E diele, 28.04.2024, 10:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Koha e të korrave

E shtune, 16.04.2011, 07:46 PM


Pilo  Zyba

 

KOHA  E    KORRAVE

 

- Kohë zgjedhjesh -

 

Ra çanga e lajmit prap përtej në pyll.

Dhe porta e lashtë u hap dhe u mbyll.

 

U mblodhën kafshët, zogj, pëllumba, ketra.

Të dëgjojnë parajsën, përrallat e vjetra.

 

Na u ngrit kjo dhelpra që katër vjet më pare,

Gënjeu gjithë kafshët me lope e gomarë.

 

Me lajka e trille si në kohë të vjetër.

Prapë kërkon karrike, por në formë tjetër.

 

Por tani dhe zogjtë cicërijnë ndryshe:

- Ku ishe kaq kohë ti moj dallëndyshe?

 

Shëtitjet e gjata në ujë të Mesdheut

S’t’u kujtuan vallë ngricat e atdheut?

 

Kur ikje dhe ngrica, ti lije nga pas.

Si do gjësh pranverën që kërkon me gaz.

 

Kush zogjtë këngëtarë me gurë i vret,

Kurrë këngë prej tyre nuk ka se si prêt.

 

Kur katër vjet mbolle kulpra pas çdo porte.

Rrush me kofina ç’do zotria jote!

 

Kush dhunë dhuron me natë e me ditë,

Vjen ora që mërr veç dhunën si prikë.

 

Kurrë arrën me dhunë e rreh ti sa mund,

Dhe degët ia thyen dhe trupin ia tund.

 

Ti kokrrat ia mërr me zor mor i ngratë.

Por vitin që vjen ajo s’jep dhuratë.

 

Kush lulen të bukur kërkon në shtëpi,

Nuk e lë braktisur jashtë në veri.

 

Kur një mik nuk bëre ti për katër vjet,

Sot një ditë që erdhe miq për ty s’do ketë.

 

Farë e miqësisë nuk mbin për një ditë,

Nga mbjellja te korrja duhet plot një vit.

 

Ti për katër vjet korre për çdo verë,

Frytet që për ty i mbollën të tjerë.

 

Kalanë e gëzimit, të ngresh për një komb,

Mijra gurë duhen të mire e të fortë.

 

Që kalaja e kombit të qëndrojë e ngritur,

Duhet të ketë brënda, një kokë mëndjendritur.

 

Jo një mëndje dhelpër, a një kokë gomari,

Se vuan dhe koteci, vuan dhe fshatari.

 

Kush pulën në kotec pa leje ma ha,

Grykëzën e pushkës dhuratë nesër ka.

 

Kush hilen, gënjeshtrën, në jetë do mëkojë,

Faljen dhe lëmoshën me gojë do kërkojë.

 

Kur dy vetë ndeshen nuk është e mundur,

Të jenë fitimtarë, a të dy të humbur.

 

Porse miqtë tanë që shtruan qilimin,

Dhe mbi të na vunë hasmërinë e krimin.

 

Përse tani rrinë me durim e pritje,

Që të marrin këngë e duartrokitje?

 

Sepse këngë e pushkës çdo ditë e çdo natë,

Përçarje dhe vdekje na dha si dhuratë.

 

Që ara të shtojë sasinë e prodhimit,

Çdo ditë do të pijë lumin e gëzimit.

 

Fëmija të rritet kërkon ditë për ditë,

Durim, këmbëngulje dhe përkëdhelitë.

 

Dëgjoni prej meje fjalën e një plaku,

Me emër nga mëndja me emër nga oxhaku:

 

Oxhakun e gurtë e ngrenë dy ustallarë,

Ndoshta mund të ikin dhe paratë pa marrë.

 

Por kjo s’do të thotë, që prej tyre oxhaku

Mërr emër e fame, shtyn bisedën plaku.

 

Por fjalët që thuhen rreth e rreth oxhakut,

Që nga gojë e djalit tek mëndja e plakut.

 

Zënë vend në gurë dhe thellë në voter,

Here me këngë labe e here me lodër.

 

Zënë vend në mes apo në një kënd,

Që quhet gërdallë apo parlament.

 

Këtu kjo “ përrallëz” që është demokrate

Nuk përmënd më tej se nuk do debte.

 

Oxhaku dëgjon, dhe shumë mban mend,

Dhe kunguj pa pjekur dhe burra me mend.

 

Ai është kazan, kazan pa kapak,

Ku mendimi zien e piqet nga pak.

 

Zgjuarsitë me vlerë që piqen për ditë,

I japin një ëmër apo një meritë.

 

Porse oxhaku një emër të ketë,

Pesë breza mendimesh  të pjekur do të ketë.

 

Kala e mendimit të ngrihet e lartë,

Çdo gur e kërkon të forte e të saktë.

 

Që ta themi drejt e t’i biem pikes,

S’ngrihet kaq kollaj, oxhaku i politikës.

 

Sepse një mëngjes nga dheu na mbiu,

Dhelpra Eduard, apo Sali ariu.

 

Kjo nuk don të thotë që t’u japim prikë,

Shqipërinë mbarë, për kurvën politikë.

 

Se gurë të liq po i vumë oxhakut,

Gjithë vegjëlisë do t’i dale hakut.

 

Kjo është e vërtetë.Kush lexon në vargje,

Di ç’far u gatua katër vjet në magje.

 

Sepse i pa udhi, që se ka traditë,                                            

Karrigen e marrë e quan si meritë.

  

Egjri i hidhur në grurin e shire,

Ia prish shijen bukës dhe grurit të mire.

 

 Kurrë një çalamane me shpirtin e bukur,

 Me  mes të këputur e ecjen si flutur.

 

Nuk e shikon djali që prêt në një qoshe,

Kur më tej gjith naze shkon një sarahoshe.

 

Fabulës së vogël në i vure vesh,

Këshillën e vyer, brënda do ta kesh.

 

S’ta dhashë të qëruar por qëroje vetë,

Sepse këshu fryti më i mire do jetë.

 

Në s’e gjete dot, brënda bukurinë,

Qëndro sot me Dhelprën a ktheu me Arinë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora