| E shtune, 16.04.2011, 05:42 PM |
Luan Çipi
KUJTOJMË KADRI ROSHIN
“Çmohet shumë miqësia
Kudo ku banojnë shqiptarë
E mikut bëhet shtëpia,
Kryemikut- vend të parë.
Miqtë, le të vijnë përherë
Ne, për një e ruajmë qoshen
Për secilin bëhet nder
Kreu, veç për Kadri Roshin.”
Kështu më tha plaku i ditur
Dhe vazhdoi të më tregonte
Për artistin fort të ndritur
Bëmat, po më numëronte:
Njëqind e tetëdhjetë role,
Njëqind e tridhjetë të parë,
Në qindra skena dole,
Ndaj u bëre legjendar.
Jo vetëm Artist i Popullit,
Titulli Mjeshtër i Madh,
U shpalle dhe Nderi i Kombit
Gjithë jetës Nderëmadh.
Lefter Dhosi te filmi Tana,
I pari film shqiptar,
Gjashtëdhjetë vjet filma e drama
Dhe kudo, ti fitimtar.
Te “ I teti në bronx” vemi
Dhe “mbi muret lulkuqe”
Nuk harrohet vëlla Ademi
Dhe ti, kujdestar me huqe.
Fshatari Safa Ymeri
Kur i sokëllinte djalit
Filma të bukur: Përballimi,
Këshilltarët e Hekalit.
Në ekran Apasionata
Dhe Gjeneral Gramafoni,
Ballë për ballë. Si dita nata
Ju, me sqimë interpretoni.
Kujtoj Bunkerin e Kolonelit
Më dhimbset, vdekja e burrit
U prenë fijet e telit
Nuk U shembën idhujt kurrë.
Edhe Vlora të kujton,
Shkëlqeve si regjisor
Kuçova, më fort të çmon
Emrin lart ta përjeton.
Në Mallakastër i lindur
Origjinë Libohovë, bije.
Emri yt i madh, i ndritur
Vet Jezercës i bënë hije.
Toskë, gegë e kosovarë,
Kudo ku ka Shqiptarë
Te çdo vatër flakë e zjarr,
Ti kudo ke vend të parë.
Çikago, Prill .01