E diele, 28.04.2024, 05:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevëme Fetiqi-Preteni: Një botë e vrullshme dhe shpirtërore

E diele, 17.04.2011, 07:24 PM


QASJE

 

NJE BOTE E VRULLSHME DHE SHPIRTERORE

 

Sadik Krasniqi "OFSHAME NE URNE", botoi "FAIK KONICA", 2008

 

Nga Sevëme Fetiqi-Preteni

 

Libri "Ofshame ne urne"eshte libri i pare autorial i poetit Sadik Krasniqit,por nga permbajtja e tij kuptohet qarte se autori ka punuar gjate dhe qe moti iu eshte perkushtuar poezise me nje emocionalitet te larte.Me vargjet:"Edhe pas vdekjes tende/Prap do te kete fushe te blerte/Lulet do te lulezojne zjarr/E une do ti prek me zemer", autori ja hap dyerte lexuesit qe ai te hyje ne boten e tij poetike.Poezite e ketij vellimi ndahen ne pese cikle dhe ate "KLLAPI E BLERTE, "PIKELLIM I NGRIRE" ,"VELLO UJORE","'UNAZE DHEU" dhe "HIJA E GRISUR".,dhe perkah pikpamja tematike-motivore jane mjaft te larmishme ,edhepse e kane nje piktakim te perbashket ku trajtojne:peshen e rende te roberise dhe ate me vargjet: "Te ky i shenjti krua/Me etjen e plasur/Ujin e treqind pranverave e pi/Plaget me gjelberohen... ,dhe "Treqind vjet e pres nje vetetim/Te ma heq nga bebeza kllapine e blerte"; trajtojne jeten gurbetqare dhe mallin per atdhe dhe kete me vargjet:"Me mbulon pikllimi i muget/Si mulli i mbuluar me myshqe/bluaj mallin e kujtimit/per kallinjte e pjekur te vendlindjes.Me vargjet "Ky dhe i Kosoves/mban ere molle /ere shpirti me duhme zjarri/ere vakesie te temblit te nenes/ere varri,ere lirie/. ai edhe me teper i afrohet meditacionit te tij te mallit te pashuar per vendlindjen dhe atdheun e vet dhe me nje optimizem te pashuar se do te kthehet ne vendlindje se bashku me familjen e tij ,premton: "Galdimi dhe Albini /Kosoven do ta gjejne te bleruar/edhe pas njemije vjetesh /kur ta puthin per here te pare/kane per te ditur/se kane puthur Diellin e vet".

Revolten dhe pakenaqesine e tij ne vend te huaj shpreh ne vargjet: "S´me njeh askush ketu/M´sa krimbin e verdhe/Ne driten e neonit/Qyteti si kafshaten e lagur me pertyp".

Edhe ne vargjet qe vijojne ai shpreh pakenaqesine e tij ndaj punes qe e ben ne gyrbet vetem per te mbijetuar "'Me vjen ere peshku te mykur/Sa here (pas pune)me perqafojne femijte/duke mbajtur hundte/vjellin vrer ne dere".

Poezite e Sadik K rasniqit trajtojne edhe trimerine e patrioteve tane shqiptar dhe luften e tyre ai i pranon si te shenjta dhe ate me keto vargje: "Trimeria shkon deri ne qiell/shtate kate i ka ajo/Une jam diku ne katin e dyte(tha kryetrimi Azem Bejta kur e pyeten a ka me trim se ti?)/E Adem Jashari ne pranverat e pergjakura/arrine ne katin e shtate te trimerise/ata ikin me bohqe plot mekate/ne duar qe u pikojne gjak/e tmerri i ndjek pas nga lulkuqet /qe mbijne ne fushat e Kosoves".

Disa poezi trajtojne dashurine ndaj familjes dhe kujtimet per prinder kur e perkujton nenen e tij dhe ditet e veshtira te femijerise ku thot:" Nena me finj/kraheve te kemishave/na hiqte lodhjen/e i arnonte me rreze", dhe e perkujton castin e vdekjes se babait per te cilin e shalon"hingellimen e trembur'dhe.....'e ze castin e ndarjes/e puthe te gjalle /me urnen e pikllimit/ ia marr lotin e mallit/ne dhimbje me bie drita e kometes/e ne qiell shndrrit nuri i tij".

Edhe njehere poeti deshmon se sa i hidhur eshte gurbeti sa qe njeriut i nevojitet ta shaloje hingellimen e trembur ne trok kali per te arrijtur ti sheh me te dashurite per here te fundit.

Ne pergjithsi te gjitha poezite jane poezi te nje ndjeshmerie te theksuar lirike.Permbajtja e tyre eshte bota e vrullshme , e pasur ,lirike dhe shpirterore te mendimeve te tij subjektive.A to jane fryt i frymezimeve te fuqishme te ndjenjave te tij spontane.Cka eshte per tu habitur se ne keto vargje te ketij libri shume pak perdoren fjalet :enderra,pergjumur,dhembja, cka dmth se poeti tere kohen eshte i zgjuar dhe kurreshtar ,duke pergjuar me syrin e tij poetik,boten e tij te jashtme e duke u perpelitur qe kete bote ta akumuloje ne frymezimin e tij shpirteror, per ta kenaqur lexuesin e tij me shprehje lirike dhe vizionin meditativ.

Dhembjen dhe vajin te cilat mundohet ti fsheh mjeshterisht ne vargjet e tij ,deshmojne se sa ai stoikisht iu qendron sfidave jetesore,mirepo megjithate i gjunjezohet dhembjes dhe vajin s'mund ta ndal kur e sheh memedhene e tij Shqiperine e viteve te nentedhjeta, me keto vargjet:"Qava kur ste pashe /Qava kur te pashe/Qava si te lashe".

Me kete kuptohet edhe me mire titulli i librit se 'ofshamet e tij'nuk bejne jehone por shnderrohen perjete ne hirin e urnes se dashurise dhe mallit te tij.Me te drejte mund te thuhet se poeti qe ne librin e tij te pare , e ka gjetur stilin e tij te te shkruarit me te cilin stil edhe do te njihet tek lexuesit.

Poeti Sadik Krasniqi perdor nje struktur te mire gjuhesore,nderton vargun dhe e thyen ate mjeshterisht,shfrytezon mundesi te shumta semantike te fjales dhe figurave stilistike .Ai perdore edhe simbole shume te fuqishme sic jane:e blerte ,vetetima,gjarpri,urna,vello ujore,masazh e blinduar,sorre e krisur,macja e zeze,fluturat,xixellonjat,mizat etj.

Ne kete vellim poezish i kendohet edhe poeteve tane te shquar dhe miqve si psh.Din Mehmetit ,Martin Cunit,i kendohet emrit shqiptar,shtepise ne Kosove,gjuhes shqipe,krroit te Camurlise,gjysherve(te pareve tane),shtepise se alfabetit ne Manastir,vehtes si kuzhinier(e ne te vertet te gjithe atyre qe punojne ne gyrbet punen qe nuk e adhurojne dhe nuk ndjejne kenaqesi ne pune).

Vec kesaj,krahas krijimit e perdorimit te metaforave e krahasimeve mjeshterore,disa poezi te tij marrin edhe kuptime te ndryshme dhe mund te kuptohen ne menyra te ndryshme nga lexuesi sidomos poezite "DASHURIA E HIJEVE TONA ","CAST','PAS VDEKJES TENDE","AKT NE DRITE KOMETE","FUSHE E NGRIRE" , "INDIFERENCA",etj.

Ky liber "OFSHAME NE URN" 'i poetit Sadik Krasniqi ne vehte permban nje mesazh dhe nje premtim se se shpejti do te kete edhe shume libra tjere me poezi me vlera artistike .Ia urojme shperblimin e dyte dhe suksese te metutjeshme.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora