E diele, 28.04.2024, 12:00 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Vizat Shengen - Marrëveshja e lehtësimit, ja procedurat që duhet të ndiqni

E hene, 24.12.2007, 07:56 PM


Vizat nga 1 janari

Një udhëtim më i lehtë drejt Bashkimit Evropian bëhet një realitet për qytetarët e Shqipërisë - ky është dhe qëllimi i Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave lidhur mes BE-së dhe Shqipërisë. Qëllimi i regjimit të ri të vizave është që të lehtësojë lëshimin e vizave me afat të shkurtër për personat me kombësi shqiptare. Kjo duhet ta bëjë perspektivën evropiane të Shqipërisë më të prekshme për qytetarët e saj. Lehtësimi i vizave është hapi i parë konkret drejt një regjimi udhëtimi pa viza.

Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave ka avantazhe për gjithë shtetasit e Shqipërisë që udhëtojnë drejt BE-së në formën e një vize me tarifë të ulët (35 € në vend të 60 € që janë aplikuar kryesisht deri tani) dhe me një proces aplikimi për vizë më të përshpejtuar (maksimumi 10 ditë si rregull kryesor). Ka gjithashtu avantazhe për grupe të gjera që paraqiten në formën e një dokumenti më të thjeshtë kërkesash që duhet të plotësohen për qëllime udhëtimi, dhe rregulla më të qarta për vizat me shumë hyrje. Për kategori të caktuara të njerëzve të tilla, si studentë dhe pensionistë, vizat do të jepen falas.

Ky suplement jep informacion bazë për të gjithë aplikantët e interesuar rreth rregullave dhe parimeve për lëshimin e vizave me afat të shkurtër. Shtetet Anëtare të BE-së do të ndërmarrin hapa për të garantuar që të gjitha rregullimet ekzistuese të jenë në përputhje me përmbajtjen dhe frymën e Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave dhe do të japin informacione më të detajuara në faqen e internetit të shërbimit të tyre konsullor. Informacione më të hollësishme do të keni mundësi që t’i gjeni dhe në faqen e internetit të Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë http://www. delalb.cec.eu.int/en/visa_facilitation/ dhe të qeverisë së Shqipërisë

Çfarë është marrëveshja e lehtësimit të vizave. Cilat janë kategoritë që përfitojnë për të udhëtuar në shtetet e Bashkimit Evropian dhe sa kohë mund të qëndrojnë
Dokumentet dhe kërkesat e nevojshme për t’u paraqitur të ndara sipas kategorive të atyre që kërkojnë vizë dhe rregullat e reja që hyjnë në fuqi nga 1 janari 2008
Tarifat, kush përjashtohet prej tyre dhe kriteret për të marrë një vizë me shumë hyrje. Sa do zgjasin procedurat e reja dhe tre kategoritë e vizave “Shengen”

Lehtësimi i vizave, ja procedura e re nga 1 janari 2008

1. Vizat me qëndrim
të shkurtër
- A keni si qëllim që të qëndroni në një nga Shtetet Anëtare të BE-së apo në disa prej Shteteve Anëtare të BE-së për jo më shumë se 90 ditë brenda periudhës së 180 ditëve?
- A keni si qëllim që të udhëtoni tranzit në territorin e një ose disa Shteteve Anëtare të BE-së?
Atëherë, ju nevojitet një vizë me qëndrim të shkurtër, që nënkupton një autorizim të lëshuar nga Shteti Anëtar i BE-së për qëndrimin tuaj në të ose si tranzit nëpërmjet këtij vendi apo disa Shteteve Anëtare.

Informacion  i  rëndësishëm

Rregullat e reja të lehtësimit të vizave zbatohen për të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së, me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës dhe Danimarkës. Shqipëria ka si qëllim që të lidhë marrëveshje të veçanta me përmbajtje të ngjashme si marrëveshja me BE-në me këto vende sikurse dhe me Norvegjinë dhe Islandën.

2. Vizë me shumë hyrje dhe qëndrim të shkurtër

Një vizë me shumë hyrje por qëndrim të shkurtër në BE duhet t’ju  lëshohet juve, e vlefshme deri  në  një vit, nëse:
- gjatë vitit të mëparshëm ju keni marrë të paktën një vizë,
- ju e keni përdorur atë në përputhje me ligjet e hyrjes dhe të qëndrimit të Shtetit Anëtar të BE–së të vizituar
- ju rregullisht udhëtoni në Shtetet Anëtare në BE dhe jeni:
    biznesmen;
    anëtar i profesioneve të tilla që ftohen të marrin pjesë në ekspozita ndërkombëtare , konferenca, simpoziume, seminare ose veprimtari të ngjashme;
    person që ka nevojë të vizitohet rregullisht për arsye shëndetësore  ose një shoqërues i tij që është i domosdoshëm;
    person që rregullisht merr pjesë në aktivitete shkencore, kulturore, sportive ose artistike;
    student që udhëton rregullisht për qëllime studimi ose trajnimi.

Ne vemendje

Një vizë me shumë hyrje por qëndrim të shkurtër në BE duhet t’ju lëshohet juve, e vlefshme minimumi 2 vjet dhe maksimumi 5 vjet, nëse:
- ju bëni pjesë në një nga kategoritë e personave të përmendura më sipër,
- gjatë dy viteve të fundit ju  keni përdorur viza me shumë hyrje por me qëndrim të shkurtër në marrëveshje me ligjet e hyrjes dhe qëndrimit të Shtetit Anëtar të BE-së të vizituar  nga ju dhe;
- arsyet për të kërkuar një vizë me shumë hyrje janë akoma të vlefshme.

3. Sa ju duhet që të paguani për aplikimin
për një vizë me afat të shkurtër qëndrimi?

Tarifa për të përpunuar aplikimin tuaj për vizë është 35 euro. Kjo tarifë vlen për të dyja tipet e vizave me një dhe shumë hyrje.

Kategoritë e mëposhtme të personave përfitojnë nga vizat falas:

-  Të afërmit  e ngushtë
- Personat që kanë paraqitur dokumenta që provojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre për qëllime humanitare, duke përfshirë këtu rastet ku kërkohet trajtim mjekësor urgjent dhe për personat që i shoqërojnë ata, apo që ju duhet të ndjekin funeralin e një të afërmi të tyre ose të vizitojnë një të afërm të tyre që është i sëmurë rëndë;
    Pensionistët.
    Fëmijët nën moshën 6 vjeç;
    Personat me aftësi  të kufizuar si dhe personat që i shoqërojnë ata, nëse është e nevojshme;

Nxënësit, studentët dhe mësuesit që i shoqërojnë të cilët ndërmarrin udhëtime për qëllime studimi ose trajnime mësimore, duke përfshirë në këtë kuadër dhe programet e shkëmbimeve, sikurse dhe aktivitete të tjera shkollore.
·    Persona që marrin pjesë në aktivitete shkencore, kulturore, sportive dhe artistike, duke përfshirë këtu universitetet dhe programe të tjera shkëmbimi.

Rregullat e reja të lehtësimit të vizave kanë lidhje dhe me këtë pikë të fundit:
Shembujt e treguar këtu e më pas japin një numër rastesh studimi për orientimin tuaj. Ju lutem të keni parasysh se kjo është një listë e dhënë vetëm për orientimin tuaj dhe nuk ka si qëllim që të jetë shterruese. Nëse ju i përkisni njërës prej kategorive të mëposhtme, vetëm dokumenti(at) e paraqitura më poshtë mund të kërkohen për të justifikuar qëllimin e udhëtimit tuaj; asnjë justifikim tjetër, ftesë apo tjetër lloj dokument është i nevojshëm. Megjithatë, të gjitha kërkesat e tjera për pajisjen me vizë të tilla, si paraqitja e dokumentave mbi mjetet tuaja financiare të përballimit të shpenzimeve të qëndrimit dhe udhëtimit, mbeten të pandryshuara me marrëveshjen e re dhe kërkohen që të kontrollohen me konsullatën në të cilën ju keni si qëllim të aplikoni për vizë.

Rregulla të reja për lëshimin e vizave (01.01.08)

I. RREGULLA TE REJA PER LEHTESIMIN E DHENIES  SE VIZAVE NGA 1 JANARI 2008

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është lehtësimi i procesit të lëshimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë, mbi baza reciprociteti, për një qëndrim të synuar për afate kohore  jo më të gjata se 90 ditë brenda periudhave 180 ditore.
Kjo Marrëveshje nuk do të zbatohet në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në Mbretërinë e Danimarkës, Republikën e Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë. 
Marrëveshja përcakton një numër procedurash të thjeshtëzuara ( lehtësish) për lëshimin e vizave, të cilat kanë të bëjnë me:

Rregulla të reja për dhënien e vizave

1. Dokumentet që kërkohen
Për kategoritë e personave që shënohen në listën e mëposhtëme, për të justifikuar qëllimin e udhëtimit, kërkohen vetëm dokumentet e përmendura.
Kërkesa e përgjithshme për paraqitjen e vetë personit për dorëzimin e kërkesës për vizë dhe dokumenteve  në mbështetje të saj mbetet e pandryshuar. Në raste individuale,, kur ka ende dyshime lidhur me qëllimin e udhëtimit, synimin e kërkuesit të vizës për t’u kthyer në vendin e tij/saj të origjinës ose kur ai/ajo duhet të vërtetojë se ka mjete të mjaftueshme jetese në përshtatje me kohëzgjatjen dhe qëllimin e qëndrimit, atëhere kërkuesi i vizës mund të thiret për një intervistim tjetër më të hollësishëm në Ambasadë/konsullatë. Kërkuesi i vizës mund të paraqesë dokumente të tjera shtesë ose të kërkuara posaçërisht nga nëpunësi konsullor.
a) për antarët e delegacioneve zyrtare, që, në bazë të një ftese zytare drejtuar Republikës së Shqipërisë, marrin pjesë në takime, konsultime, bisedime dhe programe shkëmbimi, si dhe në veprimtaritë e organizuara në territorin e Shteteve Antare nga organizatat ndër-qeveritare;
- një shkresë të lëshuar nga autoriteti shqiptar që  konfirmon se kërkuesi është antar i delegacionit shqiptar
    - një kopje te ftesës zyrtare të dërguar nga një     institucion ose Shtet Antar i BE-së;

b) për biznesmenet dhe përfaqësuesit e organizatave të biznesit:
- një kërkesë më shkrim ( orgjinale) nga një person juridik ose shoqëri, organizatë, autoritet ose nje komitet borganizator, të miratuar nga një Dhomë e Tregtisë në  Republikën e Shqipërisë

a. për gazetarët
-    një certifikatë ( origjinale) të lëshuar nga një organizatë profesionale që dëshmon se ai/ajo është gazetar(e) dhe
-     një dokument i lëshuar nga punëdhënësi i tij/saj që deklaron se qëllimi i udhëtimit ështe ushtrimi i gazetarisë
b.për personat që marrin pjesë në veprimtaritë   shkencore, kulturore dhe artistike, duke përfshirë programet universitare dhe programe të tjera shkëmbimi:
-    një kërkesë me shkrim( oriigjinale)  nga organizata pritëse për të marrë pjesë në këto veprimtari;
c. për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile gjatë ndërmarrjes së udhëtimeve për qëllime të trajtimit arsimor, seminareve, konferencave dhe programeve të shkëmbimit:
-    një kërkesë me shkrim ( origjinal) të lëshuar nga organziata pritëse, një konfirmim që personi përfaqëson organizatën e shoqërisë civile dhe vërtetimin që dëshmon se kjo organizatë është rregjistruar në përputhje me legjislacionin e brendshëm;
d. për nxënesit, studentët pasuniversitarë dhe mësuesit e pedagogët që i shoqërojnë ata, të cilët bëjnë udhëtime për qëllime studimi ose per trajnim arsimor,, programe shkëmbimi apo veprimtari të tjera në lidhje me shkollën:
-    një kërkesë me shkrim ( origjinal) ose një dëshmi( origjinale) rregjistrimi nga universiteti pritës dhe i origjinës ose
-    libreza studenti ose vërtetime për kurset që do të ndiqen;
e. për pjesëmarrësit në ngjarjet sportive ndërkombëtare dhe personat që i shoqërojnë ata në cilësi profesionale:
-    një kërkesë me shkrim ( origjinale) nga orga nizata pritëse: federatat kombëtare sportive ose Komiteti Kombëtar Olimpik i Shteteve Antare;
f. për pjesëmarrësit në programet zyrtare të shkëmbimit të organizuara nga qytetet e binjakëzuar:
-    një kërkesë me shkrim ( origjinal) nga ana e kreut të Administratës/Kryetarit të Bashkisë të këtyre qyteteve;
g. për të afërm të familjes: bashkëshort(e) fëmijë( duke përfshirë dhe fëmijtë e birësuar), prindërit( duke përfshirë dhe prindërit kujdestarë) prindërit e prindërve dhe fëmijët e fëmijve, vizitorët shtetas shqiptarë me banim të ligjshëm në teritorin e Shteteve Antare;
-    kërkesë më shkrim nga personi pritës, duke përfshirë dëshmi të të afërmve dhe qendrës së banimit(origjinale)
h. për personat që  shkojnë për të vizituar  vend- varrime  civile dhe ushtarake:
-    një dokument zyrtar ( origjinal) që konfirmon ekzistencën dhe ruajtjen e varrit si dhe lidhjen familjare ndërmjet kërkuesit dhe  të varrosurit;
-    i. për personat e përndjekur për motive politike gjatë rregjimit komunist në Republikën e Shqipërisë:
-    një vërtetim nga Instituti  për Integrimin e Personave të Persektuar dhe
-    një ftesë( origjinale) e lëshuar nga një autoritet kompetent, organizatë kombëtare ose ndërkombëtare, duke përfshirë një OJQ të një Shteti Antar ose nga një institucion europian;
j. për shoferët që kryejnë shërbime të transportit ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve në territorin e Shteteve Antare me automjetet e rregjistruara në Republikën e Shqipërisë:
-    një kërkesë me shkrim ( origjinale) nga shoqata( bashkime) kombëtare të transportuesve të Republikës së Shqipërisë që parashikon transport ndërkombëtar rrugor, që përcakton qëllimin, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e udhëtimeve;
k. për përsonat që udhëtojnë për turizëm:
-     një dëshmi ose bono ( origjinale) nga një agjenci ose operator udhëtimesh, i akredituar nga Shtetet Antare, që konfirmon prenotimin e një udhëtimi të organizuar;
i. për personat që bëjnë vizita për qëllime mjeksore dhe personat e nevojshëm për shoqërim:
-    një dokument zyrtar të institucionit mjeksor që konfirmon tre elementë:: domosdoshmërinë e kujdesit mjeksor në këtë institucion, domosdoshmërinë e shoqërimit dhe dëshminë e disponimit të mjeteve të mjaftueshme financiare për përballimin e trajtimit mjeksor;
m. për eksperttët profesionistë që marrin pjesë në ekspozita, konferenca, simpoziume, seminare ose ngjarje të tjera të ngjashme ndërkombëtare, të zhvilluara në terrritorin e Shteteve Antare:
-    një kërkesë me shkrim ( origjinal) nga organizata pritëse që konfirmon se personi i interesuar do të marrë pjesë në veprimtari;
n. për antarët e ekuipazhit të trenave, mjeteve frigoriferike dhe lokomotivave që udhëtojnë në territorin e Shteteve Antare:
-    një kërkesë me shkrim ( origjinal) nga shoqëria kompetente hekurudhore që tregon qëllimin, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e udhëtimeve;
o. për personat që marrin pjesë në ceremoni varrimi:
-    Një dokument zyrtar që konfirmon faktin e vdekjes si dhe konfirmimin e lidhjes familjare apo lidhjeve të tjera, ndërmjet kërkuesit dhe të varrosurit;
p. për përfaqësuesit e bashkësive fetare në Republikën e Shqipërisë:
-    një kërkesë me shkrim( origjinal) nga një bashkësi fetare e rregjistruar në Republikën e Shqipërisë, që tregon qëllimin,, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e udhëtimeve.
-    Çfarë përmban kërkesa me shkrim?
q. - për personin e ftuar – emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, gjininë, shtetësinë, numrin e dokumentittë identifikimit, kohën dhe qëllimin e vizitës, numrin e hyrjeve dhe, sipas rastit,, emrin e bashkëshortit(es) dhe fëmijve të mitur që shoqërojnë personin e ftuar;
r. -për personin që bën ftesën- emrin, mbiemrin, adresën dhe hollësi mbi pikat e kontaktit;
 s. - për personin juridik që bën ftesën – emrin dhe adresën e plotë dhe - pozitën e personit që ka nënshkruar kërkesën si dhe numrin e rregjistrit për kompanitë që e kanë bazën e tyre në Shtetet Antare.

c) Tarifat e përpunimit të vizave
Tarifa për përpunimin e një kërkese për vizë është 35 Euro.

Nga kjo tarifë do të përfitojnë të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe ajo vlen për të gjitha llojet e vizave Shengen, dmth si për viza afat-shkurtër dhe ato transit,, pavarësisht nga numri i hyrjeve.
Meqenëse kjo tarifë lidhet drejtpërsëdrejti me shpenzimet administrative për përpunimin e një kërkese për vizë, ajo duhet të paguhet gjatë paraqitjes së kërkëses për vizë, por në rast të refuzimit të vizës, nuk do të ketë rimbursim të kësaj tarife.

3. Përjashtimi nga tarifa e vizës
Kategori të caktuara personash përfitojnë nga mospagimi i tarifës për vizë:
a) të afërm të familjes – bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijtë ( duke përfshirë edhe të birësuarit) prindërit,( duke përfshirë edhe prindërit kujdestarë) prindërit e prindërve dhe fëmijët e fëmijve, vizitorë shtetas shqiptarë me banim të ligjshëm në territorin e Shteteve Antare;
b)    antarët e delegacioneve zyrtare të cilët, me ftesë zyrtare të drejtuara në Republikën e Shqipërisë do të marrin pjesë në takime, konsultime, bisedime ose programe të shkëmbimi, si dhe në ngjarjet  që organizohen në territorin e Shteteve Antare nga organizata ndërqeveritare;
c)    antarët e Këshillit të Ministrave, të Parlamentit, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, kur në bazë të kësaj Marrëveshjeje, ata nuk  përjashtohen nga detyrimi pë kërkesë për vizë;
d)    nxënës, studentë, studentë pasuniversitarë dhe pedagogët që i shoqërojnë ata, të cilët ndërmarrin udhëtime për qëllime studimi ose trajnimi mësimor;
e)    fëmijë nën moshën 6 vjeç;
f)    persona me aftësi të kufizuara dhe personi që i shoqëron ata, në rast nevoje;
g)    personat të cilët kanë paraqitur dokumente  nëpërmjet të cilave vërtetojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre, për shkaqe humanitare, duke përfshirë marrjen urgjente të trajtimit mjeksor dhe të përsonit që e shoqëron atë person ose për të qenë i pranishëm në një ceremoni varrimi të një  të afërmi, ose për të vizituar një të afërm të ngushtë të sëmurë;
h)    pjesëmarrësit në ngjarje ndërkombëtare sportive dhe personat që i shoqërojnë ata në cilësinë  profesionale;
i)    personat që marrin pjesë në veprimtari shkencore,, kulturore dhe artstike, duke përfshirë programet universitare dhe programe të tjera këmbimesh;
j)    pjesëmarrësit në programe zyrtare  të shkëmbimeve të organizuara nga qytete  të binjakëzuara;
k)    persona ish-të përsekutuar politikisht  gjatë rregjimit komunist;
l)    pensionistë;
m)    përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që udhëtojnë për qëllim pjesëmarrjeje në takime, seminare, programe shkëmbimesh ose kurse trajnimi;
n)    gazetarë;
o)    përfaqësues të bashkësive fetare të rregjistruar në Republikën e Shqipërisë, të cilët vizitojnë pjestarë të diasporës së Republikës së Shqipërisë në territorin e Shteteve Antare;
p)    shoferët që kryejnë shërbime të transportit ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve në territoret e Shteteve Antare me automjete të rregjistruara në Republiken e Shqipërisë;
q)    pjestarë të ekuipazheve të linjave ndërkombëtare të trenave, mjeteve frigoriferike dhe lokomotivave që udhëtojnë në territoret e Shteteve Antare;
r)    ekspertë profesionistë që marrin pjesë në ekspozita, , konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare ose në ngjarjee të ngjashme të organizuara në territorin e Shteteve Antare.
Për më tepër, misionet diplomatike dhe konsullatat mund të heqin ose pakësojnë tarifën për raste individuale.

4. Kriteret për lëshimin e vizave me shumë hyrje (për qëndrime maksimale 90 ditë brenda harkut kohor të 180 ditëve) të vlefshme për një përiudhë të gjatë kohore
a) Viza me shumë hyrje të vlefshme për  pesë vjet për antarët e Këshillit të Ministrave, të Parlamentit, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, antarëve të përhershëm të delegacioneve zyrtare dhe bashkëshorteve të tyre, fëmijve,( duke përfshirë dhe fëmijtë e birësuar) nën moshën 21 vjeç ose shtetas të tjerë me banim të ligjshëm Shtetet Antare, për periudhën e kohëzgjatjes së mandatit ose lejes të tyre të ligjshme të banimit, në rastet kur ato janë nën  pesë vjet.

b) Viza me shumë hyrje, të vlefshme për një vit për antarët e delegacioneve, afaristë dhe përfaqësues të organizatave të biznesit, pjesëmarrës në veprimtari shkencore, kulturore dhe artistike, duke përfshirë dhe programet universitare ose programe të tjera shkëmbimesh si dhe ngjarje sportive, gazetarë, pjesëmarrës në programet e binjakëzimit të qyteteve, shoferë profesionistë, që udhëtojnë rregullisht për arsye mjeksore dhe personat e nevojshëm që i shoqërojnë ata, ekuipazhet e trenave, studentë dhe studentë postuniversitarë, përfaqësues të bashkësive fetare, të organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë profesionistë, me kusht që gjatë 12 muajve të mëparshëm, kërkuesi i vizës të ketë marrë të paktën nje vizë, ta ketë shfrytëzuar atë në përputhje me ligjet mbi hyrjen dhe qëndrimin në Shtetin(tet) e vizituara dhe që të ketë arsye për të kërkuar një vizë më shumë hyrje.

c) Nga 2 deri në pesë vjet për kategoritë e përmendura në pikën (b) me kusht që gjatë 24 muajve të mëparshëm ata të kenë kenë përdorur dy viza  një vjeçare me shumë hyrje, në përputhje me ligjet mbi hyrjen dhe qëndrimin ne Shtetin(tet) e vizituara dhe se arsyet për kërkesën për një vizë me shumë hyrje janë ende të vlefshme.

5. Kohëzgjatja e procedurave për përpunimin e kërkesave për vizë
Vendimi lidhur me dhënien e vizës do të merret brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së plotë për vizë dhe e materialeve në mbështetje të saj. Për misionet diplomatike dhe postet konsullore që kanë sistem takimesh, periudha kohore për  dhënien e këtij takimi nuk do të llogaritet si pjesë e kohës së përpunimit.
Në rastet kur kërkohet shqyrtim i mëtejshëm i kërkesës, kjo periudhë kohore mund të zgjatet deri në  30 ditë. Në raste urgjente, periudha për marrjen e vendimit mund të ulet në tre apo dhe më pak ditë.

6. Largimi në rastin e humbjes ose vjedhjes së dokumentave
Kategoritë të caktuara personash mund të largohen nga territori  pa vizë, nëpërmjet dokumenteve të vlefshme të identitetit që u janë lëshuar nga misionet diplomatike ose postet konsullore.

7. Zgjatja e vizës në rrethana të veçanta
Për shkaqe të forcës madhore, vizat mund të zgjaten falas për periudhën e kërkuar për kthimin.

8. Përjashtohen nga kërkesa për vizë
Mbajtësit e pasaportave diplomatike shqiptare përjashtohen nga kërkesat për vizë, për afate kohore deri në 90 ditë brenda periudhave 180 ditore.

II. VIZA “SHENGEN “

1. Çfarë nënkupton viza “Shengen “?
Në total, janë 24 shtete që zbatojnë Rregulloren Nr. 539/2001 dhe një politikë  të plotë vizash, e cila i kapërcen kufijtë e listës se vendeve të treta, shtetasit e të cilëve i nënshtrohen detyrimit për pajisjen me vizë. Këto janë Shtetet “ Shengen”: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norëegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.
Në parim, një vizë e lëshuar nga secili prej këtyre 24 vendeve është e vlefshme jo vetëm për vendin që e ka lëshuar atë, por për edhe për 23 vendet e tjera.
Në Pullën e vizës, e cila është e ngjashme për të gjithë shtetet Shengen janë shënuar fjalët “ e vlefshme për Shtetet Shengen”.  Kodet alfanumerike tregojnë gjithashtu vendin ku është lëshuar viza.
Procedurat dhe kushtet për lëshimin e vizave Shengen janë përcaktuar në “Udhëzimet  e Përbashkëta Konsullore”, të botuar në Fletoren Zyrtare C 326 të 22 Dhjetorit 2005.

2. Cilat janë kategoritë e vizave Shengen?
Llojet e ndryshme të këtyre vizave janë përcaktuar në Udhëzimet e Përbashëta Konsullore (CCI).
Viza afat-shkurtër (Lloji “C”, siç tregohet në pullën e vizës).  Kjo vizë lëshohet për një, dy ose shumë udhëtime. Periudha e vlefshmërisë së saj është e ndryshme.
Ajo lejon qëndrime jo më të gjata se tre muaj për një periudhë 6 mujore.
Vizë Tranzit  (Lloji “B”, siç tregohet edhe në pullën e vizës). 
Kjo vizë lëshohet për persona të cilët duhet të kalojnë tranzit nëpërmjet territorit të njerit ose më shumë shteteve Shengen, përpara se të vijojnë udhëtimin e tyre në një vend të tretë. Kjo vizë mund të lëshohet për një, dy ose, në rrethana të jashtëzakonshme, për shumë  kalime tranzit.  Kohëzgjatja për secilin kalim tranzit nuk duhet të jetë më e gjatë se pesë ditë.
Viza tranzit aeroportuale (Lloji “A” , siç tregohet në pullën e vizës). Kjo vizë kërkohet për shtetas të vendeve të caktuara të treta, të cilët  fluturojnë në drejtim të një vendi tjetër të tretë, por duke bërë një ndalesë ose  ndryshim avioni në një aeroport të një Shteti Shengen.
Gjatë kësaj ndalese ose  ndryshimi të avionit, personat në fjalë duhet të qëndrojnë në zonën ndërkombëtare të tranzitit të aeroportit, pa hyrë në territorin e Shtetit Shengen në fjalë.
Shtetet që nuk përfshihen në zonën e Shengenit përdorin të tre kategoritë kryesore të vizave.

3. Çfarë ndodh me vizat e lëshuara nga vendet europiane të cilat nuk janë Shtete Shengen?
Qipro, Bullgaria dhe Rumania lëshojnë ende viza kombëtare. Kjo do të thotë që këto viza janë të vlefshme vetëm për nje qëndrim të shkurtër në territorin e Shtetit Antar që i ka lëshuar ato.
Shembull praktik: Një vizë për qëndrim afat-shkurtër e lëshuar nga Qipro lejon qëndrimin vetëm në Qipro. Qëndrimi i mëtejshëm në një Shtet Shengen kërkon vizë Schengen.  Për një qëndrim në një Shtet tjetër Antar të BE-së, i cili nuk i përket zonës Shengen, si psh Bullgaria, kërkohet edhe  vizë Bullgare.
Raste  te veçanta lidhur me kalimin tranzit për në Qipro, Rumani dhe Bullgari, si Shtete Antare  ende të paintegruar plotësisht në zonën  Shengen.)
Nëpërmjet një Vendimi të vitit 2006, Këshilli i BE-së ka vendosur që Shtetet Antare që aderuan në BE në vitin  2004  të njohin vizat dhe lejet e qëndrimit të lëshuara si nga Shtetet që janë dhe shtetet që nuk janë në zonën  Shengen, si të barasvlefshme me vizat kombëtare. Kjo barazvlefshmëri vlen vetëm për kalimin tranzit, për një periudhë jo më të gjatë se  pesë ditë.  Pas zgjerimit të zonës Shengen në Dhjetor 2007, këto rregulla do të vazhdojnë të  zbatohen vetëm nga Qipro.
Komisioni Europian ka paraqitur propozime legjislative për shtrirjen e zbatimit të këtyre rregullave edhe tek Bullgaria dhe Rumania.

4. Ku mund të marr një vizë?
Ju mund t’ia drejtoni kërkesën për vizë shërbimit konsullor të Shtetit Shengen, i cili përbën  destinacionin kryesor.  Vizat lëshohen në kufi vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe plotësisht të justifikuara.
Një qëndrim në më shumë se nje shtet të Shengenit kërkon fillimisht paraqitjen  në Konsullatën e vendit që përbën destinacionin kryesor.
Shembull praktik: Në rast se ju dëshëroni të udhëtoni nëpër Europë për tre javë, duke kaluar dy javë në Itali dhe një javë në Francë, atëhere ju duhet të shkoni në Konsullatën Italiane.
Në disa raste është e vështirë të përcaktohet destinacioni kryesor, psh ku udhëtuesi synon të bëjë  disa qëndrime afat-shkurtëra radhazi me afërsisht të njëjtën kohëzgjatje në shtete të ndryshme Shengen. Në këtë rast, ju duhet të paraqiteni në konsullatën e vendit të hyrjes së parë në zonën Shengen.
Shembull praktik: Një biznesmen synon të bëjë një udhëtim në Europë për t’u takuar me partnerë afaristë në kryeqytete të ndryshme europiane, dhe në secilin prej këtyre vendeve  ai do të qëndrojë për një ose dy ditë.  Ai ka rezervuar një biletë fluturimi për në Frankfurt, prej nga ai do të vijojë udhëtimin e tij.  Në këtë rast, konsullata e duhur për t’u paraqitur është konsullata gjermane.
Ndërsa, për një qëndrim në një ose më shumë Shtete që nuk janë në zonën e Shengenit, ju duhet të shkoni në konsullatat e secilit prej vendeve ku ju synoni të udhëtoni.

5. Cilat janë veprimet që duhet të kryej për të kërkuar një vizë?
Kërkesat minimale  janë shënuar më poshtë. Ju duhet të:
·    plotësoni dhe nënshkruani një formular kërkese për vizë.  Shtetet Shengen përdorin një formular standard, i cili është i disponueshëm në të gjitha gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian. Formulari jepet pa pagesë. 
·    paraqitni një pasaportë aktuale, data e skadimit të së cilës është më e vonshme se data e përfundimit të udhëtimit të propozuar;
·    përshkruani qëllimin dhe rrethanat e vizitës tuaj – shih Pikën I.1 – lista e dokumenteve që duhen dorëzuar për kategori të ndryshme personash lidhur me qëllimin e udhëtimit;
·    specifikoni mjetet e  transportit;
·    tregoni se keni  burime të mjaftueshme jetese për udhëtimin e propozuar dhe për kthimin në Republikën e Shqipërisë (psh: dëshmi të mjeteve financiare, një banesë  private apo ftesa nga një firmë ose institucion);
·    tregoni se keni sigurim udhëtimi  me një mbulim minimal prej €30 000.
Ju mund të merrni hollësi të veçanta në konsullatat e Shteteve Shengen në fjalë mbi dokumentacionin mbështetës që do të jepet, sipas situatave të ndryshme dhe llojeve të vizës.

6. Cilat janë kriteret mbi të cilat mbështetet shqyrtimi i kërkesës për vizë dhe vendimi i Konsullatës?
Konsullata shqyrton dhe verifikon dokumentacionin mbështetës të paraqitur nga kërkuesi.  Kur është e nevojshme, mund të kërkohet informacion i mëtejshëm.  Në rast se ka dyshime, ato do të sqarohen  nëpërmjet intervistave kokë më kokë me kërkuesit. Gjatë shqyrtimit të një kërkese për vizë, është shumë e rëndësishme që të bindemi që kërkuesi synon të kthehet në vendin e tij/të saj të origjinës. Konsullata do të verifikojë nëse  kërkuesi është i rregjistruar në Sistemin e Informacionit Shengen  (SIS) si person të cilit i është ndaluar hyrja dhe që ai/ajo nuk përbën rrezik për rendin publik.

7. Përse i vulos Konsullata pasaportat gjatë procesit të kërkesës për një vizë Shengen?
Udhëzimet e Përbashkëta Konsullore parashohin se konsullata, e cila merr kërkesën për vizë duhet të vulosë pasaportën e kërkuesit. Nëpërmjet kodeve alfanumerike, vula tregon llojin e vizës së kërkuar nga Konsullata e Shtetit Shengen, të cilit i përket  konsullata dhe datën.
Arsyeja kryesore për vulosjen e pasaportës është informimi i konsullatave të tjera lidhur me paraqitjen e kërkesës për vizë, për të shmanguar kërkesa të njëpasnjëshme  për viza në konsullata të ndryshme.

8. A mund të refuzohet hyrja edhe kur ke vizë të vlefshme?
Kodi i Bashkësisë Europiane lidhur me termat që rregullojnë lëvizjen e personave përmes kufijve(botuar në FZ  L 105 të datës 13 April 2006) përcakton kushtet e hyrjes në territorin e Shteteve Antare.  Mbajtja e një pasaporte dhe vize të vlefshme (në rastin e shtetasve të vendeve të treta ku nevojitet viza) janë vetëm dy nga kushtet për të hyrë në një vend.
Kushtet e hyrjes fillimisht verifikohen nga konsullatat, të cilat shqyrtojnë kërkesat për vizë. Lëshimi i një vize sipas konsullatës, risupozon se në kohën e dhënies së vizës janë plotësuar kushtet e hyrjes.
Kushtet e hyrjes verifikohen për herë të dytë, kur personi paraqitet vetë në kufirin e jashtëm (tokësor, detar ose aeroportual) të Shteteve Antare. Në rast se policia kufitare vendos se nje person që ka vizë nuk i përmbush kushtet e hyrjes (psh: personi nuk ka mjetet e nevojshme të jetesës për kohën e qëndrimit) atij/asaj do t’i refuzohet hyrja, edhe  në rast se ai  ka vizë në pasaportë.
E rëndësishme: Mbajtësit e vizave duhet të kenë me vehte dokumenta në mbështetje të dëshmive të tyre për  përmbushjen e kushteve të hyrjes, në mënyrë që ata të mund t’i paraqesin ato në rast se lind nevoja, gjatë kontrolleve në kufirin e BE-së.

9. A ka ndonjë procedurë te veçantë që duhet ndjekur pas mbërritjes në territorin e një shteti, si kur është  në zonën Shengen dhe  kur nuk është?
Kohëzgjatja e qëndrimit në territorin e një Shteti Shengen do të jetë periudha që tregohet në pullën e vizës (në ditë, të cilat do të llogariten duke nisur nga data e vulës hyrëse në pasaportë.) Për këtë periudhë nuk është e nevojshme të bëhet kërkesë për leje qëndrimi, meqenësë këtë të fundit e mbulon viza e dhënë.
Disa Shtete Shengen ose dhe shtete që nuk janë  në këtë zonë kërkojnë që brenda një periudhe të caktuar kohore, mbajtësit e vizave të njoftojnë një autoritet administrativ për praninë e tyre.
Gjatë  paraqitjes së kërkesës për vizë dhe gjatë paraqitjes në kufi, është e këshillueshme që të pyetet nëse është e nevojshme kërkesa e mësipërme.

10. A të jep viza të drejtën për punë?
Viza Shengen “C”  është vizë afat-shkurtër, e vlefshme për periudhën e specifikuar gjatë kërkesës për vizë.
Në rast se ju dëshëroni të kryeni një veprimtari ekonomike gjatë qëndrimit tuaj afat-shkurtër, për sigurimin e lejes së punës, ju do t’iu duhet të plotësoni një seri formalitetesh të veçanta.

11. A mund ta shtyj afatin e një vize në Europë?
Një vizë afat-shkurtër Shengen, e Llojit “C” në Europë  mund të shtyhet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.  Shtyjra  nuk mund ta kalojë asnjëherë kohëzgjatjen maksimale të vizës së llojit “C”  (tre muaj brenda një periudhe 6 mujore).
Në rast se një shtetas shqiptar sheh se ai/ajo nuk janë në gjendje të largohen nga territori i Shtetit Antar në datën e treguar në vizën e tyre për shkaqe të forcës madhore, atëhere afati i vizës së tyre mund të shtyhet falas, në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm nga ana e  Shtetit pritës, për periudhën e kërkuar për kthimin e tij/saj në shtetin ku banon. (shih pikën I.7).

12. A mund të siguroj një leje qëndrimi në Europë?
Viza Shengen e llojit  “C” lëshohet për një qëndrim afat- shkurtër.  Përdorimi i vizës së llojit “ C”, për të kërkuar leje qëndrimi gjatë kohës që je në Europë përbën abuzim me vizën e Llojit “C”.  Me përjashtim të rrethanave vërtet të jashtëzakonshme, leja e qëndrimit do të refuzohet.

13. Në rast se kërkesa juaj për vizë  refuzohet:
A mund t’i gjej shkaqet e refuzimit të kësaj vize?
Udhëzimet e Përbashkëta Konsullore nuk i detyrojnë Shtetet Shengen që të informojnë kërkuesit e vizave lidhur me arsyet e refuzimit të saj.  Nëse do të jepen ose jo shpjegime për  arsyet, këtë e rregullon legjislacioni i secilit Shtet Antar. Në rastin e Shteteve që nuk janë në zonën Shengen, është sërish legjislacioni kombëtar i cili i jep përgjigje pyetjes nëse do të jepen arsyet e refuzimit të vizës.
A mund të apeloj?
Udhëzimet e Përbashkëta Konsullore nuk i detyrojnë Shtetet Shengen që të japin mundësinë e apelimit ndaj refuzimit të një vize. Këtë çështje e rregullon legjislacioni i secilit Shtet Antar.
Për Shtetet që nuk janë në zonën Shengen, është gjithashtu legjislacioni kombëtar që rregullon çështjen e apelimeve të mundshme ndaj vendimeve për refuzimin e vizave.
A mund të bëj sërish kërkesë për vizë pas refuzimit të kërkesës time?
Në parim, vendimi për refuzimin e kërkesës për vizë nuk ka pasoja për të ardhmen. Kërkesa për vizë shqyrtohet mbi bazën e formularit të kërkesës, dokumentacionit mbështetës dhe informacionit të dhënë nga kërkuesi, veçanërisht gjatë intervistës kokë më kokë.
Megjithatë, arsyet që e kanë çuar një konsullatë në refuzimin e vizës, në radhë ta parë do të ishin të mirëmbështetura në rrethana, të cilat nuk ndryshojnë brenda një periudhe të caktuar kohore (si psh rrethanat e veçanta të kërkuesit, duke përfshirë edhe gjendjen e tyre sociale, profesionale, ekonomike, familjare ose vetjake), duke krijuar kësisoj mundësinë që një person të konsiderohet si rrezik për emigrim. Prandaj, ka të ngjarë që konsulata tjetër e Shtetit Shengen, e cila merr një formular kërkese nga personi në fjalë do të nxjerrë të njëjtat përfundime si dhe konsullata e mëparshme, pra,viza duhet t’i refuzohet sërish.

4.  Sa kohë kërkojnë proçedurat për përpunimin e aplikimit tuaj për vizë?

Misioni diplomatik dhe zyrat konsullore të Shteteve Anëtare të BE-së do të marrin vendimin për të lëshuar një vizë brenda 10 ditëve kalendarike që nga data e marrjes së aplikimit dhe dokumentave të kërkuara për të.
Kjo periudhë kohe mund të shkurtohet deri në 3 ditë pune ose në më pak në raste urgjente. Ajo mund të zgjasë deri në 30 ditë kalendarike në raste individuale, në veçanti kur shqyrtime të mëtejshme të aplikimit tuaj janë të nevojshme që të kryhen.


Informacion  i  rëndësishëm
Mbani parasysh se ligji i BE-së ose ligji kombëtar vazhdon të aplikohet për të gjitha rastet që nuk  mbulohen nga Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave si: refuzimin e lëshimit të vizës, njohjen e dokumentave të udhëtimit, kërkesën për t’u paraqitur personalisht në rastin e aplikimit për vizë, mundësinë në rast dyshimi për të ftuar aplikantët për një intervistë personale në raste të veçanta, refuzimi i hyrjes dhe masat e dëbimit por gjithashtu edhe lehtësimet për udhëtarët e mirëbesuar.

Ku të aplikoni?

l    Ju mund të aplikoni për vizë pranë shërbimit konsullor të Shtetit Anëtar të BE-së në të cilin keni si qëllim të  qëndroni për një periudhë të shkurtër.
l    Për një qëndrim të shkurtër  në më shumë se një nga Shtetet  Anëtare të BE-së, ju nevojitet që të drejtoheni vetë në konsullatën e vendit të destinacionit tuaj kryesor.
l    Në rast se është e vështirë të përcaktoni destinacionin tuaj kryesor, ju duhet të shkoni në konsullatën e hyrjes së parë në zonën Shengen.


Cilat janë kërkesat minimale për të aplikuar për marrjen e një vize?

Ju duhet:
l    Të plotësoni dhe të nënshkruani formularin e aplikimit për vizë.
l    Të paraqisni një pasaportë që të jetë e vlefshme të paktën tre muaj pas skadimit të vizës së kërkuar. 
l    Të përcaktoni mjetin e transportit me të cilin ju do të udhëtoni.
l    Të demostroni se zotëroni mjete të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet tuaja të qëndrimit si dhe ato të kthimit në vendin tuaj.
l    Paraqisni një dokument të sigurimit shëndetësor  të vlefshëm për udhëtimin.
l    Përshkruani qëllimin dhe rrethanat e vizitës suaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora