E enjte, 01.05.2025, 07:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Doli nga shtypi revista mbarëkombëtare ''Shenja''

E shtune, 09.04.2011, 07:49 PM


DOLI NGA SHTYPI REVISTA MBARËKOMBËTARE “SHENJA”

 

Nga Milazim KADRIU

 

Periodikut shqiptar i është shtuar edhe një revistë e re e titulluar “Shenja” që mban atributin “mbarëkombëtare”, sepse do të qarkullojë dhe vjelë artikuj njësoj në të gjitha trojet shqiptare – Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Në revistën “Shenja” mund të gjenden tema nga politika,ekonomia,kultura etj. Projekti i kësaj reviste ka lindur nga entuziastë të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët besojnë në vlerat e integrimit brendashqiptar, në fuqizimin brendakombëtar pa deklarime folklorike e populiste, por thjesht duke dhënë mesazhin se shqiptarët kanë mundësi të bëjnë diçka të përbashkët, që mbi të gjitha do të jetë shqiptare. Numri i parë i kësaj reviste në plan të parë e ka imazhin e Adem Jasharit. I kushtohet pikërisht marseve shqiptare, që nga 1981-shi e këndej. Madje, një pjesë bukur e mirë e faqeve të këtij numri merren kryesisht me “marsin shqiptar”. Në këtë temë shkruajnë  Sabile Keçmezi-Basha, Ismail Syla (Kosovë), Marenglen Verli (Shqipëri) dhe Safet Hyseni (Maqedoni).Në pjesën e opinioneve politike dhe ekonomike me shkrime prezantohen Enis Sulstarova, Koço Danaj, Ervin Hatibi, Alban Bala (Shqipëri), Xhabir Ahmeti, Kim Mehmeti, Bilall Kasami e Ismail Sinani (Maqedoni), Sylë Ukshini e Nexhat Ibrahimi (Kosovë) dhe Latif Mustafa (Preshevë). Revista ka 124 faqe, ku në dhjetëra faqe mund të gjeni shkrime nga kultura,arsimi, historia dhe albanologjia, për të cilat kanë shkruar Musa Kraja, Xhevat Lloshi, Milazim Krasniqi, Izaim Murtezani, Qerim Lita, Ledia Dushku, Shkëlzen Halimi, Ermir Hoxha, Evis Halili, Laura Papraniku, Nada Dosti, Redi Shehu, Ergys Mërtiri etj.

 

Themelues të revistës janë Afrim Gashi dhe Zeqirja Ibrahimi nga Shkupi, ndërsa  botohet nga SHQK “Vizioni M” – Shkup. Në redaksinë e revistës mujore “ Shenja” nga Shqipëria janë Ermir Hoxha dhe Nada Dosti,  nga Kosova Nuredin Ahmeti.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx