E premte, 25.07.2025, 11:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Hamdi Mediu: Ruajtja e monumenteve të shumta në kohën e kryqëzatave

E marte, 05.04.2011, 07:21 PM


Ruajtja e monumenteve të shumta në kohën e kryqëzatave

 

Nga Dr.sc. Hamdi Mediu

 

Kryqëzatat duke pasur epitetin e ngjarjeve në historinë botërore mesjetare u përcollën me shkrime të shumta të kohës, si dhe të mëpasme. Ato shkrime dalin nga burimet perëndimore, Bizantine, Arabe, etj.

Qasje të shumta historike, ekonomike, filozofike, ndaj kësaj çështje bëhen edhe sot e kësaj dite. Është e domosdoshme që sot të studiohen me kujdes burimet e kohës, pa marrë parasysh se cilës proviniencë i takojnë ato.

Nëse studiohen në këtë aspect, atëherë padyshim se do të fitohet një pasqyrë më objective lidhur me këtë ngjarje të madhe historike. Lidhur me këtë temë, ne ishim këmbëngulës dhe shfrytëzuam burrimet e botuara, literaturën releveante, Bizantine, Arabe,etj.

Luftat kryqtare në thelb ishin pushtuese, të organizuara nga kalorësit dhe feudalët europian. Ato ishin të drejtuara kah vendet e mesdheut lindor dhe zgjatën afër dy shekuj të tërë (1096-1270). Quhen “Kryqëzata” meqë të njëjtat i organizojë kisha katolike e kohës, duke u dhënë atyre karakter religjioz, si luftra të krishterizmit të simbolizuara me kryq kundër muslimanizmit.

 

Pasurimet e feudalëve

 

Fushata kryqtare në lindje, në radhë të parë, nxorën në shesh agresivitetin e feudalëve, të mëdhnj e të vegjël, të evropës perendimore për pushtimine  tokave të huaja, respektivisht të tokave të pasura lindore, me të vetmin qëllim, të arritjes së pasurisë. Kjo lëvizje, veçanarisht filloi të paraqitet nga mbarimi i shekullit XI, duke u nisur nga nevoja e ngritjes së pasurisë së feudalëve, të shkatrruar prej ndryshimeve të reja shoqërore, politike e ekonomike, lindjes së qytetve, vënies së marëdhënieve tregtare midis qytetve dhe vendeve tjera, etj. Për ti kënaqur nevojat e veta, në gjendje të një shkalle të ulët të zhvillimit të forcave prodhuese, për feudalët zgjidhje më e lehtë ishte lufta. M’u kjo shkaktoi ngritjen e numrit të njerëzve që aspironin pjesmarrje në fushatat kryqtare.

Nga kapërcyelli i shekullit XI për pjesmarrje në këto fushata filluan të interesohen edhe masat e gjëra fshatare, të cilat kërkonin të gjenin shpëtim nga varshmëria dhe shfrytëzimi feudal. Këtu bashkangjiten edhe shumë qytete të evropës jugore, të cilët aspironin që përmes Mesdheut lindor, të shtrihen në lindje. Aspirate për “Lindjen” përmes feudalëve të Evropës Perendimore ushqenete edhe kasha katolike.

Në gjysmën e dytë të shekullit XI, pas fushatave të turqëve selxhuk në Mesdheun lindor, marrëdhëniet ndërkombëtare mjaft u ndërlikuan. Kështu, në vitin 1071 turqit mundën Bizantin në Manxikert (Armeni), duke i pushtuar më pastaj edhe ca pjesë të Azisë së Vogël, Sirinë dhe Palestinën. Ata në mesin e qyteteve tjera pushtuan  edhe Jerusalemin, që nga krishterët konsiderohej qytet i shenjtë.

Kjo shkaktoi gjithashtu që kisha në perendim të propagonte gjerësisht luftën kundër muslimanëve, përkatësisht për “çlirimin e varrit të zotit”. Atë botë ishte përhapur legjenda mbi ndjekjen e të krishterëve nga të “pafetë” prej Palestine dhe mbi ndekjen e haxhijve perendimor prej Jeruzalemi.

Për sukses më të madh të kishës në aspektin propagandistik kontribuonte edhe gjendja e keqe në perandorinë Bizantine, e cila kërkonte ndihmë nga princat evropian dhe papatët. Atëbotë, nga veriu në Ballkan depërtuan peçengët, të cilët rëndë e goditën perandorinë Bizantine, Aleksi I Komneni.

Madje, ata depërtuan deri te muret e Konstantinopojës. Probleme të mëdha u sollën edhe turqit, aleatë të peçengëve, të cilët me flotën e tyre sulmuan Bizantin. Për këtë shkak, Aleksi I Komnen i qe i detyruar të kërkojë ndihmë nga perendimi. Jo vetëm për këtë qëllim, Papa Urbani II (1088-1099)me autoritetin e tij më të madhë filloj të ngrejë njësi të përbëra nga Gjermanët, Anglosaksët dhe Danezët.

Këto kërkesa të Aleksit I Komneni u dhanë shkak të mirë feudalëve evropian dhe kishës të ndërmarrin fushatë e cila lidhej me aspiratat e tyre. Inspiruesi, organizatori dhe pjesëmarrësi me i madh aktiv në këto fushata kryqtare gjithmon ishte kasha në krye me papatin. Ajo i ndihmonte feudalët laik që të bashkangjiten orvajtjet e tyre në aksionet e gjera poshtuese në Lindje të Afërt, me çrast, fushatave kryqtare u jepte bazë ideologjike duke i shpallur vepra hynore. Papati dëshironte ta shfrytëzonte fuqinë e kalorësve të vet që të mund ti vinte gjithë krishterët e botës nën dominimin dhe të krijojnë sundime të reja krishtere në lindje, të cilët do të ishin të nënshtruara nga Selia e Shenjtë.

Realizimi i këtyre planeve duhej ti forconte pozicionet e papatit në luftën me Perandorinë, dhe të ndihmojë realizimin e planeve të saja për krijimin të shtetit universal nën hegjemoninë e Romës.

Në anën tjetër, pelegrinët e shumtë që shkonin në Jerusalem për të parë “varrin e zotit” dhe tregtarët që shkonin në vendet e Lindjes së Afërme çuditeshin me bukurinë dhe elegancën e ndërtesave dhe tempujve, nga bollëku i mallrave, shumicën nga to nuk mund t’i gjenin në perendim.

Tregtarët dhe pelegrinët kur ktheheshin në atdhe sillnin me vete përshtypjet e veta lidhur me pasuritë e lindjes. Kështu, në Evropën Perendimore ishte formuar bindja se vendet përtej detit ishin përplot pasuri, dhe jo vetëm që ishin të favorshme, por edhe mund të pushtoheshin lehtë.

Gjatë shekullit XI, Siria dhe Palestina vende të cilat synonin të pushtoheshin në radhë të parë nga kryqtarët,kalonin një periudhë të lulzimit ekonomik. Pas rrënies së kalifatit të Bagdatit këto krahina kaluan nën sundimin e Egjyptit, e më vonë në duar të turqëve selxhuk. Por, në vitet ’90 të shekullit XI, Egjypti duke përfituar nga luftrat e brendshme që shpërthyen në shtetin selxhuk përsëri pushtuan tokat e rripit bregdetar të Sirisë dhe Jerusalemit. Coptimi përfundimtarë i shtetit selxhuk, lufta mes selxhukëve sirian dhe egjyptian, si dhe grindjet feudale në Siri edhe Palestinë lehtësuan mjaft fushatën e pushtimeve kryqtare.

 

 

Kuvendi i Klermonit

 

Më vitin 1095, Papa Urbani II në qytetin francez-Klermon, thiri kuvend të kishës. Pas mbarimit të kuvendit, Papa doli me fjalë solemne para masës së gjërë, në përbërje nga popullata e thjeshtë, kalorësia dhe kleri, duke thirrur që ti kapin armët për ta çliruar “varrin e zotit” nga të “pafetë”. Të gjithë pjesmarësve në fushatë u është premtuar falja e të gjitha mëkateve, ndërsa atyre që do të bien në luftë u premtonin parajsë në qiell. Papa fliste gjithashtu edhe për përfitime materiale që luftëtarët do ti gjenin në lindje: “ata që janë të mjerë dhe të varfër, atje do jenë të pasur dhe të gëzuar”, deklaronte Papa.

Apeli i Urbanit II-të u pranua nga masa e tubuar. Fjala e tij ndërpritej me britëm: “Zoti ashtu dëshiron”! Shumica e tyre u betuan dhe morën obligim se do të shkojnë në fushatë me shenjën e kryqit të qëndisur në rrobat e tyre. Ideja e fushatës në lindje qe përhapur nga feudalët. Lufta u premtonte pasuri dhe toka të reja. Kisha u jepte kryqtarëve beneficione të majme. Ata liroheshin nga pagesa e borxheve ndërkaq familja dhe prona e tyre kalonin nën mbrojtjen e institucioneve kishtare. Bujarët e vegjël menjiherë merrnin kryqin vetëm e vetëm të mos paguanin borxhet. Megjithatë, edhe përskaj qëllimeve religjioze një pjesë e madhe e kalorësve nuk ishin indiferent ndaj fushatës. Atëbotë, religjioni sundonte mbi mendjen për çlirimin e “tempujve të krishterë” në Palestinë.

Fjala e Urbanit II-të i drejtonte edhe fshatarët e varfër. Apeli i Papës lidhur me pasuritë fantastike të tokave të lindjes u konvenonte edhe të varfërve, të cilët atje do të pasuroheshin. Një thirje e tillë zgjoi te popullata shpresë për jetë më të mirë dhe për liri nga shtypësit e urejturr.

Në gjithë Evropën Perendimore për të përhapur shembullin e Papës u dërguan misione të veçanta për të bërë thirje për organizmin e kryqëzatave. Jehonën më të madhe kisha katolike që e kishte gjatë kësaj thirje e karakterizonte nisja e kryqëzatës së parë në vitin 1096. pas kuvendit të Klermonit, sipas mesazhit të Urbanit II-të, agjitacioni për luftë me të “pafetë” do të udhëhiqej nga peshkopët, kleri dhe murgjit.

Popullaritet më të madh ndër masat e thjeshta fitoi murgu Pjetër Eremiti, i cili thiri popullin e thjeshtë nga Franca Veriore dhe e mesme si dhe nga Gjermania e Rajnës.

Nën ndikimin e këtyre predikuesve, në fillim të pranverës së vitit 1096, dhjetra mijë të varfër nga Franca e Gjermania Perendimore, duke lëshuar kasollat e tyre u ngritën me “përulje të shenjtë” nën udhëheqjen e Pjetër Eremitit, kalorësit të degraduar Vallter Golijak nga Franca Veriore dhe priftit Godshallk nga trevat e Rajnës, të gjithë këta të armatosur në mënyrë jo të organizuar, vetëm me shkopinjë, kosa, sëpata e pa rezerva ushqimore, u nisën luginave të Rajnës e Danubit, në jug, në drejtim të Konstandinopojës.

Kjo fushatë në thelb ishte lëvizje çlirimtare e të varfërve, të cilët iknin nga zgjedha e feudalëve, përkatësisht, kryezotërinjëve.

Masa të erta dhe të urritura fshatare, të cilave u bashkangjiteshin avaturier të ndryshem, bujar të varfër, duke kaluar nëpër pjesë të sunduara nga hungarezët, bullgarët, shqiptarët e bizantinët, grabitnin nga popullata vendase ushqim dhe kuaj, vritnin dhe bënin terror, ndërsa nëpër qytetet e Rajnës kalorësit plaçkitës organizonin dëbimin e hebrenjeve. Popullata vendase bënte rezistencë energjike ndaj ardhacakëve të papritur. Kryqtarët patën humbje të mëdha. Ushtria fshatare jo e organizuar mirë, në vitin 1096 arriti në Konstantinopojë. Këtu ajo gjithashtu sillej si e shfrenuar.

Aleksi I Komneni shpejtonte të barte fshatarët në anën tjetër të Bosforit, në Azi të Vogël, duke pritur të vijnë forcat kryesore të kalorësve kryqtarë, ndërsa fshatarët vazhdonin më tej duke shpresuar në fat më të mirë për vete dhe fëmijët e tyre të uritur. Në tetor të vitit 1096 ushtria selxhuke i tërhoqi arradhet fshatare në kurth dhe gati i shkatëroi tërësisht.

Kështu që iluzionet naive të fshatarëve të mjerë që mendonin të arrinin fitore religjioze dhe të çliroheshin, u shkatërruan që në ndeshjen e parë me realitetin.

 

 

Kalorësia perendimore në Konstantinopojë

 

Lufta kundër të “pafeve”nuk paraqiste këtu diçka të re. Para shumë kohësh kjo luftë përbënte një detyrë të rëndë dhe të pashmanëshme të shtetit Bizantin. Kjo u dukej bizantinëve një detyrë shtetërore dhe jo si detyrim i krishterimit në përgjithësi.

Që nga viti 1096 filluan të arrijnë zptërinjtë feudalë me trupat e tyre. Në Konstatinopojë u mblodh ajka e kalorësisë perëndimore. Aty qenë Gotfridi i Buljonit, Duka i Lorenës, konti Rajmond i Toluzit, Hugo de Vermandua-vëllai i mretit Francez, Roberti i Normandisë-vëllai i mbretit Anglez dhe djali i Uiljam Pushtuesit, Roberti i Flandrës-djali i sipërpërmendurit kont i Flandrës me të njajtin emër, prince Norman Beumund-djali i Robert Guiskardit, etj.

Projekti i kryqëtarëve pengonte planet e perandorit Bizantin, gjë që mund të paraqiste rrezik për perandorinë. Prandaj, Aleksi I u përpoq që kryqëzatave tu jepte një karakter të pranueshëm për shtetin, dhe kërkoj nga kryqëtarët që ti bënin atij betimin e besnikërisë, sipas zakonit perëndimor dhe të merrnin përsipër që të gjitha qytetet e pushtuara ti dorëzonin në zotërim të Bizantit. Nga ana e tij, Perandori mori përsipër ti furnizonte kryqëtarët me ushqim dhe paisje ushtarake, dhe la të kuptohet se edhe ai vetë do të merrte kryqin dhe me ushtrinë e tij do të vihej në ballë të kryqëtarëve. Më në fund, të gjithë krerët, me përjashtim të Rajmondit të Tuluzit, i pranuan kërkesat e Perandorit.

Mbi këtë bazë, në fillim të vitit 1097 u nënshkrua marrëveshja e veçantë me princat, ndër të cilët figuronte edhe Boemundi, i cili jo vetëm që i pranoj pa rezervë të gjitha kërkesat, por, u përpoq të ndikojë edhe te Rajmondi i Tuluzitpër përkrahjen e Perandorit të Lindjes. Në ndërkohë, nën komandën nipit të tij, Tankredit, trupat normane kishin kaluar në Azi të Vogël. Në të vërtetë, për Boemundin, kryqëzatat ishin një rast për të realizuar planet e të jatit të tij.

Suksesi i parë i rëndësishëm i kryqëtarëve qe pushtimi i Nikesë, në qershor të vitit 1097. Siç ishin marrë vesh, qyteti iu dorëzua Perandorit Bizantin, me çka aty u vendos një garnizon perandorak.

Aleksi I nxitoi ta shfrytëzonte këtë sukses, me çka trupat e tij pushtuan Izmirin, Efesin, sardine si dhe një vargë qytete të tjera. Kështu sundimi Bizantin u rivendos në pjesën perendimore të Azisë së Vogël. Kryqëtarët pas marjes së Nikesëkishin pasur një takim me Perandorin në Pelakanum, ku kishin rikonfrontuar betimin e tyre të besnikërisë.

Marveshja midis kryqëtarëve dhe Perandorit Bizantin qe respektuar deri në Antioke, edhe pse Balduini, vëllai i Gotfridit të Buljonit dhe Tankredi, nipi i Beumundit kishin bërë një shmangje në Kiliki, vend ku kishin dashur të pushtonin qytetet për vete, të cilat sipas marrëveshjes duhej ti dorëzoheshin Perandorit Bizantin. Nga ana e tij, Balduini vazhdoi marrëveshjen e tij në viset veriore të Mesopotamisë, ku formoj një principatë autonome me qendër në Edesë.

Pushtimi i Antiokës, në qershor të vitit 1098, një sukses tjetër i kryqëtarëve dhe perandorit i  thelloj kontradiktat midis vetë krerëve të kryqëzatave. Për zotërimin  e kryeqytetit Sirian kishte plasur një grindje e ashpër midis Rajmondit të Tuluzit dhe Beumundit. Normani i shkathët fitoi davanë dhe u vendos në Antioke si princ i pavarur.

Protestat e Perandorit qenë të padobishme. Deri sa Boemundi qëndroj në Antioke, krerët tjerë kryqëtarë nuk pritën tu vinte perandori, por morën rrugën e Jerusalemit. Me3gjithëse Aleksi I u kishte dërguar fjalë se do të bashkohej me kryqëtarët, siç kishtë premtuar, ai do ta bënte këtë në rast se do ti dorëzohej Antiokeja, të cilën tani e kërkonte edhe Rajmondi i Tuluzit. Konti i Tuluzit pasi kishte dështuar në qëllimin e tij, ishte afruar me perandorin Bizantin.

Bashkëpunimi midis perandorit dhe Rajmondit u bë edhe më i afërt pas pushtimit të Jerusalemit, në korrik të vitit 1099. Në faktë, Rajmondi që ishte bërë komandant i vërtetë pas marrjes së Antiokesë, përsëri u la nën hije, ndërsa zgjedhja e kreut të mbretërisë së re, që mori titullin “mbrojtësit e varrit të shenjtë”raj o mbi te, por mbi Gotfridin e Buljonit.

Principata Normane në Siri godiste drejtëpërdrejt interesat jetësore të Bizantit. Më 1099 ai filloi luftën, por, njëherit atij i duhej të luftonte edhe me turqit, pasi edhe për ta principata Normane e Antiokes ishte halë në sy, gjë që lehtësonte punën e Perandorit Bizantin. Më vitin 1011

Beomundi zihet rob nga emiri Malik Gazi i  dinastisë Danishmendia, por lirohet me pagesë nga kryqëtarët dhe kthehet në Antioke. Megjithatë, turqit më vitin 1104 u shkaktuan humbje të rëndë Latinëve praën Harranit, ndërsa ushtria perandorake arriti të shtie në dorë kështjellat e rëndësishme dhe ate si: Tarso, Adana dhe Mamistra në Kiliki. Nga ana tjetër, flota Bizantine pushtonte Laodikean dhe qytetet tjera bregëdetare deri në Tripoli. Beomundi kuptoi se nuk ishte aq i  fortë të luftonte njëkohësisht edhe kundër turqve edhe Bizantinëve.

Prandaj la Tankredin në Antioke dhe u kthye në perëndim të pregatiste fushatë në stilt ë gjërë kundër Bizantinëve. Ndërkohë përshkoj Italinë dhe Francën në kërkim të ndihmave.

Beomondi kontriboj më tepër se kushdo tjetër në keijimin e legjendës mbi tradhëtinë e Perandorit Bizantin në dëm të kryqëtarëve. Kto ngjarje midis Bizantit dhe Beomondit nuk e kursyen as Shqipërin e asj kohe, që atëher në vitet 1107-1108 ishin të inkuadruara Vlora dhe Durrësi.

Nga tokat e pushtuara kryqëtarët  formuan mbretërin e Jerusalemit, prej së cilës vareshin disa shtete të vogëla kryqëtare. Toka e pushtuar iu nda feudalëve të ardhur, të cilët u bën zotërues të mëdhenjë tokash, port ë detyruar ushtarakisht ti shërbejnë mbretit. Fshatarët vendas (Sirian dhe Arabë)u shëndruan të gjithë në bujkërobër dhe ishin të detyruar ti paguanin feudalit rentën, e cila arrinte gjismën e prodhimit. Në shtetet kryqëtare që u krijuan në Lindje, kleri katolikmshtiu në dorë pronë të mëdha të tokave.

Privilegje të mëdha siguruan edhe tregëtarët Italianë e Françezë, veçanërisht ata të qyteteve të Venedikut, Gjenovës e Marsejit, të cilët zgjëruan lidhjet tregëtare me Lindjen, duke kufizuar trgëtarët Arabë e Bizantin në qytetet e Sirisë e Palestinës. Përveç mbretërisë së Jerusalemit, kryqëtarët themeluan edhe principatën e Antiokes dhe kontet e Edesës dhe Tripolit.

Këto formacione politike të  kryqëtarëve ishin të detyruar të mbronin vazhdimisht nga sulmet Islame. Për tu mbrojtur me sukses nga këto sulme u organizuan urdhëra të veçantë. Urdhërat fetaro-kalorsike qenë organizata që i krijuan kalorësit për ti bashkuar forcat e tyre me qëllim të mbrojtjes së teritoreve të pushtuara, si dhe për të pushtuar teritore të reja. Këto qenë organizata të përhershme ushtarake dhe u krijuan në fillim të shekullit XII. U themeluan gjithësej tre urdhëra:

1.-Urdhëri i Tempullarëve të kalorësiakëve Francezë,

2.-Urdhëri i Joanitëve të kalorsiakëve Italianë,

3.-Urdhëri Teuton që i bashkoj kalorsiakët Gjermanë.

Anëtarët e tyre njëkohësisht ishin edhe murgj edhe kalorës. Urdhërat vareshin drejtëpërdrejtë nga Papa i Romës dhe qenë armë e fuqishme e teokracisë Papale. Ato nuk i nënshtroheshin pushtetit të atyre shteteve ku gjendeshin zotërimet e tyre dhe kishin detyrë kryesore luftën kundër “të pafeve”. Urdhërat fetaro-kalorsike përfaqësonin forcën më të organizuar të shteteve kryqëtare. Këto urdhëra, pasi u kthyen në Evropë, u shëndruan në bankierë të pasur Evropian (tempullarët dhe Joanitët), ndërsa kalorsit Teuton u morën me nënshtrimin dhe grabitjen e popujve në brigjet e detit Balltik.

Në shekullin e XII filloj bashkimi i principatave muslimane, gjë që shkaktoj humbjen e sundimeve të tyre. Që këtej, më 1144, sundimtari i Mosulit pushtoi Edesen. Si përgjigje e kësaj ishte përgadituir fushata e dytë kryqtare (1147-1149) si inspirues doli një nga veprimtarët më raksionar të katolicizmit në atë kohë, ati Klervi. Në krye të fushatës u vu mbreti francez Luigji XVII dhe mbreti gjerman, Konradi III. Fushata e dytë kryqtare pësoi disfatë të plotë. Nga fundi i vitit 1147, kryqtarët gjerman, të cilët arritën të parët në lindje, u gjunjëzuan tërësisht nga selxhukët në Azi të Vogël.

Kryqtarët francez, të cilët arritën pak më vonë, iu bashkangjitën ushtrisë së ngelur gjermane në Siri, por pa sukses u munduan ta pushtojnë Damaskun. Duke mos arritur asgjë, kryqtarët të dëshpëruar kthehen në Evropë.

Nga mesi i shekullit XII, midis shteteve euro-perendimore të cilat synonin të forcojnë dominimin e tyre në Mesdhe, si dhe midis Bizantit, filluan të paraqiten kundërthënie serioze. Kjo gjë i dërgoi në mossuksese orvatjet e kryqzatave të reja.

Si rezultat i dobësive të mbrendshme të shteteve kryqtare nga njëra anë dhe i forcimit të emirateve turke si dhe të sulltanatit të Egjiptit nga ana tjetër, pushtuesit feudal europian, nga mesi i shekullit XII filluan të humbasin krahinat njëra pas tjetrës.

Emiri i Mosulit pushtoi Edesën në veri, ndërsa sulltani i Egjyptit, që ishte shteti më i fuqishëm në Mesdheun lindor, pushtoi shumë zotërime të kryqtarëve, duke përfshirë këtu edhe Jerusalemin.

 

 

 

 

 

Sundimtari Salajdin

 

Të gjitha emiratet arabe atëbotë ishin vënë nën sundimin e një sundimtari, Salajdin (Salah-a-d-in). Salajdini ishte një komandant trim dhe shumë i zoti.

Muslimanët i bindeshin verbërisht, dhe në te kishin besim të pakufishëm.

Emri i tij u shtinte frigën në palcë të gjithë të krishterëve. Salajdini u shpalli kryqtarëve “luftë të shenjtë”. Kalorsia feudale nuk arriti dot të bashkohej dhe kështu Salajdini siguroi shumë fitore. Më e njohur ishte ajo në Tribijade në afërsi të Hatinit (1187). Kalorësia kryqtare u thye totalisht, ndërsa mbreti i Jerusalemit u zu rob. Po në këtë vit, Salajdini pushtoi Jerusalemin. Humbja e Jerusalemit priti idenë për organizimin e kryqëzatës së tretë (1189-1192). Në këtë kryqëzatë morën pjesë tre sundimtarë shumë të njohur europian, mbreti i Gjermanisë - Frederik I Barbarosa, mbreti francez Filip II Augusti dhe mbreti anglez Riçard I Zemërluani.

Në verën e vitit 1189 Frederiki I Barbarosa, i cili kishe zgjedhur rugën nëpër Hungari, hyri në Ballkan. Ai kishte bërë përpjekje për të bërë marëveshje me perandorin Bizantin, dhe në vjeshtën e vitit 1188 kishte nënshkruar një traktat në Nyrnberg, për kalimin e ushtrisë së kryqtarëve gjerman. Por, kjo nuk zhduki dyshimet e bizantinëve. Në fakt Barbarosa filloi tratativa jo vetëm me bizantin, por edhe me miqt e perandorisë bizantine, të cilët i ndeshi rrugës për në tokën e shenjtë dmth me serbët dhe me Sulltanin e Ikonit.

Arrdhja e Barbarosës aq sa ishte e pëlqyer për bizantin po aq ishte e mirëpritur për sllavët e jugut. Tensioni i pashmangshëm midis bizantit dhe perandorit gjerman nuk mund të favorizonte pozicionin e politikës serbe, nuk ishte mundur më, pasi Hungaria tashmë kishte marrëdhënie me bizantin, dhe nuk kishte pse ti trembej më.

 

Andaj,  Stefan Nemanja kërkoi mbështetje tek perandori i fuqishëm gjerman dhe shembullin e tij e ndoqi edhe Bulgaria. Në Nish , Barbarosa u prit  me nderime nga Nemanja dhe filloi tratativa  si me zhupanin e madh të  Serbisë, ashtu edhe me të dërguarin bullgar. Serbia  dhe Bullgaria u betuan për besnikëri dhe nënshkruan aleancën kundër  Bizantit.

Natyrisht, këto tratativa në Konstantinopojë shkaktuan një përshtjellim të madh. Qeveria  bizantine  u hodh në krahët  e Salajdinit, armikut të përbetuar të kryqtarëve. Ai ripërtëriu traktatin e aleancës së arritur në kohën  e  Andronikut I, i cili synonte të pengonte kalimin e ushtrise kryqtare gjermane. Marrëdhëniet midis Bizantit dhe perandorit gjerman  arritën kulmin e tendosjes.

Frederiku pushtoi Filipopolin sikur të ishte qytet antik . kjo ngjarje u pasua me një sërë shkëmbimesh të letrave të ashpëra, të cilat nuk kursenin as fyerjet e sharjet.  Puna vajti deri aty saqë Barbarosa vendosi ta mposhtë Konstantinopojën. Pas marrjes së Andrianopojës, ku perandori gjerman sërish  takoi ushtrinë serbe dhe bullgare, ushtria e tij  marshoi drejt Konstantinopojës, ndërsa i biri i tij, Henriku, u dërgua të bllokojë nga ana e detit me flotë kryeqytetin bizantin.

Isaku II u dorëzua, ndërsa në shkurt të vitit 1190 në Andrianopojë u nënshkrua një traktat, me të cilin perandorit gjerman iu premtuan anije për t’i kaluar trupat e tij në Azi të Vogël, si dhe ushqim me çmim të ulët.  Si garancë lanë pengje të rangut të lartë. Në këtë mënyrë, të gjitha kërkesat e Barbarosës u plotësuan dhe Bizanti u detyrua të përkulej para fuqisë së perandorit  Gjerman. Në pranverë, Frederiku së bashku me ushtrinë e tij kaloi në Ai të Vogël, dhe mënjëherë iu drejtua tokës së shenjtë, të cilën as nuk arriti ta shoh, pasi që vdiq duke u larë në lumin Oront në Kiliki.

Ekspedita e mbretërve të Anglisë dhe francës, e cila ndoqi rrugën detare për në Palestinë, nuk i krijoi shqetësim perandorisë byzantine, pasi që nuk kishte interesa në vende kaq të largëta. Por, edhe ndërmarrja e tyre dështoi.   Me paqen e vitit 1192, Salajdini mbajti Jerusalemin ndersa zotërimet latine u kufizuan në një brez të ngushtë tokash midis Jafës dhe Tirit.

Më shumë se vetë kryqëzata ishte një aksion anësor, i cili e preku drejtëpërdrejtë Bizantin. Bëhet fjalë për pushtimin e Qipros nga Riçardi Zemërluani, i cili  zuri rob Isak Komnenin dhe i dorëzoi ishullin në fillim Urdhërit të Tempullarëve dhe pastak (1192) ish-mbretit të Jerusalemit, Guidit të Luzinjanit. Që nga ajo kohë Qiproja ngeli në duar të perëndimorëve.

Pas nisjes dhe vdekjes tragjike të Barbarosës, Bizanti mundi t’i kushtohej përsëri çështjeve ballkanike. Pa humbur kohë, Isaku II u nis kundër Bullgarëve, të cilët ishin derdhur në Thrakejë, kundër serbëve të cilët kishin përfituar nga lufta midis perandorive për të shkatëruar qytetet e rëbdësishme si Sofjen, Shkupin, Prizrenin, etj.

Stefan Nemanja u mund buzë Moravës në vjeshtën e vitit 1190, dhe qe  drtyruar të nënshkruajë traktat paqeje,  me çka do të premtonte kthimin e tokave, të pushtuara  gjatë viteve të fundit, por pushtimet e mëparshme do t’i ngelnin. Por, fitorja e perandorit nuk duket të ketë qenë aq e  madhe sa ç’thonë burimet bizantine. Nga ana tjetër, përfundimi i një traktati formal të paqes do të  thoshte njohje e hapur e pavarësisë shtetërore të Rashkës, dhe ky akt u vulos me lidhjen martesore midis familjeve mbretërore, me ç’rast Stefani, djali i dytë i Nemanjës u martua me mbesën e perandorit, Evdokinë dhe  mori titullin e lartë të sebastokratit.

 

 

Kryqëzata e katërt (1202-1204)

 

Në fund të shekullit të XII dhe në fillim të shekullit të XIII kasha katolike dhe papati duke mos hequr dorë nga planet e tyre pushtuese zhvilluan një veprimtari të gjallë për organizimin e kryqëzatave tjera. Thirjeve të papaë iu përgjigjën shumë feudalë Nga Franca, Italia dhe Gjermania, të cilët morën pjesë në Kryqëzatën e Katërt ( 1202-1204).

Pjesëmarrësit në kryqëzatën e katërt vendosën që të niseshin Nga Venediku nëpër det dhe të pushtonin Egjiptin, pas të cilit do ta kishin më lehtë të merrnin edhe Jerusalemin, i cili ishte nën zotërimin e tij. Por, tregtarët dinak venedikas arritën t’i shfrytëzonin kryqtarët, kryesisht në interres të tyre dhe i drejtuan ata kundër Egjiptit, me të cilin Venediku zhvillonte tregti të gjallë, por edhe kundër Bizantit, i cili ishte rival tregtar i tyre.

Kryqëtarët e grumbulluar në Venedik pranuan propozimet e dogjit për të ndihmuar Venedikun që të pushtonte Zarën, e cila kishte pavarësinë nga Hungaria. Që këtu filloi devijimi objektiv i kryqëzatës. Duke  u vënë në shërbim të Venedikut, kryqtarët luftuan kundër Hungarisë së krishtere, megjithëse mbreti hungarez  ishte vetë pjesëmarrës në kryqëzatat. Në nëntor të vitit 1202 pushtohet Zara, përkundër asaj se popullsi vendase kishte vendosur mbi mure figurën e gozhduar të krishtit. Ky episode  ishte preludi simbolik i kësaj kryqëzate.[1] Pastaj, duke përfituar nga luftat që bëheshin për fronin e perandorit bizantin, tregtarët dinak venedikas I bindën kryqtarët që karshi një shpërblimi të madh të ndihmonin për kthimin në front ë dinastisë së  Engjëllorëve. Papa i Romës pasi mori premtimin se në rast suksesi, kisha greke  do t’i nënshtrohej Romës, ai do të sakrifikojë  “çlirimin e varrit të zotit”.

Në vitin 1203, kryqëtarët u futën në Konstantinopojë dhe rivendosën në fron perandorinë e rëzuar nga dinastia e Engjëllorëve. Perandori burracak Aleksi III ia mbathi duke marrë me vete thesarin. I vërbëri Isaki II u vu përsëri në fron, ndërsa I biri I tij Aleksi IV, i cili ishte marrë në mbrojtje nga kryqtarët, u emërua bashkëperandor. Aleksi IV u ndodh sakaq në mes dy zjarreve.

Nga njëra anë kryqtarët dhe venedikasit kërkonin të paguheshin menjeherë dhe hudhën poshtë me kërcënim lutjet e tij për shtyrje të afatit, ndërsa nga nan tjetër popullata byzantine protestonte kundër këtij perandori, i cili kishte sjellur kryqtarët në tokat byzantine dhe kishte kthyer veten dhe popullin e tij në skllavë të latinëve. Në fund të janarit 1204, në Konstantinopojë shpërtheu një kryengritje dhe Aleksi IV, jo vetëm që humbi kurorën që e kishte  fituar me shumë përpjekje, por edhe jetën, ndërsa pak më vonë në burg vdiq edhe I ati I tij. Froni u zu nga Aleksi V, Duka Murzufi, dhëndër I Aleksit III dhe burr I Evdokisë së dikurshme të sovranit serb, Stefanit.

Në Bizant edhe një herë filluan prirjet antilatine, por kjo nuk bëri gjë tjetër vetëm e përshpejtoi aktin final të tragjedisa. Kryqëtarët rrëmbyen përsëri armët kundër kryeqytetit bizantin. Kësaj radhe Konstantinopoja u rrethua, jo vetëm  për të vendosur aty një qeveri bizantine, por edhe për të krijuar një perandori latine  mbi rrënojat e asaj bizantine. Nën muret e kryeqytetit bizantin , kryqtarët  dhe venedikasit nënshkruan një traktat. Ky traktat përcaktonte në detaje mënyrën se si  do të ndahej perandoria byzantine pas pushtimit, dhe si do të krijohej një perandori e re latine në Konstantinopojë. Pastaj u dha sinjali i sulmit  dhe ndodhi ajo që pritej të ndodhte.

Më 13 prill 1204, kryeqyteti bizantin u dorëzua përballë epërsisë së kundërshtarit. Pushtuesit u derdhën në Konstantinopojë. Në këtë mënyrë, qyteti i cili nuk kishte njohur pushtim të huaj që nga koha e Konstantinit të Madh, që i kishte bërë ballë sulmeve të rrepta të persianëve, arabëve, avarëve e bullgarëve, ran ë dorë të kryqtarëve e të venedikasve. Për tri ditë me radhë, kërdia dhe plaçkitjet mbretëruan në Konstantinopojë.

Thesaret më të çmuara të qendrës më të madhe kulturore të botës asokohe u ndanë midis pushtuesve dhe u shkatëruan barbarisht . “ Që nga koha e krijimit të botës nuk ka ndodhur të bëhet një plaçmuara të qendrës më të madhe kulturore të botës asokohe u ndanë midis pushtuesve dhe u shkatëruan barbarisht . “ Që nga koha e krijimit të botës nuk ka ndodhur të bëhet një plaçkë aq e madhe në një qytet “,   shkruante historiani i kryqëtarëve. “ edhe myslimanët janë më njerëzorë dhe të mirësjellshëm se këta njerëz që mbajnë kryqin e krishtit në krah”, vërejti një kronist bizantin. Pas ndarjes së plaçkës,  erdhi radha e ndarjes së Perandorisë Bizantine, gjë e cila vulosi fundin e saj, dhe që detyroi për më shumë se gjysmëshekulli forcat restauruese byzantine të mërgojnë  nga qendra drejt provincave periferike.

Papati në kohën e Kryqëzatës së Katërt bashkëpunoi fshehurazi për sulmin e kryqëtarëve  mbi Konstantinopojën, të cilën gjë u përpoq ta shfrytëzonte në interes të realizimit të programit të vetë teokratik. Në krye të kishës së Bizantit u vu një partiak i ri , përfaqsues i kishës katolike. Krijimi i Perandorisë Latine i solli  më shumë përfitime Venedikut, i cili pushtoi më se 3/8 e territorit të saj, aty ku përfshiheshin pikat më të rëndësishme bregdetare.

Në vitin 1205, Venediku pushtoi Durrësin dhe krijoi dukatën e Durrësit. Në jug të kësaj dukate pushtoi Vlorën, Janinën, etj., duke vazhduar kështu përpjekjet për të pushtuar krahinat e brendshme shqiptare, sidomos shtetin e Arbërit. Mirëpo, Perandoria Latine nuk arriti të ishte e qëndrueshme. Popullsia vendase i urrente feudalët evroperëndimorë që i grabisnin ata pa mëshirë.

Përpjekjet e kryqtarëve  për të zgjeruar edhe më tej zotërimet e tyre u ndeshën me qëndresën e vendosur të shqipëtarëve, të cilët nuk lejuan vendosjen e sundimit latin në tokat shqiptare.

Nga Lindja, Perandorinë latine e sulmonin bizantinët, të cilët kishin themeluar Perandorinë e Nikesë në veriperëndim të Azisë së Vogël. Këto lufta e dobësuan mjaftë atë, dhe në vitin 1261 Perandoria Latin era, ndërsa Perandoria byzantine që  u rivendos nuk qe në gjendje  ta merrte veten nga pasojat e Kryqëzatës së Katërt. Në të ardhmen ajo përfaqsonte vetëm hijen e fuqisë dhe madhështisë së saj të mëparshme.

 

Fushata e fundit Kryqëtare

 

 

Në ndërkohë, aksionet e kryqtarëve në Siri dhe Palestinë shkonin zi e më zi. Nuk kishte më asnjë shpresë për çlirimin e Jerusalemit. Në Evropë filloi të përhapej një parullë se mëkatet kurrë nuk do të mund t’i çlironin vendet e shenjta, dhe se këtë veprim do të mund ta kryenin vetëm fëmijët, me shpirtin e tyre të pastër e pa mëkate, gjë që nuk mund ta kryenin “ mëkatarët ” e mëdhenj.

Në vitin 1212, rreth 30.000 fëmijë u nisën prej Marsejit drejt Palestinës, porr në të vërtetë, një pjesë e tyre u shitën në Egjipt si skllevër nga pronarët e anijeve, ndërsa pjesa tjetër u mbyt në stuhinë e valëve të Mesdheut. I tmershëm ishte gjithashtu edhe fati i atyre fëmijëve të cilët u mblodhën në Gjermani. Dërgimin e fëmijëve e kishin organizuar vetë pronarët e anijeve, të cilët kishin planifikuar t’i shitnin.

Me arritjen e fëmijëve në Itali të jugut, ipeshkvi vendas ndaloi dërgimin e tyre në Palestinë. Ai kishte urdhëruar që t’i kthenin  ata në shtëpitë e tyre. Por, shumica e tyre, nga mundimet e mëdha ngelën rrugëve.

Në shekullin e XIII u ndërmorën edhe disa fushata të njohura kryqtare. Mirëpo, ato me asgjë nuk ndryshuan pozicionet në lindje. Gjatë kohës së fushatës së V-të kryqtare (1217-1221), kryqtarët anglezë, gjermanë, holandezë dhe hungarezë arritën që pas një rrethimi të vazhdueshëm të pushtojnë  kështjellën e rëndësishme të Damatës (1219), e cila paraqiste çelësin e rrugës për në Egjipt. Por, zënkat e brendshme dhe komanda e keqe sollën më pas deri te disfatat luftarake që i detyruan kalorësit të lëshojnë vendin. Gjatë viteve 1228-1229 u zhvillua fushata e VI-të kryqtare. Atë e udhëhiqte perandori gjerman, Frederiku II, ndonëse në ushtrinë e tij kishte kalorës gjermanë, francezë, anglezë e italianë.

Duke u nisur për në Siri, Frederiku II, shfrytëzoi luftën në mes Egjiptit dhe Damaskut dhe bëri marrëveshje me sulltanin e  Egjiptit, sipas së cilës, Jerusalemi dhe disa qytete të tjera në Palestinë kaluan në duar të Perandorit, ndërsa ai obligohej që të përkrahte sulltanin në luftë kundër armiqëve të lindjes. Megjithatë , më 1224, myslimanët përsëri pushtuan Jerusalemin.

Së shpejti pas kësaj, Papa Inocenti organizoi Kryqëzatën e VII-të (1248-1254) të drejtuar kundër Egjiptit. Pjesëmarrës të kësaj fushate ishin kalorësit francezë, të udhëhequr nga mbreti francez Klovdiku IX, i cili synonte  që përmes pushtimeve të reja në lindje, t’i sigurojë Francës pozitë më të fortë në Afrikën Veriore, me të cilën janë të lidhura ngusgtë qytetet e Francës Jugore nëpërmes marrëdhënieve tregtare.

Kryqëzata e VII-të mbaroi me disfatë të plotë .  Kështu ishte edhe  rezultati Kryqëzatës së fundit, të tetë me radhë , e cila u organizua më 1270, nën udhëheqjen e të njëjti, Klovdikut të IX.. flota e kryqëtarëve u nis në drejtim të Tunizisë. Së shpejti, pas zbarkimit në breg, në mes të kryqtarëve u përhap epidemia, nga e cila vdiq vetë Klovdiku IX.

Ushtarët që shpëtuan u kthyen në Evropë. Pas kësaj disfate thirhet e papatit të kryqëzatave të reja ishin të pasuksesshme. Një psa një, sundimet e kryqtarëve kaluan në duar të myslimanëve. Në vitit 1268 ushtria egjiptiane pushtoi Antiokën, më 1289 Tripolin, më 1291 ra edhe qëndresa e fundit kryqtare, akra. Mbretëria e Jerusalemit pushoi së ekzistuari. Kryqtarët ngelën të sundonin vetëm në ishullin rodos, kun ë fillim të shekullit XIV u forcuan hospitalerët dhe në Qipro kryezotëruesi i saj mori titullin  mbreti i Jerusalemit. Mbretëria e Qipros vazhdoi së ekzistuari deri në fund të shekullit XV, kur iu bashkangjit sundimit venedikas.

 

Rezime

 

Fushatat kryqtare  ( gjithesej tetë) të organizuara gjatë shekujve XI-XIII përfshinë tërë hapësirën e Mesdheut. Këtu u ndeshën fuqitë më të mëdha të botës perëndimore e lindore. Ato ngritën në këmbë, jo vetëm shtresat qytetare evropiane, por edhe ato lindore. Megjithatë, edhe pse në aspektin ushtarak u shprehën në mënyrë më të ashpër ndaj popullatës vendase, ato prapëseprapë arritën një integrim midis botës perëndimore dhe asaj lindore. Në këtë aspekt  duhet të theksohen  zotërimet e rrugëve tregtare nëpër Mesdhe nga shtetet evroperëndimore, sidomos Venediku, Gjenova, Marseji, Napoli, të cilat paskëtej përforcuan lidhjen tregtare midis lindjes dhe perëndimit. Në lindje, kryqtarët u njohën  dhe përvetësuan punët e avansuara në lëmejt e bujqësisë, zejtarisë dhe artit.

Ndryshe nga shumë ngjarje historike mesjetare, për kryqëzata janë ruajtur monumente të shumta të shkruara në gjuhë të ndryshme si: arabe, latine, greke dhe të tjera, të cilat fliteshin në trevat e Mesdheut.

 



 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx