Kulturë
Përparim Hysi: Poezi lirike
E shtune, 02.04.2011, 05:38 PM
Përparim Hysi
Poezi lirike
Kurbatka
E pashë kurbatkën tek një çadër buzëlumi
E pashë unë atë dhe mëndja më humbi.
Si të mos më humb? Ta shihnit si ishte
Një sy të madh,të zi,por ç'qepallë që kishte?!
Ma bëri sa me sy, aq dhe me qepallë
Sa ika nga mëndja dhe mora prrallë.
Ke parë dhe noksania,nuk e hëngri "thatë"
Por fshehurazi tek shelgjishta më erdhi ndajnatë.
Por ç'ndodhi,do thoni,në atë çast fshehurie
Jo.Nuk tregoj.Ç'më pandehni?"Hafije?!!!"
Për kuriozët e sëmurë,po them vetëm:kaq!
Ka ndodhur dikur...po pse e kërkoj prapë?!...
Letër për një mike
Zgjuar je,moj jargavane?Zgjuar jam dhe unë
Pa ty,mëndja në alarme,sa më zë me shkumë
Mëndja doli nga burgjia,ka marrë arratinë
Edhe mbrin tek dashuria,tek ti,Katerinë *
Malli zë edhe më bren,siç ha mola trarin
Veç për ty,moj mademë,s'e duron dot mallin.
Ndarja qe fare e kotë;për shkaqe banale
Ndaj dhe sy nuk mbyll dot...mëndja në alarme...
*përkimi i emrit,është fare i rastit.
Portret
Marrë pak mjegull,pak shkumë deti
Marrë,sigurisht,edhe pak hutim
Dhe ja tek doli portreti
Mike,moj;
E marrë dhe zë e përqas
Të shoh dua së gjalli
Nga malli,moj mike,sa nuk plas
Më mungon origjinali.
E di
E di që dhe aty ka ardhur pranvera
Dhe kanë çelur jargavanët e verdhë
Aty dua të jem,siç qeshë protohera
Kur ke dalë dhe me nge zë i mbledh.
Të shoh nga larg,se vërtet që jam larg
Por malli bën tutje dhe të sjell këtu afër
Moj jargavane,shpirtin ma bën plagë
Dhe shtrihem i mundur,si plak i vajtur.
30 mars 2011