E diele, 28.04.2024, 12:46 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shkaqet dhe Konseguencat e Zhvleresimit te Dollarit Amerikan!

E premte, 04.01.2008, 02:58 PM


Nga Nevrus Nazarko

Zhvleftesimi i monedhes amerikane, dollarit, ka vene ne levizje ekonomiste, politikane dhe parlamentare nga te gjitha rrymat. Pikiata qe ka pesuar “kurriz-jeshili” ne vitet e fundit ka shtene ne mendime jo vetem specialiste te fushave perkatese, por ne te jane perfshire edhe shtete, bile nga ato me te fuqishmet, si Kina, BE, Japonia etj, te cilat shohin tek zhvleftesimi i dollarit ramifikacione direkte ne ekonomite e tyre. Cilet jane faktoret qe kane cuar ne kete renie spektakolare dhe kush eshte prognoza e kesaj monedhe qe jo shume kohe me pare ishte jo vetem standarti por edhe pika e referimit prej gjiganndeve bankiaro-financiare ne gjithe boten? Padyshim qe pergjigja e kesaj pyetjeje per vete magnituden e problemit do te ishte e pamundur te ezauronte ne nje shkrim te gjithe faktoret apo te ishte gjitheperfshirese, sidoqofte, diskutimi do te preke disa nga faktoret qe mendohet se kane ndikuar ne kete renie se bashku me parashikimin ne teresi.

 Ne se hedhim nje veshtrim ne shekullin e kaluar, ne ekonomine e shteteve te industrializuar te botes, vendi ku shume syresh bien dakord eshte evolimi i SHBA’ve si nje superfuqi boterore dhe  pikiata perhere e ne ngritje e fuqise se saj qe perkon njekohesisht edhe me dominimin pothuajse te paprecedent the te parivalizuar te monedhes se saj, dollarit. Per dekada te tera dollari amerikan ishte sinonimi i fuqise ekonomike dhe i prosperitetit te padiskutuar ne mbare boten. Lufterat boterore, ku SHBA nuk pati deme direkte ne token e saj, po te mos llogaritim perfshirjen amerikane ne keto luftera me trupa dhe pajisje luftarake pertej oqeanit nga njera ane,  dhe expansioni i Amerikes ne shekullin e 20-te qe cdo vit furnizonte ekonomine e vendit te vet me qindra mijera punetore te etur per te gjetur “endrren amerikane” padyshim qe paten efekt pozitiv ne kete fuqizim te dollarit. Po ashtu edhe stabiliteti politik qe ishte prevalent qysh nga 1776 beri qe dollari amerikan i mbeshtetur ne assete fizike si floriri dhe argjendi ne fillim, dhe me pas vetem ne kreditin dhe besimin e qeverise amerikane (aktualisht dollari nuk mbeshtetet ne standartin e floririt ose argjendit) te ishte superior ndaj monedhave konkurrente.

Shekulli i 21-te ka shenuar vetem renie te gjithepushtetshmit dollar, ku po te mos marrim parasysh pauza te shkurtera renia i ngjan renies se lire te nje trupi njutonian nen kushtet e gravitetit.

Cilat jane disa nga faktoret qe kane cuar ose ushqejne nje renie te tille te paprecedent ne historine e koheve te fundit?

 Balanca negative ne deficitin tregtar

Nje nga njerezit me te pasur te botes dhe njekohesisht nje nga investoret me te sukseshem ne pasurite e palujtshme, Warren Buffet, thote: “Cfare po ndodh me dollarin nuk eshte produkt i politikave adminsitrative, por eshte si rezultat i konsumit te panevojshem. Ne jemi nje vend qe blejme me shume nga sa shesim nga pjesa tjeter e botes, dhe e bejme kete pa karar. Cdo vend tjeter qe do te bente te njejten gje do te kishte ulur vleren e monedhes shume me teper se kaq.”

Pra, gjate dy dekadave te fundit amerikanet jo vetem kane konsumuar me teprice, dhe kane kursyer pak per te mos thene asapk, por nje sasi e konsiderueshme ka ardhur nga importet. Si rezultat i imbalancave midis exportit dhe importit eshte krijuar nje deficit buxhetor qe ka arritur ne rreth 6% te GDP (prodhimit te brendshem bruto) nga 1 perqind qe ka qene ne fillim te viteve 80-te. Per te financuar kete deficit masiv, qeveria amerikane ka emetuar borxh ne formen e bonove te thesarit te cilat ne kohen kur interesat e bankave ishin te larta ishte atraktive per investitoret por me renien e interesave shume nga keta te fundit kane filluar te shesin investimin e tyre dhe te investojne gjetke ku interesat jane me te larta. Aktualisht, investimet e huaja ne asetet amerikane kalojne vleren e 2.5 trilione dollareve nje shume marramendese qe mbart me vete rreziqe potente per ekonomine amerikane dhe ne kembim e ul vleren e dollarit.

Imbalanca tregetare e import-exportit ne 15-20 vitet e fundit ka disa shkaqe por me kryesoret jane sic thame me siper konsumi i exagjeruar i popullsise, ekonomia globale dhe emergjenca e Kines ne tregun boteror si exportuese e produkteve  te lira te te gjitha llojeve qe prodhohen nga punetore te kualifikuar dhe qe paguhen dhjetera here me pak se perendimoret. Nje tjeter faktor, qe duket sikur shkon kunder frymes se ketij shkrimi, ka qene edhe fuqia e dollarit amerikan qe duke qene i tille e bente te veshtire shitjen e produkteve amerikane ne bote. Le te sjell nje shembull: Ne vitet 90-te konkurrenca e gjigandit amerikan Boeing dhe rivalit te tij europian Airbus favorizonte kete te fundit per arsye se ishte me e lire te blije avione “Airbus” ne krahasim me ata “Boeing”. Shume shtete te botes (disa kompani te fuqishme amerikane, gjithashtu,) mbushen flotat e tyre me prodhimin francez. Kete vit, si rezultat i renies se dollarit, trendi eshte permbysur, jo vetem qe Boeing-u ka pare nje rritje te konsiderueshme te porosive, por me tej Airbus-i njoftonte se do te ndertoje pjese te avionave te tij ne Alabama te SHBA-se ne nje investim masiv ne kete shtet. Kjo logjike eshte e vlefshem edhe per kompani te tjera te medha  e te vogla por edhe per produkted bujqesore e me tej. Si rezultat po shohim deficitin tregetar qe te ktheje kursin ne drejtimin pozitiv, por per te shkuar nga niveli i 5-6% ne ate te pranueshem te kufijve 1-2% do te duhet kohe.

 Ekonomia gobale dhe rivaliteti i euros:

 Per me se nje shekull, monedha amerikane nuk pati rivale te mirefillte. Edhe pse jeni japonez luajti deri diku rol, vete fakti qe nuk u ngrit ne nivelin dominues te dollarit, dhe kjo edhe si rezultat i taktikes se qeverive Japoneze per te mos rivalizuar por per te perfituar nga fortesia e dollarit (shih argumentat me siper ne favor te exportit), tregon se deri ne lindjen e Eurozones dhe te euros si monedhe e perbashket  dollari ishte dominant. Monedha Euro pati sukses te paparashikuar qysh me krijimin e saj. Megjithese territori i Euros eshte pak me i vogel nga ai i Shteteve te Bashkuara, me zgjerimin e dy viteve te fundit te Unionit Europian, exportet dhe popullsia e tyre jane ne avantazh ne krahasim me  ate amerikane. Kjo e marre ne agregat me tregjet e zgjeruara qe jane te gatshme te bejne tregeti me Eurozonen dhe me interesat me te larta te bankes europiane, ka sjelle si rezultat devijimin e vemendjes se investitoreve ne drejtim te Europes. Analogjia e rivalitetit te dollarit me euron nuk eshte shume larg nga ajo e dollarit me sterlinen angleze ne fund te shekullit te 19 dhe fillim te shekullit te 20-te (ku sterlina ishte monedha e kohes), por me disa ndryshime thelbesore qe duhen theksuar para se te arrihet ne konkluzione te gabuara.

Se pari, bashkimi europian ka nje performance ekonomike dhe parametra makroekonomike qe jane pas Shteteve te Bashkuara megjithe zhvleresimin e dollarit. Se dyti, bashkimi europian ende nuk ka nje “bono thesari” ekuivalente ose rivale te bonos se Thesarit Amerikan. Se treti, bashkimi i bankave europiane ne nje banke qendrore si Rezerva Federale Amerikane eshte i veshtire per arsye te barrierave politike, nacionale dhe gjeografike te vendeve te EU-se.

Megjithate, euro eshte per here te pare ne nje shekull nje rival serioz qe mund te dualizoje per nje kohe te gjate dollarin amerikan dhe pse jo te kaloje ne vend te pare si monedha e deshiruar e botes.

 Implozioni i marketit te “Real Estate” dhe kredite nen-standarte

 Shume eshte thene e shkruar kohet e fundit ne lidhje me renien drastike te te ashtuquajturit “real estate market” os si i referohemi random ”marketit te shtepive”. Kryetari i fundit i rezerves federale, Alan Greenspan, veproi me mefshtesi per te mos thene qe gaboi ne mbajtjen e interesave ne nivele te uleta te papara ndonjehere qysh prej 1950’s nga fundi i viteve 90-te deri sa la detyren. Per me teper, Greenspan lejoi bankat dhe institucionet e tjera huadhenese qe te zhyteshin ne marketin e shtepive dhe te jepnin kredi pothuajse pa kritere, ato kritere qe sistemi amerikan i ka perfeksionuar me sistemin byrove  te kreditit apo kreditoreve, (te ashtuquajturat “credit bureaus” dhe “credit scores”). Ne se do te hiqnim nje paralelizem te trashe keto nuk ishin shume larg sistemit te “piramidave ponzi” ne Shqiperi ne mes te viteve 90’te. Kur debitoret e credive te ketij lloji filluan te mos paguajne obligimet mujore si rezultat falimentimet financiare individuale shkuan ne nivele te papara me pare. Vetem ne vitin 2005 gati 2.1 milione persona deklaruan nepermjet formualreve perkates “bankruptcy” dmth falimentuan finaciarisht.

Te mos harrojme qe dhenia nga ana e bankave e kredive per shtepi ne masen 100 % ose 110 % te vleres se shtepise dhe me pas falimentimi i individit i shoqeruar me zhvlerseimin e shtepive i detyroi bankat qe te humbasin investimet e tyre ne kete lloj sipermarrje. Perllogaritjet e peraferta e cojne ne 1 trilion dollare humbjen e bankave amerikane si rezultat i kesaj fiaskoje. Pervec bankave, kjo “katastrofe ekonomike” ka prekur edhe departamentin e thesarit, pasi sipas nje skeme komplekse dhe nepermjet lidhjeve me institucionet financiare te FNMA (Fannie Mae) dhe GNMA (Ginnie Mae). Implozioni i marketit te real estate, e ka detyruar krye-guvernatorin aktual (pasuesin e Greenspan-it) Ben Bernanke te mbaje interesat ne nivele te uleta, per te stimuluar sadopak ekonomine qe s’po merr jete. Kjo taktike, nga nje ane ndihmon marresit e kredive por nga ana tjeter dekurajon investitoret e huaj per te investuar ne bono thesari ose asete te tjera amerikane pasi norma e fitimit eklipsohet nga monedhat rivale, si thame me lart, euro etj.

Korrektimi i cmimit te shtepive dhe objekteve komerciale ka cuar ne renien e pasurise se akumuluar ose perceptuar te familjeve amerikane. Per rrjedhoje konsumi i shfrenuar i viteve 90-te ka gozhduar ne vend, dhe kjo po ndjehet ne renien e importeve nga jashte. Efekti anesor dhe shume pozitiv i kesaj dukurie do te jete balancimi i deficitit tregetar ne menyre graduale qe per pasoje mund te ndryshoje ekuilibrat e monedhes amerikane.

 A eksistojne shanset per nje riafirmim te dollarit?

 Dollari amerikan ka njohur nje periudhe zhvleresimi si kjo e tashmja ne mesin e viteve 80-te. Faktoret qe e cuan atehere ne renien e dollarit qene pothuaj identike me keto te sotmit duke perjashtuar “faktorin Euro”. Deficiti tregetar ne fillim te viteve 80-te ishte alarmant dhe situata e sotme me bankat dhe kredited eshte e ngjashme me ate te “kursimeve dhe huave” te fillimit te viteve 80-te. Po te mos llogaritim “faktorin Euro” shanset jane per nje rivleresim te dollarit ne te ardhmen e afert, dhe renia nuk eshte gje tjeter vecse nje korrigjim ciklik i nevojshem per te bere ri-shperndarjen e pasurive globale ne perputhje me parametrat makroekonomike te vendeve te ndryshme. Te mos harrojme se bota e sotme me epoken e globalizmit dhe rikonfigurimit gjeopolitik po shkel ne territore te panjohura kurre me pare, ndaj dhe si resultat cdo parashikim i versionit “deja vu” do te kishte fallacite perkatese.

 Megjithese Eurozone dhe monedha e saj euro, po perpiqen per ta bere euron monedhen e deshiruar, perpjekjet e tyre jane me teper per rivalitet se sa per dominance. Vendet e mesiperme e kuptojne se nje zhvleresim permanent i dollarit do ta conte ekonomine boterore ne nje renie te lire dhe kaos qe do te merrte me vete cdo lloj tjeter ekonomie te mbeshtetur ne euro, jen, renminbi apo cfaredo. Vendet e eurozones kane lidhje direkte dhe indirekte me bursat amerikane dhe me departamentin e thesarit. Kina dhe India si dy nga tregjet me te medha si per import ashtu edhe per export jane aq te lidhura me dollarin sa nje”teshtitje” e tij do t’u fuste plevitin ekonomive te tyre. 

Qarkullojne teori qe e lidhin qeverine kineze me mbajtjen e qellimshme te dollarit lart dhe monedhes se tyre ulet per te bere te mundur vijushmerine e exporteve dhe per pasoje mbajtjen hapur te fabrikave te tyre. Kina eshte financuese e nje pjese te madhe te borxhit te jashte amerikan dhe si e tille nuk ka interes imediat ne renien e dollarit. Faktor tjeter ne favor te dollarit amerikan eshte lidhja e tij me tregjet e naftes. Aktualisht te gjitha tregjet e naftes perdorin dollarin per vlersimin e naftes dhe gazit dhe megjithe perpjekjet e disa vendeve per te perdorur euron si standard mundesite e ndryshimit jane te pakta. Me tutje, inovacionet amerikane ne fushen e informatikes dhe komjuterave dhe njefare monopoli qe eshte krijuar ne kete drejtim e ben te te veshtire rivalitetin ekonomik te viteve te ardhshme. Ky argument ka mbeshtetje edhe arsimin e larte amerikan qe vazhdon te jete ne teresi etaloni i references se arritjeve akademike apo kerkimore shkencore. Se fundi, stabiliteti politik qe ka SHBA mbetet i pashembullt qofte krahasuar me unionion europian (qe nuk po bie dakord as per nje kushtetute te perbashket), qofte me vendet e tjera te fusqishme eshte nje tjeter garanci qe investimi ne dollar mbetet me i sigurti per kohen e tashme.

 Fakti qe ekonomia amerikane po e kalon pothuajse “pa u lagur” krizen e madhe te “kreditit” dhe per pasoje te dollarit eshte nje tregues mjaft domethenes dhe me shprese se kemi pare me te keqen dhe se shpejti do te kemi nje rikthim te dollarit atje ku jemi mesuar ta shohim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora