E hene, 29.04.2024, 05:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Yll M. Lajçi: Te pusi i Vjosës

E hene, 11.04.2011, 07:44 PM


YLL  M. LAJÇI

 

TE  PUSI  I  VJOSES

 

 Me puhinë e erës ngrihen prej hullive blejtë të mëdhenj të mjegullës si fantazma shkojnë andej ka frynte era dhe madje në kristaltë t’ima të zbardhemta ?si riza,të varura në mjekër mustaqe e qime të kalit.Kjo është ajo që po e them unë ?  mos paçim miza,do të kemi brymë! Këmbët te ngrihen,sytë të përloten.Tashmë as rakia nuk mundet me i nxehë zemrat dhe ti shikon anëve me padurim a thua do të shohësh kund ndonjë shtëpi dhe zot shtëpie që do musafirë.Eja vetëm në mbrëmje,atëherë kur ata nuk të presin,dhe do të takoj një nuse mu në rrugë me pish në dorë.Tjetra rri në pemishte,e treta para arit,e katërta largon qetë,e pesta është në kuzhinë,e gjashta në dhomën ku të çojnë krushq të tanë! Gjyshi ishte … si me ju thanë,e dini burrë i vjetër gati fëmijë! Zëmërohej ndonjëherë edhe për imtësinë më të vogël,shante,bërtiste,nxehej e besa nganjëherë edhe sillte.E ndonjëherë tjetër,prapë ishte i butë si pambuku,vetëm kërkonte me i ledhatua fëmijët,u jepte nga dhjetë para dhe për kurgjë send fillonte me qa? thoshte për shembull? Qe,unë mbeta si druri i thatë në mal! - dhe ija kriste vajit.Rinia - marrja,pleqnija - dobësia! Askush nuk e tha as një fjalë - Të githëve ju kishte hy një farë frike,e mbi te gjitha fjalët e gjyshit?E Graniti iku në mal.E futi kryet te një cung.Kot e kishte gjumi s’është plaf e kur te duash me e qit në krye.Dhe e vuri Vjosën me fjetë.- Pse kotesh,mori Vjosë,kur  unë urdhëroj këtu? Mos po donë me të vra zoti?

Hëna ndriçoi si në mesditë.Gjithçka kishte vdekë,por së shpejti u  ngjallë,e në zemren e Vjosës thurej e bënte çerdhen gjithnjë e më shumë diçka e vdekur.

Kështu nuk mund të rrinte por çka të bënte? – Me u kthye te baba – çka me i thanë? E nata pushonte gjithnjë e më tepër dhe më në fund do të kalonte edhe ajo,do të shkëlqente dita dhe do të nxehë dielli,e ajo fatkeqja,kënd ka me shikua? – Me u tërbua edhe me tepër – kur do të mundet më tepër? Me u pajtua – si ? Vallë a të përulej? Aha! Mendimet ndërthurshin si fijet e qylymit,përzijshin,qajshin? lodhja i pushtonte epshet,dashurinë,urrejtjen.Kur me kapakët e syrit nuk mundeshin me u mbyllë – atëherë iu dukë aq e rënd,e padurueshme dhe e gjatë kjo kohë,sa i dukej se me një të rame kishte frikë prej mallkimit të tij! Vjosa u çua,e shikoi fytyrën e errët të petrijes sipër vetës.Befas iu rrutullue diçka në krahënor.Krejt papritmas dhe me një fuqi shumë të madhe,të pafundme,njëfarë teli kristian tingëlloi në krahinorin e saj? Petrija nuk tha kurgjë.E hulli hunin dhe u nis.- Petrije! Petrija u tremb dhe u ndal si e ngjueme.Ozot,shih çfarë ëmbëlsinë e re! ?farë mendimesh janë këto,ku po e çojnë tash këto? – Petrije,moter,më fal! Zemra e gruas u zbut,u dridh u shkri? Vjosë shpirt ,te qoftë falë prej zotit!- Petrije motër … Ajo e kapi për dore,e vuri afër vetës e përqafoi dhe të dyja ia krisën vajit,sa ëmbël qajshin- si foshnje ! Gjithçka heshte,nuk dëgjohej gjë në fytyrë të tokës;vetëm ato të dyja ishin përqafue e qajshin dhe putheshin.- E gjyshi? – Gjyshi është shpirt,plak dhe i mirë.Vetëm shko tit e ai,ashtu vetëm ,dhe ke me pa?- MIrë,po shkoj… Lamtumirë,zemea ime,në qoftë se vdes… Petrijaia vuri dorën ngojë.

Vkosa e hoqi dorën dhe ia mbështjelli vetes rreth qafës.- Në qoftë se vdes,mos më përmend për të keqe.E tash shko,të lutem!Nuk të lë unë ty as të jem gjallë,por ,unë po të lutem,si zotit që i lutem.- E ku po shkon ti? – Lëshomë,aq ëmbël po më duket,lëshomë,pashë zotin,lëshom pashë fëminë që e ke lëshomë.Nuk e din se sip o e ndiej vetën.Petrija u largua mbas hajatit me pa se ka po donte me shkua Vjosa.

Por,motra nuk mundi me pa se si shkoi Vjosa te dera e dhomës së gjyshit dhe u ul në prag.As gjyshi nuk kishte mbyllë sytë gjith natën.Kenduan gjelat e parë,lajmëtarët e parë të dritës dhe te jetës së re.Vjosa nuk i ishte dukë kurr kaq burrë kënga e tyre.Gjyshi u que,e qiti krahëvë plafin,bëni kryq,i rrudhi këmbët nën vete dhe mbet vetëm n’errësirë ndejun në shtrat dhe t’u rrutullue gjithfarë mendimesh.Kënduan gjelat e dytë .Gjyshi u çue dhe shkoi në pus.Në prag posa kishte fillua me agu,vërejti një figurë njerui?- Kush je ti aty? – Unë jam,gjysh,Vjosa! Po dua të vdesë! Më fal,në qoftë se mundesh! Gjyshi u mpi dhe u luhat ? – Largohu bijë,është mëka prej zotit! A po e sheh këtë perçe ?As delja nuk e ka ma të bardhë! Vjosa iakapi kindin e gujës të cilin gjyshi e kishte qitë krahëve,dhe e puthi? – Unë kam bë mëkat të madh,unë ta kam ngatërruar shtëpinë.Më falë,pashë zotin! S’ka gjë më të lëhtë se plakun me e bë për vajë.Atë e kapluan lotët.E kapi me dy duart për koke dhe e puthi? – eja këtu! Ajohyri mbas tij në dhomë.

-           Ulu këtu!Ajo u ul në bashkë,e gjyshi në shtrat.- Hajt,qiroje pak atë mollë! Ajo mure me e qirue mollën.Gjyshi i knaqun e shikonte tu e qirue.Të dy heshtshin,nuk flitëshin kurgjë,vetëm zemra e bënte të veten,e dita vinte tu pushtua.Eja tash këtu!Ajo shkoi mbas tij në shtallen e kuajve,ashtu sikurse i tregonte ai.As ajo nuk frikohej gjë,mandej as prej kalit të Etnikut,që donte me e kafshua .- Eja tash këtu! E çoi prap në garazhd të lopëve.Anëtaret e tjerë t’shtëpisë ishin zgjua e tash shkojshin në frikë e sy të zgurdulluem mbas tyne,por ruheshin mirë,që ato mos t’i veshin re.Gjyshiu për ti.Thuese kërcente tu ecë.= Hajt tash n’pus!Erdhën n’pus – Nxirre! Vjosa e nxorri kofën.- Qitëm!Vjosa e largoi zinxhirin dhe tash kofën ia qiti gjyshit,i shprishi flokët dhe mur me e fshi.Lehtë është me fshi ujin,por sytë e plakut janë të dobët dhe lotët pikojshin p ia nda.Gjyshi i pa disa prej tyre nëpër oborr.

  - Hej,ju atje,eani këtu!Pse nuk po laheni! A po e shihni se Vjosa ju prêt me ju qitë! Njëfarë krenarie fëmijnore sundonte në fytyrën e tij.Të gjithëvë,ajo e shreta,do t’ju qesë me i la sytë!E me thanë ajo ndonjiherit ? “Me qitë!”,kishte me u bë kiameti!Burrat e gratë afroheshin me frikë te pusi dhe,si me qenë zotnijsh,secili,mbasi lahej,i thoshte Vjosës.”Faleminderit!” Graniti iu kthjellën sytë.Iu afrue edhe vetë posit,i hapi këmbët,u kërrus përpara dhe i zgjati duart? – Hajde! Ajo filloi me i qitë ujë.Graniti fluturonte tash diku në qiellin e humdët! – Ih,si po qet kështu?Krejt m’i lage! – Nuk lagen jo!Ajo me dorën e majt ia përvëloi mangët e me të djathtën i qite ujë. – Eh qofshi shëndoshë! Petrija vraponteprej një kunate te tjetra dhe krejt e lame me lot,pëshpërite diçka,bënte me dorë dhe rrahte krahnorin.Gjyshi gjithnjë tue luhatë,hyri në dhomën e tij,e çeli arkën dhe e nxori një  gjerdan prej dofarë inxhish t’vjetra.E futi gjerdanin në një shami të vogël në gji dhe erdh prapë te pusi.Të gjithë ishin la.Gjyshii shikoi të gjithë me sy krenare e fëmijnorë.I shkreti,I shkreti plak e asaj askush nuk I qiti?Të gjithë vrapuan te kofja. – Tash ,mbasi po them unë.Tash më pëlqen unë me I qitë.Eja,bija ime,laju!Nuk dihet se a ma fort I dridheshin atij duert a Vjosës zemra.E fshini me shaminë e tij.Ia vari gjerdanin në qafë. – Të gjithë,ajo e shkreta!Porn unë po ju them,kini kujdes për atë që ju kam thënë edhe mbrëmë? “Kushdo që ta kryejë,për çka do,Zoti e vraftë!” O burra! A është e vërtetë se ndonjëherë edeh qielli përnjëmend buzëqesh dhe gëzohet.Dykëmbëshi I shikon,I hap duart dhe ylli I djeg në shpirt,ngritet dhe lidhet për kupën e qiellit, - Po për Zotin!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora