E diele, 28.04.2024, 09:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Në Kanagjegj të Hajkunës (Barsoleta aktualitetesh)

E marte, 12.04.2011, 07:57 PM


Demir KRASNIQI

 

NË KANAGJEGJ TË  HAJKUNËS

(Barsoleta aktualitetesh)

 

Gjilan, më 20.07.2001.

 

NË KANAGJEGJ TË HAJKUNËS

 

Personazhet:

-          Kumria (studente e gazetarisë)

-          Halla Hatixhe

-          Halla Sherife

-          Inxhja Emine

-          Inxhja Zylë

-          Inxhja Xhyzide

-          Dada Zarife

-          Dada Gjylë

-          Dada Zymë

-          Gjyshja Zizë

-          Një plakë

-          Një grua

-          Tezja Kadime

-          Tezja Zethane

-          Grup grashë

-          Një grup vajzash

-          Hanumja e Shefketit

-          Lezete Hanumja

-          Picullajka

-          Ngidhajka

-          Zonja e Trapazanit

-          Qefajetja

-          Qefserja

-          Zyrafetja

-          Ajshja

-          Flutura

-          Zoga

-          Nazlija

-          Sabilja

-          Halimja

-          Policja

-          Hazbija

-          Lorita

-          Leonita

 

 

                                    1.

 

Ishin mbledhë gratë  e mëhallës në  Konagjegj  të Hajkunës,  e cila të nesërmen po shkonte nuse te burri , për t’ ia vu kanën .

Në Kanagjegj të Hajkunës , ishin mbledhë pas darke të gjitha shoqet e saj , gratë e mëhallës, mikeshat , koleget e punës, bijat e shtëpisë nuset  dhe gratë e farefisit .

Pasi ia ngjiten kanën Hajkunës , ia nisen e po bisedojnë gratë ndërmjet veti, siç e kanë zakon  për të folur të gjitha përnjëherë !

E para, ia nisi muhabetit Kumria , e cila e pyeti Hallën Hatixhe:

 

KUMRIA: -Lumë Halla Hatixhe , çka u ba me atë çikën tande – Elizabetën? A ka hy në punë dikun? A u martue? Çka i ka punët ajo, se moti nuk e kam pa ?!

Halla Hatixhe, i çoj krahët pakëz përpjetë si me kurnace dhe u ba gati me ia dhanë përgjigjen Kumries:

HALLA HATIXHE: -Uh! Bi – bija! Po , a hala nuk paske ndije ?!

-Po, Elizabeta – çika e jeme ma e mira – qe dy vjet ka hy në punë !Edhe po punon me uniformë e me allti, si me kanë ZABIT !

-Elizabeta , po punon qatje N’ CIPOLI !

KUMRIA: - Ku ?Ku?

HALLA HATIXHE: - N’ CIPOLI de thash !

KUMRIA: - A mos po do me thanë se Elizabeta , po punon në POLICI?

HALLA HATIXHE: - Po, bre bijë, po ! Qashtu po mundona me thanë, por po m’ pshtillet goja e po thamë :N’ CIPOLI !

 

                                    2.

 

KUMRIA: - Po , djali yt, ai SUGARI, qi a kanë në nji gjeneratë me mue, në Shkollë të Tekstillit, a asht ty punue naj kun?

HALLA HATIXHE: - Po, po! Sugari i jem asht ba shumë i zoti !

            Po punon qatje...Qysh poj thonë: “BROD ADEMOSTRATIV !”

KUMRIA:

-          Jo, oj halla Hatixhe, jo ! Nuk duhet mej thanë: “BROD ADEMOSTRATIV”! Por, duhet mej thanë:”BORD ADMINISTRATIV!”

HALLA HATIXHE: - Po, qatje, bre bi, po due me thanë, po tybe nuk po di !

            Kuku qyqe ! A mos gabova naj sen, se vallahi me m’ pas nije qata komunistat e ktyne herit, meniherë ma kishin kepë se djali jem po organizojka demonstrata ?!

 

                                    3.

 

KUMRIA: (I drejtohet një tjetër gruaje)

-Inxhja Xhyzide! E paske marrë nji re t’ mirë, MASHALLA!

INXHJA XHYZIDE: - Po e mirë, vallahi, edhe me tana të mirat, bile !

KUMRIA: - Po, a po t’ punon najkun, reja, oj Inyhja Xhyzide?

INXHJA XHYZIDE: - Po, po ! Ka hy n’ punë, qatje...Qysh poj thonë, se nuk po di mirë mej thanë?!...Po punon me qata qi po ju thonë: KREJT T’ FORTË AMERIKANË!

Bile, e ka punën e lehtë ! Po jav kthen guhën , herë shqip, herë amerikane !

KUMRIA:- Ahaaa! Ti, po do me thanë se reja jote paska hy përkthyese në KEJFOR AMERIKANË?!

INXHJA XHYZIDE: - Po, bre bi, po! Por , nuk po di une me  thye guhën  bash sikur ju t’ rejat , se mue tash mu ka trashë guha !

 

                                    4.

 

KUMRIA:- Po ty, moj Qefajete , ku po t’ punon burri , se vallha , t’ paska ba has zojë ?!

-T’ paska ble fustana t’ Amerikës:”BIG STAR”!

-Gjithë këto hallka t’ dukatit t’ bardhë – krejt prej Turkijes !

-Jav paske kalue tana shoqeve sonte!?

QEFAJETJA:- (Pak si e mllefosur ia kthen përgjigjen):

-Uh! Bi – bija!!!

-Ani, kishe nime nuk pe di !?...

-Krejt dynjaja e kanë marrë vesh, qi burri i jem – Sevdaili, po punon në ANSAMBLET KOMUNALE, e ti, hala po bahesh kishe nuk pe di ?!

ZYRAFETJA – (Ndërhyn):

-Aaaa! Po, besa !... Kam ndie qi kush punon në Ansamblet Komunale, merr pare me grusht!

-Ani qitash, qysh asht sezona e dasmave , e synetive... ata nuk jav dijnë skejin pareve !

-Bile, po thonë:- “Ma shumë po marrin bakshisht, se sa po goditen me t’ zotët e dasmave!

 

-Po, ai burri yt, a asht n’ Ansamblin “GURRA”, n’ “MIC SOKOL”, apo me “DASMORËT”, se Vallahi, qitash na u kanë ba qaq shumë Ansamble Komunale, sa nuk po mujë mej majtë n’ mend krejt!?

-Veç , nja pe di!...Si n’ koftë ai burri yt, në Ansamblin e Surrlave dhe të Tupaneve, ka me ba kërdi  nëpër dasma e syneti, se atyne qitash ju ka dalë bash ai kysmeti i madh !

-Përpara – n’ ato kohnat e lashta, i kishin pas marrë në qafë magjuptë, se jav kishin pas marrë errskin e gojës !

-Bile, ata edhe kur nuk ka dasma, nuk jesin pa bukë!...Ka nevojë me ju ra tupaneve edhe për Ramazan, se  hoxhallarët kanjiherë po i zenë gjumi, se poj lodhë Ramazani e nuk po mujnë me hypë nga 5 herë n’ maje minarje edhe me zhdrypë shkallëve te poshtë, se po ju merren mentë!

QEFAJETJA:- ( U skuq! E t’ u mërdhez! E t’u mrrol, e t’ u mrrol! Veç sa nuk i ra pika prej inatit dhe ia priti Zyrafetës):

-Po çka je ty thanë, moj Zyrafete? A mos je ty pa andrra, a po m’ doket, mos paske luejt prej menëve ?!

-Po Ti, nuk poj lexojshe kurrë gazetat!

-Po Ti, nuk poj ngojshe kurrë lajmet as n’ radija, as n’ televizija!...

-Po, burri i jem – Sevdaili, nuk asht as tupanxhi, as surrlaxhi !

-Burri i jem – Sevdaili, i ruen kerret para derës së Komunës, po ktyne here, i thoshin: Kuvendi i Komunës, e tash me kit guhen e re të asfalltueme , poj thonë:ASMAMBLE KOMUNALE!...

ZYRAFETJA:- Ahaaa! Më falë, bre Qefajete, se vallahi nuk e pata me sherr, por tybe, une kishe po thue:ANSAMBLET KOMUNALE!

-A më beson, ti Qefajet, qi mu ka mushë kryet edhe veshtë ditë e natë me Ansamble muzikore, me surrlaxhi, me tupanxhi, me defa, me sirena, ulurima e piskama, as kaniherë po qohna edhe jerrum natën nga trishtimi e potera!

Veç po m’ ushtojnë veshtë, bash sikur gjatë kohës së bombardimeve !...

Bile edhe thmija m’ kanë marrë tremshëm, si po i niejnë tupanet, po ikin dhe po bërtasin n’kupë të qielles:”Kuku! Ikni se po vijnë gjarrahat!”...

 

                                    5.

 

KUMRIA:- Po Ty, oj halla Sherife, a po t’ punon kun çika?

HALLA SHERIFE:-Po cilla çikë  mori, se unë i kam 6 çika?

KUMRIA:-Po , qajo e treta – a ke Birajetja?

HALLA SHERIFE:- Ahaaa! Birajetjaaa?!

-Po s’ ka ma bira q dreqit, se Birajetja !

-Ajo , qe dy vjet... se qysh ka përbirue e ka hy n’ punë te ni farë...MEJDIJA PUBLIK TELEFONIK – po i thonë ! Edhe po thonë: “Ma burrë i mirë e i ndershëm nuk ka!”

Edhe Birajetja e ka punën e lehtë!...Gjithë natën punon veç me telefona n’ dorë rrinë ty folë me krejt dynjanë!

-Bile, ai drejtori i vet – Mejdija, e donë ma së shumti prej krejt punëtorëve!...Vjen e merr te shpija me kerr n’ aksham, e n’ sabah herët e kthen te dera e shpisë, apet me kerr!

-Zini besë, qi MEJDIJA TELEFONIK, po bajke be , veç n’ kyre t’ Birajetes!...

KUMRIA:-Ha-ha-ha-ha! Oj halla Sherife! Ti , nashta po mundohesh me thanë, se Birajetja po punon në MEDIUMET PUBLIKE ELEKTRONIKE, për shembull në ndoj Radio stacion, apo në ndoj Televizion privat?!...

HALLA SHERIFE:- Ah, t’ lumtë goja, bre bi, se vallha ja qillove !

-Paj, a e di çka, bre bi? Mos u plaksh, se vallha pleqnija po ta përziejka edhe Goleshin me Makreshin !

 

                                    6.

 

KUMRIA:- Oj gjyshja Zizë! Po ti çka i ke punët me idare ? A po t’ punon Shashivari?

GJYSHJA ZIZË:- Po, gjyshës, po!...Shyqyr Zotit, mirë i kemi punët!...

-Prej se hyni Shashivari n’ punë, po thotë:”M’ kanë shti n’ punë n’ qat farë “SHTAPIN DREJTUES” edhe u kënaqa !

KUMRIA:- Po çfarë detyre kryen Shashivari, me atë farë SHTAPI DREJTUES?

-A mos ju grahë ballicave me te?...A ju grahë dhenve t’ katunit, apo mos e drejton Korin e zhabave me atë shtap?

GJYSHJA ZIZË:- O, jo, oj bi, jo! Bollicat i kemi lanë moti n’ katun ! Edhe dhentë naj ka hangër uki moti! Për kore, zhabat nuk mujnë mej hangër koret !

-Po, une nashta nuk po di me i thanë ! A e di Ti, qysh me i thanë – qaty n’ atë  KULUBIN E BURRAVE ,       ku i drejtojnë krejt punët e hueja? Demek, qaty punon edhe Shashivari i jem!

KUMRIA:- Aaaaa! Sa mirë!...Ti, po do me thanë se Shashivari po punojka në STAFIN DREJTUES TË PUNËVE TË KOTA!

 

                                    7.

KUMRIA:- Ajshe mori !Ku po t’ punon ty, burri?

AJSHJA: - Aaaa! Burri i jem, mas luftës, ka mrri shumë naltë!...

-Ka pas shumë shoqni... E ktyne here thoshin:”Kraht e insanit janë shoqnija!”

-Tani, edhe njeri kanihere asht si insani !... E kanë dashtë shoqnija se a kanë shumë i zoti!

-E kan zgedhë për AXHYSTRATOR TË FSHATIT !

KUMRIA:- Jo, oj Ajshe, jo ! Nuk i thuhet AXHYSTRATOR, por: ADMINISTRATOR I FSHATIT !

AJASHJA:- E po de, po! Qashtu deshta me thanë, po m’ shkoj goja dallash, se burri i jem ka pas punue shumë si axhystrator, e tash hala po m’ shkon goja me thanë qashtu !

 

                                    8.

 

KUMRIA:- Tezja Kadime ! Ty, a po t’ punon djali naj kun?

TEZJA KADIME:- Po , tezës, valla ! Po punon !...

-E kanë marrë n’ punë qita t’ jashtmit, se e kanë pa djalin qi asht çatall i mrrimë me shkollë, edhe e kanë ba: OFICIR PËR MARIFETE !

KUMRIA:- Jo, moj tezja Kadime, jo ! Gabim je kah thue, se nuk ka oficer për marifete !

-A mos po mundohesh me thanë: ZYRTAR PËR MINORITETE?!

TEZJA KADIME:- Eh, eh ! Qaty vallah, po mu përziejke diqysh me do mina, e me do mi qi naj brejtshin teshat e krejt jam hupë!

 

                                    9.

 

KUMRIA:- Oj dada Zarife ! A po t’ punon kun naj djalë?

DADA ZARIFE: - Po, pasha Dadën ! Po punon ditë e natë edhe na bani çirak me deviza!

-A po e njeh ti, atë djalin tem , t’ dytin – atë Rashitin?

-E kanë marrë n’ punë këta t’ jashtmit, se e kanë pa djalin qi asht shumë i çallshitun, e meniherë e kanë ba: OFICIR PËR KOMITETE !

KUMRIA: - Oj, dada Zarife ! Çka je kah thue ? Po ato komitetet e komunizmit tash kanë vdekë, po ti nashta po mundohesh me thanë se Rashiti punon si ZYRTARË PËR KOMUNITETE?!

DADA ZARIFE: - Eh, eh ! Sa mirë ja qillove !...Eh, mori bija jeme ! Mos u çuditni ju me ne plakat e pa shkollë, se valla kryet na u ka ba tupan qe 50 vjet me ato komitetet komunale, komitetet krahinore, komitetet qendrore... Na u pat ba edhe kryet krejt KOMITET!

 

                                    10.

 

KUMRIA:- Po ty, moj kumaresha Flutur, ku po t’ punon burri , se koke veshë e rregullue kaq bukur , qi veç po flakëron ?

FLUTURA:- Uh ! Uh! ...Ani, kishe nime, nuk po e din, Daskalica ?!

-Paj!... Burrin tem e njohin krejt nahija, oj kumareshë !

- Edhe kërkosh nuk e thërret me emën, por krejt e përshëndesin me shprehjen :”ZOTËRI UK!”

-Burri i jem e ka emnin :UKË, por atyne po ju vjen ma lehtë me e thirrë:”ZOTËRI UK”! Edhe njime me e pa  qysh asht ba – tutesh prej tij, se e ka lëshue mjekrën, mustaqet veshum-vesh, flokët nuk i qethë kurrë, as nuk i kreh ! Bile, i ka lidhë bistek për shpine, bash sikur ato çobaneshat e maleve ktyne herë, qi janë kanë si arusha!

-Po Uka, po punon në DEPARLLAMENTIN PËR KULLTUK!

KUMRIA:- Uh, uh, Flutur – zeza !... Po ti, paske fluturue krejt mas atij ZOTËRI UKUT TAND , e nuk po din as me na kallxue se ku punon UKA!?

-Ti, ndoshta po mundohesh me thanë se ai ZOTËRI UKA i yt, punon në DEPARTAMENTIN PËR KULTURË?!

FLUTURA:- Nuk asht me randësi se a i thonë DEPARRLLAMENT, apo DEPARTAMENT, po me randësi asht që Uka i jem, ulet n’ KULLTUK dhe e han KULLTURËN ME BUKË!

 

                                    11.

 

KUMRIA:- Po ti, moj hanumja e Shefketit, a muj erdhe prej gurbetit?

HANUMJA:- Po , valla erdha , edhe kësi hovi jam kënaqë ty pa çkamos rrugës !

-Si jam nisë pi Gjurmanijes, e i kam ra napur Shfajcari, e nëpër Kaustri, e t’ i kam ra gjanë e gatë napur Itali – krejt: AUTO- STOP!

-Me ta thanë të drejtën:- Me hi napur autopuza – shumë zheg! Me hypë n’ AVIO-RROPLLAN, mu dhimbshin paret!...

-Kur jam ra n’ fund t’ Italisë, kam udhtue napur deti, me nifarë “KUMONE”, a “GOMARE”!?...Qashtu diqysh po i thojshin ata t’ Shypnisë Vjetër, e jam kënaqë ty u flladitë napur valët e detit !

-Po, i madh, more, ish deti! Edhe shumë i gjanë! Une, tybe nuk e kam ditë! Po atij nuk po ju dokke kun as funi, as skej !...Jam çuditen edhe jam habiten , se une kam kujtue se deti nuk asht ma i madh se Baja e Uglarit!

KUMRIA:- Moj Hanumja e Shefketit! A mos po don me thanë ti, se ke udhëtue nëpër deti me “GOMONE”?!

HANUMJA:- Eh,eh,eh! Qashtu deshta me thanë, po mu ka përzie n’ krye, e herë poj tham:”KUMONE”, herë “GOMARE” e herë “GOMONE”!

 

                                    12.

 

KUMRIA:- Shyqyr qi u ba qyky kanagjegj  i Hajkunës , e po shihemi, po njihemi , po përmallohemi e po loçkohemi nërmjet veti !

Se valla, qikjo farë lufte edhe qyky farë kurbeti i zi, krejt na ka daktisë nërmjet veti, e asht droe edhe thmija me na u martue nërmjet veti e mos me u njohtë !

-Po Ti, moj Lezete- hanum, qe sa vjet je me vizë n’ Gjurmani?

-Qysh po jetoni edhe çka po punoni ma tepër ?

LEZETE - HANUMJA: - Ki-ki-ki-ki-ki ! ... Po m’ keshet, se po m’ vjen marre me ju kallxue bash drejt, se po tutna mos po m’ lakmon najkush !...

-          Burri i jem, Shaqiri, punon si shofer i nji firme private të tuxharllëkut !

Ai, e vozitë nji  “MAJMUNE” t’ madhe!...Bile, me atë “MAJMUNE”, nuk len vend kun n’ Avropë , pa shkue !

-Edhe qaty ku ta nxanë nata, ai flenë me gjithë ta, e nuk e len “MAJMUNEN” vetun, se tutet qi mos po ja kidnapon najkush !...

KUMRIA:- Auuuh! Lezete –hanum!...Ti, po m’ doket e paske harrue edhe shqipen!

-Po , burri yt- Shaqiri, po m’ doket po e vozitka “MAUNEN” e cila banë mallna, e jo MAJMUNEN!

LEZETE – HANUMJA:- Uh, kuku qyqja une ! Po keq paskna gabue! E tash kujtojnë gratë, qi Shaqiri i jem e paska marrë edhe ni tjetër grue e nuk po m’ dojka mue! Kujtojnë qi une prej xhelozie, kam thanë MAJMUNE!

Kallxoju, bre Kumri, pashë Zotin , se si t’ dalin prej ktuhit, zanin e zi kanë me ma qitë!

 

                                    13.

 

KUMRIA:- Oj inxhia Emine! Po ty, ku po t’ punon Shazija?

INXHJA EMINE:- Aaaa! Besa, Shazija e ka punën fort t’ mirë !

Shaqzija, po punon qatje ne ni zyre, po thotë:”ASHIQARE!”... Demek, qatje ku shkruhen thmija qi lejnë edhe ku bahen niqah gratë e martueme!

KUMRIA:- Jo , moj inxhia Emine, jo ! Asaj zyrje, nuk i thonë :”ASHIQARE”, po i thonë: “ZYRA OFIQARE!”

INXHJA EMINE:- Nuk e di une, a ashiqare, a ofiqare, veq e di qi pa punue nuk ka qare!

 

                                    14.

 

KUMRIA:- Po ty, moj inxhia Zylë, ku po t’ punon Zyhrija?

INXHJA ZYLË:- Eeee, pasha Inxhen! Çika e jeme – Zyhrija e ka punën e mirë !

-Po punon qatje me NI MIK, a UNMIK, a qysh poj thonë, se nuk po di mirë mej thanë edhe e ka rrogën shumë të mirë, po ma ka lodhë çikën ni farë :” BEXHETI”!...

-Bile, i kishin thanë:”Duhet përditë me vnue mbi gjyks, qatë farë “BEXHETI” e me e bajtë gjithë ditën, se pa e vnue “BEXHETIN” mbi gjyks, nuk po e lejshin me hy mrenda në zyre!...

KUMRIA:- Po , jo mori Inxhja Zylë! Shujë se mos po t’ ndien najkush e bahesh gazi- alem!

Po , ai nuk asht Bexhet Pacolli, qysh po kujton ti! Atij i thonë:”BEXH I IDENTIFIKIMIT”, për me u ditë se kush asht Zyhrija!

INXHJA ZYLË:- Po de qashtu diqysh poj bjen, qi me u ditë se cila asht Zyhrija e Bexhetit, apo Bexheti i Zyhrijes !

 

                                    15.

 

NJË PLAKË:- A keni nije, mori gra, qi Aga Çail e kish çelë ni “PICRRAKI”?!

GRATË: - Jo, mori !...Po çfarë “PICRRAKIE” çelë Aga Çail, allahile?!

-Po, a je n’ menë, a t’ kanë lanë-a?!

PLAKA:- Po, po!... E kam pa une me sytë e mi!

-A e dini qatë shupën e druve, qi e ka pasë te dera e oborrit?

Qasaj shupe, ja kish çelë ni derë prej sokakut dhe e kish çelë në “PICRRAKI”!...

Po, leje qi e kish çelë “PICRRAKINË”, po nuk ja kish shkrue bile firmën shqip!...Po diqysh...nuk mujsha as me e lexue se m’ vike marre!...Se aty po shkruejke diqysh si :”PIZZERIA”, herë mu doke qi po shkruen “PIZZDARIA”, herë mu doke si :”PIZZAVENGU”,  a nuk ditsha mirë as qysh e kish shkrue, veç kish punë shumë!

Bile, krejt këta t’ jashtmit, po shkojshin e po pritshin n’ rend para “PICRRAKISË” së tij, për me hi e me hangër jemeqe me picrrakka e me ba edhe pizdaria!...

GRATË:- Ahaaa! Tash e muerum vesh !

Ti , po don methanë se Aga Çail e paska çelë ni “PICERRI”!

-He, Zot, o Zot! Po qysh erdh ky zeman?!

-Ktyne here, picrrakat dalshin menihere mas shiut e plakat e vjetra na tutshin, kur na thoshin:”Ruenu e mos e prekni picërrakun, se me ba me bërtitë picërraku – ju shurdhohen veshtë!”...

PLAKA:- More, unë e kam hangër ni ditë nja ma prunë me tepsi edhe m’ thanë:”Merre oj loke, e haje se kjo të kënaqë, se i thonë “PICË” , e jo “PICRRAKI!”

Kuku qyqe! Thash vet me veti, ku ma pruni Zoti, n’ pleqni me hangër edhe “PISA!”

 

                                    16.

 

KUMRIA:- Po, ty, moj Zoge, qi nuk po flet hiq kurrgjë e veç po na ngon kah po kallxojmë masalla – ku po t’ punon burri ty?

ZOGA:- Vallahi, unë me kajst nuk po due me folë, se po tutna mos po jav baj bajat, kur t’ ju kallxoj se ku punon burri i jem!

-Burri i jem, Tasimi po punon me MISTRI T’ ARSIMIT!

GRATË:- E, moj Zoja Zoge!...Po shyqyr qi nuk e paske burrin arsimtar, e me t’ u djegë gjithë ditën n’ Pazar: ty shitë cigare, pasul e kumpira!

Ai, Tasimi yt, bile e paska fllad me mistri, nashta punon nër hije diku!

ZOGA:- Po , jo mori jo!...Ah, po qysh i kuptoni edhe ju katundarkat krejt fjalët dallash?!

-Po, burri i jem Tasimi, nuk punon me mistri t’ mallterit, po Tasimi punon në MINISTRI TË ARSIMIT!

 

                                    17.

 

KUMRIA:- Oj, tezja Zethane! Po ty, ku po t’ punon burri?

TEZJA ZETHANE:- Aaaaa!... Vallha, çka me thanë anej – knej, se nashta dikush ma zenë për lavd këtë punë !...Po une... Nashta marre a me thanë!... Po une e kam burrin:”HUMANITAR – KARITAS”!

KUMRIA:- E çka punon burri yt, HUMANITAR – KARITAS ?

-A mos po shitka fara t’ kungujve n’ Pazar, me tas?...

TEZJA ZETHANE:- O, jo, mori, jo!... Tybe istikfar! Ej stakfurullah!...

Burri i jem nuk punon n’ Pazar!...As nuk shet fara t’ kungujve me tas!...

Po, burri i jem asht HUMANITAR se  shkepë ndihma në KARITAS !

Po, ai asht erbap dhe din me punue për veti, se shumëkujt jav jep ndihmat me grusht e atë TASIN e ndalë për veti !...

 

                                    18.

 

            Kaloi gjysma e natës së Kanagjegjit, dhe disa zonja të rënda, nuk folën kurrgjë!...

Ato, vetëm u ngridhojshin në mes veti, kah i dëgjojshin gjithë ato gra , duke folur për punësimin dhe duke u lavdëruar me burrat e vet !

           Dikur, Dadës Gjylë-si bija ma e vjetër e shtëpisë, i kishte shkua mendja që t’ ua bëjë atyre zonjave të rënda, një çivi!

            I kishte veshë një palë rroba të burrave! E kishte vu një kollare në qafë! Mbi kokë e kishte vu një REPUBLIKË të madhe prej talle, mu sikur Tarzani në mes të xhunglave ! E kishte qitë një revole mbi kukë, sa një këmbë pele ! I kishte vizatuar një palë mustake të zeza deri tek veshtë,  krejt dredha-dredha! Mbi sy i kishte vu një palë syza të reperave!... Ishte bërë kosharet me të frikësua edhe në gjumë !...

            Dada Gjylë, veç kur hyni brenda në dhomë të grave, ku ishte Kanagjegji!...

Gratë dhe bijat u trishtuan të gjitha! Asnjëra prej tyre nuk e dinin se ajo është femër – bija e shtëpisë, por të gjitha mendonin se hyri ndonjë paramilitarë?!...

            Dada Gjylë, shkoi drejt te ato zonjat e rënda, të cilat nuk folshin fare, por vetëm u picullojshin ndërmjet veti, u ngridhojshin dhe nuk folshin kurrgjë me gratë tjera!

            Ato “zonjat”, ia nisen e po dridhen nga frika!

Dada Gjylë, i bërtiti ma të parës dhe i tha:

DADA GJYLË:- Po Ty, mori picullajkë, qi nuk po banë muhabet me shoqe, po veç po picullohesh, ku t’ punon burri Ty?

PICULLAJKA: - Vallha, more Zotëri, me m’ falë, se nashta kam gabue, po une nuk kam dashtë me ja guzhvatë karakterin burrit tem, se burri i jem nime nuk punon kurrgja , po asht ZOTËRI, se gjithë ditën rrin veç me do LIDERRA!...

            Eeee... burri i jem , masi t’ rrinë gjithë ditën veç me LIDERRA, nashta mushet menë najherë e bahet përnjime :LIDER!

(Dada Gjylë, ju ngërmua asaj Zonjës së dytë, që u ngrodhojke para shoqeve e nuk folke me to):

DADA GJYLË: - Ku po t’ punon burri , Ty moj ngridhajkë, qi nuk po flet me shoqet tua?

NGRIDHAJKA: - Vallha, bre Mixhok, me m’ falë, se nashta kam gabue, po nuk po guxoj me folë, se burri i jem nuk punon kërkun!... Burri i jem gjithë ditën po rrin veç me do POLITIKUAJ! Po don me e regjistrue kursin e me u ba: POLITIKAN!...

DADA GJYLË ( iu vërsul Zonjës së tretë, e cila ishte ulë pak ma naltë se tjerat – përmbi trapazan, ku i lanë jorganat, dhe e pyeti):

-Po Ti, moj zonjë, çka je hypë kaq nalt përmi trapazan t’ jorganave, e nuk po flet me shoqe?

ZONJA E TRAPAZANIT:- Vallahi, bre Bacalok, me m’ falë, se une  nuk po mujë me folë bash me gjithkan, se burrin e kam ZOTËRI, që nuk punon askun, por vetëm rrin gjithë ditën kamën mi kamë, ty pi makiato me do INTELEKUAL!

            Bile, n’ aksham kur po vjen te shpia, po m ’kallxon çka mos, qysh poj marrin nëpër gojë ata INTELEKUALT krejt dynjanë !

E ty nejtë me INTELEKUAL, nashta jav merr pak mësimin e bahet: INTELEKTUAL I FORTË!...

 

                                    19.

 

KUMRIA: - Për hajr, oj Nazli, qi ishe fejue! Po, a u gëzove ?

-Valla, tu ka rritë menja se jo mahi!... Prej qi u fejove, ma nuk po flet me fukara!...

Ktyne here, i rashe defit me neve...Knojshe...Kcejshe...U mahitshe me neve teri n’ sabah!

E sonte , po t’ doket vetja si me kanë AMBASADORE ?!

            Po, për ka je fejue, oj Nazli , edhe ku t’ punon i fejuemi?

NAZLIJA: - (Mundohet me folë me gjuhë të unisuar):

            -Mua më kanë fejuar prindërit e mi, për një:”PULMOLOG!”

GRATË:- Po çka asht mori, aj farë PULMOLOGU yt? Kallxona me shqip, se nuk po e marrim vesh me atë farë guhe të asfaltuar me gramatikë!

NAZLIJA: - Pooo! Pulmolog, mori!...Doktor specialist i mushkërive të pulave !

I përcjell të gjitha ditët e tregut nëpër çdo qytet!...

Kush do që të blejë pula të kamionëve, ai menjëherë ua këputë qafën me thikë dhe ua rrjep lëkurat!

 Mushkëritë i merr me veti. Lëkurat e pulave po i shet , e po i bënë parat krejt deviza, se po do me e hapë një repart të PULMOLOGJISË, për  me çelë zogj, me rritë pula dhe me shitë veze!

            Specialitet ushqimor  i PULMOLOGUT tim , janë vetëm mushkëritë e freskëta të pulave, të cilat i merr për punën e PULMOLOGUT, të cilën e kryen nëpër tregje!

            Mushkëritë po u dashke me ia fërkua mirë në një farë fërterje , që po i thoshin:TIGAN! E tani, po u dashke me ia qitë në TRYEZËN E RRUMBULLAKËT TË USHQIMIT, se ai , tjetër send nuk po hante me krisë! Bile, me ba me ia qitë në sofër – po i thyente me valanica e me çka ka përpara, se ishte taraçi i madh!

 

                                    20.

NJË GRUA:- Shyqyr Zotit, edhe Sabilja ish fejue!

GRATË:- Uh, shyqyr mori, qi i paska dalë nafakë, se vallahi boll ka pritë e ngrata!

-Bile, Sabilja shumë ka pas majtë ymyz qi po e gjanë naj gurbetçarë me vizë, e me u kurtalisë prej plehit të gjave, po nuk i duel kismet, se nuk e pat kërkan t’ njofshum!

Mirëpo, qe kjo edhe pse asht fejue – nuk e ka rritë mendjen hiq!...Po i bjen defit me neve...Po knon...Po kcen sa po munet...

            Heee ! E ngrata Sabile!... Shumë ka pas krye nëpër dasma t’ huja!...

KUMRIA:- Po ku je fejue, mori Sabile, se na qitash e muerëm vesh?!

SABILJA:- Unë jam fejue për nji :HOMOLG !

KUMRIA:- Po kush ta gjet atë farë HOMOLGU, oj Sabri?!

SABILJA:- Paj... nji shok i vëllait tem, ka pas punue me te bashkë!...

Vëllau i jem ka dhanë kimi e ai po jepke n’ shkollë:HOMOLOGJI!

GRATË:- Kuku Sabile!... Po ti, na e paske shkue krejtve me nafakë!

Na kemi nije edhe për ni shoqe tonën – Vahiden, qi ishte fejue për nji BIOLOG, a sa për HOMOLOG, Ti je e para qi e paske pas atë nafakë!

SABILJA:- Allahile, mos folni t’ madhe se po na niejnë plakat e na bajnë gaz, se kujtojnë qi po tham: SEKSOLOG!...

 

                                    21.

 

GRATË:- Pa shujë, shujë!...se edhe qikjo havdallajka qi po e ngrehë horën zhag për toke, herë “GAJDEN”, herë “DELI AGUSHIN” – po m’ doket qi koka fejue, po nuk po don me na kallxue!...

-Halime, mori!...A po na bajnë sytë, a mos je fejue edhe Ti?...

HALIMJA:- Po, po!... Moti bile!...Unë, edhe ni muej kam me u martue, e ju po bani hajgare me mue: A JE FEJUE?!...

GRATË:- Po , ku mori – t’ plastë e dala?!... Po, çfarë djali ke gjetë, a?...Kush asht ai?...Çka punon-a?...

HALIMJA:- Aaaa! T’ fejuemin tem e kam krejt:OKEJ!... Punon si : DIGJEJ!...

GRATË:- Kuku Halime, na trenove!...Po, ai kur po u digjka kaq heret mas teje, po çka banë ai kur t’plaket?!

HALIMJA:- O, jo, mori shurdhakja!...Po ai nuk po digjej për mue!... Ai, po digjej nëpër furra t’ qyreqit , nëpër male ty marue qymyr, e po digjej ty djeg qireq, se e kishin mendjen me i mledhë do pare e me e çelë nji “DISKO- KLUB”,  e me lëshue muzikë gjithë natën për dhampira e dhampiresha qi çohen jerum prej krevetit e dalin prej shpije!

 

                                    22.

 

            Pasi që e kishte mbaruar ndërrimin e dytë të punës, në Kanagjegj të Hajkunës, ia mbërrini edhe një police, me gjithë uniformë dhe revole.

            Hyri drejt në dhomë të grave:HOTRA- HOTRA- HOTRA drejt shkoi e u ulë në krye të vendit!...Bile, nuk i kishte zbathur as çizmet që i kishte plot me baltë?!...

            Plakat ia nisen po rrudhen dhe po tuten prej saj!...Kujtonin që ka ardhur POLICJA, për ta marrë në burg ndo njërën prej çikave?!...

            Dalë nga dalë , iu afrua një plakë – polices dhe po do me e pyet në vesh, me mjeshtri të këtyre here !

PLAKA:- Uh, lumja gjyshja për ty! Po sa e mirë, mori, koke!... Po çka koke mori ti, me këto tesha e me këtë allti, qi vallahi kur hine mrena – ethet n’ bark naj ke shti?!...

POLICJA: - Unë jam shoqja e dikurshme e Qefseres, por tash unë jam police – “SUPER VAJZERE”!

PLAKA:- Aaaa!! Sa mirë!...Ani, po thotë edhe Police edhe SUPER VAJZË E RE!...

-A mos je ti, ajo SUPERMENJA qi po del n’ Televizor?...

QEFSERJA:- (Ia priti gjyshes):

-Ahhh!, bre gjyshe!...Edhe ju plakat, nuk leni sen pa dvetë!...Kini qef me e ditë çdo gja n’ këtë dynja!...

Po, kjo asht nji shoqe  e jona, qi punon n’ Polici!...Po, qitash ja kanë rritë pak gradën dhe e kanë ba:SUPER VAJZERE në Polici, e jo SUPERMENE, as nuk asht kjo SUPER VAJZË E RE!.. Do të thotë:- Kjo e ka për detyrë me i mbikëqyrë vajzat e reja – kush nuk po rrinë rahat!...

 

                                    23.

 

KUMRIA:- More, njeva qi edhe Hazbija ish martue!

GRATË:- Uh, shyqyr bi!...Po koka ba sevapi i Zotit, se asaj i ka pas vdekë burri i parë, e diqysh ... nuk i ka pas hecë nafaka kurrqysh!...E koka ba shumë mirë!...

- Po , për ka je martue, mori Hazbi?...Ani, nuk banë za hiq, as me na kallxue, as!...

HAZBIJA:- Paj, Tybe, ke kismet e u martova për nji GAZETAR!

GRATË:- Uh, lumja ti, e lumja!...Kqyr, mori, kqyr!...Ani, GAZETAR!...

-Po, për cilën gazetë po punojke , ai farë GAZETARI YT?

HAZBIJA:- Tybe, nuk di as me ju kallxue mirë!...Ai, po punojke për shumë gazeta, edhe po u këputke ty bajtë nëpër paketa!...

-N’ sabah, herët , po ju duhke me u que në ora TRE të natës, e mej shkepë ato gazeta nëpër krejt Kosovën!...N’ mbramje – vonë, po ju duhke me shkue nëpër krejt trafikat e mej mledhë ato çka nuk janë shitë, për mej kthye apet nëpër magazina!...

            Tybe, e kish pak randë punën, po masi me pare nuk po kish punë, nashtë!...Se paret po i mbledhke vet Drejtori i gazetave!...

GRATË:- Po mirë, bre Hazbi, po ai nuk koka GAZETAR, por koka GAZEPTAR!

 

                                    24.

 

KUMRIA:- A jini, mori ty i përcjellë kasetat ma të reja qi po dalin në shitje:

ÇIKAT:- Jo valla, se kemi marrë mas dasmave , kanagjegjeve e mas synetive , e krejt kemi harrue mej ble kasetat ma të reja!...

KUMRIA:- Eeeee!... Kurrgja pra , puna e juve!... E tani po lëvdoheni se po e përcillni muzikën moderne, sidomos REPIN!...

ÇIKAT:- Pa hajt, masi ja nise , kallxona çfarë kasete kish dalë ma e reja?

KUMRIA:- Po çka e kish qitë , bre, nji kasetë ma t’ rejen , qitash , edhe ate krejt REP MODERN , ai SHAROVI I MAHMUTOVIQE!...Paj, veç mentë me t’ lanë!...

Po, hallall, bre i koftë gjella e baqicës qi e ka ngranë!...Se vallha me qit album, jav kish kalue krejt REPERAVE, bile edhe ma larg!...

            Kallxuen shokët e tij, thanë:... si t’ ish mshelë gjithë natën n’ koçak t’ pulave...E t’ ja kish pas krisë: LLAJ E LLAJ, LLAJ E LLAJ , LLAJ E LLAJ!... deri n’ sabah!...

Po mirë, bre, e kish përcjellë REPIN, krejt STEREO, veç me bisht t’ vet, pa kurrfarë instrumenti tjetër!...Bile, thanë: - Kur po e sjellke REPIN, asnji miskojë nuk po guxojke me u sjellë aty pari!

            Po, ja kish kushtue, bre, nji HIT- BALADË DASHURIE – ZAGARICËS T’ AGËS SHKURI, qi me ba e me ndije, nuk munesh me e ndalë vajin!...Paj, veç refrenin kur ja knojke :”HE MORI ZAGARICË, HE MORI ZAGARICË – PO TI JE MA E MIRA N’ MITROVICË!”- Po ku mos me kajtë njeri?!

            Edhe, nuk kish pas faj SHAROVI!... Se kish pas shkue tri vjet mas ZAGARICËS,  e ajo mas mrami ja kish dhanë DYSH – SHAROVIT, se e kish pas gjetën  nji QEN SHARRI!

            Vallahi, qito kasetat:LLAJV- REP, po dalin shumë me kualitet, sikur buka pogaçe kur piqet n’ çerep !...

            Eh, kafe dynja!... M’ ra ndër mend për MURRKUN e babës MUHARREM, po mirë ka pas knue i ngrati!... Edhe e ka pas REPIN zhag për toke!...E cofi i ngrati me sy çelë, qi nuk mujti me e incizue nji kasetë me REP e me LLAJ!...Se gurë e dru n’ gjynah i kish shti!...

 

                                    25.

 

            Ma së mrami, si ke ty lue, Leonita, u idhnue që nuk e pyeti askush: A JE FEJUE?!

Leonita, duel prej lojee t’ i bani hundë e buzë bashkë! U ulë në një qoshe e nuk po fliste me askënd!

Lorita, ju afrue ngadale dhe e pyeti:

LORITA:- Çka ke Leonitë, qi je idhnue e nuk po flet me neve?

LEONITA:- Po, qysh , mori Loritë, mos me u idhnue?

Ti , e di mirë se çka kam hjekë , deri sa jam fejue! E ju, tana çikat i pyetet se a janë fejue edhe ku janë fejue, veç mue nuk um pyeti askush:”KU JE FEJUE?!”

            Vallha, drejt me t’ kallxue, bre Loritë:- Boll inati asht tu m’ ardhë!

(Dada Zymë e njeu pahiri dhe ja priti menjëherë):

DADA ZYMË:- Uh, mjera Dada, e mjera!... Po, tybe, krejt jemi përgjumë, jemi boshatisë e kemi harrue!

            -Pa, kallxona, bre Dadë: - Ku je fejue, pashë Zotin?

LEONITA:- Pasha Zotin, po t’ kallxoj pra, veç Ty – Dada Zymë!

            Unë jam fejue qitash frik, për nji djalë qi po punojke me do farë:”SEKORITA” po u thoshin!

DADA ZYMË:- S’ je koritë, Dadës, jo!... Unë pej se e majë menë, babë e bagjysh kanë marue korita, bile niherë të drujta e ma vonë prej teneqje, e shumë herë i lajshum thminë në to!...Besa, kaniherë kur ishim për gutë, u lajshum edhe vet nëpër korita!

            Vallahi, bijo, nuk je koritë, se aj farë djali qi koke fejue me ta, n’ koftë i zoti qi din mej marue mirë ato korita, kurrë nuk ka me metë pa pare!

Ani, ma, tash – qysh po lejnë thmija për ditë...Kadat, bojlerat nuk po na punojnë, se herë po na e nalin rrymën, herë ujin!...Tybe, nuk banë hiq pa pas KORITA!

            Bile , do fukara qi nuk kanë pare me shkue n’ deti, as nëpër bazena – e blejnë ka ni koritë, secili për oborr t’ vet edhe qaty flladiten gjithë ditën!

            Jo, Dadës, jo! Sa për KORITA, mos u banë marak qi po koritesh, se nuk je as e para, as e mrama qi lahesh me korita !

(Leonita, t’ u hidhërua edhe më shumë, që nuk e kuptoi mirë Dada Zymë dhe ia ktheu, bukur si egër):

LEONITA:- Po, jo, mori Dada Zymë! I fejuemi i jem, nuk maron KORITA, por ruen natën me SEKURITA!...Do me thanë – i siguron ata qi vjedhin natën, mos me u tutë qi poj zenë najkush edhe mos mej kapë policia!

 

Gjilan, më 20 .07.2001.                                                    Demir KRASNIQI 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora