E diele, 28.04.2024, 01:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Vangjush Ziko: Një zog i krisur emigrant

E marte, 12.04.2011, 07:53 PM


Vangjush Ziko

 

NJË ZOG I KRISUR EMIGRANT

 

TREGIM

 

Ai ka qenë xhenier.E kam pasur nxënës në shkollë të mesme.Miq u bëmë në emigrim.Na miqësoi pallati ku banonte ai dhe familja e djalit tim.

Një ditë më ftoi të pimë një kafe në lokali përbri pallatit.Nuk e kundërshtova.Bile,m' u bë qefi.E dija që po më kushtonte disa çaste të vyera nga koha e tij e lirë e kronometruar e mërgimit.Rrallë e shikoje të lirë dhe në shoqëri me bashatdhetarët.Është një bashkëshort dhe prind i përkushtuar.Puna dhe familja janë preokupimet e tija të vetme.Dhe pazaret në fund të javës.Kam përshtypjen se nuk i mbetet fare kohë e lirë të tjerët;sikur kërkon të jetojë i veçuar dhe t' i zgjidhë vetë problemet që mund t' i dalin.

 

Duke surbitur kafenë,më thotë për një vebdim të tij.

-Do të marr shtëpi.

U gëzova.Të marrësh një shtëpi në këtë vend,do të thotë të kesh rregulluar një punë me një rrogë të mirë përmbi mesataren dhe të kesh mbledhur shumën e dollarëve që të kërkon banka si depozitë përpara se të lidhësh kontratën për kredi.

Ai më tregoi një zonë të re ku ndodhej shtëpia që do të blinte.

-Andej sikur nuk ka shqiptarë-vërejta unë kalimthi.

-Prandaj e zgjodha.Dua të jem sa më larg njerëzve të njohur.

Duke menduar se mund të më kishte ofenduar mua,më vuri pëllëmbën e tij mbi dorën time duke dashur të më veçonte nga të tjerët.

Nuk më ardhi mirë.Nuk më pëlqeu kjo ndjenjë për bashkatdhetarët e tij.Zakonisht,njeriu në vend të huaj ka nevojë shumë pë njerëz.

Sikur t' i kishte kuptuar mendimet e mia,ai vazhdoi.

-I dashur profesor.Në këto vjete mërgimi kam arritur në një përfundim.Emigranti,që kur vjen në vend të huaj,,ai vjen për të punuar dhe mbijetuar.Që kur le vendin e tij,ai merr mbi vete riskun e asimilimit.Ai dhe ,aq më tepër fëmijët e tij.Duhet menduar dhe jetuar sa më parë sipas kësaj bote ku kemi ardhur.Shumë gjëra dhe shumë zakone duhen harruar apo ndryshuar..

Nuk fola.E kuptova që ishte e kotë të diskutoje me një njeri që kishte marrë një vendim.Tashi e kuptova fare mirë veçimin dhe vetëizolimiin e tij,që më kishte rënë në sy që më parë.

Qenke dorëzuar,komandant,-i thashë duke buzëqeshur me zor për të mos e shprehur hapur revoltën time.-Kjo do të thotë që me që njeriu ka për të vdekur një ditë,ta mbytë veten në çast.

-I dashur profesor,unë kam qenë xhenier dhe jam mësuar me riskun e vdekjes tinzare.Do të përpiqem ta çminoj jetën time.

U ngritëm.Shkuam tok pa folur gjer në pallati ynë.Morëm ashensorin.U ndamë duke i uruar njëritjetrit natën e mirë.

 

Tërë natën u mora në mendje me mikun tim.Më vinte dhe inat edhe keq për të.Si do të rronte i veçuar.Sigurisht,ai kishte të drejtën e tij që të vendoste vetë për jetën e vet dhe të familjes së tij.Ashtu siç kisha edhe unë të drejtën time morale ta gjykoja.

 

Miku im u shpërngul në shtëpinë e re.

Ardhi një ditë me makinë dhe më mori.M' u bë qefi që ishte rregulluar mirë.Shtëpia ishte komode.Me oborr përpara dhe bashtë prapa.Ishte në një zonë të re të qytetiy tëpopulluar kryesisht me njerëz me ngjyrë.Ai e hiqte veten i kënaqur.E shoqja heshtëte,nuk fliste shumë.Hieja e vetmisë ndjehej jo vetëm në fytyrën e saj,por në tërë shtëpinë.Më treguan dhomat dhe të gjitha të gjitha mjediset,mobiljet dhe pajisjet e reja.Më nxori në bashtën prapa.Më tregoi barbequin5,dy mollë që kishte mbjellë,lulet dhe domatet.Pimë kafenë duke heshtur më shumë se sa duke biseduar.

Kur u largova,sepse pata ndjesinë se po kthehesha nga një përshpirtje.I biri qëndroi ulur përpara kompjuterit dhe nuk ma vari fare.Çupën nuk e pashë.Më thanë se kishte shkuar në njshoqe indiane.

 

Pas një kohe mora vesh nga bashkatdhetarët e pallatit se xhenieri kishte patur një problem serioz.Ata flisni si me një farë shqetësimi,por nuk e fshihnin kënaqësinë e maskuar.E natyrshme.Ai i kishte përbuzur ata,i kishte shpërfillur.Ishte larguar prej tyre.E quanin mendjemadh dhe të fantaksur.Njeri te krisur.E kishte gjetur siç e kishte kërkua!Delen e veçuar e ha ujku.

E bija e mikut tim qe dashuruar me një indian.Miku im,sidomos e shoqja,kishin bërë gjithë përpjekjet për ta larguar nga indiani.Ajo kishte shkuar bashkë me të bijën në Shqipëri.Kishte humbur dhe vitin shkollor e bija.Por nuk e shkëputën dot nga boyfrend-i.

Mikut tim,xheniertit,i kishte plasur mina nër duar.

 

Mora autobosin dhe i vajta në shtëpi një ditë,Tërë rrugën mendoja për mikun tim dhe këmbënguljen e tij pë t' u integruar sa më parë e me çdo kusht në jetën e re.

Nuk i rashë në sy për ato që kisha dë gjuar.Edhe ai nuk më zuri në gojë gjë.Por e shoqja,që dukej sheshit se sa e tronditur që ishte,nuk duroi dot dhe ma zbrazi brengën e saj.

-Ardhëm e u mbyllëm këtej pa njerëzit tanë.indianë dhe zezakë.

Vështrimi autoritar i të shoqit e urdhëroi që ta mbyllte gojën.Por ajo nuk heshti këtë radhë.Nuk iu bind.Kishte mbledhur shumë në shpirtin e saj.Jo vetëm e bija kishte shkuar dhe bashkëjetonte me indianin,por dhe i biri kishte marrë një vendim të papritur.Sa kishte mbaruar kolegjin,u kishte thënë prindërve se po shkonte të jetonte më vete në qendër të qytetit.Desh të bënte jetën qëi pëlqente atij vetë.

I shoqi,miku im,nuk e ndërpreu.Nuk e di.Nuk desh të grindej me të shoqen në sytë e mi,a ndjente se ai sihte shkaktari i brengës së saj prej nëne.Këtë e tha qartë e shoqja në fund të rrëfimit të saj të dhimbshëm.

-Këtu na katandisi mendja e krisur e këtij të çmenduri!

Ajo nuk i mbante dot lotët dhe psherëtimat.U ngrit.Hapi dollapin me duart që i dridheshin.Nxori shishen e rakisë.Mbushi dy kupka dhe më zgjati dhiskun.

-Harrove bonbonet,-e qortoi i shoqi.

Ajo,e drunjosur siç ishte,mori bonbonierën.

Zgjata dorën dhe mora qirasjen.Nuk dija.Të uroja apo të ngushëlloja.

Miku im mori kupkën e rakisë dhe e çoku me timen.

-Ja,mirë se na ardhe,profesor.

-Për të mira dhe gëzime belbëzova unë.

Na uro edhe me një nip-shtoi ai-Çupa është shtatzënë.

 

Ai mori albumin që kishte mbi tavolinë dhe filloi të ma tregonte.Atje ishin fotografitë e prindërve të tij.Fotografitë e martesës.Kishte pamje nga qyteti i lindjes.Ishte edhe fotografia e çiftit të ri.Çupës me indianin.Dukej njeri i irë dhe i qeshur.Fotografinë e diplomimit të djalit e kishte vënë në një faqe më vete...

Nuk e mblidhja dot mendjen.Isha i  i habiturur.I tronditur dhe i turbulluar nga mendimet që më vinin.Më bëri shumë përshtypje albumi familjar.Respekti i tij për prindërit e vdekur;për qytetin e tij të lindjes.Për vete dhe për fëmijët.

Përpara meje kisha televizorin me ekran të madh të markës së fundit dhe mbi të flamurin e vogël kuqezi në një shtizë të ndritur metalike...

Ai,megjithëse kishte zgjedhur rrugën e tij të çuditshme.Ishte ndarë nga emigrantët e tjere bashkëkombas,por nuk ishte ndarë nga patriotizmi i tij familjar dhe atdhetar.Ai jetonte në këtë mjedis të brendshëm si shqiptar.Veç se kishte bërë të tijat për vete rregullat e jetesës së vendit të emigrimit.Edhe fëmijët kishin ndjekur gjurmët e tija.

 

-Profesor,-më tha duke marrë albumin nga dora ime.-KUR  na ke folur një orë për letërsinë antike,na ke përmendur legjendën e një zogu mitologjik.Emigranti në mërgim.Do ai apo nuk do.I duhet si atij zogut të digjet dhe të rilindë përsëri nga hiri i vet.Nga hiri i vet.-përsëriti ai.Dhe shtoi-Sigurisht.Jo pa dhimbje.

Në këtë çast më vajtën sytë në tëmthat e tij të përthinjura dhe rrudhat e thelluara mbi ballin e tij të gjerë.Më shembëllyen si blana të mbyllura plage dhe si hiri i një mine të plasur.

 

Sa njeri i çuditshëm mendova.Sa i fortë.Një xhenier i guximshëm që kishte vendosur dhe po e çminonte fushën e minuar të jetës në emigrim sipas mendjes së tij të krisur.Vallë,profesioni i tij apo karakteri i prerë ia jepnin atij besimin dhe forcën për të pëballuar një sfidë të tillë.

Për një çast e admorova,me dashje ose padashje.Në kundërshtim me gjykimin tim për emigrimin dhe rrugën e zakonshme të integrimit në një jetë të huaj.

 

Duke më përcjellë,ai më tha:

-Profesor,kur të pagëzoj nipçen,do të të ftoj.

-Të marrësh dhe zonjën-shtoi e shoqja e përgjëruar për një shoqe.

Më hipi në makinë dhe u nusëm

 

Nuk di se  ç' të shtoj më shumë për të dhe për emigrimin.

Një gjë vetëm them.

Emigrimi do  njerëz me kockë të fortë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora