E diele, 28.04.2024, 04:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Gani Qarri: Ardian Bujupi- Super Ylli shqiptar nga Kosova dhe shkëlqimi i tij në Qiellin Gjerman

E shtune, 16.04.2011, 07:43 PM


Ardian Bujupi- Super Ylli shqiptar nga Kosova dhe shkëlqimi i tij në Qiellin Gjerman.

 

Nga Gani Qarri

 

Tash e sa kohë nën organizimin e Televizionit Gjerman RTL,po mbahet një ndër Show-t më të shikuar në Gjermani, Austri dhe Zvicër,me titull "Deutschland sucht den Superstar - Gjermania kërkon super Yllin"apo shkurt DSDS,në të cilin kemi edhe një pjesëmarrës të talentuar shqiptar,Ardian Bujupi i cili deri tani vërtetë shkëlqeu me paraqitjet e tij.

 

Familja e tij, kishte emigruar nga Kosova në vitin 1992,kur Ardiani ishte vetëm një vjeçar,para se të fillonte lufta në të cilën kjo familje do të humbte shumë pjesëtar dhe të afërm. Ardiani është i pa martuar dhe jeton bashkë me Familjen  në Heildelberg të Gjermanisë. Ai gjatë kohës së lirë dëgjon muzikë R`n`B  dhe  Hip- Hop dhe ka një studio të vogël private ku bën incizimin e këngëve të tij.

 

Por jo vetëm kaq,Ardiani gjatë kësaj kohe u dëshmua edhe para publikut gjerman dhe gjithë shikuesve të televizionit RTL të Gjermanisë,me shumë sukses duke arrit të ngjitet në lartësitë  e një Super -Ylli, shkëlqimi i të cilit për mes DSDS-it, mbretëron  në gjithë hapësirat e  Qiejve të mëdhenj Gjermanofolës dhe më gjerë në Evropë.

Madje, të shtunën e kaluar Ardian Bujupi, ishte  Befasia e mbrëmjes i cili shpërblimin e  paraqitjes së tij Excelente, e mori, duke u dërguar  i pari në finale, si favoriti kryesor i  DSDS-it për Vitin 2011.

 

Ai me këngët " Glow" të Madconit dhe " I Need A Dollar"   nga Aloe Blacc, mrekulloi si Jurinë ashtu dhe publikun, i cili me zërin e tij të ëmbël e kumbues  dhe shikimin përkëdhelës lëmonte butësisht ndjenjat  dhe mrekullonte këndshëm veshët e aq shumë shikuesve anë e mbanë Evropës të cilët të entuziazmuar nga Këndimi i përsosur i Ardianit edhe e shpërblyen atë si kandidatin më të votuar.

 

Ardian Bujupi, është i lindur me 27 Prill të vitit 1991, në Prishtinë. Super talenti, dhe Ylli Shqiptar i ardhur si emigrant nga një vend i varfër dhe i vogël si Kosova,për kohë të shkurtër sa zgjatë ky emision i kësaj radhe me Titull,"Gjermania kërkon Super Yllin-Deutschland sucht den Superstar" shpalosi gjithë talentin e tij si këngëtar,ku jo vetëm se përballoi me shumë sukses konkurrencën e fortë,por arriti të hyjë  i pari dhe të jetë  edhe  favorit kryesor i finales së madhe.

 

Shpresojmë dhe urojmë, duke i ftuar njëkohësisht të gjithë shqiptarët kudo janë, që kësaj të shtune me 16 Prill ta përkrahin dhe votojnë talentin tonë të adhuruar shqiptar, Ardian Bujupin nga Kosova, që ai ta fitoi edhe finalen e vitit 2011 dhe të bëhet edhe fitues i parë shqiptar i  DSDS-it në Gjermani.

 

Cyrih   15 Prill 2011



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora