E enjte, 01.05.2025, 07:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: A këndohet përmbi varre?!

E diele, 10.04.2011, 07:54 PM


A KËNDOHET PËRMBI VARRE ?!

 

A ka qenë traditë shqiptare ,

Qoftë kombëtare , qoftë fetare ,

Këngëtarë e këngëtare –

Për t’ kënduar përmbi varre ?!

 

Përmbi varre të dëshmorëve –

N’ manifestimet përkujtimore !

Nëpër  fusha , kodra e  male –

Thua se shkojnë në festivale ?!

 

N’ përkujtime të masakrave –

Mblidhen “yjet” e estradave !

Mezi presin për t’ dalë me këndua –

Para popullit me u promovua !

 

N’ përkujtime vjet për vjet –

Çdo kush qanë mbi varr të vet !

Në çdo stinë e në çdo mot –

Fotografitë i lajnë me lot !

 

Nëna , motra , gra e fëmijë –

Ulë pranë varreve veshë me t’ zi ,

Fotografitë mbajnë në gji ,

Qajnë   t’ dashurit n’ dhe të zi !...

 

Me lot nënat i lajnë varret –

Para tyre dalin këngëtarët !

Shkrihen këngët n’ vaj e n’ lot –

Promovohen për “patriot”!

 

Në këtë “festival këngëtarësh” –

Ngjiten n’ skenë grupe valltarësh !

N’ fytyra t’ përlotura t’ familjarëve –

Hidhet pluhuri i valltarëve !

 

Gjilan, më 08.04.2011.       Demir KRASNIQI

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx