E shtune, 27.04.2024, 06:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXVI)

E shtune, 16.04.2011, 07:58 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXIVI)

 

Nga Mejdi Asllani

 

-                           Lajë, dua ta thërras Sekretarin e spitalit të Vrajës dhe ta qeras sepse më ka ndihmua për ta bërë operacion gruan time.

-                           Ani Lajës thirre, mua nuk më pengon.

Gjema e mori në telefon aty nga banaku dhe e ftojë. Nuk vonoi dhe erdh ky far sekretari. Ishte i kujdesshëm dhe gjatë bisedës nuk hynte fare në politikë. Por, pas pak erdh edhe një Serb tjetër dhe kur e pa aty me ne at far Sekretarin, kërkoj të ulet me neve në tavolinë. Na i lejuam dhe ia porositi Gjema një raki. Pasi u prezantuam, Gjema i tregoj se jam kushëri i tij nga Prishtina. Shihej se ishte një person i arsimuar mirë dhe inteligjent.

Pa hezituar hyri në politikë, duke më këshilluar, që të mos merrem me politikë. Sepse ka rrezik të madh. Pasi qenke kushëri i Gjemës po të tregoj, se planet e Beogradit janë shumë të rrezikshme për Shqiptar, kanë da mendjen me e farosë atë popull. Prandaj po të këshilloj, merru me çfarë të duash, por me politikë kurrsesi. Gjema ia priti, ky nuk merret me politikë por me gjueti po. Eh sa mirë, nëse ke nevojë për me ble ndonjë pushkë për merak, vetëm më trego përmes Gjemës e unë intervenoj sepse shpesh vijë në Prishtinë. Të faleminderit, por çfarë profesioni keni ju zotëri? e pyeta.

-                           unë jam drejtor komercial i Jumkos.

-                           Asaj Jumkos në Fushë Kosovë a?

-                           Ajo është vetëm një degë e jona kurse drejtoria e dhe fabrika kryesore është këtu në Vrajë.

-                           Po si po ia dilni me këtë inflacion? Më sa dijë unë, ju e shitni mallin me dinar.

-                           Kurrsesi, po mos të mbulohen humbjet nga buxheti i qeverisë së Serbisë moti ishte dashtë me i mbyllë.

Pasi i pimë nga disa gota raki, ai u nxeh bukur mirë, sepse i pinte gotat pak si shpejt. Në një moment më pyeti, nëse në shtëpinë time kam ndonjë podrum të madh.

-                           po i thash, e kamë podrumin të madh 13 me 6 m.

-                           Eh sa mirë, unë do të vijë e ta shohë me Gjemën, dhe e bëjmë një kontratë. Neve ta sjellim ty fshehurazi mallin si e prodhojmë me çmim të fabrikës, të llogaritur në deviza. Kurse ti e shet me fitim, sepse shqiptarët po e bojkotojnë mallin tonë edhe pse me kualitet nuk është më i dobët se ai i perëndimit, që e blejnë në Turqi.

-                           Po ata edhe nga unë nuk blejnë, sepse e shohin nga tiketat se është mal i Jumkos.

-                           Për këtë unë kujdesem, që mallit të mos i qepen tiketat. Ti do të shkosh në Turqi, atje i mbush thasët me tiketa, në kufi të përcjell kushëriri imë drejtor doganë në Pirot. I sjellë tiketat në fabrikë dhe aty u qepën, dhe të sillet malli natën në shtëpi. Do kesh fitim të madh nga kjo punë.

-                           Mirë i thash dhe në vete mendoja, he... se që je duke u falur para imamit gabuar, po unë as nuk shitem e as nuk blihem ore i gjorë.

Tërë kohën mendoja si të i ruaj nervat e të ndahem pa e komplikuar punën time, edhe ma shumë se që e kisha. Unë erdha për hallet e mija e ky donë me më bë pasanik, bile të madh.

Tani erdhi koha të dalim nga kafeneja. Në ndarje, Serbi i tha Gjemës. Pse nuk më ke treguar se e ke këtë kushëri kaq inteligjent. Gjema i tha, nuk më ke pyetur. U përshëndetëm dhe u ndamë. Po sa u largua pak nga ne, ju drejtova Gjemës me nervozë.

-                           Mos ma sill këtë qenë në shtëpi, se ju vrasë të dyve!.

-                           Jo bre Lajë, po nuk dashe ti, unë kur nuk ta sjell, unë për herë të parë u ula me të.

Shkuam në furrë dhe ramë me fjet, të nesërmen, në mëngjes u nisa për Prishtinë.

Në Prishtinë mbërrina pak para mesditës, pa shkuar fare në shtëpinë time, shkova drejt në banesën e Prof. Mujë Rugovës. Në derën hyrëse të banesës më ranë në sy do penj të kacavarur me dyllë të kuq. Më shkoi mendja se policia e kanë bërë. Megjithatë nuk e lash pa trokit. Profesor Muja e hapi derën dhe më ftoi të hyjë brenda, aty kishte qenë prezent edhe prof. Muhamet Piraku. U befasova pak kur pashë se ç'do gjë ishte përmbysur libra dhe fletore ishin shkapërderdh nëpër dhomë, fotografinë e Prof. Ibrahim Rugovës e kishin gjuajtur në tokë dhe e kishin shkelë me këmbë, një luster ishte kacavar,vetëm se nuk binte në tokë. E pyeta Mujën, çfarë paskan bërë kështu dhe kurrë?, Muja më tha, ja si ç’po sheh, gjer sa isha në Gjermani.

-                           Po kush ta hapi derën?

-                           Vet e hapa.

-                           Unë pash se ishte e mbyllur me dyllë të kuq dhe me vula, mos po të marrin në përgjegjësi për atë?.

Prof. Muja u buzëqesh prej gazepi, dhe më tha, s’ka dert.

-                           Po mirë bre profesor, po gjer kurrë do ti duromi kështu?

Profesor Muja e ngriti gishtin përpjetë, duke më dhënë shenjë se në luster mund të ketë ndonjë përgjues.

Prof. Muhamet Piraku nxori nga valigjëja e tij dorëshkrimin e Librit historik për Mulla Idriz Gjilanin. Me që ende nuk e kishte përfundua, i shpjegova disa të dhëna mbi Mulla Idrizin të cilat ju dukën interesante Profesorit dhe i përfshiu në atë libër.

-                           Mujë, edhe unë jam në hall të madh.

-                           Çka ashtu?.

-                           Pardje më kanë arrestua policia, po ma kërkojnë edhe djalin.

-                           Disi i kam mashtrua, për të më liruar gjer sa ta gjejë djalin e të dorëzohemi bashkë. Më kanë urdhëruar të paraqitemi të dielën në mbrëmje.

-                           Po pse të arrestuan?.

-                           Djali iu ka kërcënuar një spiuni të lagjes, e ai na ka lajmërua.

-                           A e dinë ti se ç’do të thotë të paraqitesh në polici të dielën në mbrëmje?

-                           E dijë Mujë, po skam ç’të bëjë. Prandaj erdha te ti me kërkua ndihëm nëse mundesh me ma largu djalin diku jashtë, e për mua nuk ka dert. Po më dhimbset është shumë i ri.

-                           Po ti a nuk po e sheh vetën se nuk ke mbet as dyzet kilogram, si do tu qëndrosh torturave?. Nëse dorëzohesh, më nuk do jesh mik i imi, as mos më eja as nuk të vijë.

-                           Po si të ia bëjë or vëlla? Unë nuk kamë para për të dytë me dalë jashtë shtetit, ja këto i huazova te një kushëri i imi. Provova të ua gjejë ndonjë misit për të më shpëtuar nga policia, por vetëm sa mi shkatërruan nervat edhe ma zi do këlysh të Serbisë.

-                           Pritë pak!

Muja e kapi telefonin dhe e thirri, Tahir Gjeqbitriqin – asistentin e vet dhe i tha; Tahir, thirre Dul Asllanin dhe thuaj se i vijnë dy vetë, Babë e djalë, dhe duhet të i përcjell gjerë në Tiran, dhe ti vendos. Si ta kryesh punën më lajmëro.

Gjerë sa pritnim përgjigje nga Tahiri, zhvillonim bisedë. Më kujtohet se i thash Mujës duke e drejtuar dorën kah fotografia në kornizë e Ibrahim Rugovës, shihe se ç’i paskan bërë. Muja ma ktheu, po Ibrën e kanë pasur aty afër dhe të gjallë, se di çka i paska nervozua kaq fort fotografia. Atë e kanë lënë për më vonë, ia ktheva unë.

Profesor Muhameti ma shtroi një pyetje, se a mundem me i gjet nja tridhet djem si e vrasin shkaun?.

-                           Profesor, këtë pyetje ma ke shtruar edhe para tri vite. Në kabinetin e prof. Mujës, si paske harru?. Unë tani si duket po e lëshoj Kosovën. Po ty ç’po të duhen ata tridhjetë djem?.

-                           Në bisedë me dy oficer të Shqipërisë, më kanë thënë me i gjet dhe me i dërgua për stërvitje në Shqipëri.

-                           Eh.. Profesor, ne qenkemi vonua, më sa dijë unë, ata dikush tjetër i ka dërgua dhe i kanë krye. Ne paskemi mbet jashtë loje.

Në ndërkohë erdh Tahiri, dhe na tha se e ka kryer punën. Mua ma dha një numër telefoni dhe më dha udhëzime; kur të mbrinjsh në Ulqin, thirre këtë numër dhe dalin djemtë e të marinë, çfarëdo kohe qoftë. Kur të shkosh në shtëpinë e tyre mos u sjellë si i huaj, atje gratë janë malësore, nuk janë si të juaja, më të fol me maje të gishtërinjve. Ato të përqafojnë si me të pasur vëlla. I thash, e dijë o Tahir se edhe unë e kamë origjinën malësor.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora