E diele, 28.04.2024, 05:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Akademi përkujtimore me rastin e 95 vjetorit të Ibrahim Kelmendit

E diele, 17.04.2011, 07:29 PM


Akademi përkujtimore me rastin e 95 vjetorit të lindjes së profesor Ibrahim Kelmendit u organizua mbrëmë në sallën e kuvendit në Preshevë në patronatin e Shoqatës për Trashigimi dhe Krijimtari Kulturore. Akademia përkujtimore filloi me intonimin e himnit kombëtarë dhe me një minutë heshtje u nderua vepra e profesor Kelmendit dhe të gjithë veprimtarëve preshevarë. Kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, Xhemaledin Salihu në fjalën e tië përshëndetëse foli për rolin në shoqërinë shqiptarë të veprimtarit vendës Ibrahim Kelmendi.

Ndërsa në fjalën hyrëse, Abedin Selimi me një referat ka prezantuar personalitetin dhe kontributin e veçantë të profesor Kelmendit që ka të bëjë me çështjen kombëtare. Në kuadër të Akademisë përkujtimore me rastin e 95 vjetorit të lindjes së profesor Ibrahim Kelmendit janë paraqitur edhe disa deklamime nga libri Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë dhe poezia autobiografike për profesor Kelmendin. Ese për Ibrahim Kelmendin prezantuan edhe Jonuz Fetahaj dhe Afrore Shaipi. Akademinë dedikuar Ibrahim Kelemendit e ka përshëndetur edhe kryetari i Shoqatës së Qytetarëve të Luginës në Prishtinë, magjistër Nehat Hyseni. Kurse evokime për jetën e zotit Kelmendi ka bërë mbesa e Ibrahim Kelmendit, Ajtene Pllana nga Prishtina. Ibrahim Osmani Kelmendi kishte lindur më 16 prill të vitit 1916 në Preshevë.

Shkollën fillore mbaroi në Preshevë në gjuhën sërbe, Medresenë e Madhe e mbaroi në Shkup në vitin 1938. Studimet i filloi në Beograd, lënda e historisë, pastaj u tranferua në Perugja të Italisë ndërsa diplomoi në Zagreb në vitin 1942. Punësohet në Prishtinë si profesor i historisë dhe gjatë asaj kohe ishte edhe aktiv në ngjarjet politike në kuadër të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Gjithnjë ishte në shërbim të çështjes kombëtare. Ai vëhet në shërbim të  organizimit dhe drejtimit të operacioneve për mbrojtjen e territoreve të Kosovës Lindore prej forcave partizane serbo- maqedonase. Odiseada e tijë vazhdoi për disa vite duke u larguar në kushte shumë të vështira dhe duke u vendosur në fillim në Greqi dhe Gjermani. Në Australi jetoi dhe punoi deri në mbarim të jetës . 

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora