport me ndërtesën që ngritej në mes, kurse në kopsht ndërtonin më me ëndje pavijone të vogla në forma saktësisht të përcaktuara sesa pallatë të mëdha: tek ata çdo gjë ishte në pajtim me dimensionet njerëzore, kurse madhështia dhe luksi shfaqeshin në raste të rralla. Ndërmjet ambientit natyror dhe të organizuar, që inkorporohet në mjedisin në saje të karakterit pitoresk (të gëzueshëm e të hapur, e jo të fortë e të mbyllur), nganjëherë me ndihmën e dekoracionit, që shpesh i ka mbuluar të gjitha sipërfaqet dhe ka ndihmuar që të fshihet konstruksioni ndërtimor, duke mos krijuar kurrë një qendër që do ta tërhiqte vëmendjen, ekziston një harmoni standarde. Ky synim drejt shmangies së elementeve të tepërta çon në përdorimin e ‘frizit të pandërprerë’, që është motiv themelor i artit islam, jo vetëm në arkitekturë, por gati në të gjitha llojet e arteve figrative. Ndërtuesit arkitektonike: harkun e kupolën dhe dy elemente kostruktivo-dekorative: ivanin dhe mukarnasin, të cilët kanë qenë të zakonshëm edhe te ndërtesat sakrale edhe tek ato publike. Asnjë tjetër si arti islam nuk ka atë lloilloishmëri të lojeve dhe të harqeve. Në fillim është punuar harku gjysmërrethor në shtylla, sipas tipologjisë bizantine, por së shpejti pranohet edhe harku i thyer, që, i punuar në mënyra të ndryshme, ishte i pranishëm edhe në arkitekturën sasanide. Njëqind vjet pas përvojave të para, harku islam, i mbështetur lirisht në shtylla, pilastra ose mure, merr një spektër të gjerë të formave që e çlirojnë nga zgjidhjet rigoroze skematike të stileve të tjera. Nganjëherë, format e ndryshme bashkohen njëra me tjetrën, kurse harqet e ndryshme vendosen njëri mbi tjetrin. Kështu fitohet një varg i gjatë i tipeve të llojllojshme, me shkema shpesh të frymëzuara jo sipas kërkesave statike por të pastra dekorative: në formë patkoi, shtize, trifletëshe, shumëpjesëshe, lundror, të ngritur, të ndërprerë, shkallëzore, stalaktite dhe zik-zake. Pëpos kësaj, harku i thyer mund të jetë i urëzuar, shtizor ose më shpesh i cekët. Pas shembujve të parë të kupolës krejtësisht të rrumbullakët të tipit bizantin ose sasanid, kupolat e para të mirëfillta islame zhvillohen në Egjipt, ku janë më të hedhura, mbështeten në unazën e lartë (tambur) dhe janë të lidhura me bazamentin katror me anë të këndeve të prera. Më vonë janë përvetësuar tipat e ndryshëm të zgjidhjeve kalimtare (trompeve,
trekëndëshave të përmbushur, harqeve të vogla, nishave (separeve), pandantiveve, stalaktiteve), në kupola formash të ndryshme. Turkmenët e mbulonin kupolën me kulm konik, ndërsa për Mongolët janë tipike kupolat e bukura në formë qepujke në tambure të larta, shpesh bishtajore, ose rriskore apo brinjore.[18] Kupolat safvide i imitojnë kulmet karakteristike të tendave mongole, duke theksuar maiën. Kupolat induse në formë qepujke, që shpesh janë të mbështetura në loxha të lehta, të vogla, kanë pasur majë të theksuar dhe kulm dekorativ, prandai ta përkujtonin kurorën e lules së rrotulluar. Pas pushimit të Stambollit (1453).[19] Osmanlinjtë e zhvillojnë me shkathtësi të jashtëzakonshme sistemin harmonik të kupolave. Kupola qendrore ishte e gjërë dhe e cekët, e vendosur në unazë që mbështetej në katër harqe të mëdha, me gjysmëkupola të mbështetura, që lëshohen shkallë-shkallë drejt mureve të vëllimshme, ose me kupola të vogla të sistemuara në rreth. Në arkitekturën sasanide, ivani ishte, në të vërtetë, sallë e mbuluar me kube në formë gjysmërruzulli, plotësisht e hapur në një anë: aty mbreti priste parinë dhe ndante drejtësinë.[20] Me përfshirjen e xhamisë dhe të medresesë që kishin oborr katror me treme, në midis të çdo ane të brendshme ndërtohet atriumi në formë ivani, i cili shkallë-shkallë merrte formën e portalit të gjerë e të thellë, me ballinë të hapur në hark të lartë, të sistemuar në një drejtkëndësh dhe me kube rëndom të lidhur me murin e mbra më me anë të stalaktiteve. Ivani kryesor ishte i drejtuar kah Meka, kurse anash kishte dy minare të inkorporuara; prapa hapej një sallë katrore e mbuluar me kupolë që ishte xhami e vërtetë. Timuridet dhe Mogulët (dinasti mongole) në Indi e përvetësojnë këtë element si portal hyres, sidomos në fasadat kryesore, por edhe në të katër anët e mauzoleot. Në mauzoletë e rëndësishme induse, ivanët e mëdhenj, të vendosur në katër fasada, janë të rrethuar me treme në dy kate. Motiv arkitektonik tipik islamik janë stalaktitët d.m.th. mukarnasët ,që në fillim shërbenin si zgjidhje kalimtare ndërmjet kupolës dhe katrorit nën të, nëpërmjet nishave këndore dhe guaskave të mëdha. Ato më vonë janë transformuar në një varg të nishave dhëmbëzore dhe të nishave me stalaktike, që të arrihej efekti shprehimisht dekorativ. Motivi i stalaktiteve pastaj shfrytëzohej si element dekorativ e jo funksional edhe në kapitele dhe në bazamente të shtyllave, në kthesat e brendshme të harqeve dhe madje (të vëna mbrapsht) nga ana e jashtme e kupolës. Në Siri dhe në Egjipt ndërtohej në gurë, në Persi në terakotë. I pavërejtur në Perendimin islam, ky motiv u përdor gjerësisht në Lindje. Rregullimi shoqëror islam ka mundësuar ngritjen e një vargu ndërtesash të karakterit të caktuar. Sa i përket arkitekturës publike, pallatet e sundimtarëve në fillim, në periudhën e Umëviteve, ndërtoheshin në shkretërirë, sipas skemës me obor të brendshëm. Me Abasidët kthehen në qytete dhe shpesh ndodhen pranë xhamive, duke e ruajtur edhe më tej strukturën me oborrin e brendshëm, deri në periudhën e Safavidëve kur filluan të ndërtoheshin një varg pavijonesh të vogla në kopsht. Ndërtesat e tjera publike ishin konaqe ose karvan-saraje (hane), ndërtuara në vende të caktuara për pushim, shpesh të fortifikuara; banjo (hamame), spitale popullore (maristane) dhe bazare ose tregje të mbuluara (suk), komplekse të rrethuara që kishin edhe depo për mallra, që, gjatë natës, mbylleshin.[21] Shtepitë e banimit ndryshonin varësisht nga lokaliteti , kushtet klimatike dhe tradita lokale.[22] Feja islame përfshinte të gjitha format e jetës dhe shpesh kishte karkter shoqëror. Për këtë arsye, ishte shumë i përhapur mecenizmi, sepse njeriu i pasur ose me influencë, për lavdinë e vet, ndërtonte dhe krijonte vepra edhe me rëndësi të përgjithshme. Kështu janëndërtuar shumë shkolla, spitale dhe karvan-saraje, madje edhe varreza më të mëdha, të rrethuara me parqe dhe hapësira publike me rrugëtë gjera për tubim. Në fillim, ishte një hapësirë e zakonshme e rrethuar me mure, një anë e së cilës (me tremen) ishte e kthyer kah Meka. Kur dinastia e parë arabe e Umevitëve e transferoi kryeqytetin në Damask, Arabët ranë në kontakt me qytetërimin bizantin nga i cili pranuan modelin e bazilikës, duke ua përshtatur nevojave të veta. Që ta rritnin sipërfaqen e shfrytëzuar e rritën skemën e gjatë të kishës trianijëshe, duke e shumëzuar numrin e anijeve derisa e fituan ndërtesën katrore. Në brendinë e saj gjendej një pyll i tërë shtyllash në të cilat mbështeteshin harqet që bartnin tavanin e rrafshët, me kupolë të vogël mbi mihrab. Sistemimi i tillë është karakteristik për tipin e parë të xhamisë: oborri katror me treme dhe një hapësirë për lutje me anije, që shtrihen në drejtim të Mekës.[23] Kur kryeqyteti kaloi në Bagdad, duke ardhur në kontakt më të afërt me botën persiane , nga tipi i ndërtesave sasanide shkallë-shkallë mbizotëroi tipi i xhamisë me oborr qendror, me ivanin në çdo anë: xhamia me bazamentin e kryqit të lirë, që ndoshta është bërë prej shkollës, medresesë, e cila, në këtë formë, tashmë ishte paraqitur më herët në Persi.
(Xhamia e Larme – Tetovë)
Te lloji i tretë i xhamisë është i qartë ndikimi i artit bizantin: bazilikat e kishat e planit qendror (që shpesh, pas hyrjes së turqve në Stamboll më 1453, kanë qenë të adaptuara dhe të shndërruara në xhami), kishin kupola në pandantive. Për këtë tip të xhamisë karateristike është hapësira qendrore për lutje- e mbuluar me kupolë të gjërë.
Para hapësirës kryesore për lutje gjendej tremja si dhe oborri i madhi rrethuar, me shadërvanin në mes. I vetmi element i papërcaktuar i kompleksit të tillë, minarja (prej munara- fanari), ndoshta, kishte prejardhjen nga kullat sinjalizuese dhe fenarët.[24]
Medreseja është zhvilluar si shkollë në të cilën është Kur’ani. Fillimisht, ajo kishte vetëm disa dhoma të lidhura me xhaminë. Pastaj u përvetësua skema me oborrin katror të rrethuar me katër treme. Në mes të oborrit hapeshin portalet në formë të ivanit, të lidhura me sallat dhe me lokalet për banesa.
Ky plan mundësonte që vetëm në një vend të bashkoheshin katër shkolla teologjike që, në mënyra të ndryshme, e komentonin Kur’anin. Këto ishin shkolla shafi’ite, hanefite, hanbelite dhe malikite.[25]
Ndërtuesit e xhamive, në të cilat ishte i theksuar posaçërisht ivani që shpiente në sallën për lutje të mbuluar me kupolë të madhe, u përmbaheshin këtyre rregullave të librit të shenjtë të Islamit- Kur’anit. Ndërtesat e manastirit shpesh ishin të lidhura me objekte më të vogla të fortifikiuara dhe utilitare, të dobishme në rast të zhvillimit të luftës së shenjtë.
Komplekset e këtilla përdoreshin si qendra pranimi, për lutje ose për mbrotje nga sulmet armiqësore. Njësoj si medresetë, edhe këto kishin bazamantin katror, muret e fortifikuara me karakollët në të katër këndet, lokalet për banesa, depot për armë e ushqime dhe një xhami, nga ana e brendshme e mureve, shikonte drejt Mekës.
Selxukët e sollën në botën islame mauzoleun, të ashtuquajturën tyrbe. Fillimisht, tyrbja kishte dy forma, poligonale ose yllore, e hedhur dhe e rrethuar me kupolë, e cila, nga ana e jashtme, më së shpeshti ishte e mbuluar me kulm konik, dhe kubeja, salla katrore e mbuluar me kupolë.
Mongolët nga periudha e Tamerlanit (Timuridët) dhe Mogulët nga India e kanë përvetësuar tipin e ivanit të thellësisë së vogël si portal që janë zhvilluar në Horasan: kulla mbivarrore me bazament të rrumbullakët, hyrës dhe shpesh e kanë sistemuar në të katër anët e ndërtesës.
Nga koha e mbretit mogul Akbarit, në mauzoletë më impozantë induse, ivanët e fasadës kishin anash, në dy kate, nisha në formë të loxhës. Në këndët e këtyre mauzoleve ngriteshin spesh katër minare që tregonin se kubeja dhe xhamia me bazamentin qendror shpesh ishin të frymëzuara me skemë të njejtë.
Dekorimi dhe zejtaria artistike janë lidje autentike e tërë artit islam. Kështu, prejardhjen e motiveve dekorative islame gjejmë elemente greke, romake dhe elemente të popujve të stepave të Azisë Qendrore.
Dekorimi është i lidhur me arkitekturën, me sipërfaqet e rrafshëta e të qemeruara, muret dhe dyshemetë, sipërfaqet e jashtme e të brendshme, shpesh tërësisht të mbuluara me zbukurime prej qeramike (në formë mozaiku e pllakëzash), gjips, dru, mermer, gur, argjilë dhe përgjithësisht me materiale të llojllojshme.
Në bazë të këtij tipi të dekorimit janë motivet bimore, gjeometrike ose epigrafike që përsëriten pandërprerë dhe gërshetohen në trajta më të nduarnduarshme. Motive të njëjta janë përdorur, pos në arkitekturë, edhe për miniatura, qilima, kopertina të librave dhe objekte për përdorim të përgjithshëm. As polikronia nuk është e rrallë në artin islam. Përdoren guri i gdhendur, tulla, kurse harqet dhe shtyllat bëhen gjithnjë e më të stolisura sipas modeleve të shtyllave korintase dhe të kompozuara.
Në dekorim përdoret po ashtu edhe mozaiku, shpesh i punuar në fajancë. Vizatimet me motive gjeometrike janë bërë me përsëritjen e figurave të thjeshta, të gërshetura ose të vëna njëra mbi tjetrën. Shiritat e gërshetuar, format yllore ose poligonale, meandrat, suastihet, vijat zik-zake, fushat e shahut, figurat gjeometrike etj.[26]
Ndonëse në artin islam mbi plastikën nuk mund të flitet në kuptim të plotë fjalës, ndër të tjera, edhe për shkakt të kufizimeve islame në paraqitjen e qenieve të gjalla përgjithësisht, në artin e zbukurimit të përmendoreve të ndryshme, e sidomos të orendive, ndeshen realizime të rëndësishme.[27] Në suaza të arteve dekorative, ajo që menjëherë tërheq vëmendjen, është përpunimi i metalit, që në Islam arrin shkallë mjaft të lartë të cilësisë si në pikëpamje figurative ashtu edhe në pikëpamje teknike.
Forma sasanide dhe motivet dekorative islame i kanë frymëzuar artistet e parë në përpunimin e metalit. Moda e objekteve përdoruese luksoze dhe pasioni për gërshetimin e durueshëm e të dendur të vizatimeve precize dhe, përgjithësisht, për modelim, kanë dhënë rezultate të atilla që mund të krahasohen me rezultate e të ashtuquajturave arte ‘’të mëdha’’ të Perendimit evropian. Artistët islamë, që punonin veprat e tyre në metal, ashtu sikurse artistët e qeramikës, shpeshherë i nënshkruanin veprat e veta dhe kështu kemi shënime precize për këta mjeshtër, të cilët përdornin teknika të ndryshme, si ishin lugëzimi, të rrahurit e skrirja e metalit, por janë dëshmuar sidomos në inkrustim me hullitë në pllakën e metalit, të mbushur me tel ari, me argjend ose bakër, të lidhur mirë, të rrahur e të lëmuar që të mos ndihej as vrazhdësia më e vogël.
Në këtë mënyrë, sidomos nga koha e Selxhukëve, përpunohen orenditë e shkëlqyeshme me sipërfaqe plotësisht të mbuluara me arabeska, forma gjeometrike,mbishkrime, e nganjëherë edhe me punime të fisnikëruara me figurave të vogla e lëvizje të gjalla në suaza të kompozicionit më të madh themelor.[28]
Arti Islam është manifestuar në një periudhë të gjatë dhe në një hapësirë aq të gjërë sa ka ndikuar edhe në shprehjet artistike të qytetrimeve të tjera me kultura mjaftë të zhvilluara,ndonjë herë,edhe duke i ndryshuar ato.
Arti Islam ose Oriental,e para së gjithash arkitektura,në trojet tona ariti me depërtimin e turqëve Osmanli në Gadishullin Ballkanik në shekujt XIV dhe XV,edhe teritori i Maqedonisë së soçme bie nën sundimin e tyre..Në vitin 1392,[29] ushtria Osmane e pushtoj Shkupin,po në këtë vitë i pushtuan edhe pjesët të tjera të Maqedonisë së soçme.Me pushtimin e këtyre teritorive,Osmanët vendosën administratën e tyre,ku Shkupi mbetet si qendër kryesore e administratës Osmane.[30] Filloj ndërtimi dhe zhvillimi i qyteteve me ndikim oriental, si dhe gjetkë në trojet shqiptare.
Nëpërmjet të ndërtimtarisë dhe kulturës,ekonomisë dhe politikës,Osmanët ndryshojnë jetën e përditshme,e cila reflektohet në kulturën shpirtrore te popullata vendase.Fillojnë ndërtimet e objekteve të ndryshme si: Xhamitë, Hamamet,Teqet,karavansaraje-hane e shumë objekte të tjera.[31] Duhet theksuar se pushtuesit osmanli ishin edhe ndërtues të shumë objekteve fetare dhe objekteve të tjera që trejtojshin jetën urbane në hapsirat shqiptare.Në këtë mënyrë të ndërtimit ,qytetet në mënyrë graduale mirshin pamjen orientale,dhe bëheshin qendra të përhapjes së civilizimit islam.Për tu përmendë janë disa qendra të mdha në Ballkan,shtu është për shembull,rasti i Sarajevës, Shkupit, N.Pazari,Prizreni,Peja,e të tjer.[32]
Në Shkup ndërtohen shumë monumente me karakter fetar si ato:xhamia, mesxhide,medrese,turbe,teqe,etj.Njikohësishtë ndërtohen edhe ato të karakterit profan si ato:karavan saraje,hane,hamame,çeshma publike,çarshija,ura,etj.[33] Shumica e këtyre objekteve janë shumë të vjetra dhe datojnë nga fillimi i sundimit osman.Pasuria e këtyre objekteve arkitektone flet për zhvillimin kulturor e shpirtror te popullata muslimane, poashtu flet edhe për zhvillimin e qyteteve të maqedonisë perendimore,si ate:Tetova, Gostivari,Dibra,Kërçova,Struga, Ohri etj.Në këto qytete ndrishon pamja urbane,ngritet standardi jetësor dhe ai kulturor.
Me pushtimin e Shkupit nga ana ushtrisë së perandorisë Osmane,edhe pjesa perendimore e Maqedonisë ra nën sundimin e perandorisë Osmane.
Me rënien përfundimtare të Pollogut nën sundimin e perandorisë osmane. Këtu nisën të arrijnë, nëpunës, ushtarakë, misionarë turqë të fushave të ndryshme, të cilët në një mënyrë ose mënyrë tjetër ndikuan në ngritjen e objekteve publike e fetare të kulturës islame dhe sekteve të ndryshëm. Në radhë të parë këtu duhet të zihen ngojë, xhamitë, teqet, mesxhidet, hamamet, hanet, karavansarajet, shadërvanet etj.
Që në fillim duhet theksuar se në kulturën matrijale,në trshigimin e Pollogut vërehen edhe ndikimet e kulturave të etnikumeve të tjera si romake,bizantine, perendimore e lindore,përkatësisht osmane.Elementet e kulturave,ndikimet në veprat e artit të pollogut në asnjë formë e mënyr nuk e dobësuan realizimet figurativo-aplikative të popullatës autoktone,përkatsisht shqiptare.Përkundrazi këto elemente siç janë mjeshtrit dhe artistë shqiptar arrijnë që në veprat etyre me mjeshtri të sintetizojnë edhe me motive autoktone.Kjo gjë nuk është karakteristike vetëm për artin shqiptar, por edhe për kulturën dhe artin e popujve të tjerë në Ballkan dhe më gjërë.
Ndikimet në fjalë ishin të karakterit reciprok dhe këto njëherit tregojnë se kultura dhe arti shqiptar u zhvillua në kontakt të ngushtë me kulturën dhe artin e të tjerve që jetuan në Gadishullin Ballkanik e më gjërë në Lindje e Perendim.
Në Pollog,jeta vazhdon nga neoliti por,ka indikacione se në këtë pjesë të Mqaedonisë perendimore është jetuar edhe në periudhën e paleolitit.[34]
Të theksojmë se me përhapjen e fesë së Islamit,të besimit në një Zot në dekadat epara të shekullit VII,filloj edhe ndërtimi i objekteve fetare islame.Arti islam fillon me dinastin e Umevitve,[35]kjo ishte koha kur u ndërtuan edhe xhamit e para si objekte sakrale.[36]
Arti islam apo musliman së shpejti bëhet dominues në mesin e shumë popujve me kultura të ndryshme.Njëherit duhet cekur se arti islam është një art i madh dhe i fundit në Lindje.Arti në fjalë kishte lidhje të ngushtë me krijimin e perandorisë arabo-islame si dhe me përhapjen e re të fesë islame.Islami si fe më tepër se çdo religjion tjetër lidhi besimtarët e vet dhe thellësishtë e në mënyrë të gjithëanshme i frimëzoj me artin oriental islamik.[37]Në artin oriental islamik ndikoj arti Romak e posaçërisht dhe në veçanti arti Sasanit dhe Bizantin.Veti karakteristike e këtij arti është përdorimi dekorativ i alfabetit arab,kurse arkitektura si mjet kryesor shprehës.Piktura dhe skulptura, si dhe veprat e artizanateve (qilimi,tekstili,keramika, dhe armët) shërbyen dhe dekuruan hapsirat arkitektonike.Pra në rrethana të reja të lidhjes së Ballkanit me Lindjen,në kushte të bashkëjetesës së shqiptarëve me osmanlinjtë filluan të depërtojnë edhe elemente të artit dhe të kulturës matrijale islame të shqiptarët në Pollog si dhe në vise të tjera,por duke u sintetizuar dhe duke u modifikuar me motive etnike nga mjeshtër vendor shqiptarë.[38]
Gjatë periudhës disa shekullore të sundimit osman në Pollog,u ndërtuan një sërë objektesh,me karaktere të ndryshme si sakrale,ashtu edhe profane të karakterit utilitar,publik dhe individual,siç janë: xhamitë klasike, monumentale, turbet, teqet, hamamet, urat, karavan sarajet, hanët, kullat e sahatit, medreset, komplekset urbano-arkitektonike të çarshive të vjetra, ekzemplarëve të shtëpive të banimit e tjera. Për fat të keq një numër i madh i ndërtimeve të kësaj periudhe tani nuk ekzistojnë, u rrënuan nga koha.
Ndërtimet arkitektonike si objektet e kulturës, materiale të realizuara në rrethana të caktuara kulturo-historike, politike, ekonomike shoqërore, sociale e fetare kanë një
rëndësi të madhe për të kaluarën e popullit shqiptar në pollog. Në kuadrin e këtyre ndërtimeve me vlera monumenti bëjnë pjesë disa xhami klasike monumentale të ndërtuara gjatë periudhës osmane.
Këto vepra monumentale të realizuara gjatë kësaj periudhe, për nga ndë rtimi i tyre i takojnë “stilit grupor të ballkanit”,por ku sintetizohen elementet vendore.të artistëve lokal. Xhamit monumentale jan vepra të rëndësishme arkitekturale që u realizuan me qëllim të përshpëtimit të përhapjes së fesë islame në fushëgropën e Pollogut.Ndërtimi i xhamive për këto qëllime ishte intezive në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit,që kishte qëllim të islamizimit te popullata vendore.[39]
Xhamitë monumentale të realizuara nga mjeshtër vendor përbëhen nga këto pjesë salla e lutjeve(faljeve),hajati(portikull) dhe minareja.Këto janë pjesë kryesore që i karakterizojnë xhamitë si vepra sakrale islamo-shqiptare në teritorin e Pollogut.Duhet cekur se karakteristikë e veçantë janë varet në kuadrin e komplekseve të xhamive,ku në të kaluarën janë varosur anëtarët e familjeve të njohura të themeluesve të këtyre objekteve.Poashtu në oboret e xhamive janë të vendosur edhe shadërvanet të cilët zënë vendë të rëndësishëm në artin islam.[40]
Në realizimin e këtyre objekteve sakrale si materijal ndërtimor konstruktiv është përdorur guri i latuar.Ndërkaq faqet e mbrendëshme të mureve janë me tulla të suvatuara.Sa u përket dekoracioneve plastike janë mjaftë modeste,sa që ato në një masë të vogël në formë të profilizimeve,relieveve të imëta prezentohen në disa elemente të xhamisë si në minaret,shtyllat e hajateve edhe te mahfili,mihrabi,mimberi e të tjera.
Propaganduesit, misionarët e kulturës islame dhe simpatizuesit që në atë kohë veprojnë në këto anë në përhapjen e kulturës islame u takonin sekteve të ndryshme islame siç ishin Bektashinjët, Babaitë, Alvetitë, Melevitë etj.[41]
Shëndrrimi i Tetovës dhe Gostivarit në qendra admistrative, kulturore, fetare, kushtëzoi që me kalimin e kohës të ngritën një sërë objektesh publike e private, ndër të cilat më të njohura ishin, si, bie fjala, Xhamia e Larme në Tetovë e ndërtuar në vitin 1495.[42] Studjuesit e huaj konsiderojnë se kjo xhami u ndërtua në vitin 1564.[43] Xhamia e Gam-Gamit në Tetovë e ndërtuar në vitin 1463 nga ana e Isa Beut,pranë kësaj xhamie kishte edhe një medrese(e cila sotë nukë egziston).[44]
Ndërkaq, Xhamia e Sahatit u ndërtua rreth viteve 1480-1490.[45] Xhamia “eski”u ndërtua në vitin 1581,Xhamia në çarshin e epërme të Tetovës e ndërtuar në vitin 1689,të cilën e ndërtoj Kuklin Beu.Xhamia e çarshisë(sot nuk egziston).Xhamia e vogël(nuk egziston).Xhamia e “muharemçe”e nërtuar në vitin 1689.Xhamia e tabakhanes e ndërtuar në vitin 1770.[46]
Teqeja Harabat Baba u ndërtua në vitin 1538 nga ana e Sersem Ali Baba.
Hamami i qytetit e ngritur me inisiativën e motrave Hirshide dhe Mensure në shekullin XVI është ndërtua te xhamia e larme, në bregun e majtë të lumit Shkumba, te ura.[47]
Në rëzë të malit Shar,në kodrën e Balltepes u ngrit Kalaja e Tetovës,e ndërtuar nga ana e Abduraman Pashas.Në kohën kur filloj të lulzoj feudalizmi turk.Tetova u pasurau edhe me një objektë të artit fortifikues.
Gjithashtu edhe në Gostivarë janë ngritur disa objekte fetare. Më e njohura është Xhamia e Sahatit. Përballë kësaj xhamie është edhe Sahat kulla, si dhe Shadërvani i xhamisë që gjendet në oborrin e kësaj xhamie.[48]
LITERATURA
-Andrej,A,-Spomenici Islamske umetnosti,Beograd,1984.
-Ajvazoglu,B,-Islamska estetika,Skopje,2002.
-Basha,M,-Islami në Shqipëri gjatë shejkujve,Tiranë,2000.
-Baji,O,-Perandoria Bizantine,Tiranë,1999.
-Buda,A,-Dokumente për historinë e Shqipërisë të shek.XV,Tiranë,1987.
-Bilmenoglu,N,-Kallkandelen,Kallkandelenliler yardinlasam besnegi,bulten,
Istanbull,1975.
-Bilbilovski,J,-96,te Gostivarski sela,Gostivar,2000.
-Bogojeviç,K,L,-Osmanliski spomenici vo Skopje,Skopje,1998.
-Boja,R,-Si ta njohim artin Islam,Prishtinë,2000.
-Castellan,G,-Historia e Ballkanit,Tiranë,1991.
-Cvetanovski,V,-Arabati Baba Teqe,Tetovo,2000.
-Çaysidis,N,-Makedonia kulturno nasledstvo,Skopje,1995.
-Çehajiç,Xh,-Dervishki redovi u Jugosllavijskim zemljama,Sarajevo,1986.
-Dalipi,Q,-Inkursionet Osmane në trevat shqiptare deri më 1402,Kërçovë,
2002.
-Dibra dhe etnokultura e saj,(simpozium shkencor 19-21 nëntor 1993),Dibër 1995.
-Drançolli,F,-Kulla Shqiptare,Prishtinë,2001.
-Drançolli,F,-Hamami i Haxhi Beut në Pejë,Pejë,1997.
-Drançolli,F,-Çarshi bajrakli në Pejë(punim shkencor),Prishtinë,2001.
-Drançolli,J,-Fillet e ndikimit Osman në viset e banuara me Shqiptarë dhe në Bosnjë e Hercegovinë,Gjurmime Albanologjike,(seperat e shkencave historike),Prishtinë,1988.
-Elezoviç,G.-Turski spomenici,kn.isv,1,Beograd,1940.
-Fjalori enciklopedik Shqiptar,Tiranë,1985.
-Gombrich,H.E.-Historia e Artit,Tiranë,1998.
-Goff,Le,J,-Qytetrimi i perendimit mesjetar,Tiranë,1998.
-Guxholli,E,-Mjeshter të Pikturës,Tiranë,1978.
-Hamer,J,-Osmansko Carstvo,Zagreb,1980.
-Haki,E,-Ayverdi,Avropa da osmanli mimori eserbi ygoslavija,Istanbull,1981.
-Hudhri,F,-Shqipëria dhe Shqiptarët,në veprat e piktorëve të huaj,Tiranë,
1987.
-Hukiç,A,-Islam i muslimani u Bosni i Hercegovini,Sarajevo,1977.
-Historia e popullit Shqiptarë,I,Prishtinë,1979.
-Historia e popullit Shqiptarë,II,Prishtinë,1979.
-Istorija srednjeg vjeka,I,Beograd,1950.
-Istorija Srbskog naroda,tom II,Beograd,1994.
-Istorija na Makedonskiot narod,Skopje,1969.
-Inalxhik,H,-Osmansko Carstvo,klasiçno doba,1300-1600,Beograd,1974.
-Inalxhik,H,-Perandoria Osmane,Shkup,1995.
-Izet,M,-Tarikati Bektashijan,Tetovë,2001.
-Jackues,E,-Shqiptarët,Tiranë,1998.
-Jellovich,B,-Historia e Ballkanit,Tiranë,1999.
-Jovan,P,Zhivko,S,-”Tetovo”(monografia),Skopje,1969.
-Kaleshi,H,-Najstariji vakufski dokumenti u Jugosllaviji na Arapskom jeziku,Prishtinë,1972.
-Kaso,Sh,-Monumentet Islame në muftininë e Gostivarit,Gostivarë,2002.
-Lewis,B,-Svijet Islama,Beograd,1979.
-Liliç,V,-Severozapadna Makedonia vo docna antika i sredni vek,Pollog,
Kiçevijata,Poreçje,Makedonsko nasledstvo.Spisanie za arkieologija i istoria,
Istoria na umetnost i etnologia,Skopje,1996.
-Markoviç,J,-Regionalna geografia,S.F.R.J.,Beograd,1980.
-Metodia,S,-Osvrt na vakafite i vakafskite imoti vo Tetovskata nahija vo
XV,XVI,vek,Skopje,1976.
-Milutin,R,-Pregled istorie umetnosti,2,Sarajevo,1961.
-Muharemi,H,-Historia e artit,Prishtinë,1998.
-Muzaku,Th,Xoze,K,Humeti,K,-Historia e mesjetës,vëll.I,Tiranë,1971.
-Najdenovski,K,-Tetovo vo minato,kako kulturna-prosveten i stopanski centar vo Pollog,Tetovo,1964.
-Osi,M,-Prizreni qytet i lashtë,Muze me thesar të pasur kulturor,Prizren,
2001.
-Ostrogorski,G,-Historia e Perandorisë Bizantine,Tiranë,1997.
-Papazoglu,F,-Makedonski gradovi u rimsko doba,Skopje,1957.
-Pavlovski,J,Stefanovski,Zh,-Tetovo,(monografija),Tetovo,1969.
-Petar,M,-Putovanje po Ballkanskom poluotokuXVI vjeku,knj.CXXIV,
Zagreb,1895.
-Petroviç,Z,-Manastiri svete gore,Nish,1992.
-Penov,B,-Srednovekovna Makedonija,tom III,Skopje,1985.
-Prifti,V,-Teknikat e gravurës artistike,Tiranë,1993.
-Religije Sijeta,enciklopediski priruçnik,Zagreb,1987.
-Riza,E,-Qyteti dhe banesa Shqiptare e mesjetës së vonë,Tiranë,1991.
-Rufati,R,-Mirë se erdhët në Tetovë,Tetovë,1999.
-Selicev,A,-Pollog i ego Bollgarsko naselenie,Sofia,1929.
-Stojanov,P,-Makedonia vo vremeto na Ballkanskite i prvata svetska vojna,
Skopje,1969.
-Stojanovski,A,-Makedonia vo Tursko srednovekovije(od krajot na XIV,
poçetokot na XVIII vek),Skopje,1989.
-Stojanovski,A,-Nekolku novi podatoci za gradot Tetovo od XV,XVI vek,
Istoria,III,Skopje,1967.
-Stefanovski Zh,Eftovski,G,-Tetovo i Okolinata,Tetovo,1980.
-Svetozar,B,-Tetovski Spomenar,(1919-1941),Tetovo,1999.
-Shehapi,B,-Plagët e pavdekshmërisë,Shkup,2002.
-Tetovo i Tetovsko niz istorijata,Tetovo,1982.
-Tomiç,S,-Skopje,Tetovo,Gostivar,Mavrovo,Galiçnik,”bratsvo”17,
Beograd,1923.
-Tumori,A,B,-Historia Bektashijane,Tiranë,1929.
-Thëngjili,P,-Historia e perandoris Osmane,Tiranë,1997.
-Thomo,P,-Banesa fshatare e Shqipëris veriore,Tiranë,1981.
-Vasiljeviç,H,J,-Prosvetne i politiçke prilike u juzhnim srbske oblastima u
XIX vjeku,Skopje,1928.
-Vasiljeviç,H,J,-Po Tetovskoj oblasti,Beograd,1938.
-Vishku,A,-Harabati Teqe e Tetovës dhe veprimtaria në të në periudhën e kaluar,Tetovë,1997.
-Zef,Sh,Don,-Islamizimi i Shqiptarëve gjatë shekujve,Prizren,2000.
REVISTAT
-Glasnik,-Pregled izvjeshtaja o radu stareshinstva islamske zajednice u S.R.Makedonii,Sarajevo,1982.
-Glasnik-Islamske kulture u Makedoniji,Sarajevo,1990.
-Glasnik-Prisutnost islamske kulture u Makedoniji,Sarajevo,1991.
-Studime historike,(1-2).viti LII(XXXV),Tiranë,1998.
-Studime historike,(1-4),viti XLVIII(XXXXI),Tiranë,1997.
-Etnografia Shqiptare,nr.11,Tiranë,1981.
-Etnografia Shqiptare,nr.13,Tiranë,1983.
-Etnografia Shqiptare,nr,16,Tiranë,1989.
-Dituria islame,nr.34.Prishtinë,1970.
-Glasnik na INI,XXI/1.Skopje,1974.
-Drita,revist fetare dhe kulturore,organ izyrës ipeshkvare, Ferizaj, nr.7, 1991.
-Lëvizja isalme,nr,1.dhjetorë,Gostivar,2001.
GAZETAT
-Hëna e re,Shkup,1993.
-El-Hilal,Saat dzhamija vo tetovo,Shkup,shtatorë,1987.
-Shqipëria,Bukuresht,1897.
-Drita,Sofje,1905.
-Flaka e vëllazërimit,Shkup,1968.
[1] Ruzhiç Millutin,Pregled istorije umetnosti,2,
[2] R.Millutin,…vep,e cituar,
[3] Religije Svijeta,Grup Autorësh,Zagrebë,1987.faq.311.
[4] R.Millutin,..vep.e cituar,
[5] R.Millutin,…vep,e cituar,
[6] Dr.H.Muharemi,Historia e artit,Prishtinë 1998,faq.168.
[7] Dr.R.Boja,Si ta njohim artin islam,Prishtinë,2000,faq.3.
[8] Dr.H.Muharemi,vep.e cituar…faq.168.
[9] Si ta njohim artin islam, Prishtinë,2000,faq.3.
[10] Dr.H.Muharemi,vep.e cituar…faq.169.
[11] Ruzhiç Millutin,Pregled istorije umetnosti,2.Sarajevo,1961.faq.40.
[12] Dr.E.H.Gombrich,Historia e Artit,Tiranë,1998,faq.169.
[13] E.H.Gombrich,Historia e Artit,Tiranë,1996.faq.147.
[14]
[15]
[16] B.Lewis,Svet Islama,
[17] Si ta njohim Artin Islam,Prishtinë,2000.faq,7.
[18] R.Millutin,vep.e cituar,
[19] G.Castellan,Histori e Ballkanit,Tiranë,1991,faq.92.
[20]
[21] Lidija K.Bogojeviç,Osmanliski Spomenici vo Skopje.Shkup,1998,faq.167.
[22][22]
[23] Si ta njohim Artin Islam,Prishtinë,2000,faq.24.
[24]
[25]
[26] Si ta njohim Artin Islam,Prishtinë,2000,faq.28.
[27] Dr.Fejaz Drançolli,Çarshi,Bajrakli Xhamia në Pejë, Edukata Islame, nr.65, Prishtinë,
[28] Si ta njohim Artin Islam,Prishtinë,2000,faq.37.
[29] Mr.Q.Dalipi,Inkursionet Osmane në trevat Shqiptare deri më 1402.faq.156.
[30] L.K.Bogojeviç,Osmanliski Spomenici vo
[31]
[32] B.Lewis,Svijet Islama,
[33] L.K.Bogojeviç,Osmanliski spomenici vo
[34] Fanula Papazoglu,Makedonski Gradovi u rimsko doba,
[35] Si ta njohim artin islam,Prishtinë,2000.faq.3.
[36] Dr.F.Drançolli,Çarshi Bajrakli Xhamia në Pejë….f.97-106
[37] po aty f. 97-106
[38] po aty f. 97-106
[39] Dr.H.Kaleshi,Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku,Prishtinë,1972,faq.145.
[40] Dr.F.Drançolli,Çarshi , Bajrakli Xhamia në Pejë…, f.97-106
[41] Baba Ali Tomori, Historia Bektashiane,Tiranë,1929,f.57-60.
[42] B.Shehapi, Plagët e Pavdekshmërisë,Shkup,2002,f.34.
[43] B.Lewis, Svijet Islama, Beograd,1979,f.322.
[44] A.Vishku , ...Tetovë,
[45] Gazeta, EL-Hilal,”Saat džamia vo Tetovo”,Shkupë,shtatorë,1987.f.12.
[46] N.Bilmenoglu,Kallkandelen,kallkandelenliler yardimlasam besnegi Bulten,Istanbul,1975.faq.35.
[47] A.Vishku,…Tetovë,1997.f.15.
[48] Sh.Kaso, Monumentet në Muftininë e Gostivarit, Gostivar,