| E diele, 10.04.2011, 07:54 PM |
A KËNDOHET PËRMBI VARRE ?!
A ka qenë traditë shqiptare ,
Qoftë kombëtare , qoftë fetare ,
Këngëtarë e këngëtare –
Për t’ kënduar përmbi varre ?!
Përmbi varre të dëshmorëve –
N’ manifestimet përkujtimore !
Nëpër fusha , kodra e male –
Thua se shkojnë në festivale ?!
N’ përkujtime të masakrave –
Mblidhen “yjet” e estradave !
Mezi presin për t’ dalë me këndua –
Para popullit me u promovua !
N’ përkujtime vjet për vjet –
Çdo kush qanë mbi varr të vet !
Në çdo stinë e në çdo mot –
Fotografitë i lajnë me lot !
Nëna , motra , gra e fëmijë –
Ulë pranë varreve veshë me t’ zi ,
Fotografitë mbajnë në gji ,
Qajnë më t’ dashurit n’ dhe të zi !...
Me lot nënat i lajnë varret –
Para tyre dalin këngëtarët !
Shkrihen këngët n’ vaj e n’ lot –
Promovohen për “patriot”!
Në këtë “festival këngëtarësh” –
Ngjiten n’ skenë grupe valltarësh !
N’ fytyra t’ përlotura t’ familjarëve –
Hidhet pluhuri i valltarëve !
Gjilan, më 08.04.2011. Demir KRASNIQI