Kulturë
Luan Çipi: Vlonjatja aristokate
E merkure, 13.04.2011, 07:27 PM
Luan Çipi
VLONJATJA ARISTROKATE
Kam dëshirë për një portret,
Ta” qëndis”, siç benë piktori.
Dhe në gjumë ai me flet,
Qetësinë shpirtit ja mori.
Edhe kot po të lëviz,
Në pasqyrë të kreh balluket,
Ky portret, imazh i Dritës,
Fantastik nis e më duket.
Sa i hap sytë dhe i mbyll
Sërish shfaqet, qëndrim tjetër
Dit’ e natë ndriçon si yll
“Aristokatja” e vjetër.
Para shfaqet “Magjistarja”,
Në skenë më e madhja mbeti
Emri i saj shkëlqen në maja
“Mbretëreshë” te Hamleti.
Diku, si piktorja “Ira”
“Kornelia”, te Mreti Lir
“Kudso” ishte më e mira,
Dhe Halla, me sqimë e hir.
“Zoicka” te Karanxhalë
“Klaricea” te Gordoni
“Butja” jonë, pasion e fjalë
Mbyllni sytë, t’i kujtoni.
Jo, mor jo, se skicoj dot
Drita Pelingun, gjithë nur
Kryemjeshtëre, jetë e mot
Mona Liza, në pikturë.
Çikago, Mars.31.2011