E shtune, 27.04.2024, 07:29 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mbyllet konvikti për festa, jetimët në mes të rrugës

E shtune, 15.12.2007, 08:52 PM


A. Dushi - Shekulli
 
Ervis Veizi nxënës në vitin e dytë ankohet se nuk ka ku të përplasë kokën: Shteti duhet të mendojë
Shkodër-Jetimet që strehohen në ambientet e konviktit të shkollës së mesme industriale "Arben Broci" në Shkodër, mbeten në mes të rrugës me rastin e festave. Shkak bëhet mbyllja e konviktit për festat e fund vitit. Por ndërsa gjithë nxënësit e tjerë festojnë nëpër shtëpitë e tyre, jetimët nuk kanë ku të përplasin kokën. Ervis Vezi, nxënës në vitin e dytë të shkollës së mesme, së bashku me tre shokë të tij janë të strehuar në një prej ambienteve të këtij konvikti. "Sapo kemi mbushur 14-vjeç, ne dalim jashtë nga institucioni, pra nga shtëpia e fëmijës.

Jam strehuar këtu deri sa të mbaroj shkollën e mesme dhe më pas nuk di se çfarë do të bëhet"- ankohet ai. Sipas tij, në datën 24 dhjetorkonvikti mbyllet për shkak të festave dhe deri më 6 janar, ai dhe shokët e tij nuk kanë ku të shkojnë, ku të flenë e ku të hanë. "I jam drejtuar me letra e kërkesa institucioneve më të larta të shtetit si dhe atyre lokale, por asnjë zgjidhje nuk na ofrohet"- shprehet jetimi. I rritur nëpër institucione, ai është një prej jetimëve që nuk shohin ndonjëtë ardhme. Si ai ka dhe të tjerë, ndërsa një numër, jo i vogël, endet rrugëve pa strehë e punë. Jetimët shprehen se e vetmja mundësi për të shpresuar se do mund të ushqehen gjatë ditëve kur konvikti është i mbyllur është shtëpia e fëmijës. Këtu drejtuesit vazhdimisht i ndihmojnë sa munden jetimët që deri pak kohë më parë kanë qenë pjesë e këtij institucioni. "Kërkojmë një mundësi së paku fillestare, punë e strehë, pasi ne jemi ndryshe nga të tjerët, nuk kemi as prindër, as të afërm dhe as njeri që të na përkrahë. Shteti duhet të na japë një mundësi për të jetuar"- thonë ata. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora