E diele, 28.04.2024, 05:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Biçja

E shtune, 16.04.2011, 07:28 PM


"Biçja..."*

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

Nuk  e mbaj mënd se kur më transferuan në shkollën e mesme të fshatit N...   .Por,sipas mendimit tim,duhet të ketë ndodhur pas"vetvrasjes" së"poliagjentit"  Mehmet Shehu,se,pikërisht,në këtë kohë zunë e po zbuloheshin nga "syri vigjilent i partisë",armiq që,prej kohësh,i kishin  shpëtuar se faji qe,domosdo,edhe këtij"poliagjenti".Nuk dua që t'i jap kontanocione politike tregimit tim,po,dua nuk dua unë,këto ngjyra do të marrë.E pra,sapo isha transefruar dhe ky  transferim imi qe për nevoja të seksionit dhe binte ndeshë me shëndetin tim,po kush të merrte dorën nga kjo anë në atë kohë.U paraqita në detyrë dhe drejtoresha,zonja  X...,sikur qe bërë me krahë që,së fundi,do të jepja letërsinë atje.Kolektivin,pothuaj,e njihja dhe,padyshim, edhe ata më njihnin.Në një zonë qemë dhe,pothuaj,mbledhjet e "mëdha" apo dhe ato të komisioneve zonale,i bënim në një vënd.

 

*    *    *

Kishin kaluar,besoj,aty nga dy javë a diçka më shumë,kur si në intimitet Jorgua,një nga mësuesët që jepte dhe ky gjuhë shqipe dhe lexim letrar në 8-vjeçare,më kap prej bërryli dhe ashtu siç  i flitet dikujt në vesh,për mos u marrë vesh nga të tjerët,më thotë:-Dëgjo,ti je i ri në shkollën tonë,por pashë në regjistër që i kishe vënë 10 asaj,U...,por ajo,or mik,është e mbesa e atij "armikut"(sy gjarpërit,më tha),që,tani pas vrasjes së Mehmet Shehut u zbulua.Se ka qenë me atë,në një brigadë!!!!  M'u duk,për një çast,si një ligavecë që po më lëshonte jargët mbi mbërryl.Duket nga ky"rrëfim i tij",i pistë qeshë nxirë paksa në fytyrë (unë kurrë nuk e fsheh faqen!),dhe ai,siç duket,e pa,buzëqeshi liksh,sikur skërmitej dhe shtoi:se,sidoqoftë,ta dish.Për të mirën tënde e kam.Tani qeshë bërë xhind dhe,sado që e dija,"misionin" e Jorgos,i them:-Po si nuk ma ke thënë më parë?!!!  Në këtë batutë timen plot mllef,cilido që kishte qoft dhe dy fije mend,do e kuptonte se ç'do të thosha,po Jorgo Ligaveci vetëm dinte të lëpinte jargët.Megjithatë,bëra sikur e pranova "informacionin" e atij,Ligavecit,dhe vazhdoja punën.Pa modesti të rreme,kudo që kam dhënë mësim, faqen,si profesionist,e kam të bardhë.Nuk ka nxënës apo nxënëse që nuk  më ka dashur.Këtë dashuri dhe respekt e kam fituar vetëm me punën time.S'ka më sadifaksion më të madh për mua në jetë se sa respekti dhe dashuria e ish nxënësve për mua.

 

*      *    *

Atëkohë në televizor jepej filmi "Marko Viskonti" me disa seri.Qe një film që të mbante  pas ekranit dhe ,për çudi,U...( e mbesa e "Sygjarpërit" sipas Jorgos) ,i ngjante nga portreti asaj bukuroshes,Biçes.Dhe unë,kur e ngrija në mësim U...,i thosha:-Ngreu Biçe!!!  Biçja jo vetëm ngrihej,e skuqur domsdo nga ky atribut imi,por gjithmonë përgjigjej shkëlqyeshëm dhe unë i vija po 10-të.Këtë dhjetën e shoqëroja dhe me një koment timin si një shëmbull për klasën,de.As që më duhej mua,në ish e mbesa apo dhe e bija e atij"Sygjarpërit".Po ku  ta dija unë që sytë si të gjarpërit,nuk i kishte gjyshi i Biçes,por Jorgoja që,vigjilent si"sytë e veshtë e mbretit",paska hapur prapë regjistrin dhe,kur ka parë,që Biçja kishte marrë prapë dhjetë,sa kish ndjerë kënaqësinë për këtë"rizbulim" të fajit,aq ligësi kish vjellë,edhe në prezencë të sekretarit të partisë,për mua:- E paralajmërova dhe ja se si vepron!Hapur,që mbështet armikun e klasës.Dhe fill pas këtij "zbulimi" të madh të Jorgo Ligavecit,thirrem në ballafaqim. "Audienca" qe e "ngusht".Pak si trish.Tip "celule".A nuk ishin komunistët ata që dolën nga këto "celula"?. Sekretari-një mësues nga më të rëndomtët,- Ligaveci dhe unë.-E di pse të kam thirrur në këtë si ballafaqim?-Jo,- bëra unë të paditurin. -Dëgjo,- rimori fjalën sekretari,- Jorgua të paska thënë dhe ja tek të them dhe unë.Sapo u zbulua që gjyshi i U...është armik.Ka qenë nën sqetullën e atij "poliagjentit" dhe nuk është mirë të inkurajojmë bijtë e armiqëve.Më hipi në majë të hundës,sa,po të mundja,atë Jorgo Ligavecin do ta haja me dhëmbë,kurse këtë"kollosin" e partisë,më të paaftin e mësusesëve të shkollës,doja ta zhdëpja sa me grushta,aq dhe me pëllëmba,siç bëja dikur në adoloshencën time,kur  mundeshim me shokët.Se,nga kjo anë e sherreve,nuk ma hante qeni shkopin deri sa dola mësues.Por isha pak,si kapur,në çarg.Pra,jo se iu përmbjata atyre"udhëzimeve" të tyre,po nuk shpërtheva ashtu si duhej.Mbaj mend që i thashë sh.sekretar,vetëm kaq:-Nuk ka"udhëzime të posaçme" për mos u dhënë dhe fëmijëve të "armiqëve" hakën.Se,me që erdhi puna me këtë U...,në Elbasan ku kam bërë shkollën,kam njohur dhe fëmijtë  e "armikut" Bedri Spahiu (për çudi që të tre fëmijëve të Bedri Spahiut ua mbaj dhe sot  emrat mend!),Marengleni,Spartakun dhe Fluturën (kjo sikur kish dhe një emër të dytë Mira?!) dhe,sado që ishin në shkollën ushtrimore (e zgjedhur kjo ku bënim praktikën) dhe që të tre,me që ishin nxënës të dalluar,jo vetëm merrnin  nota më të mira,por rrini në tabelë të nderit.Dhe ky,gjyshi i U...,more sh.sekretar,nuk është më i rrezikshëm se"armiku" Bedri Spahiu.Kur pashë që tundte kokën,mora kurajo dhe iu lëshova atij Ligavecit (të them të drejtën me atë e kisha inatin),dëgjo,- i them,- po të pashë qoft dhe një herë që të kontrollosh se çfarëë note u vë nxënësve,do të kap prej veshësh mu në sytë të nxënësve dhe,po në sy të nxënësve,do të demaskoj.Jo vetëm kaq:-Ti arbitrarisht je mësues i gjuhës ( ti e di që të njoh mirë),dhe,sa për dijeni,asaj U... dhe jo vetëm asaj,sado që nuk e kanë mbaruar shkollën e mesme,u vjen anës.Ti,ende,nuk ke lexuar një libër,kurse U... dhe disa të tjerë të asaj klase,po të vëresh kartelat në bibliotekë kanë lexuar qindra.More vesh,Jorgo Ligaveci!-bërtita. Nuk e kam Ligaveci,por e kam Tushe,- më tha.Harroje,- i thashë flakë për flakë.Apo më sakt: e ke harruar vet. Mirë,mirë,- sikur erdhi dhe sekretari në ato "ujëra",po deri tek tabela e nderit,jo.Nuk kam punë me tabelë nderi unë,unë vlerësoj sipas përgjigjes dhe aq.

 

*    *    *

 

Mardhëniet tona,thuaj,u bën akull.Por unë vazhdova me timen.Natyrisht,këto"zënkat" tona as që i dinte as Biçja dhe as ndonjë nxënës tjetër.Sado që e dija që Ligaveci e kontrollonte  regjistrin,unë dhe,në ndodhte që U...,nuk meritonte 10-të,as që ia ndava 10-tën.Por "Biçja" nuk kish nevojë për "përkrahje",ajo qe një nga nxënëset që në të gjitha shkollat  më të mira dhe më me emër që kishte vëndi,të merrte notën 10-të.Se programi qe i njëjtë për të gjitha shkollat e mesme.

Kur mori maturën Biçja,doli e para e shkollës.Por,për të vazhduar të lartën, kishte Çeçua biçak.Duhet të lëshonte deklaratë organizata e frontit,fillimisht,mandej dhe organizata e partisë.Frontin e drejtonte Jorgo Ligaveci.Dhe jo vetëm nuk ia dha,por ia nxiu zi dhe më zi."Sygjarpëri",sipas Ligavecit,kish vrarë partizanë dhe qe"asi nën mëng" i "poliagjentit" Mehmet Shehu.

Unë u mundova shumë,nuk lashë zyrtar nga ata që njihja,për ta dërguar Biçen në shkollën e lartë,por,për fat të keq,sa shihnin dëshminë made in Ligaveci,të gjithë dorëzoheshin.Edhe një letër që nisi vet Biçja për vet sh.Enver,kushe di se ku përfundoj.Kisha një dhëmbje,pothuaj,shpirtërore,për nxënësen time të shkëlqyer,por në radhë të parë qe biografia.Dhe mbeti,atje,në fshat.Sa të tillë kanë mbetur kështu?!!! Vetëm e vetëm nga biografia.Se qe porosi nga lart.Nga lart dhe nga poshtë.Nga poshtë dhe më keq.

 

*    *   *

Rasti,nuk thonë kot,është mbreti i botës.Do hapej në Korçë një shkollë për infermiere.Duhej mesatare  e lartë.Sa e pashë me sy këtë shkresë,në seksionin e shëndetësisë së rrethit,dhe mëndja më shkoi tek Biçja.Pothuajëse e"blemë" atë vërettitmin(se nuk qe fjalë për shkollë të lartë,de!) dhe ,më së fundi,pak si fshehur "Ligavecit" dhe"ligavecëve" të tjerë,Biçja shkoi në shkollë në Korçë.Sa më erdhi mirë që dhe këtë e mbaroi shkëlqyeshëm.Tani punon në zonën e saj,ka krijuar familje dhe,vjet kur qeshë në verë në Shqipëri,fola me të në telefon.Natyrisht,që më ftoi në shtëpi  dhe nuk rreshtëte pa më falnderuar.Asnjëherë as asaj dhe asnjërit prej familjes së saj,nuk i kam folur për"Ligavecin!".Janë nga i njëjti fshat,pak a shumë janë dhe gjitonë,por ka njerëz që,prej natyre,janë"ligavecër".I tillë qe  dhe ky,Jorgo Tushe "Ligaveci".

 

*    *    *

 

Epilog

 

E solla këtë histori për t'u treguar të rinjëve,një nga format e ndyra të "luftës së klasave".Për të treguar se kjo"luftë e pistë" ka vrarë edhe më shumë se sa ka vrarë lufta.Nuk e di se sa"Biçe" kanë qenë viktima të kësaj lufte që bekimin e kish nga "kupola",por  në të njëjtën kohë,rrëfimi im  ballafaqon me lexuesin edhe"Ligavecë" si ky,Jorgoja, që ku nuk i gjeje.Por vjen një kohë dhe atë që,me ligësi,ua bën të tjerëve,vijnë dhe ta bëjnë një ditë dhe ty.Dhe do zëshë e do ulërish nga dhimbja.Se thika,kur e ngul në shpirt,të dhëmb.Kështu i ndodhi dhe këtij Jorgo Ligavecit: ia morën të bijën një ditë,kur qe në moshën e Biçes(dhe kjo,sa kish mbaruar të mesmen) dhe,ndërsa iknin me "Skaf" u mbytën  mes ujërash.Kish ardhur dhe qe mbledhur si kërrmilli,se është prind,tek e fundit,por,sa m'u dhimb e bija (dhe atë e kam patur nxënëse),aq pështirë më erdhi kur e pashë në atë gjëndje mjerane.Vonon,- përsërita,- por nuk harron.Se para sysh kisha dhe historinë e Biçes së pafajshme që ky,ligaveci,e mori në qafë.E  sa për sekretarin,ai e pësoi dhe më keq.U shkatërrua,pothuaj,me bina.Vet vdiq,pa dalë mirë në pension.Djali i vetëm u vra me makinë(sapo qe martuar) dhe çupa iu paralizua.Të jenë veç nga zullumet?Nuk e besoj.Por në këtë"rrëfimin"tim,pakësa haka,vajti tek i zoti.Sikur të ishte gjithandej kështu?!...

 

*Emrat janë veç sajime.

 

14 prill    2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora