E merkure, 22.05.2024, 11:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Piktori Jetullah Haliti shpallet “Ambasador i Paqes”

E enjte, 07.04.2011, 07:51 PM


PIKTORI JETULLAH HALITI – ETI SHPALLET AMBASADOR I PAQES

 

Federata Universale e Paqes dhe Federata internacionale ndërfetare për paqe në botë,  kanë nderuar me Mirënjohje “Ambasador i Paqes” piktorin e njohur shqiptar, Jetullah Halitin - ETI-n, mbështetur në kontributin dhe përkushtimin e tij ta pashoq që përmes veprimtarisë artistike t’ i afirmojë idelaet për paqe, humanitet dhe harmoni mes njerëzve, që, ky piktor i përmasave ndërkombëtare ka manifestuar në veprat e tija artistike, sidpmps në ciklin “Pëllumbat e Paqes”.

Kjo Mirënjoje,e cila Jetullah Halitit ju dha më 18 Mars 2011, është në vazhdën e një serë nderimeve të tilla që ju kanë bërë ETI-it viteve të fundit, deri edhe tek propozimi i një asociacioni zviceran që e pat propozuar edhe për Çmimin Nobel për Paqe.

 

Për të parë se kjo Mirënjohje nuk është e rastit, po japim një kronologji të veprimtarive të këtij piktori përmasash ndërkombëtare i cili veçmas viteve të fundit u  shqua me veprimtarinë e zhvilluar në kuadër të Akademisë Europiane të Arteve me seli në Bruksel, ku udhëheq Komitetin shqiptar.

 

VEPRIMTARIA ARTISTIKE E JETULLAH HALITIT – ETI –it

 

Është i  lindur më 20 Nëntor 1945 në fshatin Haxhaj – Gjilan, KOSOVË.

 

Ø      Ka mbaruar Fakultetin e Arteve Figurative në Universitetin e Prishtinës, ndërsa Studimet Pasuniversitare në Beograd

Ø      Është anëtar i ShAF të Kosovës dhe UNESCO-s në Paris.

Ø      Prej vitit 1985 mban statusin e piktorit të pavarur i cili edhe kalon nëpër Evropë për t’u prezentuar si artist i lirë.

Ø      Brenda dhe jashtë vendlindjes ka realizuar 90 ekspozita personale, ka marrë pjesë në më se 200 ekspozita kolektive në Evropë dhe Kontinente të tjera.

Ø      Ka trajtuar më se 100 cikle në 10 teknika të ndryshme, të pikturës, grafikës skulpturës dhe vizatimit.

Ø      Në opusin e tij kreativ janë botuar më se 500 artikuj në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare duke marr shumë vlerësime pozitive.

Ø      Merret me kritikë dhe vlerësime figurative në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtar.

Ø      Aktualisht ka të regjistruar në Luksemburg (për vendet Benelukse dhe Evropë) INSTITUTIN E ARTEVE PROFUNDIST – ETI.

Ø      Është themelues i Profundizmit – stil i ri që përfaqëson Post-Modernën, përmes një metode krejt tjetër në Artet Figurative Botërore.

Ø      Është autor i një projekti të madh Pedagogjiko-Didaktik i titulluar “EMANCIPIMI I BREZIT TË RI NËPËRMJET EDUKATËS SË ARTEVE FIGURATIVE”, fragmente nga i cili projekt janë botuar nëpër revista të ndryshme shkencore e pedagogjike brenda tri dekadave të fundit, këtë projekt Eti është duke e vazhduar edhe më tutje.

Ø      Për ciklin e tij famoz “PËLLUMBAT E PAQËS“ është propozuar nga institucione të mediave publike dhe kritik të ndryshëm evropian të artit si kandidat për „ÇMIMIN NOBEL PËR PAQË”, është i pari kandidat nga artet figurative i cili propozohet për këtë çmim.

Ø      1997 shpërblehet me “MEDALJEN E ARTË“ në Sallonin e 27-të Ndërkombëtar të Akademisë Evropiane të Arteve në Belgjikë.

Ø      1997 merr titullin AKADEMIK EVROPIAN  nga Akademia Evropiane e Arteve.

Ø      1998 shpërblehet me „MEDALEN E ARTË“ në Sallonin e 28-të Ndërkombëtar të A.E.A. po ashtu në Belgjikë.

Ø      Po ashtu më 1998 A.E.A. e nderon me „DIPLOMËN E KALORËSIT TË NDERIT“ në radhët e Arteve Evropiane.

Ø      1999 shpërblehet me "MEDALJEN E ARGJENDËT“ në Sallonin e 29-të A.E.A. në Belgjikë

Ø      1999 shpërblehet me “MEDALEN E ARGJENDËT“ të A.E.A.-Komiteti Kombëtar Françez në Paris.

Ø      1999 shpërblehet me “MEDALEN E ARGJENDËT“ të Sallonit të I-rë të Komitetit Kombëtar Zviceran të A.E.A.

Ø      2000 shpërblehet me “MEDALEN E ARGJENDËT“ në Sallonin e 30-të Ndërkombëtar të A.E.A. në Belgjikë

Ø      Gjithashtu personaliteteve botërore u ka bërë thirrje që të angazhohen për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, nga të cilët edhe ka marrë përgjigje me shkrim.

Ø      Çmimin e I-rë për pikturë në manifestimin tradicional "Flaka e Janarit – 2001" në Gjilan.

Ø      2000 ka regjistruar në Luksemburg „Institutin Profondist – ÉTI“ për vendet Beneluxe dhe tërë Europen.

Ø      2001 shpërblehet me „Medaljen e Artë“ në Sallonin e 13-të Ndërkombëtar të A.E.A. në Belgjikë.

Ø      2001 zgjidhet Nënkryetar i Unionit të Artistëve Pa-Kufij me seli në Luksemburg.

Ø      2002 shpërblehet me „Medaljen e Artë Internacionale“ në Sallonin e 32-të të A.E.A. në Belgjikë.

Ø      2002 zgjidhet Kryetar-Themelues i Komitetit Kombëtar Shqiptar, të Akademisë Evropiane të Arteve, me seli në Gjilan, Kosovë.

Ø      2003 shpërblehet me ‚’MEDALJEN E ARTE’’ në Sallonin e 33-të me radhë të Akademisë Evropiane të Arteve në Belgjikë

Ø      2004 shpërblehet me MEDALJEN E ARTË në sallonin e 34 me radhë të AEA-së – Belgjikë

Ø      2005 po ashtu shpërblehet me MEDALJEN E ARTË dhe fiton „ÇMIMIN e I-rë PUBLIK“.

Ø      2006 shpërblehet me MEDALJEN E ARGJENTË në sallonin e 36 të AEA-se në Belgjikë

Ø      2007 Shpërblehet me MEDALJEN E ARIT INTERNACIONALE në sallonin e 37 të AEA- se në Belgjikë

Ø      2007 Në të njejtin vitë dhe sallon shperblehet me kupën nderkombëtare të AEA-se për rezultate të arritura dhe prezentim të suksesshëm të seksionit Shqiptarë të AEA-se.

Ø      2008 Shpërblehet me Grand Prix – Medaille De Vermeille  me bustin e Skenderbeut në bronz në Sallonin e 38 të A.E.A

Ø      2009 Shpërblehet me MEDALJEN E ARIT INTERNACIONALE në sallonin e 39 të AEA-se në Belgjik.

Ø      2009 Organizon 6 ekspozita personale në Shqipëri: Elbasan (prill), Durrës (maj), Fier (qershor), Korçë (korrik), Pogradec (gusht), Gjirokastër (shtator) dhe në Kosovë në Istog ekspozitë permanente, Gjilan në Universitetin Mbretëror. 

Ø      Aktualisht është profesor në Universitetin e Prishtinës,ligjëron Metodikën e Aritit Figurativ, Artet e bukura, Loja dhe lodrat.

Ø      Poashtu në këtë vit A.E.A. e shpall artistin më të suksesshëm në kandidaturën prej 5 artistëve europian.

Ø      2010 Ekspozitë personale në muzeun e Kosovës gjatë muajit Prill, e 89 e rradhës.

Ø      Çmimi Grand – Prix i ndahet në Sallonin e 40 të A.E.A. Belgjikë, në muajin Maj

Ø      Tani kjo ekspozitë e Durrësit në Galerinë Jozef është e 90 e rradhës, 20-29 gusht 2010.

Ø      2011 Shpallet “Ambasador i Paqës”  nga Federata Internacionale për Paqë, në kuadër të KB.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora