E hene, 29.04.2024, 01:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Homazh vëllezërve Kruta

E hene, 11.04.2011, 07:57 PM


 

Luan Çipi

 

HOMAZH VËLLEZËRVE KRUTA

 

Ishin katër vëllezër, po tanimë, nuk janë

Radhë e paradhë, një nga një na lanë

Po, mbetën kujtimet, emrat, të pa shlyer

Njeri  më i ndier, tjetri, më i vyer.

 

Vëllai madh Jorgua,  iku i pari

Mendje e duararti, talent shkencëtari.

E qau gjithë Vlora, mijëra miq e shokë

Gazi dhe hareja, me të, ikën tok.

 

Beniamin kolosin, yllin e pashuar

Nur  për bukuri, për pamje e shtat,

Nuk e tret as dheu, ujin e kulluar

Arbëresh e Toskë, qajnë dit’ e natë.

 

Sos për kompozim, sos për shoqëri

Për aheng e valle, nuk e kishe shokun

Me këngët  arbëreshe, bëre histori

Pa e deshe jetën, siç  e deshe folkun.

 

O, Leandro Kruta, ti boksier i parë,

Mësues pasionant dhe shok i pandarë,

Drejtues, sportist, krye në çdo garë,

Nuk e ndjeve dot, sa shumë të kam qarë.

 

Ja, iku dhe Leka, artisti i shquar

Që dhe rruga qeshte, vetëm nga mimika

Gaztori  i lindur dhe gjithnjë  gëzuar

Qeshjen  e shpërndante, që të ikte frika.

 

Largoheshin hallet, lodhja edhe brenga

Uria, mërzitja, zija, dëshpërimi

Mjerimi dhe vuajtjet, që ishin me dënga.

Kur në mes është Leka, mbretëron gëzimi!

 

Tani, më nuk janë, ikën zunë amshimin

Ikën vëllezërit  Kruta, lart, fluturim

Po ata në qiell ndriçojnë rruzullimin

Për  Vlorën dhe ne, nuk do kenë harrim.

 

Çikago, Mars. 30. 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora