Kulturë
Poezi nga Pal Sokoli
E hene, 04.04.2011, 07:12 PM
Pal Sokoli
VETËM PËR TY
Kur me kryqe kaliruen
trollit tonë të etur
copë ju thyem majat
...ti bëjmë rreze dielli
Svastikë ilire flamurtare
e para lulëzoj në Europë.
Biza(r)ntit ju rrënuam kullat
se për ditë portretonin hero
më ngjyrat e Helenes
e fytyra ilire
të na vonojnë hapin
drejt shtegut të shenjtë Olimp.
Me shpatë e më zjarrë
na u sulën osmanlinjtë
shpatë e gjergj-të shqipe
Varr ju ruajti kokat trofe
pa e ditur se nga unë kopilë
do puthin për ti ringjallur.
Mjekërrgjatët e karapatëve
me gjak i pritëm e përcollëm
hieroglifët tona lirëshëm të frymojnë
mjekërrshkurtër na kthehen
pelegrin me samarsahare.
Vetëm për ty Iliri
I gjergj-të do bëhëm
vetëm për Ty.
Shkurt 2011
FLETË JETE
Lehtas shpalosen fletët e frymëzimit
Mbi rreshtat e mërzisë
E pak më e rritur kënga
E pak më e drejt
Pema e ëmbël e poezisë.
Kur mall dridhen hapat
Numëroj yjet kryeneç
Qe lot ta nxjerrë hijen
E mbledhur dallgë
E mbytet krimb mbi plagë
Peng ma mbanë dhimbjen.
Eh e pa shpirtë je muza ime
në grusht me nbanë zog
deri ta nxjerrë cicërrimën e fundit.
Mehr anzeigen