Kulturë
Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXIV)
E merkure, 06.04.2011, 07:58 PM
Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXIV)
Nga Mejdi Asllani
PSE? MEGJITHATË, U LARGOVA NGA KOSOVA, TË CILËN AQ SHUMË E DASHTA!
Ishte muaji shtator të vitit 1994. Qeveria e Bujar Bukoshit, tani në egzil, pos ministrive kishte formuar edhe dy Komisione. Njëri për të drejtat e njeriut dhe tjetri për delikuencën e të rinjve. Me qenë se kisha punuar shumë kohë në punët juridike dhe këtë e dininë lagjja e Emshirit, më kishin zgjedhur mua, për kryetar të këtij komisioni në nëndegën e Dardanisë. Kuptohet, pa prezencën time. Por megjithatë unë e pranova këtë obligim.
Lagjja e Emshirit, etnikisht e pastër, në këtë periudhë ishte stërmbushur me djem të rinj nga gjitha viset e Kosovës. Të cilët i kishin ikur shkuarjes në shërbim ushtarak. Në mesin e tyre ishte edhe një deputet i kuvendit të Kaçanikut, nga Fshati Ponesh i Gjilanit, i quajtur ----- Dubova. Të gjithë, të strehuar te ndonjë familjar apo farefis i tyre. Për ta thyer monotonin, tuboheshin në një fushë futbolli të improvizuar dhe luanin futboll. Në ndërkohë, ndodhi një Bastisje e policisë në shtëpinë e Sahit Shalës, në këtë Lagje. Nuk e dijë edhe sot se çfarë kërkuan, apo çfarë gjetën, por pas këtij rasti. Djali i Sahitit Skënderi, u vu në shërbim të policisë, kështu që pa turpshëm shëtiste në mes të dy policëve famëkeq të Serbisë. Të cilët për çdo ditë sorollateshin nëpër lagje dhe mblidhnin informacione.
Në një mbledhje të nëndegës, të mbajtur në oborrin e Hysen Popovës. Ku pos kryesisë së nëndegës ishte prezent edhe kryetari i forumit rinor të nëndegës. U diskutua mbi këtë problem. Dikush tha se është parë lista në duart e policëve në fjalë, me mbi dyzet emra të rinjve, të strehuar në lagje dhe se këto informacione ua ka dhënë Skënder Shala. Pas diskutimit, erdhëm në konstatim, se këtë nuk e bënte Skënderi nga dëshira. Por nga se e kanë futur në kthetra dhe nuk ka qare pa vepruar ashtu. Prandaj i caktuam dy veta, që do të bisedonin me të atin e Skënderit, Sahit Shalën. Me propozim që ai ta nxjerr të birin nga Kosova, duke e larguar diku në perëndim, si të vetmin shpëtim.
Pas mbledhjes tonë, kryetari i forumit rinor, organizon mbledhjen e rinisë së nëndegës, ku e paraqet rastin e Skënderit si Problem. Me përfundim të mbledhjes, disa djem të lagjes në krye me djalin tim Bekimin. I cili në atë kohë i kishte mbushur shtatëmbëdhjetë vite. Takojnë Skënderin në rrugë dhe e kërcënojnë bashkë me fyerje, duke i thënë se kur të lirohemi kem me ta rrjep lëkurën, pse po spiunon të policët. Pas kësaj bekimi erdh në shtëpi e mori një copë bukë dhe më tha; unë po iku në Gjilan se kësi soji kem veprua me Skënderin dhe tani ai ka për ta sjell policinë dhe shkoi.
Nuk vonoi as dhjetë minuta dhe Skënder Shala më erdhi në oborr para Shtëpisë. Ashtu e nervozuar dhe me zë të lartë më tregonte se çfarë i ka bërë Bekimi, se ia paska marrë fytyrën para njerëzve, duke më thënë: Unë familjes tënde nuk i kamë bërë kur një të keqe gjerë më tani, por tani e tutje ke për ta parë. Mundohesha që me fjalë të buta ta qetësoja, duke i thënë se mua nuk më ke bërë keq, por me ata polic si të kanë futur në kthetra po e dëmton lagjen. Me që je një birë pasaniku nuk ke nevojë ta bësh këtë, nëse nuk ke rrugëdalje tjetër, ik në perëndim diku e mos ia merë fytyrën babës tënd. Ai nuk qetësohej fare, por edhe më e ngrite zërin dhe kërcënonte me polici. Nga fundi i thash bënë ç’të duash por ule zërin, se po ma shqetëson familjen, përndryshe, të vras e ta hedh kufomën në lum. Ik sa më parë nga oborri im. Kur e pa rrezikun e ktheu shpinën dhe shkoi duke më kërcënuar; ke me parë tani e tutje.
Nuk vonoi as gjysmë ore dhe arritën dy policët si bredhonin nëpër lagjen tonë. Më morën mua dhe e kërkonin Bekimin. Unë u thash se bekimi nuk ndodhet në shtëpi. Ka bërë pak fjalë me Skënderin dhe vetëm e mori pak bukë dhe iku nga Prishtina.
- Ti e dinë se ku ndodhet na trego pare se të dërgomi në stacion.
- Unë kamë farefis të gjerë nëpër Kosovë, nuk më ka treguar, se ku ka shkua.
- Mirë, na tregon kur të shkojmë në Stacion.
Më dërguan në stacionin nr. 2. në brendi të qytetit, aty ku më parë kishte qenë Shkollë fillore, e jo në stacionin policorë të Lakërishtës, që ishte kompetente për Dardani dhe Emshir. Në hyrje të stacionit e vërejta Murat Ajvazin që ishte duke biseduar me ca polic. E ndjeva kur një polic i tha: more ju shqiptarët mos luani me shtetin e Serbisë. Mua më futën në një dhomë të zbrazët, pa mobile. Në mes ishte një karrige, më urdhëruan të ulem në të dhe filluan të më pyesin: tani trego ku e ke djalin dhe për çfarë çlirimi e ke mësuar ti atë?. Përsëri u përgjigja se nuk e kamë idenë se ku ndodhet. Njëri prej tyre më tha¸e dinë ti mirë se ku është dhe më goditi me maje të këpucës nën gju. Unë nuk dhashë ndonjë shenjë se ndjeva dhembje edhe pse këmba mu mpi nga dhembja. Ky qëndrim i imi sikur i nervozoi edhe më dhe tjetri nga anash më goditi me shkelmë sa pati fuqi dhe më plasi për tokë bashkë me karrige. Kur unë pritsha më të keqën, të më sulën sipër me shkelma e sende tjera. Në dhomë hyri një polic tjetër dhe u tha. Mos e rrihni plakun se plaku e sjellë të birin. I njëjti polic më pyeti:
- A ma jep besën se e sjell djalin?
- Do ta sjell, pse jo, ai nuk ka vrarë njeri dhe ju nuk hani njerëz, vetëm më duhet kohë për ta gjetur.
- Do të vish bashkë me të nesër në mbrëmje!
- Është afat i shkurtër dhe unë kamë farefis të gjerë, njashtu edhe miq, për ta gjetur më nevojitën të paktën tri ditë.
- Mirë më tha, do të vish të dielën në mbrëmje!
- Gjithsesi ju përgjigja.
Me të dalë nga stacioni, e pyeta dikën se ku e ka shtëpinë Murat Ajvazi, me që kisha dëgjuar se ai po i shpëton njerëzit nga policia. Pasi mësova se shtëpia e tij qenka në “Kodër të trimave” Arrita ta gjejë. I trokita në derë dhe kur doli më njohu dhe më tha; Hajde urdhëro baxhë, edhe pse gjer më tani as edhe një cigare nuk e kishim ndruar mes veti edhe pse gratë i kishim nga i njëjti fshat dhe lagje. Më mori dhe më qoi në dhomën pritëse, jashtë në oborr ishte duke e ndërtuar edhe një shtëpi, aty punonin mjeshtrit. Bashkëshortja e Muratit na e pjeku nga një kafe. Gjer sa ne ishim duke pirë kafe, shpesh e thërrisnin policët në telefon, ky i gënjente se është duke lexuar ndo një libër të shkrimtarëve Rus. Dikujt i thoshte Qehovin dikujt Pushkinin, her ndonjë tjetër, me që shpejt e nxjerre nga ormani dhe ia lexonte titullin dhe mbante në dorë gjer sa fliste me ta, nuk besoj të i kishte lexuar ata libra.
Me që unë kisha hallin tim, nuk durohesha pa ia tregu. Ai ma bënte rrafsh, duke më thënë; s’ka problem e rregullomi atë punë, se të pashë në stacionin nr. 2. Qëndrimi në shtëpinë e tij, minuta mu dukke e gjatë. Por ai arsyetohej me mjeshtrit, si ia ndërtonin shtëpinë. Duke më thënë të presë edhe pak se do të shkojmë te një njeri që ta kryen punën dhe nuk guxon me të prek më.
Në ndërkohë arriti një njeri trupmadh dhe i shëndosh. Edhe atë e futi në dhomën pritëse ku isha unë. Kuptova se ishte nga fshati Barilevë. Me tu ulur ky njeri filloi të ankohet, se e paskan rrahur patrulla e policisë gjer në alivanosje. Diku në rrugë afër fshatit Besi dhe se njëri prej tyre i kishte thënë se Murat Ajvazi mundet me të shpëtua, për mos me të rrah përsëri. Vërejta se njërin vesh e kishte dy herë ma të madh se tjetrin. Nuk u durova pa e pyetur. E ke me të lindur ketë vesh ma të madh apo? Të dy veshët i kam normal, por më kanë goditur në të dhe mu ka ënjtur. Po sa më kanë goditur në të, menjëherë jam alivanos. Nuk dijë pastaj se çfarë kanë bërë me mua. Njeriu ishte i shkallmuar tërësisht shpesh e qonte dorën dhe prekte brinjët, nga se ndjente dhembje, por edhe në gjithë trupin. Si duket kishin goditur në të, si të ishte top futbolli. Këtij të gjorit Murati i tha prerazi, duhesh të japësh para. Unë duhet të i qeros policët. Njeriu i a kthej s’ka problem vetëm më thuaj sa duhet?. Kah e shihja atë, gjithçka më shkonte ndërmend. Por jo edhe të ua dorëzoi djalin, apo t’u bie në dorë vet. Murati, herë delte dhe i shikonte argatët herë bisedonte në telefon. Gjer sa u bë vonë dhe në fund më tha; tani është vonë, por ti eja nesër para dite dhe do të shkojmë bashkë në Gjilan dhe e kryejmë punën tënde. Mirë i thash pra më jep leje se unë po shkoi tani. Më përcjelli gjer në rrugë dhe unë erdha në shtëpi. Familjen e gjeta të shqetësuar përtej mase. Edhe kjo natë, s’ishte tjetër pos një natë ferri. Nuk dallonte nga ato të para shumë viteve. E kaluam gati se pa gjumë, duke dertuar se a do ta presin të dielën mbrëma si ishim marrë vesh. Apo do të vijnë befas të më arrestojnë.