E diele, 28.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Kujtojmë Kadri Roshin

E shtune, 16.04.2011, 05:42 PM


Luan Çipi

 

KUJTOJMË KADRI ROSHIN

 

“Çmohet shumë miqësia

Kudo ku banojnë shqiptarë

E mikut bëhet shtëpia,

Kryemikut- vend të parë.

Miqtë, le të vijnë përherë

Ne, për një e ruajmë qoshen

Për secilin bëhet nder

Kreu, veç  për Kadri Roshin.”

 

Kështu më tha plaku i ditur

Dhe vazhdoi të më tregonte

Për artistin fort të ndritur

Bëmat, po më numëronte:

 

Njëqind e tetëdhjetë role,

Njëqind e tridhjetë të parë,

Në qindra skena dole,

Ndaj u bëre legjendar.

 

Jo vetëm  Artist i Popullit,

Titulli Mjeshtër i Madh,

U shpalle dhe Nderi i Kombit

Gjithë jetës Nderëmadh.

 

Lefter Dhosi te filmi Tana,

I pari  film shqiptar,

Gjashtëdhjetë vjet filma e drama

Dhe kudo, ti  fitimtar.

 

Te “ I teti në bronx” vemi

Dhe “mbi muret lulkuqe”

 Nuk harrohet vëlla Ademi

Dhe ti, kujdestar me huqe.

 

Fshatari Safa Ymeri

Kur i sokëllinte djalit

Filma të bukur: Përballimi,

Këshilltarët e Hekalit.

 

Në ekran  Apasionata

Dhe Gjeneral Gramafoni,

Ballë për ballë. Si dita nata

Ju, me sqimë interpretoni.

 

Kujtoj  Bunkerin e Kolonelit

Më dhimbset, vdekja e burrit

U prenë fijet e telit

Nuk U shembën idhujt kurrë.

 

Edhe Vlora të kujton,

Shkëlqeve si regjisor

Kuçova, më fort të çmon

Emrin lart ta përjeton.

 

 Në Mallakastër i lindur

Origjinë Libohovë, bije.

Emri yt i madh, i ndritur

Vet Jezercës i bënë hije.

 

 Toskë, gegë e kosovarë,

Kudo ku ka Shqiptarë

Te çdo vatër flakë e zjarr,

Ti kudo ke vend të parë.

 

Çikago, Prill .01



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora