E shtune, 27.04.2024, 06:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Petraq J. Pali: Një natë e pa hënë (Novelë)

E shtune, 16.04.2011, 07:40 PM


Petraq J. PALI

 

Një natë e pa hënë

 

Novelë

 

(Rrefenjë e jetuar)

 

 

Hëna

 

Kishte gjithë atë muaj që hëna ndriçonte me rrezet e saja të argjendta anë e kënd vendit, ajo, si një lozonjare e vertetë, shkëlqente me ngjyra të rralla e të papara mbi suprinën e detit, i cili, me ato fesh-feshet e përjeteshme nga valët e buta të tij, i jepte një madhështi vendit në gjysëmerrësirën tjetër, ku ende hëna nuk kishte hedhur vellon e saj të plotë, këtë e plotësone reflektimi i argjendtë i saj mbi atë suprinë të blujtë deti, që ngjante si në një tabaka të florinjtë në duart e një evgjiti, plot ndriçim dhe jetë plot refleksione dhe nuanca magjike.

 

Kjo, bënte që mbrëmjeve njerëzia sipër ballkoneve, të rrinin me orë të tëra të kundronin detin dhe reflektimin e hënës mbi të. Një pamje e përnateshme dhe shumë e bukur. Horizonti, nga erësira mbulohej me përvijime përallore si në një penelatë piktori, ku ndërlidheshin dhe kombinonin të gjitha ngjyrat e botës mbi detin e gjysëmndriçuar.

 

Mileti mbushej me frymë dhe gjente shlodhje atyre mbremjeve nga punët e rënda të ditës.

 

Ky ritual pothuaj vazhdonte për çdo mbrëmje atë muaj Tetori, deri sa një ditë prej ditësh, siç duket, hëna kishte kahje të kundërt dhe ishte zhdukur krejtësisht, vendin e mbuloi terri dhe erësira tejpërtej. Moti u nxi dhe koha u tjetërsua, dallgët e detit qëllonin mbi shkëmbenj harbuar dhe egër, të ftotit të therte në palcë, një ndryshim i motit që rrallë ndodh në këto anë. Natë e keqe e ftotë dhe errët e pa hënë?

 

Kjo dukuri natyrore, e bëri të pamundur shikimin, dhe errësira e madhe, bëri të mos dallohej as deti, as kulmi dhe vija kulmare e maleve që shtriheshin në të dy anët e fshatit, qoftë nga Lindja apo Perëndimi, ishte një natë e vecçntë me të veçantat e saja!

 

Bashkëfshatrët e mi, rinin mbështetur mbas strehës së ballkoneve e dritareve, mendueshëm, madje ata rrinin poshtë tarracave e hardhive dhe diskutonin me njëritjatrin brenda familjes apo edhe duke shkuar në gjitoni e duke diskutuar për motin dhe për hënën, për “zhdukjen” misterioze të saj në këto ditë të qeta e të pastra, një heshtje e madhe ndodhi në shpirtërat e njerëzve, qoftë nga valet e detit qe nuk feshferinin butë si ditët  e mëpareshme, por ulurinin e gjëmonin, edhe zhurma e fëshmerimës së ullinjve nuk ndihej më  përmbi kurorën e kodrave përreth, me pak fjalë frynte një erë e fortë  si e marrë dhe e tërbuar këtë natë...! Kjo ishte sa befasuese aq dhe e zymtë!

 

Kishte po thuaj një egërsi të natyrës, e cila zgjati pothuaj për gjithe atë natën, në një kohë që edhe mileti, kishte rënë për të fjetur me pikpyetjen e madhe të zhdukjes së hënës, të asaj nate dhe keqësim të menjëhershëm të motit . Kush më shumë e kush më pak, as që e shpëgonin këtë dukuri se si dhe pse ndodhi!  Në qiellin sterrë të zi, për çudi nuk kishte asnjë re. Errësirë dhe vetëm erësirë! Një natë që të trembtë me keqësimin dhe egërsinë e saj!

 

Një habi nga vete Zoti?

 

Një natë ndryshe nga të tjerat!

 

Pse pikërisht atë natë mungoi Hëna?

 

Rrëmbimi

 

Atë natë, siç duket, operativi, dy spiunë e dy policë civilë gjetën pikërisht natën e përshtasheme të pahenë dhe trokitën në portën e të dy djemve me një diferencë kohe në më pak se një orë e gjysmë nga arrestimi i njëritjatrit.

Emrat e të cilëve ishin të njohur për ta dhe duke i vënë më para në rrethin e kuq …, por prisnin vetëm ditën e përshtateshme... ta bënin realitet arrestimin!

Dhe të parapërgatitur për këtë arestim, sipas “skenarit” të hartuar më parë, u nisën të realizonin “detyrën”.

Trokitja, tek shtëpia e të parit, u bë me shumë kujdes dhe pa zhurmë, e heshtur e mbytur e misterioze si edhe vetë hëna e munguar, e cila mund të ishte e vetmja dëshmimtare e atij krimi makabër çnjerëzor e të shëmtuar, të asaj nate të papërseritshme, të rrallë e të veçantë! Një histori që rrallë ndodh me marifetin si u gatua dhe si u kurdis, dhe si u realizua, por në kohën e fundit të diktaturës ishin të shpeshta por dhe të veçanta çudirat dhe bëmat e tyre, kur njerëzit e pushtetit tash më të kalbur, shfaqnin përditë urrejtjen e madhe, s’e kuptonin që pushtetit te tyre gjakpirës po i vinte fundi, dhe se mola kishte dekada që e gërryente “piramidën’ e tyre avash dhe përditë! Kolera komuniste po bëhej më e tmerreshme në ato vite, se kur kafshët e egra janë gati me të ngordhur, bëhen më të egera, dhe të shqyejnë!

Të dy djemoshat burra, (baballarë fëmijësh dhe familjarë, por me moshë shumë të re) të asaj nate, ishin prej vitesh në syrvejim të shtetit, madje njëri prej tyre ishte dënuar për të dytën herë për tradheti, karshi atdheut qysh në rini, si edhe për  tentativën e arratisjes e cila ishte e vërrtetë dhe e provuar, kishte kryer dënim pas dënimi me burg, vite të tëra, duke hequr një kalvar të madh mundimesh, torturash dhe poshtërimesh nga vetë shteti dhe ingranazhet e tij të ndryshkuara. Kishte përfituar nga amnistitë që Presidenca kishte shpallur në ditë festash për dy herë rresht. Më pas kishte krijuar familje, i kishin lindur edhe fëmijë, por gjithmonë edhe pas daljes nga burgu nuk kishte liri, ai ndiqej nga hijet e zeza! Kudo dhe kurdo! 

Dhe asnjëherë e kurrë, nuk pa një ditë të bardhë…!

Ndërsa tjetrit i ishte ngulitur në tru dhe në zemër frika dhe ankthi, nga trasnitë e herë pashereshme që i bënin operativët, hetuesit, kolektivat e punës, apo provokimet e shumta nëpër ushtrimet ushtarake, si njeri që kërkonte përmbysjen e pushteti dhe të arratisej…, ndërkohë që ishte nga më të deklasuarit e të deklasuarëve dhe lufta mbi të, natyrisht, do të binte e pamëshirtë, e fortë dhe e egër

 Ata të dy djelmosha, qysh fëmijë u vunë në shënjestër të regjimit.

 Asnjëherë nuk u panë bashkë më mbrapa kur u rritën...,të shoqëroheshin, pavarësisht se ishin miq dhe shokë, qysh në fëmijëri, dhe shtëpitë i kishin afër te dy buzë detit, dhe sa ishin të mitur, nuk i ndante veç nata, qoftë ajo me hënë apo pahenë. Bashkë loznin dhe bashkë bënin çamarokllëqet e moshës. Por me vonë u bë si mollë e ndaluar miqesia e tyre, as flisnin me njeritjatrin e as përshndëteshin, kurrë asnjëherë nga dëshirat e tyre se sa nga frika e rrethit të hekurt që rrethonte këdo nga kjo lloj shtrese populli, të ashtuquajtur të “dekllasuar”. Madje edhe në shkollën fillore e me pas..., e shikonin njeritjetrin në sy dhe as përshëndeteshin as flisnin. Kjo, e kultivuar nga prindët, nga shoqëria apo nga diktatura?

Edhe miqesitë edhe krushqitë i bënin me njëritjatrin të “deklasuarit”. Si njeri edhe tjetri kishin në rastin tonë, marrë për gra, motra e vëllezërish të arratisur, ashtu si edhe njerës edhe tjatrës u ishin aratisur vëllezërit dhe  prindërit… ose ishin të dënuar me burg, ose… në shënjestër të “tyre”!

Udhët e tyre, morën kahje dhe drejtime të ndryshme, njërin e dlnuan të njomë dhe adoleshent… ndërsa tjatri ishte në radar dhe në syrvejim, porsa mbaroi gjimnazin,u thirr dhe u kërcënua dhe gjithmonl duke e ndjekur pas frika dhe intigat e kurthet që mund t’i thureshin nga shteti vetë por edhe nga “miqtë”ose “shokët” e tij në punë e në jetë, prandaj ai, ishte mbyllur në vetëvete dhe përpiqej të mos kishte as as miq e as shokë, kurrë dhe asnjëherë!

Po a mund të jetojë dot njeriu vetem…?- kryesisht, kur është i ri dhe ëndrrat për jetën kërkosh t’i bësh realitet si shokët, por atij edhepse ndoshta ishte jashtë dyerve të burgut, i ishte bërë jeta skëterrë, dhe e pa durueshme, sa herë mendonte t’i jepte fund asaj, dhe të bënte një asgjësim vetjak, të shpëtonte njëherë e mirë dhunës e poshterimit, tortures dhe përbuzjes… Po jeta gjithmonë është e dhembur dhe e bukur, e ëmbël dhe e dashur, por shpresa e të nesermës e mbajti gjallë. Ai, shpresonte në vetëvete se një ditë edhe piramida do të rrëzohej? Dhe ai do të ndihej i lirë!

Mbasi, arrestuan të parin, exkorta ndjellakeqe dhe vdekjeprurëse, e kerëcenoi ish të burgosurin të mos ndiehesh…s’duam asnjë fjalë- i tha operativi- me urdher qetazi duke shtrënguar dhëmbët…, në rast se bën zhurmë, dije se për pesë minuta të mbytëm në det… mos fol, hesht edhe hajde mbas nesh!... thjesht do ta marrim në pyetje, lidhur me atë, ish “mikun” tënd që lufton dhe minon heshtazi Pushtetin…! Kështu i tha operativi më pas!

Hëna, si për inat të tyre, akoma vazhdonte të ishte zhdukur, asnjë qenie e gjallë nuk lëvizte, dritat ishin të fikura me urdhër... dhe qyteti fshat, ishte në një terr të plotë. Një vërshëllimë e fortë e erës, ngatëerohej me shushurimën dhe gjëmimin e dallgëve të detit dhe të valëve të shpeshta e të njëpasnjëshme të tij. As Zoti nuk mund të shikonte dhe të ndiqte misteret e asaj nate të tmerrshme si vetë errësira, pa hënë e pa jetë!          

Djali burrë, babai i dy fëmijëve, nuk arriti as të shkonte tek dhoma e nënës së tij të shumëvuajtur e t’i thoshte … mama, më morën, maskarejtë… dy fëmijët e tij të mitur flinin të qetë në dhomën tjetër, nusja e llahtarisur nga trokëllima mbi dritare pyet…të shoqin… pse u ngrite? Pse pse ???, i shoqi i flet heshtazi duke vënë dorën në buzë shëëëët shëtttt,... hesht…mos u ndiej…trokëllima e tyre ndjellakeqe në dritaren e dhomës së çiftit, në katin e parë i llahtarisi dhe gati që nuk u pushoi që të dyve zemra... Ata nga jashtë, kishin kapercyer gardhin dhe ishin futur në oborr dhe askush nuk i kishte ndier e jo më për t’i parë njeri, madje as hëna, e cila mungonte! Ata  thireën në emër të zotit të shtepisë me një zë të ulët… duke trokollitur me kujdes me dy gishta mbi dritare... "ej..., ej, vishu dhe hajde me neve… brenda pesë minutave, mos bën zhurmë dhe mos u ndiej! Jam operativi...! I zoti shtepisë e njohu nga zëri… mbasi edhe herë të tjera operativi e “këshillonte” dhe e “istruktonte” ose veças ose në publik… të rrinte rehat dhe të mos përziej në çeshtje që kishin të bënin me shtetin... ose strategjia e sigurimit për të aluduar të tjerët se djali i rrëmbyer ishte në “lojën”e tyre, dhe ndoshta donin të aludonin tek të tjerët si i rekrutuar e spiun, mbasi kishte vuajtur burgje dhe internime, këto ishin lojra dhe në program të vetë sigurimit... Gjithësesi propabiliteti në këso rastesh ishte i  madh se më vonë mësuam se shumë ish të deklasur (pa përgjithësuar) kur u përmbys shteti dorëzuan armët se ishin vegla të sigurimit të shtetit, por përfundimi i këtij djali burrë të rrembyer sonte, besoj se vërteton të kundërtën!

Kjo ishte edhe një nga faktorët që djali burrë nuk shoqërohej me kurrkënd!

Dëshmimtarët e asaj nate makabre ishin vetëm ata, operativi e dy spiunët dhe dy policët pa uniformë… errësira dhe era e tërbuar!

Djali, ndjeu ankth frike dhe disa mornica në trup i ngrinë pothuaj gjakun nëpër deje, zemra i rrihte si e zogut e frikshme dhe e nxituar..., ishte regjur me keto farë marifetesh të tyre, dhe mendoi se serish do të provonte burgun, pa ndonjë arsye!

Me pak fjalë, ishte i arrestuar, nuk e dha veten, nuk u tremb por edhe nuk foli asnjë fjalë… ata, nuk e lanë as të vishej mirë, iku vetëm me një palë pantallona doku, një kanatjere tip bluze pambuku, me gjysëm m ënga… atletet e vjetra të bardha, pa çorape… një shami në xhep, një krehër dhe 50 lekë, të vjetra, këto të paktën pohoi e shoqja më pas… kur u pyet se ç’kishte me vete veshur… i shoqi!

Aty nga mesi i natës, dallgët sikur u bënë më të egra akoma më shumë dhe filluan që harbuar të godisnin shkëmbejtë dhe harcat e tyre të thepisura dhe të gërryera nga shekujt, një natë me të vërtetë e vështirë dhe e llahtarshme, e zezë dhe ndjellakeqe… dhe tepër e frikshme!

Mbasi e mbyllën në qeli, ne rajonin e policisë djalin, baba të “shoqëruar”nga njerëz të egër dhe të armatosur, i zgjidhën duart dhe i shliruan gojën të cilën ia kishin mbyllur me teni ngjitëse brenda në gazin e zi 69 porsa e arrestuan, e porositën urtazi të mos ndihej dhe të mos bënte gek…rojat ishin të urdheruara që menjëherë ta mbysnin në det, duke e hedhur me buzë të lidhur nga shkëmbejtë… po të krijonte zhurmë dhe sherr, kështu i tha, të pakten, operativi që drejtonte këtë operacion, ose këtë rrëmbim! Ai, i porositi rojat më pas kur doli, se ata… duhet ta “zdrukisnin” rrëndë viktimën… por pa e vdekur!

Mbylle gojën dhe mos u ndiej… se kjo është Nata e Fundit për ju! Mos e merr me shaka!" Grupi siç duket u largua tek "gjahu"tjatër!

Djali,vuri buzën në gaz, dhe dy pika loti të zjarrmtë i ranë mbi faqe në atë errësirë qelie, shija e kripur e tyre mbasi ju derdh në gojë e tronditi me shumë… goja ju helmua njëherësh, një dhembje e menjëhereshme i ra në gjoks dhe i kaloi në shpatullën e djathtë si një thikë e ngulur në zemër, duke i marrë plotësisht frymën, më pas ju morën mendtë dhe ra përdhe pa ndjenja, me zemërimin e madh brenda shpirtit të tij prej prindi… që nuk puthi fëmijët në gjumë… Ajo skenë i mbeti merak! I ngeli akoma me peng që nuk përqafoi dot as nënën! Mendoi se kjo do të ishte dita e fundit për të.

Ai, puthi në ballë dhe përqafoi të shoqen, nënën nuk e zgjoi nga gjumi… të mos e helmonte si zakonisht..., ndërsa ata jashtë mërziteshin të prisnin më gjatë se sa pesë minuta! Fëmijet ende flinin!

Këtë urdhër i dhanë ata, matanë dritares… duke kërcitur dhëmbët…

Për pesë minuta të jeshë jashtë!

Nuk vonoi as pesëmbëdhjetë minuta, kur shefi doli nga qelia mbasi i dha porosinë të rrinte rehat… rojat erdhën më pas dhe filluan dhunën mbi të, ashtu siç ishte në atë gjendje agonie dhe gati pa ndjenja, e rrahëm me shkelma, me grushte e me sende të forta, ku mundën… dhe sa mundën, duar kafshërore, nga njerëz të egër dhe të pazemër, e kthyen atë për pak çastesh në një kufomë.

Egersia e tyre nuk njihte kufi...!!!

Ai, nuk bëri gek as nuk nxori zë, por kishte rënë pa ndjenja dhe atëherë ata e qëllonin më egër, duke menduar se bënte vetë që nuk “ndihej”! Ata, qëllonin dhe torturonin një kufomë!

 

Nëna

     

I rrëmbyeri i kësaj nate ishte arrestuar dhe dënuar qysh në adoleshencë, fill kur ishte plot 17 vjeç. Ai, e hidhëroi nënën e tij të shumëvuajtur përjetë.

Pati tentuar të bënte një arratisje misterioze dhe spektakolare nga shteti amë, me shpresën të shkonte te banonte me të jatin, i cili fatkeqësisht ishte ndarë nga familja në mënyrë të sforcuar kur i rrëmbyeri i sotëm, i biri i tij, s’ishte as një vjeç, atëherë kur përfundimisht kufijtë e shtetit ishin mbyllur me shtetin fqinj Greqine dhe me gjithë Perëndimin, kështu që jëma e të rrëmbyerit ishte lindur e ritur në Greqi dhe ishte shtetase Greke, por fatkeqësisht ngeli përjetë larg të shoqit me të dy djemt e saja, pa pare asnjehere ditë të bardhë, në Shqipërinë Socialiste!

Natyrisht, kësaj nëne tepër fisnike, i ranë njëherësh shumë andralla e ngarkesa psikologjike mbi vete, ishte dhe u trajtua nga shteti i egër komunist dhe nga diktatura e proletariatit si grua e një të arratisuri (mbasi kështu e etiketoi shteti largimin e të shoqit, ende pa u mbyllur kufijtë).

Ju desh kësaj zonje të re, të rriste fëmijët bonjakë me babë gjallë, të përballte internimet dhe sakrificat, poshtërimet dhe intrigat e kurthet që çdo ditë bëheshin më të egra nga vetë “fitimtarët” e Pushtetit... Ju desh të luftonte për të mbijetuar!

Përbuzja, supërlodhja, diferencimi nga shoqëria, dhuna, intrigat e kurthet e bënë këtë nënë të ishte një grua mbinjerëzore, dhe e veçantë.

Ndërsa ajo u përgjigjej heshtazi shtetit dhe lakejve të tij, me fisnikërinë dhe madhështinë e saj si nje grua e nderuar dhe e kompletuar, e denjë, e zgjuar, e mençur e puntore.

Ajo, ishte e stolisur si nga bukuria por edhe nga të bëmat dhe fisnikëria e saj, respektohej nga njerëzit e thjeshtë dhe të ndershëm. Ajo, me punën dhe sakrificat më supleme, përpiqej të rriste të dy djemt dhe  mundohej e sakrifikonte për edukimin e tyre me shumë krenari dhe ndershmëri. Ajo, ishte një grua e shkolluar  dhe e edukuar qysh në atëdheun e saj. Miresjellja, fjala, kultura, mirëveshja, dashuria për punën, për njerëzit, e vërtetonin plotësisht këtë!

Me botën e përtejme i ishin mohuar dhe ndaluar çdo e drejtë dhe komunikim, ajo, ishte shkëputur plotësisht nga i shoqi, patjetër  kundër deshirës së saj, por edhe ai, në pamundësi dhe kundër dëshirës së tij, preu edhe letrat edhe ndihmat që mund të dërgonte për të mbijetuar të vegjëlit, siç kishte dërguar edhe më parë, por diktatura ia ndërpreu njëherë e gjithmonë gjithçka! Edhe shpresën edhe ndihmën ekonomike!

Me gjithë atë farë ngarkese, kjo nënë e huaj ju përshtat egërsisë së vendit, egërsisë të sistemit, dhe zemërimit të qeverisë, diti të mbajë karakterin, ekulibrin, mirënjohjen dhe respektin për njerërzit që e rrethonin.

Vuajti shumë ajo nënë e mirë, e cila jeton edhe sot, nëpër internime e në punë të vështira, nuk i dëgjohej zëri, ishte e sjellshme dhe e kujdeseshme që fëmijët të rriteshin pa probleme, dhe, pushteti duke “mësheruar” sadopak për fëmijët, i çon në shkolla, të madhin në gjimnaz, që ishte po në fshatin qytet të tij, dhe të arestuarin e sotëm në një shkollë dyvjepçare ndërtimi më pas!

Kjo nënë, i ndoqi fëmijët nga mbrapa, kudo në shkollë, në ushtri e në punë, dhe përpiqej që ata të bëheshin të dobishëm për shoqërinë dhe të meritonin respektin e popullit me plot dinjitet dhe ndershëmri. I edukonte me urtësi, me maturi dhe mençuri!

Ajo, me veprën e saj gjatë gjithë jetës së saj të nxirë nga “pushteti popullor”, çmohet dhe respektohet nga opinioni si një grua e rrallë, që torturave iu bëri ballë!

Por kalvari i vuajtjeve të saja ishte i pa llogaritshëm... ajo provoi më pas të ndiqte djalin nëpër burgjet dhe qelitë më të egra të Shqipërisë në Spac e në Bulqizë, në Tepelenë e në Lezhë… në Bonifikmet e Myzeqesë… e më tej!

 

Adoleshenca e fëmijeve…

 

I madhi, për gjithë jetën, ishte dhe është një nga njerëzit më të kompletuar dhe model, fisnik dhe i sjellshëm, si në rininë e tij, ashtu edhe sot, i dashur, i respektuar, shembullor, bujar, humorist, dhe fort njerëzor.

I lidhur pazgjidhshemërisht me nënën e tij heroinë dhe me familjen e tij të kompletuar! Nje prind dhe bashkeshort i shkëlqyer! Ruhej nga pushteti i egër si macja nga miu!

Ai qysh në adoleshencë e deri sa u bë me familje e në vazhdim kurrën e kurrës nuk i solli ndonjë andrallë t’ëmës, as shoqërisë.

Dikur një sportist e student i mirë dhe i zoti, puntor dhe njeri i ndershëm, ishte i gjithanshëm në aktivitete rinie, sportist i qytetit e fshatit për shumë vjet, një djalë për kokë të djalit, ashtu ngelet edhe sot, model dhe prind, i shkelqyer. Ka lezet fjala dhe dialogu me të, i matur dhe i respektuar, kurrë i nxituar as grindës, asnjëherë hakmarrës!

Ndërsa i rrembyeri i sotëm, biri i dytë i kësaj nëne dhe atij vëllai, bluante urrejtjen përbrenda, etjen dhe dëshirën për t’u larguar nga atdheu qysh në vpgëli. Nuk mund të duronte dot kur shikonte nënën e cila nuk u ankua kurrë të lodhur e të rraskapitur, të braktisur nga njerëzia dhe të mënjanuar, të provokuar dhe të përbuzur, por as edhe të vëllanë, i cili kishte aftësi më të rralla intelktuale se shokët, ishte më i gjallë, më i aftë dhe i shakthtë, dhe e kuptonte në shpirt që rinte i frenuar nga këndvështrimi  i keq i regjimit dhe në zemrën e tij të njomë kishte mbjelle e brejtur përbrenda urrejtjen  e pandalshme për ta.

Ishte një nga notarët më të përkryer të asaj moshe, rrinte në det me orë të tëra, shtëpia e tij e dytë ishte deti, që për fat të mirë nuk e kishte larg as pesëdhjetë metra, në mes të bahçeve me portokalle, mbas internimit jua rrikthyen përsëri, mbasi shteti e kishte pas  sekuestuar... Ai, ishte tamam i papërmbajtshëm, notonte shumë bukur dhe kishte një rezistencë të madhe, çdo ditë ikte nën uje e zhytej në det mijëra herë, më shumë se moshatarët e tij, bënte stërvitje dhe meerej me çdo lloj sporti, volejboll, futboll, basketboll, ushtrime në vegla sportive, me top në ujë, por mbi të gjitha kishte notin, si në dimër dhe në verë, ai lahej në det, në çdo stinë, hidhej me salto nga shkëmbej marramendës, duke bërë figura dhe ushtrime të rrezikshme dhe të vështira. Njerëzit habiteshin me gjallërinë dhe dinamizmin e tij.

Kishte formuar një trup të bukur dhe të kalitur, dielli i çdo vere e kishte bërë trupin dhe fytyrën e tij ngjyrë çokollate që nuk ndryshonte kurrë një ngjyrë si të bronxtë dhe të argjendtë të përzier, dhe sytë e blujtë e benin si monument kur pozonte dhe bënte shaka me moshatarët, ishte, një djalë për kokë të djalit, sa simpatik dhe hokatar, i ndrojtur po tepër fodull, krenar dhe sqimtar, vishej bukur mbahej bukur ecte, ndryshe nga i vëëllai që vinte tepër i thjeshtë dhe shumë popullor. Me pak fjalë, ishin dy tipa të kundërt dhe me teperamente të kunderta.

I madhi e qortonte shpeshherë për qëndrimin e tij kapricioz në shoqëri dhe në jetë… por ai, i rrembyeri i sotëm ziente përbrenda urrejtjen, dhe hakmarejen kundër padrejtësisë njerëzore mbi të!

Nëna çdo mëngjes para se të shkonte në punë e porosiste të bënte kujdes, të mos grindej me shokët, t’i largohej sherreve dhe çdo vesi negativ, që shpesh bënin bashkëmoshatarët. Te ishte më i  lidhur me shkollën dhe me mesimet! Të gjithë e kuptonin se ai vlonte nga brenda, dhe shpesh… qortohej nga “operativët” qysh kur ishte fëmijë adoleshent.

Pushteti i vendit, vitin tjatër “mësheroi” dhe i dha një bursë të ulët për në një dyvjeçare pune me të drejtë pagese! Nëna e tij u gëzua kur mori lajmin se edhe i biri mund të shkonte në një shkollë profesionale.

Ai, u largua nga qyteti, fshat për në shkollë, me mbresat e një dashurie të re… e cila i humbi për jetë. Ai, i pati propozuar një vashe dhe pati lidhje për disa kohë me të. Edhe sot pse ajo… është nënë e gjyshe, e kujton me dhimbje atë çast kur ai mori kurajon t’i kërkonte dorën… e aq më tepër për dashurinë e humbur me të!

Më mbrapa e thirrën në polici dhe i thanë… të pamë edhe njëherë t’i zësh udhën asaj vashe… të pret plumbi… plumbi, plumbi!

 

Arratisja, po tentimi për arratisje…?!

 

I rrembyeri i sotëm s’ishte as plot 17 vjeç kur në mënyrë spektakulare, dhe në një kohë gati të turbullt, kur shteti sa ishte prishur me Bashkimin e madh Sovjetik, dhe diktatura e Proletariatit ishte bërë më e egër dhe kur makina shtet vigjëlonte më çdo cep me lakejtë e saj si asnjëherë  për vigjilencë dhe siguri në vend, në mënyrë të ndergjegjshme dhe tej i vendosur, në mes të dimrit në një të ftotë të akullt, djali, me gjithë rroba zhytet në det në mbremje të vonë, kur shokët e konviktit ishin ende në gjumë të parë, pa u parë dhe pa u ndier nga njeri.

Noton për gati një km, herë nën ujë me shpejtësi të rrufeshme dhe pak sekonda mbi të sa të merrte pak frymë, përpiqej të mos nxirte as kokën por vetëm majën e hundës… të mos diktohej nga radari i molit, i cili bënte rrotullimin dhe ciklin e tij shekullor dhe të përjetshëm, dhe për pak minuta djali arriti të kapë litarët e ftotë të çeliktë, të një vapori gjigant me flamur Gjerman, që ishte ankoruar në largësi të molit, duke u furnizuar me karburant, dmth në një anije cisterene.

Kacavarur në cimat e akullta e në kavot  prej çeliku, arriti që të futej nga kyçi i vaporit dhe të strehohej afër kaldajave të oxhakut të lartë. Atje, pa e ndier dhe parë kush, u mbështoll  dhe u fut në një kthinë afër një koshi llozhrash në një vend të padukshem dhe të errët… I lagur siç ishte, filloi të mërdhinte. Era e asaj mbrëmje ishte thikë dhe thellimi të merrte frymën!

Në konvikt sa ra mëngjesi, u dha alarmi për mungesën e tij, duke ditur kush ishte dhe nga vinte, menjëherë u lajmerua Policia, Sigurimi, Shteti, dhe u rrethua i gjithë vendi e gjithë shkolla, oborri e konvikti, në më pak se gjysëm ore me shirita të kuq e të bardhë, sikur të kishte ndodhur aksident.

Njerëzit poashtu dhe nxanësit u frikësuan kur panë një mori operativësh policësh dhe hetuesish  dhe expertësh.

U bllokua rruga Nacionale dhe autobusët e punëtorëve të fermës… një kallaballëk i madh pyeste me kërshëri se ç’farë kishte ndodhur…?

U bënë fotografi në dhomën ku flinte, fotografuan oborrin banjën, kuzhinën, kapanonet, klasët… e ç’nuk bënë ata atë ditë.

Proces-verbale e pyetje, hetime dhe kërcënime...!

Çdo pikë kufitare, u lajmerua dhe u përforcua menjëherë. Ata, dyshuan se djali qind për qind ishte arratisur duke e ditur kush ishte dhe nga vinte... Po si dhe qysh, kur? Ata, e panë, në darkë kur kishte rënë për gjumë. këtë e vërtetuan shokët që e kishin parë në dhomë që u zhvesh e ra për të fjetur, por më pas ata, nuk dinin gjë  si dhe qysh kishte ndodhur, po a iku qysh me darkë a në mëngjes, në ç’farë ore vallë, këtë s’e thoshte dot kush?        

Ku vajti, si doli, pse nuk e pa roja e shkollës të cilën e arrestuan në çast? Porta e madhe e jashtme e oborrit ishte me hekuara, e lartë dhe me kyç?

Këto pyetje e të tjera  bënte vetë kryetari i degës atë mëngjes hetimor!

Shumë hetime dhe pyetje u bënë nga hetuesit në atë shkollë e në atë konvikt. Shumë ish nxanës e akuzonin djalin për biseda tepër të rrezikshme kundër  pushtetit, shumë, profesorë, ruheshin të jepnin sqarime e deklarata, disa thoshin që ishte një nxanës i zakonshem dhe nuk u kishte tërhequr vëmendjen për gjëra të tilla, por sekretari i Partisë, në bashkëpunim me sigurimin bëri një dëshmi të rreme dhe thuri  një akt denoncimi, të rremë, duke hedhur shumë akuza mbi të, si dhe për qëndrimin e tij moraloshoqëror. Natyrisht të gjitha të paqena, të paprovuara dhe jo të vërteta. Po e donte puna!

Në denoncimin e tyre, përmendej se djali, kërkonte të arratisej dhe kishte kohë që llomotiste për këtë, një gjë e paqenë, madje kishin përgatitur edhe dy a tre fëmijë të thoshin për “bisetat” që kish bërë me ta, një vajzë tjatër e akuzuan se kishte lidhje me të  dhe mendonin se e kishte dashnore, edhe ajo e shkreta ishte nga familje e deklasuar, e për fat ajo vajzë ishte vajzë fukareshë, mirëpo djali shoqë rohej me të  gjitha vajzat dhe shokët e klasës njësoj, por me këtë vajzë shkëmbenin më shumë detyrat e shtëpisë… që edhe kishin dyshuar, për një lidhje më intime… madje ai, rrinte më shpesh i veçuar dhe në botën e tij. Studionte shumë dhe ishte shembullor, vishej bukur dhe ishte tepër i shkathët në lodrat dhe aktivitetet sportive, i pëlqente kinemaja dhe sportet, lexonte shumë libra jashtëshkollore, shpesh dilte nga ndonjëherë edhe pa leje, duke thyer rregullat, se konviktet në ato vite kishin rregulla dhe disiplinë të fortë.

Kaluan orë hetimi e pyetje, kërcënime, fyerje, për mosvigjilencë, por asnjërit kurrë si nga ata të policisë por as të shkollës, nuk i vjati mendja se djali mund të ishte futur fshehurazi në vapor, mbasi vetë pozicioni i shkollës ishte karshi molit…!

Ditën e katërt të ngjarjes, në një kohë që vapori kishte bërë çdo dokument të ngarkesës dhe ishte plotësisht i lirë nga autoritet policore dhe doganore te shtetit të vazhdonte lundrimin drejt Algjerisë, mbasi për atje ishte destinancioni  i ngarkesës, ranë dhe boriat e lamtumirës, u rreshtua edhe ekuipazhi në ceremoninë rituale kur largohet vapori nga moli, marinarët veshur me uniformë parakalaimi dalin dhe rreshtohen mbi kuvertë, duke i dhënë lamtumirën shtetit ku u prit, vonoi të merrte kthesën dhe u nis me një zhurmë sa tundej dheu… oxhaku gjigant filloi të leronte në formë ombrelle shtëllunga tymi të zi, që sëbashku me zhurmën e motorëve dukej si grykë vullkani të cilat i levizte era sa andej këndej në drejtim të qytetit, horizonti dhe deti i asaj dite ishte i zymtë dhe i egër, për pak do të fillonte shiu, era ishte e fortë.

Tymi i një fabrike cimentoje e kishte mbushur gjithë hapësirën me një re të grijtë dhe mbytëse...!

Me gjithëatë,vapori filloi lundrimin!

Në dyrek valaviteshin të dy flamurët, ai Gjermanisë Lindore dhe ai i Shqipërisë, i cili, sipas regullave të lundrimit, do të ulej jashtë ujrave tona territoriale.

Në qytet ngjarja mori dhenë lidhur me zhdukjen misterioze të një konviktori dhe filluan thashethemet, dikush thoshte se do ta kenë vrarë ata prindët e asaj vashes që mendohej se e dashuronte, mbasi i vëllai i saj kishte bërë edhe burg, për rrahje dhe si njeri kokëkrisur? Një mendim tjatër thoshte se e ka zhdukur vetë shteti, mbasi ishte djalë armiku. Varianti tjatër ishte se do të ketë ikur për gjithë natë maleve për në drejtim të Greqisë, mbasi aty ka të atin…! Në fshat izoluan të ëmën dhe të vëllanë, si edhe shokun e dyshimtë të tij… atë, që rrembyen sot operativi dhe exkorta ndjellakeqe e regjimit totalitar!

Policia, jepte e merrte, lart e poshtë, gazet e degës, e të policisë s’gjenin rehat, nga shkolla e në polici dhe anasjelltas, u alarmau Partia në rreth dhe Tirana.

Ministri i brendshëm dha urdhër të prerë… dhe Urgjent …o gjallë o vdekur për 24 orë të gjendet djali…

U tund dheu…!     

Në kohën që do mbyllej çdo ekspertizë në shkollë, dhe policia po perpilonte në drejtori aktin e ngjarjes dhe historinë e ndodhisë pa asnjë rezultat, një, pastruese e shkollës dhe e dhomave të konviktit, u thotë pa të keq… njerëzve të shtetit… po mos u është futur në vapor ai djalë more djem… se s’i ka mundësi të zhduket për një minutë…?

Kaq ishte që të jepej alarmi…

U lajmerua Tirana për këtë variant urgjent.

Dhe pas pak, po nga Tirana vjen urdhër me fonogram:

 

Tepër SEKRET
Urgjent:

Ministri i Brendshëm urdheron:

Vapori Gjerman i porsanisur për lundrim dhe i pa dalë nga ujrat tona Terotoriale të ndalohet forcërisht dhe të kryehet kontroll ,mbasi të jetë  marre leje nga shteti i tyre nëpërmjet Ambasadave.

Pikë.

Ministri dv.

 

Motoskafët e Policisë dhe dragat ushtarake të molit, sëbashku me një grup hetuesih dhe policësh, u nisën urgjent mbas vaporit me shpejtësi të paparë… ndër ta ishte edhe vetë kryetari i degës që ishte edhe gjeneral me grada në atë kohë

Edhe tjetri…!

 

Operativi dhe grupi i operacionit të kësaj nate të pahënë, mbasi porositën dhe e rrasën në qeli të rrëmbyerin e parë, i cili fatkeqësisht nuk arriti as të përqafonte dhe të përshëndeste fëmijët dhe të ëmën, nën presionin dhe kërcënimet e tyre, e futën me dhunë në gaz, i hodhën hekuarat dhe i lidhën buzët, duke e porositur:

Po bëre gëk, rojet kanë marrë urdhër të të mbysin në det.

Dhe urdhëri do të zbatohet, kjo është porosi nga lart!

Kaq i thanë dhe ikën nxitimthi nga qelia, ku i arrestuari ishte shtrirë përdhe i gjakosur nga shkelmat dhe dhuna e tyre...!

Këtë rradhë ata u nisën heshtazi nëpër ullishtat dhe nëpër bahçet me portokalle, mbasi shtëpia e tjetrit nuk ishte më shumë se dyqind metra, dhe këtë rrugë ata e kishin bërë disa herë natën, kur kishte dhe kur nuk kishte hënë! Era frynte si e tlrbuar dhe deti rrihte egër shkëmbin me dallgët e tij të përjeteshme, nata vazhdonte të ishte stere e zezë!           

Ata, nuk ndezën as një elektrik dore  me bateri që mbanin në njërën dorë dhe të lidhur me rrip në qafë, se në tjetrën dorë shtrëngonin automatikët dhe pajimet luftarake.

Këtë rradhë ata, të pesë, nuk trokitën në dritare dhe në xhama si tek i arrestuari i parë, por  zbatuan një metodë të mirëstudjuar qysh më parë, dhe u futën në shtëpi ndryshe…, natën në terr, pa bërë asnjë shenjë, dhe pa i  folur të zotit të ë… ata, hynë dhunshëm dhe kërcenushëm, katër prej tyre kishin vënë maska në kokë çorape nejloni grash nga ku mund të mos dallohej fytyra e tyre. Operativi ishte I pamaskuar!

Era frynte si e marrë, dallgët e detit binin furishëm mbi shkëmb, një natë e acartë dhe e frikshme e ftotë dhe e ligë, errësira ishte e tmerreshme, se si mbërritën tek shtëpia një zot e di në atë terr të plotë…! Por, siç duket, ishin të stërvitur për këso “punësh”!

Shqyen derën e korridorit me shkelma dhe në mënyrë të rrufeshme u gjendën brenda në dhomën e gjumit te çiftit… po në atë dhomë, ishin edhe krevatat e dy fëmijëve dhe fëmijët në ta, të cilët u llahatrisën nga zhurma dhe ulurimat e tyre...!

I folën me zë të lartë dhe në emër… të zotit të shtëpisë brenda në dhomë!

Çohu, çohu krieminel!

Në emër të popullit jeni i arrestuar!

Mos levizni shtëpia është e rrethuar, gruaja, fëmijët, nëna, të mos bërtasin, në rast të kundërt, do marish plumbin mbas koke.

Kryetari i grupit që ishte operativi,u tha njëherësh bashkëpuntorëve… ndriçooni  fytyrën e armikut...dhe i hidhni hekurat dhe i mbyllni buzët. Feneret të katër njëherësh ranë mbi fytyrën e tij ende të përgjumur…! Një pamje e llahtareshem dhe vdekjeprurëse! Si nuk pësuan ndonjë atak në zemër, nga kjo dhunë naziste,”viktimat” i zoti i shtëpisë, e shoqja, fëmijët dhe nëna???

I arrestuari arriti të thoshte vetëm kaq:

-Frikacakët dhe të poshtërit të qëllojnë mbas koke, trimat të qëllojnë në ballë. Ja ku më kini, shkrepeni…Ç’prisni akoma…më mirë këtu  të më qajnë dhe fëmijët... pse më mundoni!?! Të poshtër kriminelë, vrasës…S’u kam asnjë faj! Ç’është kjo, të futeni me dhunë në shtëpi, pa lejën e prokurorit, ku është Liria e njeriut dhe e dinjitetit…?

-Pushoooooo maskara…-tha i madhi duke uluritur- na tregon dhe Lirinë…!

Fëmijët filluan të ulurinin dhe të qanin me zë… asgjë s’dëgjohej, jashtë frynte era si e marrë…!

Gruaja u ngrit e llahtarisur dhe në çast i ra të fikët, fëmijët filluan të ulurasin… akoma më shumë kur panë nënën e tyre  pa ndjenja... kur ndriçuan fytyrën e babait të tyre të llahatarisur, dhe ajo, nuk, fliste por shkumonte nga goja… ndërsa nëna e të arrestuarit që flinte në dhomën tjatër, u tmerua kur dëgjoi të huajtë të thërisnin të zotit të shtepisë, brenda në shtëpi… se ishte i biri i saj  ai, i arrestuari, nuk u besoi veshëve, u ngrit  menjëherë e llahtarisur dhe e elmerisur, duke bërtitur  por ata, nuk e lanë të merrte në mbrojte as të miturit... për të cilët kërkonte duke bërtitur: aman fëmijët…!

Ajo, ngeli në korridor duke qëlluar me shkelme derën e duke bëritur… hapeniiii, hapeniiiii!

I dhanë pesë minuta kohë të vishej të arrestuarit… i cili u vesh atypëraty, mbasi ishte vetëm me të mbathura, në sytë e tyre, në kohën që të katër vartësit kishin ndezur elektrikët e dorës dhe ja kishin drejtuar në fytyrë “kriminelit”.

E shoqja, ashtu siç ishte me rrobanatet e saja, ra në gjendje kome… Nëna u lutej të merrte në mbrojtje fëmijët, dhe të hapnin derën, por ata e ndaluan të futej brenda, duke e sharë me fjalë të ndyera, prit te ikim neve e më pas kujdesu per ta… moj qelbësirë!

Dhe…..

Per ç’farë pe dhe dëgjove sonte nuk duhet të hapish gojën me asnjë njeri, ne rast të kundert, do të ju përvëlojmë si juve dhe keta këlyshët e vegjël.

Nëna uluriti dhe bërtiti me të madhe… krieminelë, vrasës të poshtër, nazistë… kjo është masakër, po ka bërë gjë im bir, nuk kanë bërë gjë fëmijët e tij… ndaloni dhunën o dreqër…

-Pusho grua e keqe- ju turr operativi- dhe mbasi hapi derën e dhomës, e shtyu plakën e cila ra përdhe e gjakosur.

O perendi, o zot i madh, a thua se janë në udhën tënde këta jashtë këtej…merrëm hakun o perendi…! Ah o zot se ç’kohë jetojmë… Mos pafshi dritën e diellit, o mjeranë! Aman bir, aman t’u bëfsha, mos u tremb, qëndro si burrë, hallall sisa që të kam dhënë... ja ku i ke palikaret, ata, do vijë një ditë që do të bëhen e do të rrisin lart emrin e mirë që gëzon në fshat… pse të bien në qafë, o djalëëëë... gjithmonë si nuk të lanë njëherë rehat… ja dhe kjo na u desh... e as na lini të qetë në punën tonë të rrisim këta kërthinj... ç’qeveri zeza jeni, o të shkalluar!

Pse? Pse? Pse?

Mbahu e bëju i fortë, mos na turpëro, prite edhe plumbin ballëpërballë, se këta janë kaq të poshtër sa të vrasin mbas krahësh… dëgjo të keqen nëna, mos u ligshto, mos jua bën qejfin... se edhe sisën do ta b ëj haram, e do të mallekoj… po qëndrove i fortë, ke Uratën time dhe hallall gjirin, o djalë që të kam dhënë… He a t’u bëfsha kurban, mos u tremb, por qëndro burrrrë! Hallall o bir… o nuse… permendu moj e shkretë… përmendu… bëju trime se je nga ajo çikë race… burgu për burrat është, ngrehu a natë… ngrehu atë të keqen, përmendu… Ngrihu, nuk e shikon që të prishën shtëpinë, e mos gjecin mbarësi dhe mos pafshin dritë!

Në të dalë te derës ,mbasi duart dhe buzët  i kishte të lidhura dhe nëna ishte ngritur nga sheshi, u mundua të takonte kokën e tij me kokën e se emës… e ndjehu se lotet i rrodhën  rrëke dhe të zjarrtë… i la të bien përdhe,  se nuk mund t’i fshihte dot… hoqi dy herë me shpirt dhe i detyruar u tërhoq nga zinxhiri që e tërhiqte… dhuna, pa mundur dot të fliste asnjë fjalë, se gojën ja lidhën me shirita ngjitës mbas koke dhe disa herë!!

E rrëmbyen tjatrin dhe u nisën nëpër ullishta si të marë, njëripastjetrit dhe i lidhuri në mes të tyre duke e hequr njeri nga ata, me një zinxhir qeni…!

Sa, mbërritën në postën e policisë, e cila si edhe i gjithë qyteti fshat atë mbremje nuk “kishte” drita, e goditën me shkelma në fytyrë e ku të mundnin, jo njëri po i gjithë grupi, sikur qëllonin një kafshë e jo një njeri... e lanë pa ndjenja,,dhe kush e di sa kohë pritën që të permendej…!

 

Kontrolli!

 

Vapori gjerman ende lundronte me shpejtësi minimale për të dalë nga ujërat territoriale të shtetit shqiptar dhe flamurin tonë ende nuk e kishte hequr sippas rregullave detare të lundrimit internacional. Mbas një urdhëri Urgjent dhe të prerë me fonogram, nga Ambasada e tyre, në Tiranë,vapori gjigant cisterno ngadalësoi ritmin, uli gazin në motorat, dhe ndaloi po thuaj plotësisht  lundrimin… hodhi spirancën dhe i rrethur nga dragat dhe motoskafët “mikroskopikë” të mbrojtjes bregdetare dhe të policisë Shqiptare …. Priste urdhërin e dytë.

Kapideni kishte protestuar, fonogramit të parë të ambasadës, por mbasi e pa që ata ishin  të njëpasnjëshëm u bind dhe ndaloi lundrimin plotësisht.

Në fonogramin që ky i nisi ambasadës dhe ata i komunikuan ndodhinë, në asnjë mënyrë nuk pranonte kontroll nga autoritet Shqiptare të policisë dhe të mbrojtjes bregdetare, mbasi ishte plotësisht i bindur se ai, nuk kishte asnjë person të huaj në anije…! Madje, ata kur u nisën sipas rregullave çdo repart paraqiti gatishmërinë për Lundrim, dhe nuk paraqitej asnjë problem, pikërisht kjo e bënte kapitenin të qëdronte mendimit pozitiv dhe të rregullt!

Protestoi,dhe kundërshtoi disa herë shtetin e tij, se në rast se ata do ta detyronin dhe do të hynin me dhunë në anije, ai, do të jepte urdhër për lundrim dhe gjithë motoskafët e Shtetit tonë do të mbyteshin nga fuqia e motorëve gjigandë të vaporit, në vorbullin e valëve… të rrezikshëm qe do te krijonte fuqia motorike e tyre, në mesokanal ose më tej, dhe në qoftë se ata do të shtiejnë dhe qëllojnë  me armë, unë do të bëj këtë veprim dhe do të mbytëm me gjithë ekupazhin, për mbrojtje të dinjitetit, tha në fonogramin e përgjigjigjes kapideni. Me plotë kurajo dhe vërtetësi!

U bë një skandal i madh ndërshteteror!

Fonogramet vënin e vinin midis dy shteteve… nëpërmejt amabsadave, ata,  gjermanët, thoshin që nuk kemi asnjë të huaj në anije dhe po që se nuk ka, ç’na detyroni neve dhe do të na dëmshperbleni për dëmin e madh moral që do pesojmë si shtet, e le më pas dëmin e ekonomik…që duhet të paguaj i fajshmi...? Rregullat ndërkombëtare i dinin më mirë ata, që i binin botës rreth e përqark se sa ne…! Ne i mësuam shumë kohë e vite më pas këto rregulla!

Kapedani ishte kokërisur, dhe mbasi bëri këtë vetëmbrojte…urdhëroi ekuipazhin të bëhej një kontroll i imtë me përgjegjësi paraprakisht dhe për çdo rast të raportohej për çdo orë në  kapidaneri e më pas ky shtetit të tij dhe Ambasadës nga kush të marrë urdh[r… për më pas!

Marinarët u futën të gjithë në kërkim të ndonjë personi të huaj në anije, duke e kontrolluar cep më cep, sipas thënieve të pales Shqiptare, se në vapor ishte strehuar dikush tinëzisht dhe pa lajmeruar.

Plotë katër ditë ju desh të qëndronte vapori në spirance afër ujërave territoriale, kapideni ishte i ndërgjegjshëm se për çdo incident do ndizte motorat dhe për peseqind metra dilte në ujrat e ndërmjeme dhe atje asnjë lloj fuqie nuk ndërhynte se përbënte shkelje të regullave të lundrimit.

Madje as që dyshonte kurrë se në vapor do të ishte një i huaj!

Kapitenit i ishin ngritur nervat dhe ishte fyer rëndë, bërtiste mbi kuvertë dhe shante gjermanisht, ai, kishte një karrerë të madhe në det, dhe, për gjatë gjithë viteve të lundrimit kishte kryer detyrat me plotë ndërshmëri dhe, ishte një nga personalitetet e lundrimit gjerman të anijeve të trasportit.

Vapori që drejtonte ishte 12 mijë tonësh, dhe ai, kishte tetë vjet në të, si kapiden. Ai, nuk e kishte për herë të parë ngarkesën në Shqipëri me naftë, të cilën e çonte sipas destinacionit në çdo shtet të botës, mbasi naftën tonë e merrte Gjermani me një çmim natyrisht për të qeshur dhe ai e shiste në tregun botëror me një vlerë shumë e shumë herë të lartë, kjo ishte një nga milona dëmet që shteti i diktaturës i bënte ekonomisë vendit, jo pse deshte por nuk dinte të qeverste mallin dhe bota i “hanin drekët”.

Shtetit tonë nuk i duhej të prishte këto miqësira, se vetë ne ishim në një traktat të Varshavës si edhe vëllezërit Gjermano-Lindorë dhe atëherë në atë kohë  partitë tona ishin në koalicion, se më pas dihet ç’fare u bë dhe me partitë simotra të kampit Lindor, ku edhe ne ishim anëtarë të saj…!

Kontolluan gjithë atë ditë dhe gjatë gjithë natës, asnjë rezultat. Raportonin shefat e borteve të vaporit kushdo sipas reparteve se ishin tejet të bindur se nuk kishte njeri të huaj në të.

Për pak orë kapideni do të bënte relacionin dhe do t’i raportonte me fonogram Qeverisë dhe ambasadës së shteti të tij, dhe më pas do të kërkohej autoriteteve Shqiptare sipas rregullave të ushtronin kontrollin me expertë të tyre…!

U krijua një gjendje e mërzitshme dhe tepër fyese për palën gjermane, e cila protestonte.

Ministri i Brendshëm shqiptar dhe ai i Mbrojtjes sëbashku me komandën e Flotiljes Bregdetare, ishin në dilemë dhe besonin në fjalët e tyre, se në anijen e tyre  nuk kishte të huaj veç ekuipazhit…

Dhe menjëherë këta,  për të shkarkuar dhe përgjegjesinë,  njoftuan K/minstrin për ndodhinë, se në rast kontolli nuk gjendej njeri në të, kujt do t’i binte faji…qoftë moral pa le pastaj shpenzimet e mbajtjes së vaporit forcërisht…disa ditë?

Kryeministri në darkë vonë njoftoi prerë dhe saktë:

Në qoftë se kapideni i anijes del me relacion se në anije nuk ka të huaj, ne do të ushtrojmë kontroll të detyruar, natyrisht pa bërë asnjë incident dhe me lejën e autoriteteve gjermane.

Kontrolli të kryehet, dhe shteti jonë do të përgjigjet për gjithçka! Kontrolli të jetë i qetë dhe pa asnjë icident!

Aty nga ora një e natës, kapideni lejoi sipas urdherit të qeverisë së tij që pala shqiptare me expertët e saj të lejoheshin të kontollonin vaporin!

 

Në postën e Policisë

 

Si e sollën dhe tjatrin dhe e plasën në birucën tjatër, në atë natë të pahenë, telefonuan në stacionin elektrik që qyteti të vazhdonte deri në një urdhër të dytë të ishte pa drita! Errësira sundonte gjithçka!

Ishte plot ora një e natës dhe ekipi që zbatoi këtë operacion ishte i lodhur, ata, të pesë u futën në zyrën e operativit nën dritën e një kandili dhe ja ndezën me Wiski dhe kafe.

Ndërkohë, operativi ja bëri me shenjë njërit prej shoqëruesve që të sillnin të parin të arrestuar të përpilonin procesverbalin e arrestimit.

Me përjashtim të tij, të gjithl të tjerët vendosen maskën e tyre në fytyrë me çorape najloni grash… që të pandehurit të mos i njifnin, siç bënë edhe në momentin e arrestimit në shtëpi para femijeve! Jashtë era frynte si e marrë dhe errësira ishte e paparë, deti turfullonte dhe zbrazte valët me tërbim.

Posta e policisë nuk ishte as njëzet metra nga bregu… zyra e shefit, ishte në katin e dytë nga mbrapa fasadës, dritaret i kishte hermetikisht të mbyllura, perdet e dritareve të saja ishin  të zeza dhe të trasha.

Të arrestuarin e sollën gati të alivanosur nga poshtë nëndheu në binxa shkallëve, dy ushtarë që e ngritën peshë duke e tërhequr zvarrë nëpër shkallë, mbasi djali nuk qëndronte dot në këmbë... gojën e kishte të mbyllur... E kishin rrahur keq!

Gjendja e tij ishte për të dëshiruar, fytyra e tij ishte tërë ematomata dhe njëri sy ishte mavijosur dhe enjtur, po thuaj krejt dhe  nga i cili me sa kuptohej nuk shikonte dhe kishte dhembje të mëdha, duart dhe njërën këmbë nuk i urdheronte dot, siç duket kur grupi iku të arrestonte tjatrin, ushtarët kishin zbatuar urdhërin, dhe e kishin rrahur dhe tortuaruar për vdekje… operativi ”u çudit” me pamjen dhe në dritën e qiririt i afrohet…dhe i thotë:

-Po ç’të kanë bërë kështu o derëzi… e punëzi… unë të porosita të rrije urtë… siç duket ke sharë e ke bërtitur, mirë që nuk të mbytën në det sipas urdherit…! Zgjidhni buzët- tha shefi…! Sa i hoqën lekoplastin…

Me gjysëm zëri djali i arrestuar, mblodhi fuqitë dhe mezi u ngrit në këmbë dhe në kulmin e inatit dhe të dhembjeve të mëdha, duke menduar se aty ishte nata e fundit për të … i afrohet shefit dhe e pështyen në fytyrë… qelbësirë, mos bëni lojëra me të pafajshmit.

Shefi, nuk e duroi këtë fyerje nga një i “vdekur”, u ngrit nga tavolina, fshiu fytyrën nga pështyma dhe i jep një grusht sa e hodhi matanë në qoshe, lidhni gojën  përsëri… dhe më merrni hakun- u tha vartësave “civilë” që ishin të maskuar. Ata, sikur këtë prisnin dhe ju futën djalit të katër me shqelma e grushte ku të mundnin… si nazistët, jevrejve... ai, u mblodh kulaç dhe nuk u ndie fare, as i doli gjysëm zëri… ata, kur u lodhën, ndaluan.

Gjaku mbuloi zyrën, dhe nga drita e qiririt pellgu, ndriçonte si në të zezë…si vetë nata përjashta.

Djali nuk mund të përgjigjej dot, dhe shefi vetë shkruante procesverbalin me makinën Oliveti të shkrimit.

Sot më dt….kaq e aq, para nesh firmetarët e këtij procesverbali! Deklarojmë:

Mbasi morëm të pandehur duke e arrestuar “filanin”…nga pyetjet e bëra del se sipas thënieve të tij, ai…ka dashur të raratisej sërish, dhe mënyra që kishte përgatitur ishte sa e rrezikshme por edhe qesharake… po shumë e rrafinuar!

Ai, kishte kohë që përgatiste të ikte me një barkë që përpiqej ta ndërtonte vetë, në vendin e quajtur X, nëpër shkëmbinjtë e thepisur dhe  harcat e buzët e lartë mbi det. Ai, ditën punonte në sektorin e pjeshkëve që ishte afër “kantjeritt ë ndërtimit të tij” dhe në mbëemje merrej me ndërtimin e saj, duke trasportuar dërrasa, zhuka dhe sende të tjera si gozhdë, litarë dhe disa kamardare automjetesh dhe vegla pune si sqepar, shara, lima druri, etj., veprimet i bënte pak sa i mshefur nga brigada pandier  fare frike.. .shumë njeëez e dinin se ç’po përegatiste /këtu ishte dhe çudia dhe pikpyetja…madje njerëzit aludonin se ishte i vënë nga organet tona  që të rekrutonte të tjerë...?dhe në disa raste ai edhe fliste lirshëm…që po përgatitej të  arratisej…njerëzit largoheshin nga biseda me të se e quanin provokim, madje kjo i dha mundësi që askush të mos ankohej apo të denonconte në organet përkatëse  veprimin e tij, prej “tradhetari”…të gjithë mendonin se ishte lojë e policisë…dhe e sigurimit. Një çcoroditje për njerëzit dhe për vetë sigurimin. Një pikepyetje e madhe në opinion?- me gjithëatë ne bënim punën tonë...!

Duke kontrolluar më parë vendin, dhe gjetëm materialin koprometues sipas të dhënave operative që kishim nga njerezit “tanë” dhe “miq” të arrestuarit, bëmë arrestimin e tij.

Natyrisht, gjatë hetuesisë i pandehuri do të rrëfejë fije e për pe, të gjithë historinë e kësaj ndodhie.

Ai, para nesh pranoi të gjitha sa thamë më lart, dhe firmosi procesverbalin!

Nënshkruajmë ne, dëshmimtarët okularë dhe i arestuari, i cili e firmosi këtë procesverbal duke ja lexuar perseri një për një dhe disa herë, me plot vullnet dhe panderhyrjen tonë dhe me ndërgjegje të plotë. (djali nuk firmosi kurrë asgjë, firmën për të e hodhi një nga spiunët)

Në dosjen shoqëruese keni të gjithë jetën dhe historinë e tij, i cili është dënuar me burg dyherë dhe internuar njëherë…dhe gjatë  qëndrimit  jashtë  ka bërë  propagandë progreke dhe ka dashtë  permbysjen e shtetit Shqiptar,  duke bashkepunuar edhe me të tjerë të rinj,    cilët ndiqen nga ne, në hetuesi do t’i rrëfejë  njëpërnjë!

Procesverbali mbyllet me kaq  fjalë dhe aq rrjeshta:

Shefi, dhe të pesë firmatarët… në krahun e djathtë- “ Firma e djalit” (?)

Merreni dhe çojeni në qeli, tani për tani mbaruam... hajt gëzuar!- dhe ngriti gotën me Wiski, shefi i kënaqur dhe çakërqejf… të na rrojë Partia, Rroftë Vigjilenca Revoluacionare.

Rroftë shoku Ramiz Alia… hajde, gëzuar!

Kujt do mund t‘ia hedhin kriminelët, por popullit kurrë asnjëherë!

Hajt pra- me fund!

Gëzuar!

Gëzuar!- si ne kor- tha grupi njëherësh, mbasi kishin hequr çorapen e turpit nga fytyra që u shërbente për të maskuar, porsa rrembyen ushtarët të pandehurin!

 

Të vijë i dyti!

 

Tjatri i arestuar, kishte punuar për shumë kohë në sektorët e  nxjerjes së Naftës.

Ai, sa kishte mbaruar gjimnazin me nota të mira, nuk i dhanë bursë për më lart, mbasi përberja e tij politike ishte mjaft e keqe.

I ati ishte dënuar me disa vjet burg si njeri që urente pushtetin dhe ishte pro Grek, në votimet e para nuk kishte marrë pjesë.

I arrestuari i dytë, disa kohë ishte  pa punë kur mbaroi gjimnazin, dhe si i papunë që ishte, u regjistrua dhe u piketua nga sigurimi dhe ishte në shënjestër. U thirr disa herë nga shefat dhe operativët e mëparshëm të fshatit qytet, dhe disa herë edhe u kërcënua, por i kishin propozuar edhe për bashkpunim me organet, që t’i siguronin edhe punë… por karakteri i tij ishte e pa mundur të tjetërsohej, jo vetëm që s’pranoi por filloi të fliste poshtë e lart për ç’i kishte ndodhur me ata të sigurimit…!

Këtu ishte edhe gabimi dhe fundi i  tij. Punoi disa vjet në kooperativë dhe me shumë lutje dhe kërkesa në Pushtet, donte të largohej nga fshati qytet…!

Në bashkëpunim me sigurimin, Pushteti i vendit dhe kryesisht kryetari, që ishte më sigurimas se sigurimasit i dha një fletë pune për në naftë. Natyrisht, kjo ishte e studiuar qysh më parë… se në kolektiva puntorësh ai do ta nxirte kokën… dhe më pas ….!

Djali nuk e priti me shumë entusiazëm punën e re, mbasi, kuptoi se tani fillonte lufta mbi të… U përpoq ta refuzonte, por Pushteti i tha se kjo që bën është fyerje për shtetin dhe për ne… mbas shumë kërkesash tani nuk dësheron ta marrish punën…?- pa mendohu mirë se në ç’rrugë je futur… këto i tha kryetari që djali të trembej dhe të aprovonte fletën e punës, e cila ishte me shumë zor për të tjerët…ta merrnin!

Mori fletën... i falënderoi dhe u nis rrugës i menduar!

Kur mbërriti në shtëpi, i thotë të ëmës se ata të pushtetit më dhanë fletë pune për në Naftë… me aprovuan kërkesën… si thua nënë e dashur…a mos ka ndonjë hile këtu? Nena, e shkreta, Nënë, u mendua dhe i tha… me plot bindje dhe me shpirt... avash dhe me zë të ëmbël e të butë… biroooo, kudo që të jesh dhe kudo që të shkelësh, ti je në rrethin e kuq të tyre… hap sytë, puno me nder dhe mos u impliko në pisllëqe… se këta të vrasin.

Rruaju nga çdo gjë dhe sidomos nga fjalët.

Kaq i tha nëna.

Të nesërmen mbas një rruge disa orëshe me një makinë të zbuluar në palcë të dimrit…u paraqit në kuadër që të fillonte punën. Shefi i kuadrit ishte një komunist i flaktë nga ata të lëruarit e Ushtrisë, i bëri njëqind pyetje….e provokime, siç duket basmataja i kishte vajtur nga fshati qytet qysh më parë. Ajo,…dosja!

Dëgjo- i tha ai i kuadrit- biografia juaj është një mut i madh, ti hap sytë e puno mirë, duhet të ndihmosh Partinë, për ç’ka shikon e dëgjon kundër saj, se do ta hash të satëme ndonjë ditë… kaq të them unë… na, merre këtë shkresën dhe shko në zonën 5 aty, paraqitu tek përgjëgjesi i sektorit dhe ai do të çojë në brigadën elektirke, se siç shikoj je edhe me librezë dhe zanatçi i mirë.

Atdheu dhe partia kërkon Naftë shokooo!

Djali, iku i trishtuar nga ajo derë, dhe për çdo moment kishte parasysh fjalët e shefit… nga biografia je një Mut i Madh… sa poshtë ka rënë ky shtet- mendoi me vete djali- dhe sytë ju mbushen me lot! Qysh aty ndjeu frikë dhe vetmi që s’ju nda për tërë jetën sa ishte gjallë!

Filloi punën dhe për disa vjet që ishte aty, nuk u kursye natë e ditë në punë as pushime dhe as një kohë të lirë nuk pati, as për të takuar të ëmën… ikën vitet dhe në çdo mbledhje të sektorit kritikohej, për “punë” të dobët, për “dembelizëm” e mos gatishmëri… dhe gjëra provokuese dhe të paqena… shokët e brigatës, të cilëve u vinte keq për të, nuk vërtetonin dot të kundërtën se… ata ishin fshatarë me kontratë pune në shtet, dhe digjeshin, pushoheshin nga puna, e pastaj si mund të ndihmoje një njeri të persekutuar dhe të deklasur, “armik të popullit”? Kur Partia thoshte me të madhe të ruhemi nga ata dhe të bëjmë kurdoherë luftën e “kllasave”?

Jetonte plot ankth çdo ditë e çdo natë, gjumi nuk e zinte… filloi të kishte frikë, druhej nga çdo gjë… disa shokë çuditeshin me ndryshimin e tij… u dukej se ishte bërë  psikopat, ishte shumë i zgjuar dhe shakatar, shumë specialist i mirë dhe shumë serioz, fjalëpak dhe i kursyer në muhabet… lexonte shumë, por çdo javë i ndodhte nga ndonjë karambol… qoftë me makinat dhe me shoferët e turnit apo me punorët lart karocerive…, qoftë në mence, qoftë me përgjegjësit… qoftë në orën e leximit të shtypit… të gjithë e provokonin sa një ditë shkoi tek shefi i kuadrit i merzitur dhe i irrituar… dhe me plot kurajo i thotë… shoku shef … të lutëm më jep librezën se do të largohem nga puna…! Shefi e pa të mërzitur e te vendosur, dhe qetë-qetë i tha… po ike, këndej do të presë burgu, o qyqar… pse ç’kam bërë- pyet djali me çiltëri…?- nuk dua të punoj më dhe pikë…!

Mirë, mirë e… unë të thashë që ditën e parë se nje ditë do ta hash të satëme… unë të dua të mirën, mos u largo që këndej, lëri le të flasin, lëri le të të qortojnë, se po bëre ndryshe… do të fusim në burg.

Ruaj kokën tënde o qyq… si- i thotë djali- kur të gjithë më bien në qafë… në ç’menyrë të ruaj kokën time, nuk ju kuptoj…? Si, edhe më pyet…?- sa herë të ka thirrur operativi, pse nuk i je përgjgjur propozimit të tij… partia ka nevojë për spiune… beju një i tillë të shpëtosh lëkurën dhe xhepin… kaq të them unë, mos më zë në gojë…se dhe po të më zësh në gojë për ç’të thashë, mua do të më besojnë dhe unë do të ankohem për shpifje dhe ti siç të kam thënë gjithmonë,  do ta hash të satëme. Një rrugë ke, atë të spiunllekut, po se bëre dot… do ta hash të satëme … këtë të thotë shefi, mbama mend fjalën!

I revoltuar në kulm, nuk mori as librezën dhe i tha shefit vetëm dy fjalë: Po iki, as librezën nuk e dua,  Juve Ju faleminderit për këshillat, tani të besoj… ata më janë qepur. Po kurrën e kurrës unë nuk do të bej spiunin. Ta di që tani të më hedhin trutë në erë…!

Shefi ngriti supet e tha… për këtë nuk di unë... ajo është puna e tyre. Dhe jotja, ti e ke në dorë!

Ishte kthyer në koperativë dhe filloi punën, po me të njëjtat probleme dhe halle si më parë… u martua dhe i lindën dy fëmijë, shikonte punën e tij pa u përzjere me kurrrkë… punë- shtëpi dhe shtëpi- punë… Një vetëizolim i plotë!

Dikush i kishte thënë për “ish mikun” e tij se po përgatiste një barkë druri me dërrasa e kamardare… dhe kërkon të arratiset… Ky nuk i tha as të shoqes as të ëmeës… për mendimet që kishte në tru… po duke ndjerë kanosjen për jetën… një mendje i thoshte të shkonte të bisedonte haptazi me të… dhe ai, natyrisht do ta ndihmonte… por sërish nuk guxonte, se për barkën… e kishin marrë vesh fshati e si nuk mund ta merrte vesh sigurimi…  Për këtë dyshonte çdo ditë?

Kjo e frenoi deri sot, sa të lidhur këmbë e duar e sollën nga qelia dhe e plasën para “grupit” për të cilin nuk dinte se ç’ishte gatuar atë natë të pahene… me të arrestuarin tjetlr, ish “mikun dhe shokun” e tij të fëmijënisë, nga i cili ishte izoluar prej vitesh…! Atë e mori vesh më vonë!

Shefi, nuk u muar shumë me të, mbasi punën “edukuese” dhe këshillat, i kishin zbatuar rojet, të cilët ishin porositur… rriheni me ç’të mundni, vetëm të mos u vdesi në duar… ngordheni në hu…!

Kur e sollën ashtu këmbadorazi të lidhur me duar nga prapa dhe me lokoplast në buzë… me fytyrë të shtrembëruar nga shkelmet dhe gjaku rrëke nga fytyra dhe nje vesh i prerë po thuaj plotësisht dhe mezi i mbahej në një copë lëkure si në të zezë…, mbuluar i tëri me gjak, gati sa nuk i binte për tokë… sikur ushtarët që e sollën ta kishin lëshuar, ai do të binte si kufomë… e hodhën mbi stolin karshi tavolinës së shefit dhe dy ushtarët e mbanin nga supet të mos rrëzohej… të tjerët ishin të maskuar po me çorape…!

Shefi menjëherë filloi procesverbalin… vetë pyeste dhe vetë përgjigjej, në fund dëshmimtarët hodhën firmat dhe në krahun e djathtë e “hodhi” viktima… me duar të lidhura…!

Një nazizëm i vërtetë, një kafshëri mesjetare, një tragjedi mbi njeriun!

Shefi u ngrit në këmbë dhe ashtu në gjysëmerrësirën e qiriut… me gotën në dorë të wiskit, tha prerë!

Çojeni në qeli, dhe bëni gati makinat…!

Kaq tha shefi dhe vazhdoi të rrekëllente sa të mbronte shishen e Wiskit që ishte mbi tavolinë… anëtarët e grupit, të lodhur nuk folën fare, hoqen maskat dhe ishin gati për Udhë!

Donte dhe disa orë të gdhihej… ishte mesi i Natës…!

      Deti shfryente më egër, shefi, lëvizi pak perdën e trashë nga dritarja… hëna mungonte dhe nata ishte përsëri sterrë e zezë!

      Qiriri në tavolinë ishte me të fikur… drita e tij e venitur i tregonte si kufoma heronjtë e kësaj nate, ata ishin të zverdhur, të venitur dhe të menduar?
Nuk shpjegonin dot se nga kishte ardhe ky urdhër i kësaj nate, dhe si?

Ishin vitet kur diktatura kishte frikë nga hija e saj, pushtetin po e mbanin me dhunë dhe me gënjeshtra, populli poshtë shfryente i zemëruar dhe i frikësuar. Varfëria kishte hyrë në palcë!

 

Komunikimi:

 

Mbasi kishte studiuar me ditë të tëra vaporin e huaj cisternë, i cili u ngarkua me naftë për plot 15 ditë, djali, vendosi të futej natën në të, pikërisht ato ditë kur vapori do të niste lundrimin.

Edhe herë të tjera djali kishte ndjekur se sa ditë rrinte vapori në ngarkim dhe kishte një saktësim pothuaj të ikjes drejt shtetit të tij. Kishte një vit që studionte këtë variant, atje kishin kaluar shumë vapore cisterna të kapaciteteve të ndryshme dhe me flamurë të ndrysheëm. Me gjithëqë pa në të flamurin Gjermano-Lindor, sërish krijoi bindjen se ata, do ta merrnin në mbrojtje duke kërkuar azil politik dhe për çdo rast, edhe sikur të mos diktohej nuk do ta dorëzonin.

U ngjit në vapor, pa u diktuar, me shumë mençuri e vështirësi, falë trupit muskuloz të tij dhe i gjimnastikës që bënte qysh në fëmijëni, u kacavar nëpër cimat e çelikta të ftohta e të akullta nga ana e mbrapme e tij, u ruajt nga prozhektori i molit karshi me vaporin, i cili ndodhej në anën tjetër të gjirit, aty ku ishin dhe tubat e furnizimit me naftë që vinin nga mesi i Shqipërisë nëpërmjet stacionesh dhe pompash gjigante, duart iu bënë gjak nga litarët, derisa mundi të hipte në të pa e parë kush.

I lagur dhe i ftohtë siç ishte, u mundua që të shkonte sa më afër oxhakut qendror të vaporit lubi, nëpërmjet disa shkallëve marinarësh të larta dytësore, aneks për te oxhaku dhe jo nga ato qendroret, u mundua të ngjitej kat më kat… herë barkazi e herë me zvaeritje, të mos e diktonin marinarët, të cilët ishin futur pothuaj të gjithë në dhomat e tyre, se ishte koha e gjumit dhe atykëtu shihej ndonjë lëvizje e tyre nga siluetat e dritave... Ora duhet  të ishte tani më tepër se dymbëdhjetë e natës… ai, kishte dalë nga konvikti fis nn orën 10 e 30, atëherë kur gjithë konviktorët kishin rënë në gjumë më para se gjysëm ore… mbasi kishte rënë për të fjetur, kur shokët e dhomës i kishte zënë gjumi, u ngrit, u vesh shpejt dhe në qetësi, doli nga kapanoni dhe u drejtua nga muri i oborrit, nga ana e mbrapme e hyrjes së shkollës, nga pallatet… dhe qetazi mori rrug n e ullishtave paralele me detin, pothuaj duke vrapuar… rruga nacionale ishte e ndriçuar plotësisht, dhe ai serioz, ecte me shumë kujdes drejt qëllimi të tij të vendosur dhe të pakthyeshem!

U përpoq të zinte vend sa më afër oxhakut, që të mund të thahej shpejt dhe të mos mërdhinte, mbasi të ftohtit i kishte hyrë në palcë, oxhakut, duhet t’i rrije, të paktën dhjetë metra larg, se e gjithë ajo zonë rreth perimetrit të tij gjigant lëshonte ngrohtësi të paparë dhe të pakufizuar; zuri një vend, në një kthinë pothuaj metalike, nga ku nuk kishte asnjë rreze drite, ku atje, qëndronte disi si më të majtë një kosh plehërash hermetik. Djali, dhe sikur të vinin personeli të hidhte diçka në atë kosh, nuk do të shikohej se këndqendrimi dhe streha e tij ishte e pamundur të shihej nga të tjerët... mbasi u ngroh mirë e mirë nga rrezatimi ngrohës i oxhakut, i cili në kokën lart kuqonte nga temperaturat e larta, e zu gjumi duke parë lloj-lloj ëndrrash, një gjumë me plot frikë, pasiguri e ankth, dhe kur pa se ishte gdhirë, hapi sytë i përgjumur, pa lart në qiell afër mbi vapor disa pulëbardha… dhe të dy flamurët që valaviteshin në të majtë të oxhakut, në një dyrek metalik, siguroi edhe njëherë pozicionin dhe ashtu gulac, priste orën e Lumturisë, atë orë kur vapori do të ulte spirancat dhe të fillonte lundrimin…!

Më pas shikonte që po i vinte uri… mendonte dhe sa orë i duheshin djalit të duronte… një mendje i thoshte të kërkonte ndihmë që pa u nisur vapori… një mendje tjetër i thoshte se mos e dorëzonin… dhe në rast se i ndodhte kjo gjë, do mundohej të asgjësonte veten në çfarëdo lloj metode… sipas rastit që do ndodhej, këto, e të tjera mendime, kaloi në atë ditë plot ankth dhe i trembur. Shikonte marinarët poshtë që lëviznin në kuvertat anësore të vaporit… duke punuar, nga vendi ku ishte  i fshehur!

Aty nga mbasditia, ndjeu se zorrët po i gërhisnin dhe i shkrepi dëshira dhe uria se donte të hante, kishte qysh mbrëmë pa hengër qysh në konvikt… me një gotë çaj, pesë lekë bukë dhe një copë marmalatë.

Do të duroj- tha prerë, deri sa të vdes këtu, nuk do të kërkoj ndihmë… as dotë kërkoj  bukë e as ujë… po sa mund të zgjasi njeriu në këto situata…?

Kështuqë zbatoi variantin tjatër… do të bente sikur fshifej dhe do të lëvizte si me frikë… që ta shikonte ndonjë marinar apo punonjës i vaporit… me mendim se duhet ta ndihmonte e të mësheronte për të…! Kështu  edhe bëri.. aty nga ora dhjetë e mbrëmjes, lëvizi në një drejtim që të tërhiqte vëmendjen e një njeriu, i cili po lante dyshemenë e katit poshtë katit ku rrinte vetë, i fshehuri, dhe nga drita që binte mbi të, kur ky lëvizi… marinari ktheu kokën dhe pa që dikush lëvizi dhe i zuri dritën… në fillim ai, u rrëqeth dhe nuk mund të mendonte një gjë tl tilll, por më pas edhe dyshoi dhe ashtu me shkopin me leckë që pastronte, u ngjit shkallëve të dyta nga ishte ngjitur i fshehuri më parë.

Shikoi andej, shikoi këndej dhe në një kthinë të errët, me pak vështirësi dalloi se dikush fshihej! Marianri u tremb dhe mendoi se mos i fshehuri kishte armë dhe e vriste ... foli, në gjermanisht ashpër me zë të lartë dhe prerë… i fshehuri u tremb më shumë dhe njëheresh ngriti duart lart dhe doli në dritë… i dorëzuar.

Gjermani, mbasi ju qas afër me shumë frikë, e konrtolloi mirë e mirë, dhe kur u bind që nuk dispononte ndonjë gjë me vete, u përpoq të komunikonte me të, por ishte e pamundur… djali, ankohej e bënte me shenja se Enver Hoxha donte ta vriste dhe duke i bërë shenja me dorën, sikur do ta qëllonin me pistoletë mbas koke…! Djali i tha se më vjen uri, duke bërë sërish me nojma dore mbi stomak… Ai, me shenja lutej që të mos e dorëzonin…! Se më pas …do ta lidhnin duke i bërë shenja siç mund të lidhet një njeri.

Marinari ndodhi njeri i mirë... ia bëri me shenja të feshihej sërish dhe u largua… kur u kthye mbas disa minutash, i solli për të ngrenë… disa sendviça dhe një shishe me limonadë… kështuqë ai filloi të miqësohej me të dhe ta ndihmojë djalin pa e kallëzuar sa te mundej.

Duke u përpjekur të merrej vesh me të, më pas disa takimeve të poasaj nate, u mundua dhe mori vesh se djali veç shqipes, dinte të fliste edhe greqisht!- i dha të kuptojë se nesër do të meremi vesh përsëri…!

Gjermani, që doli një njeri fisnik dhe i përkryer, një djalë flori, shtatlartë, sykaltër e bjond, i kerkoi ndihmë një shokut të tij me origjinë greke, me të cilin punonin prej kaq vjetësh në të njëjtin vapor, një grekogjerman, i cili kishte lindur në Gjermani dhe zotëronte greqishten nga të dy prindërit e tij, që kishin qenë shtetas grekë e gjatë luftës së dytë Botërore kishin mbetur aty, dhe ishin bërë  shtetas gjermanë...

Grekut nuk i pelqeu propozimi i gjermanit, për të ndihmuar një të arratisur shqiptar dhe menjëherë kërkonte denoncimin e tij në kapideneri… por gjermani i tha me tone të prera se atë duhet ta ndihmonte, dhe do ta merrte përsipër fshehjen e tij, Ti- i tha grekut- mos u përziej në këtë punë, dhe po që se tregon gjë, do të mbys unë me këto duar… dëgjove, dëgjova thuaj.

Greku nuk u ndie dhe nuk u përzje më pas në këtë punë, po kur mori vesh ndalesën dhe qellimin e saj… i tha sërish gjermanit ta dorëzonte shqiptarin se ishte bërë problem midis dy qeverive...! Gjermani i tha edhe njëherë prerë… se po të tregonte, ai do të vepronte mbi të…

E fshehu shqiptarin në një vend më të sigurt dhe pa i treguar grekut vendin, mbasi mendoi se mund ta kallëzonte ngjarjen.

Konrtolli filloi rrept dhe me përgjegjësi, grekun nuk e mbante vendi të rrëfente kapidenit për ç’farë dinte… gjermani ishte egërsuar me të dhe ja kishte frikën… nga darka, gjermani e mori me pahir grekun tek vendi i strehimit dhe ja afroi djalit për bisedë, që të kuptonte edhe gjermani pse po merrte këtë ngjarje dhe fshehje të tij  përsipër.

Djali i rrëfeu gjithë historinë e e tij grekut dhe ky më pas i përkthente gjermanit, të cilit i erdhi mjaft keq dhe mësheroi për të, duke ditur se ç’farë e priste sikur të tradhtohej, ai, i premtoi shqiptarit se do të bënte të pamunduren për jetën e tij. Gjermani u prek shumë nga historia e djalit…!

Mbasi largoi grekun, e fshehu në vend tjetër djalin. Mbas ndonjë ore i thotë gjermani grekut se çeshtjen do ta bisedojë edhe me kapidenin dhe ai, shtetërisht ta marrë në mbrojtje, se do të jetë turp për Gjermaninë dhe për emrin e saj sikur të bëjmë të kundertën.

Po- i tha greku- mendimi është shumë i mirë, po mos mendo se edhe unë edhe ti që dimë këtë histori nuk do të kemi pasoja, është e treta ditë që vapori kontrollohet dhe, akoma s’ka dalë gjë në shesh… duhet pa tjetër ta dorëzojmë… të mos i themi as kapidenit… dha e dha gjermani nuk e duroi dot paburrërinë e grekut dhe ja ngjeshi me një grusht në turinj… kjo është puna ime dhe ti mos u perziej fare… se do te mbys, të kam thënë për të qindten herë… është faji im që të besova ty, o Kalë Troje…!

Greku, pa keq nga të dya anët dhe menjëherë gjeti rrugën më të shkurtër… të raportonte ndodhinë… shqiptarin do ta merrnin autoritetet shqiptare dhe gjermanit, do të kanosej dhe dënohej për shpërdorim të detyrës…! Kështu i tradhetoi që të dy!

Kapideni u trondit kur dëgjoi ndodhinë dhe u vu midis dy zjarrësh… në një pozitë mjaft të vështirë… si për djalin por edhe për marinarin e tij… kur ai mori takim me gjermanin, ai i tregoi të vërtetën, kapideni u gjunjëzua nga pabesia e grekut me dhimbje dhe me keqardhje kundër dëshirës së tij  dhe shpalli  më pas… njoftimin se shqiptari ishte i strehuar në vapor…!

S’kish si të bënte ndryshe...!

Vajti e pa djalin vetë dhe ju mbushën sytë me lot…!

Në këtë kohë sipër mbi direkun e anijes qëndronte një pulëbardhë, dhe sa ju afrua djalit kapedeni ajo, pulebardha, u mundua të fluturonte, por siç duket, ishte e plagosur në krah, dhe ra në ujë…!

Autoritetet shqiptare përpiluan procesverbalet dhe morën djalin në dorëzim.

Shteti Gjerman mori përgjegjesinë e tij për këtë ngjarje, që më pas shkruan edhe gazetat e shumë vendeve të tjera

 

Dashuria në adoleshencë!

 

Ti je i prekur nga Pushteti dhe nuk kuptoj kurajon që more duke me më dalë para e le më pastaj  të më propozosh për martesë- i tha vajza e befasuar dhe e trembur nga ky takim.

Liroma rrugën! Të lutëm! Mos më bëj të thëeras...

Ti thirr sa të mundesh, unë do të shpreh çfarë ndjej për TY. Sikur edhe me plumb të më vrasin tani mbas koke… të lutëm më dëgjo të shprehem- i thoshte djali, i frikësuar… të lutëm më dëgjo… Të dashuroj, të daaaaashuroj. Të lutëm më dashuro. Edhe Ti më dashuro!

Unë po çmendem, unë do të mbytem në det në qoftë se ti nuk më pranon… Po pse, o perendi, të ketë ndarje, Unë i deklasuar, e ti vajzë pushtetari. Dashuria nuk duhet të frenohet, ajo është mister nga vetë zoti, i cili e ka bekuar dhe e ka lënë të lirë…!

Dashuria nuk duhet të njohë kufi, mendohu e më thuaj. Këto i tha djali atë ditën e parë kur i preu rrugën.

Vajza iku si e tërbuar, nëpër portokalla gardh më gardh deri sa mori rrugën për në shtëpi në kodrën mbi det.

Zemra sa po i pushonte nga skena që përjetoi, flokët e argjenda të verdha e të gjata ja merrte era e detit dhe ja hidhte mbi fytyrën e stërkuqur e bërë flake… hyri me vrap në shtëpi dhe ra në divan si e vilanisur.

E ëma që e pa skenën, e ardhjes së saj qysh në korridor, e ndodhur në luzhinë, u llahtaris e bëritit … vajzë ç’farë ke … kush te ndjek…më thuaj të lutëm çke… moj xhaaan, ç’ke, pse qan… kush të ngacmoi...?

Vajza gjashtëmbëdhjetë vjeçare, filloi të qante me dënesë, duke shtrënguar të ëmen në gjoksin që i rrihte si e zogut ndërmjet lotësh e ngashërimesh... thëriste mamaaaa, maaammma,  aman mammma! Shpëtomë… me shpëtoooo mama!

Më shpëto… maaaammmaaa, më shpetooo…!

Dha e mori e ëma gjithë atë natë, mos i nxirte ndonjë fjalë të bijës, por ishte e pamundur. Të shoqit nuk i tha gjë… por edhe ai nuk mori vesh asgjë  se u nuk u kthye fare atë mbremje… nga reparti ku shërbente si oficer kufiri, ai u ndodh me shërbim për koincidencë.

Dha e mori e ëma ta qetësonte… dhe të merrte vesh të vërtetën, por më kot!

Ndërsa djali në anën tjetër priste me ankth arrestimin e tij... për atë veprim të “nxituar” dhe të “pa pëlqyer”për njerëzit e pushtetit, atij, me ligj i ishte ndaluar të dashuronte…!

Vajza, atë ditë u gdhi e “sëmurë” dhe nuk vajti në shkollë, nëna e saj mundohej të zgjidhte “enigmën”, djali kishte zënë një kënd nga ku vrojtonte nga larg… ardhjen e saj në shkollë… dhe mbasi u bind që vajza nuk kishte vajtur atë ditë, u nis për në shtëpi…! Sa u afrua tek dera e oborrit… dhe ndërkohë që do të hapte derën prej gardhi… një Polic i mëshefur mbas portokalles, e thërret të vinte mbas tij… duke mbajtur distancë mbi 50-60 metra të mos binin ne sy!

Djali menëjherë kuptoi që vajza e pati “denoncuar” dhe tani priste  fundin e tij...! Nuk e humbi toruan, por kishte vendosur të thoshte të vërteten… po ta pyesnin për të. Nami të bëhej, ai do ta merte përsipër atë që kishte ndodhur të djeshmen!

Polici  para e tjetri mbrapa u futën në postën e policisë, ku e rrasën pikërisht në këtë dhomë binxe që ndodhet edhe sot i arestuar i torturuar dhe i rahur për vdekje!

Operativi e mori në pyetje!

E pyetën pse rrinte e vrojtonte nga larg shkollën… kush e kishte vënë të vrojtonte… dhe pse duhetj të vrojtonte… ç’e mundonte, nga kush ishte i shtyrë edhe pse…?

Ne i dimë të gjitha, tha operativi për ta “mundur” djalin, kemi edhe dëshmimtarë për këtë… nga shumë variante që përdori operativi dinak… i thote që dimë edhe me cilën vajzë ke të bësh... prandaj na thuaj më mirë vetë se të piu e zeza… aty për aty siç ishte i “nxehur’ operativi e qëllon me pëllemba  dhe me gruashte në fytyrë… e  ku të mundte! Trego more tradhetar i qelbur… po të pyet Partia dhe Shteti… pse rrije fshehur në ferra dhe vrojtoje shkollën, ç’qëllime pate more dobiç, e këlysh kurve… do tregosh apo të të hedh hekurat e të përfundosh në burg… Do të të tredh, ja me këto duar... armik!

Djali që në fillim tha që rrija kot dhe pa asnjë qëllim… për këtë duhet të më besoni dhe më bëni ç’të doni nga unë s’keni tjatër fjalë…!

Dha e mori operativi, me çdo lloj forme me diallog, por edhe me dru… por nuk nxori asgjë…!

Urdhëroi lënien e tij në qeli, duke bërtitur… të thirren dëshmimtarët…!

Djali, humbi çdo shpresë… mendoi se vajza kishte bërë denoncim… priti një ditë, dy dytë… të treten e nxorën nga qelia… firmosën një procesverbal pëër qendrimin e tij disa orësh duke vrojtuar shkollën, e lanë të lirë por edhe e paralajmeruan që çdo minutë ai do të ishte në survejim.

U mundua mamaja e vjazës edhe ditën e neserme, kur vajza nuk shkoi në shkollë atë ditë dhe ishoqi iku në punë, mos i nxirte gjë të bijës, e cila kuptohej që vuante nga diçka… nëna këmbënguli se ajo, e bija, kishte rëne pre e ndonjë dashurie në adoleshencë dhe i kërkoi me këmbëngulje të tregonte vajza përsenë e madhe që e mundonte. Por vajza heshtte. Dhe vetëm heshtte!

Ju deshën ditë vajzës, kur filloi edhe shkollën, që t’i hapej, më së fundi, të ëmës e t’i rrëfente ngjarjen.

E bija i kërkoi besën asaj, të mos e bënte kurrë-kurrë llaf me njeri, madje as me të atin... Nëna i premtoi, se nuk do t’i rrëfente kujt, as vetë perendisë... por më pas donte të mësonte se ç’bëhej me të bijën!

Kur dëgjoi nga vajza se djali që i kish propzuar dhe ajo ndjente për të që në atë çast, ishte i arrestuari dhe i torturuari i sotëm… nuk u besoi veshëve dhe duke uluritur e qarë me ngashërim, i tha…ç’na bëre moj bijë… ç’na bëre… mos-mos, të lutëm…aman mos… aman harroje…!

Ndërpre çdo komunikim me të… na more më qafë… ku të vemi e shkreta unë të mjeret ne …po na shkateron pse moj bije pse…luftoi e ema psikologjikisht deri sa i “mbushi” mendjen të bijës për të mos e parë dhe takuar kurrën e kurrës  atë njeri... nëna e mburri dhe e vlerësoi djalin… i mirë, i bukur, i shkathët, artist e kaluar artistit është….  Djalë i  zoti dhe i mirë… është … por hendeku i madh që kishte krijuar Partia me luftën e “kllasave”, kategorikisht nuk do të kalohej… janë dy gjëra të kunderta.

Vajza heshti, qau, dhe premtoi se nuk do përseriste më atë gabim që mund të bënte… ajo nuk i kishte premtuar atij djali asgjë… por tani asaj ju shfaqën disa gjëra të brendshme që e mundonin... pse të mos e dashuronte atë djalë? Pse? Pse?

Kaluan kohë dhe ditë, ndosha dhe muaj, që djali, me gjitheqë dinte se ndiqej... përpiqej të shihte qoftë njëherë atë vajzë… e cila jo vetëm që nuk e kishte denoncuar, por i mungonte pa e parë.

E ëma kishte besim të madh tek e bija me premtimin që bëri se do tërhiqej dhe nuk do ta shikonte më djalin… por edhe dyshonte se dashuria midis tyre nuk mund të pritej si me thikë… dhe një herë…duke e ndjekur gjithmonë fsheftas…, e ëma, e pa vajzën, në një vend tepër të fshehtë, në dritën e një nate me hënë se po putheshin dhe loznin me njëri tjetrin… me djalin e “ndaluar”!

U largua nga ajo skenë e llahtareshme, të cilën as sot nuk do ta kujtojë dhe e mbajti brenda atë mister që pa me te bijën…!

Në takimet e tyre, të më passhme, të cilat u bënë më të shpeshta dhe ishin të rrezikeshme dhe vdekjeprurëse, vetëm hëna ka qenë dëshmimtare e dashurisë së tyre… nëpër ledhet e ullinjve dhe nëpër lulet e portokalleve. Ata, e shijuan këtë dashuri nëpër tmerrin e mbrëmjeve, vrojtimeve e survejimeve të policisë dhe të sulmit të ashpër të luftës së klasave… njëri i partisë dhe tjatri armiku i saj... një dashuri që diku do ndërpritej…!  Qefinin e kishte çdo çast djali mbi kokë… ndërsa vajza mund të ishte viktimë e tij... Këta duhet të ndaheshin domosdo… një fuqi e një përbindeshi ata i ndalonte të dashuroheshin…! Në takimet e tyre të më pasme, ishte vetëm forca e dashurisë që nuk u zbuluan, ishte forca e shpirtit të tyre të njomë që nuk u ekspozuan, ishte ndrydhja e pushtetit që të bënin kujdes… dhe ishte mëkat nga zoti që të ndaheshin siç edhe u ndanë…!

Dhe ata, u ndanë njëherë e përgjithmonë… atë ditë kur djali u nis për në shkollë dhe udhët e jetës ishin të ndryshme… vajza vuajti shumë për dashurinë e saj të humbur… dhe më pas ajo, u martua, u bë një nënë e mirë... e heshtur… dhe e frikshme, më pas u sëmur dhe sot është pakë sa  e trembur… dhe ka ngelë me hijen e dashurisë së tij… natyrisht ka rritur fëmijët e saj… pa rrëfyer kurrë dashurinë e saj të parë  kurrkujt… atë e dinte vetëm hëna… dhe e ëma... të cilën e mbajtën sekret!

 

Ndërsa tjetri!

 

Kurrë nuk dashuroi, dhe nuk provoi ndonjë dashuri tjetër deri sa u martua me atë vajzë të mrekullueshme, me të cilën sot ka dy femijë. Kurrë nuk njohi nga afër ndonjë vajzë para se të martohej, ai, u martua me shumë vonesë dhe ishte një i ri i burrëruar kur lidhi martesën. 

U dashurua vetëm me libra dhe me enciklopedira. Kishte talent të madh dhe ishte shumë i prëgatitur, dinte përmendësh historinë e lashtë Greke, Historinë e Francës, Napolonin, Romën, Rusinë, persët… kinezët…  arabët, gjithë enciklopedinë botërore, kishte një kujtesë të veçantë dhe të mallëngjyeshme, ishte orator i madh, kishte një humor të mrekullueshëm… por i ndrydhur, fliste pak dhe dëgjonte shumë... kur ishte në ambiente me miq dhe shokë të ngushtë shpërthente ngandonjëherë me tregime dhe historira që nuk e dëmtonin apo e tradhtonin... kishte gjithmonë frikë se mos e keqinterpretonin tregimin apo rrëfimet e tij; megjitheatë ai ishte nje intelektual i vërtetë, kur fliste ai, njerëzit e shikonin të habitur dhe çuditeshin me intelektin e tij…!

Vajzat dhe shoqëria e tyre për të ishte mollë e ndaluar.

Kishte pasur raste kur ishte në gjimnaz, që vajza të ndryshme ta provokonin, duke i thënë çun i “mamamsë”, por ai i kuptonte “hilet”e tyre, u lëshonte ndonjë batutë apo barsoletë sa ato i bënte më shumë për vete… por djali gjithmonë kishte frikën e operativit kudo, prandaj edhe distancohej në një kohë, zemra i thoshte të kundertën…!

Kështuqë jeta e tij u mbyll si në kafaz…, u kufizua dhe u izolua brenda vetëvetes. Buza nuk i qeshte asnjëherë, melankolia dhe tkurrja, ndrydhja ia kishin komprimuar zemrën, e cila me pas edhe iu sëmur…!

Ndenji ditë në spital të qytetit fshat duke u kuruar. Veç nënës së tij nuk pa asnjë shok, asnjë mik tek dera… një ditë i erdhi një shoqe e shkollës për ta vizituar…!

Atë e ndaluan ta takonte… duke i thënë se po bënte një çmenduri, e cila do të ishte me pasoja për të dy…, si për vete ashtu dhe për prindët dhe vëllezërit e saj më pas, atëherë të dy ishin në maturë…! Siç duket, simpatizonin njëritjatrin pa pasur dot kurajo për më tej!

Vajza u thye e u tërhoq. Kur mori vesh djali të vërtetën, u sëmur edhe më keq… doktori ishte shpirtmirë dhe punoi me te t’i hiqte mërzinë. Por plaga që i ngeli në shpirt nuk u sherua kurrë. Ajo, vajzë, siç duket, e dashuronte atë djalë… Por djali e kishte lexuar mendimin e saj dhe kurrë asnjeherë  nuk i pat dhënë të kuptonte dhe t’i kthente reston… ai, dhe ajo nuk u panë asnjeherë me mbarimin e shkolles.

Në mbrëmjen e maturës, vajza fshehtazi i dhuroi një degë trendeline, të cilën e mbajti brenda një libri për shumë e shumë vjet… era e të cilës e ndjek edhe sot në këtë qeli të pistë…!

Të tillë fat pati edhe më pas në punë në fshat dhe kur iku në naftë… kurrën e e kurrës nuk u pleks me ndonjë femër… me gjithë rastet e dala nga bukuria dhe mosha që kishte… po të pleksej, aty mund te ishte edhe fundi i tij, këtë e dinte me përgjëgjesi!

Më pas e më pas kur u mblodh përfundimisht dhe kur arbitrarisht iku nga puna…dhe u kthye në fshatin qytet, u martua me një të deklasuar, me të cilën lindën edhe dy fëmijët që janë edhe sot.

Rinia dhe adoleshenca e tij ishte e vrarë qysh në fëmijëri, ai ishte i ndaluar të gëzonte e të dashuronte jetën si të tjerët, Liria i ishte mohuar qysh në bark të ëmës, qysh kur i arrestuan babanë dhe qysh kur lufta e klasave qëllonte pa mëshirë mbi ta.

Këto mendonte sot në këtë qeli, i dërrmaur nga goditjet e pamëshireshme të diktaturës dhe të njerëzve kafshë  të saj.

Si iku jeta kështu dhe PSE? Lotët i rridhnin çurg dhe dhembjet ishin të padurueshme sa gati po i plaste zemra!- i ishte hidhëruar shpirti!

Nga furtuna e kësaj nate dhe nga deti i egër, si në një jetë të përtejshme dëgjonte të rrahurat e dallgëve mbi shkëmb baaam baaam bam bam…! Ishte i alivanosur dhe i pandjenja plotësisht!

 

Arratisje apo Tentativë arratisjeje?

 

Kapideni gjerman, shfrynte nga inati, nuk doli dhe nuk e pa djalin kur autoritetet shqiptare, mbasi përpiluan të dy palët procesverbalet e ndodhisë, i hodhën hekurat, i lidhën gojën dhe e futën në thes, duke e hequr zvarrë mbi kuvertë të vaporit e duke e përplasur shkallëve.

Ata e zbritën, e futën në motoskaf dhe u zhdukën.

Kapedani, u fut në sallën e komandimit, ndezi cigaren dhe ktheu një wiski me ex e  duke i rënë ziles me urgjencë.

Thiri grekun dhe gjermanin i fyeu rrëndë për treadhetinë e tyre, kritikoi edhe veten për çfarë ndodhi.

Marinari gjerman nuk duroi dot dhe në sytë e kapedanit pështyu grekun për kurthin që i bëri të arratisurit.

Turp, turp për shtetin tonë tha kapedani. Ai, djalë kerkoi ndihmë, kërkoi strehim... dhe ne e dorëzuam, ku është nderi jonë? Ku është burreria... dhe autoriteti i shtetit Gjerman, hajde shporuni që të dy… nuk dua t’ju shikoj më me sy…të pabesë! Ata dolën nga zyra dhe marinari gjerman sa doli nga kapideneria nuk duroi dot dhe e goditi grekun me grusht, sa e rrukullisi shkallëve… i pabesë, Kalë Troje, si nuk të erdhi keq… pse na bëre edhe neve si veten… do të ma paguash. Do të të mbys me këto duar...

Greku i lutej duke qarë… bëra gabim, vëlla, bëra gabim!

Mbas pak, cisterna gjermane ngriti spirancat dhe u largua me shpejtësi të madhe, sa deti ngriti dallgë të mëdha dhe pulëbardhat mbi të fluturuan të frikësuara me nxitim.

Në mol, motoskafi u rrethua nga shumë policë dhe punonjës të sigurimit të shtetit, madje kishte shumë të ardhur nga Tirana dhe nga Ministria e Brendeshme. Ngjarja e djalit të humbur kishte marrë dhenë, në të gjithë Shqipërinë, në çdo cep ishte lajmëruar kufiri, ashtu siç u muar vesh edhe lajmi se dajli ishte strehuar në vapor… jashtë molit në breg të detit, në kohën që do të nxirnin djalin, ishin grumbulluar mijëra njerëz, policia mundohej t’i shpërndante, por ata shumoheshim më shumë …!

Djali e kishte humbur fare toruan, kur ata e pyesnin në hetuesi, e qëllonin dhe kërkonin me çdo formë që ai të fliste… kaluan dy-tre ditë dhe nuk i nxorën gje.. djali kishte rënë në tokë pa ndjenja, dhe kur e qëllonin, ai flinte… i hodhën ujë të ftotë por më kot... e vizituan në spital urgjent, i bënë analizat dhe e gjetën të droguar… doza që gjermanët i kishin dhënë në ushqim para se ta dorëzonin në autoritetet shqiptare ishte e madhe, ai donte ditë të përmendej…! E shtruan në spital duke e ruajtur me policë për pesëdhjetë ditë rrjesht. Gjermanët e dinin se ç’e priste të ziun…djalë!

Mbasi doli prej andej, ju nëneshtrua hetimit.

Djali, mbasi u përqëndrua, kujtoi gjithë ngjarjen, jo vetëm që nuk u tremb as u trondit nga hetuesit e shumtë që ndërrroheshin çdo ditë,  por ndenji si trim, i përbuzi ata, fyeu dhe shau diktaturën, nuk pranoi akuzën dhe u bë si i çmendur nga inati… sikur edhe t’i hiqnin zverrkun, ai kurrë nuk do të tulatej as frikësohej, ishte ndërgjegjësisht i destinuar të vdiste si trim.

Ai, u tha hetuesave me plot gojen… se do të ishte më e ndereshme të më qëlloni me plumb... ja këtu në ballë, në gjoks, e jo mbas kurrizit… e urrej diktaturën tuaj, qeverinë dhe shtetin tuaj të kalbur, maskarenj, të ndyre… por hetuesit nuk dinin shakara… ata e torturuan dhe e shëmbën në hu, me lloj e lloj marifetesh... por djali nuk u përgjunj as njeherë. Një mbiforcë të jashtëzakoneshme i dha zoti që duroi ato tortura, natyrisht falë edhe trupit të tij prej sportisti?

Kishin ditë hetuesit të perfundonin aktakuzën… si ta emërtonin ngjarjen... arratisje apo tentativë…. Po të ishte arratisje, djali duhet të kishte ikur… po te ishte tentativë arratisjeje, djali duhej të ishte kapur pa vajtur në vapor, se hyrja në të quhej si tokë gjermane… si përfundim, atë e dënuan me dyer të mbyllura me dymbëdhejetë vjet heqje lire, megjithë moshën e tij të re.

E çuan në burgje të rezikshme, me lloj-lloj piratësh të dënuar, si për politikë dhe për arratisje. Ai mësoi shumë atje, mësoi edhe gjuhë të huaja, por mësoi edhe të qëndronte përballë diktaturës si trim, ai ishte dhe qëndroi i pathyeshem, nuk u përdor kurrën e kurrës si levë e tyre, nuk u muar me spiunllëqe, por përkundrazi ndihmonte ata, me të moshuarit burgaxhinj të përballonin vuajtjet dhe mjerimin e burgut, si në Spaç, në Bulqizë dhe në Hidrovorin e Myzeqesë së Vlorës.

Djali e prezantoi veten si një kapedan dhe si bir i denjë i asaj krahine që ka nxjerë e rritur  trima e kapedanë.

Natyrisht diktatura bëri punën e vet, astu siç bënë edhe vitet e burgut për të, ai u dënua, si i arratisur e jo si tenativë, u ridënua në burg dy herë të tjera, dhe si perfundim, ai, kurre nuk u ligeshtua dhe kurrë nuk u thye, ai, mbahet mend nga shumë të burgosur si kokë e madhe, si njeri i pathyeshëm, si njeri me vullnet të çeliktë, dhe si njeri durimmadh  e çelik!

Ai, ashtu si lexonte, ashtu bënte stervitje sportive, ai, refuzonte punën, dhe torturat i priste me qetësi dhe pa e çarë kokën fare… dil jashtë e fut në qeli… asnjëherë nuk ju tremb asaj!

Kur doli nga burgu mbas vitesh e vitesh, ju deshen kohë të merrte veten, si fizikisht por edhe mendërisht, amnistia e fali, por ndërgjegja për të ikur njëherë e gjithmonë nga skëterra komuniste.e mundonte… përgjithmonë...

Këto bluante në mendje edhe sot kur i rënë në dyshemenë e qelisë mizerabël pandjenja nga torturat e forta të kësaj nate të egër, mallkonte veten që kishte gjithë jetën të bënte realitet largimin, të cilin nuk e bëri dhe e realizoi dot asnjeher? Ngushëullonte veten se fati i tij ishte parë qysh fëmijë…!

Fytyra e nënës dhe e fëmijëve nuk i shqiteshin nga sytë e lodhur të vrarë e të munduar… sa e kishte zënë gjumi, kur u hap dera rrëmbyeshëm., dëgjoi zërin tashmë të urryer të operativit…

ÇOHUUUUU…maskara  ÇOHUUU!

 

ALIBIA…

 

Kishte ditë që pëshperitej e flitej heshturazi në rrethana të ngushta miqsh e shokësh, por edhe nëpër familjet e qytetit fshat se të dy djemtë më së fundi ishin bërë bashkë dhe ishin arratisur.

U panë në qytetin fshat ato ditë shumë operativë dhe sigurimsa deri sa plasi e “verteta”.

U gjenden në një gji te tmerrshëm në një anë deti, ku shkëmbejtë dhe harcat ishin të larta nga një çoban, teshat dhe disa sende të të “arratisurve”.

Menjëherë u lajmëruan organet, të cilët morën me vete edhe një komision të madh nga pushtetarët dhe spiunët e fshatit qytet dhe shkuan në vendin e ngjarjes…

Madje morën edhe nënat e dy djemve edhe bashkëshortet, për të provuar që a ishin sendet dhe plaçkat e tyre…!

U gjenden edhe pantallonat e të parit, edhe krehëri, edhe bluza, edhe atletet e bardha e të vjetra… të brendshmet jo!

Po njësoj edhe për të dytin, kanatjera, pantallonat, këmisha me mëngë të shkurtera, një pulover sintetike blu, një palë këpucë të vjetra, një palë çorape, një portofol meshini me dy foto të fëmijëve të tij brenda, si edhe disa pajime peshkimi, një kamajth dhe nja disa grepa dhe fillodespanje, hedhur në shesh disa konserva peshku të hapura… një vend me hi nga një zjar i fikur dhe pranë tij disa shtresa prej bari e fieri… vende që ndoshta edhe kishin “fjetur të arratisurit”…?

Mbasi vërtetuan familjarët se plaçkat dhe sendet e gjetura ishin të tyre, menjeherë u bë publik lajmi, anëmbanë… operativi, në sytë turmës, u hodhi hekurat të katër grave, të cilat u tmerruan nga ç’po shikonin, dy nënat dhe dy nuset e tyre...

Qanin me ngashërim të shkretat dhe protestuan sa mundën, por operativi, me shpejtësi nuk u la kohë atyre të shpreheshin, jo pa qëllim!

I morën në hetuesi veç e veç, që të katra, u futën frikën duke u bërë presion se do të burgosnin edhe fëmijët me kuç e me maç po të llapnin lart e poshtë, ato duhet te mbanin mister dhe sekret,”ikjen” e tyre...!

U shpeguan atyre, jo në sytë e njeratjetres, se atë natë që morën dhe “arrestuan” të dy djemtë veç e veç, ata u kishin ikur nga policia, e cila nuk pati ndonjë qëllim të keq, thjesht, se do t’i pyeste për disa probleme, dhe për disa ditë u kërkuan, por ishte e pamundur kapja e tyre dhe sot një çoban kishte njoftuar se ç’farë gjeti në brigje të detit.

Ne kishim kohë- u thanë veç e veç grave- që e dinim se ata do të arratiseshin dhe i kishim në përgjim, po kurrë nuk do na e merrte mendja se ata ishin gati, kishin bërë edhe varkën me kamardare e me dërrasa, na e hodhën maskarenjtë, ju “lumtë, ju lumtë” atyre “tradhetarve”… por do t’i paguani ju të gjitha! 

Prandaj i porositi që të katëra gratë… të mos ndiheshin se diku deti do t’i nxirte në breg… mbasi atë natë që ata të kanë ikur ishte furtunë, dhe errësirë, ata kanë ikur po atë natë që ne i morëm…!

Patjetër që janë mbytur, por edhe sikur të kenë kaluar, ujërat tona… ne do t’i kërkojmë e do t’i sjellim këtu para popullit dhe do t’i varim në trekmbësh!

Partia e zë lepurin me qere… e dini këtë apo JO?

Do ta shikoni, se çfarë do ndodhë…!

U përpoq policia, mbylli shtigjet, por me kot.

Ju, nuk do të tregoni se ata u arrestuan nga ne, e më pas ikën se do ju marre djalli… E kuptuat këtë që themi ne, mos hapni gojë se u piue e zeza. Ky është urdhër i Partisë.

I mbajti 24 orë mbyllur në qeli dhe i la të lira.

Kurrkush nuk dinte se ç’u thanë grave dhe pse i pyetën dhe kurrkush nuk mori vesh për rrëmbinin e asaj nate të llahtaresheme.

Çdo gjë prej tyre kaloi në heshtje… Ata, u zhdukën, po si, në ç’mënyrë?

U hartuan procesverbale dhe u bë një gjyq në mungesë të tyre se po të kapeshin gjallë, ishin dënuar me vdekje që të dy.

 

Zhdukja!

 

Kane kaluar plot gati 20 , vjet nga ajo nate e zeze dhe e pa hene,dhe kurre asnjehere nuk doli e verteta ne shesh. Thuhet historikisht se deti nuk mban asgje ,i nxjer ne breg te mbytur,por kur te mbyt deti ama, e jo kur te mbysin duart e njerezve te etur per gjak te diktatures.

Operativi, bënte si i xhindosur atë mbrëmje të errët, të zezë e të pahënë, ai mbasi arrestoi, i torturoi dhe i bëri komplet të dy viktimat si kufoma… i mori në dy makina të vogla sëbashku me personelin dhe në terrin e natës u nis në drejtim të pa njohur.

Flitet, se ende nuk dihet e vërteta, se ata i ekzekutuan po atë mbrëmje me nga një plumb mbas koke, i varrosën në kodrën e një mali rreth 30 km nga qyteti fshat.

U panë mëngjesin e ditës tjeter gjithë exkorta e pushkatimit duke pirë kafe në klubin e një fshati përbri malit… ata, dukeshin si të egër, të pagjume dhe të lodhur… dikush kishte edhe gjurmë gjaku në pantallona. Ata, kishin dalë për “gjah”, gjasmë atë natë, se në torbat e tyre kishin disa lepuj të “therur”…!

Njerëzia nuk kishte kurajo të pyeste më shumë.

Madje kanë shfryrë fjalë dhe llafe nga njerëz të ndryshëm, e ndoshta nga të afërm të ekzekutoreve… se ata i vrau vetë shteti, i asgjasoi vetë shteti, i zhduku vetë shteti… ishin vitet kur diktatura po jepte shpirt, ishin vitet kur egërsira gati  e ngordhur të shqyente…! Në Kukës u var po në atë kohë në mes të natës edhe një mësues, u vranë dhe dy poetë në Librazhd…!

Mbi ç’urdhër u ekzekutuan këta të rinj…? Mbi ç’urdhër u zhdukën, qysh dhe pse? Keto jane pyetjet qe femijet,nenat dhe bashkeshortet e tyre nuk moren kurre pergjigje.

U shqyen kufijtë, ra dhe diktatura, u përmbysën diktatorët, por të humburve ende nuk u dihet varri, atyre u  ka birë qiparizi? S’kanë as lule mbi krye nga fëmijët e tyre. Janë të shumtë e të shumtë në të gjithë vendin… këto lloj ndodhirash e tragjedish që kurdisi shteti i “çudurave”!

Ekzekutorët jetojnë për mrekulli perëndimit, pa pendimin e asaj nate.

Lutën nënat, lutën fëmijët… O zot na tregoni, të paktën varrin e tyre…

O zot !

Fjalë, supozime, mendime, hamendje, mallëngjim, sa ditë shkojnë, nënat e tyre shamizeza, lusin Zotin t’u gjejnë, të paktën varin … varrin, bijve të tyre te pafajshem!

Ekzekutorët heshtin, heshtin si vetë ajo natë e pahenë!

Por do të vijë një ditë që e vërteta do të dalë në shesh… “deti” do të kishte rrëfyer të vërtetën… por diktatura kurrën e kurrës, megjitheatë… le të shpresojnë nënat dhe fëmijët.

Kur të japi shpirt ndonjë nga ekzekutorët, do të thotë se në një natë pa hënë ekzekutuam dy njerëz të pafajshëm me urdhër të diktaturës në x vend dhe ne y-x parcellë… gërmoni dhe nxirni eshtrat.

O njerëz! O njerëz!

Mësheroji o Zot, se nuk dinë ç’kanë bërë...!

Le të shpresojmë, tek fjala e Zotit, te gjenden të paktën eshtrat, kështu lutën përditë të dy nenat e tyre.

 

Tetor 2008/VA/USA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora