E premte, 26.04.2024, 09:55 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ripahet dosja "Tivari"

E diele, 13.01.2008, 05:04 PM


Nga Korrieri

TIRANE - Rihapja e hetimeve per vrasjen e Salih Tivarit, Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit mysliman mbase do prishe serish gjumin e te dyshuarve te pare te ekzekutimit te ndodhur ne 13 janar te vitit 2003. Pese vjet pas vrasjes se Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman, Salih Tivarit, ne dosje nuk ka asnje te dyshuar ose deshmi te re qe mund te coje grupin hetimor ne pista te tjera hetimi pervec, atyre te parave. Burime teper te rezervuara prane grupit hetimor konfirmojne per gazeten "Korrrieri" se ceshtja mbetet ende e pazbardhur, por se, ndonese ende nuk ka prova te gjitha dyshimet bien per nje krim brenda "pallatit". Tashme hetuesit qe kane ne dore dosjen voluminoze te vetmit ekzekutim te nje funksionari te nje institucioni fetar do t'i duhet qe te rivlerosojne cdo prove, cdo te dhene, pergjim a deshmi te mbledhur nga hetuesit e meparshem te kesaj vrasjeje.

"Eshte e vertete qe dosja e vrasjes se Salih Tivarit eshte rihapur, por pjese e saj nuk eshte asnje deshmi e re ose nje alibi qe mund te na coje drejt zbardhjes perfundimtare te vrasjes enigmatike"- shprehen burimet. Sipas tyre mesohet se edhe pas nje periudhe te gjate kohore dhe pas hetimesh te reja asnje person nuk mund te konsiderohet ende fajtor i eliminimit te sekretarit dhe se asnje prove e re nuk ka dale ne drite gjate ketyre rihetimeve. Rihapja e hetimeve, 5 vjet pas ekzekutimit se tivarit duket se do te coje serish ne marrjen ne pyetje te ish funksionareve te Komunitetit musliman te asaj kohe dhe te atyre qe ende mund te kene mbetur ne strukturat drejtuese te tij. Por, po sipas te njejtave burime mesohet se do te merren ne pyetje serish dhe personat qe jane marre si te dyshuar kryesor menjehere pas ngjajres. Nuk eshte e habitshme tashme nese ndonje nga keto dite kalojne serish pragun e Drejtorise se Policise per tu rimamrre ne pyetje cifti Ermir dhe Iris Gjinishti, te cilet ne fakt kane qene te shoqeruarit e pare per disa ore pas ngjarjes me te rende te ndodhur brenda komunitetit mysliman. Pervec ciftit gjinishti, ne pyetje pritet te merret dhe nje person nga Durresi i lidhur jo pak asaj kohe me komunitetin Mysliman, Artan Kristo, alias Muhamet Abdylla. Kristo per shume kohe ka qene nen shenjestren e policise, si nje nder te dyshuarit kryesor. Cdo levizje e tij brenda e jashte vendit per shume kohe ka qene e kontrolluar, ose dhe e ndaluar hera heres, si ne rastet kur i bllokohej pasaporta, pikerisht per shkak te dyshimeve qe binin mbi te ne lidhje me vrasjen e Tivarit, dyshime qe nuk u provuan kurre. Grupi hetimor qe shqyrtoi vrasjen ne ditet e para e konsideroi Kriston te dyshuar pasi mes tij dhe viktimes kishte pasur konflikte te ashpra qe lidheshin me format e financimit dhe kalimit ta parave ne Komunitetin mysliman..Sipas disa dokumenteve qe dolen ne drite me vone, Tivari kembengulte qe pagesat te beheshin nepermjet bankave per te shmangur cdo forme pastrimi parash nepermjet komunitetit mysliman, dhe jo me me 'thase'. Ne kohen kur po hetohej vrasja ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen u thirren edhe funksionare te Komunitetit Musliman ne periudhen e vrasjes, per te rifreskuar deshmite e tyre dhe per t'i ballafaquar me Kriston. Vrasja e bujshme e Tivarit ben pjese ne vrasjet e famshme qe edhe pas shume vjetesh nuk gjejne zgjidhje. Vetem disa jave me pare, ne analizen vjetore te policise se Tiranes u cilesua si prioritet rihapja e dosjeve te vjetra. Vrasja e Florian Viles, Kleanthi Kocit, Salih Tivarit etj konsiderohen si ceshtjet me te veshtira qe nuk po arrijne drejt zbardhjes perfundimtare dhe nuk po cojne ne pranga asnje te dyshuar.

Ekzekutimi

Me 13 janar te vitit 2003, rreth ores 08.30 te mengjesit, vritet brenda ne zyren e tij, ne seline e Komunitetit Myslminan, Sali Tivari, 58 vjec. Tivari, me detyre Sekretar i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman, banues ne Durres gjendet i vrare me tre plumba. Pas marrjes ne pyetje te shume personave ne cilesine e deshmitarit dhe te dyshuarit si autori i ngjarjes, policia mbylli dosjen per mungese provash. Edhe sot, pas 5 vjetesh, dosja mbetet me te njejtat deshmi, deshmitare dhe te dyshuar te pese viteve me pare.

Dyshime

Personi per te cilin policia dyshoi me gjate dhe e ndaloi gati 2 vjet me pare, ishte durrsaku Artur Kristo. Asokohe, dyshimet rreth tij linden pasi rezultonte se viktima dhe i dyshuari kishin prej kohesh konflikte shume te ashpra mes tyre, pasi Kristo njihej si nje prej perfaqesuesve te rrymes se konservatoreve ne fene myslimane. Me fillim te qershorit te vitit 2006, vetem tre vjet me pas, Kristo sapo ishte kthyer nga Egjipti dhe shoqerohet per ne komisariat per t'u marre ne pyetje rreth vrasjes. Rreth tij policia e Durresit kishte leshuar dhe nje urdher-arresti per nje vrasje me thike te kryer prej tij ne fund te vitit 2002. Por, emri i tij u lakua ne dosje qe diten e neserme pas krimit, me date 14 janar, per shkak te konfikteve mes tyre. Nje dite pas krimit ai eshte larguar drejt Sirise, me pas ne Egjipt dhe nje ne vitin 2006 kthehet ne Shqiperi se bashku me dy grate e tij. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora