E diele, 28.04.2024, 06:44 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

8 më të fortët që drejtuan botën në 2007-ën

E merkure, 26.12.2007, 04:38 PM


Shkruar nga Blendina Cara    
 
Mund të thuhet pa frikë se ata janë më “të fortët” e botës në kuptimin e plotë të fjalës. Ata mbajnë çelësat e kabineteve të tetë vendeve që përfaqësojnë në total 65 për qind të ekonomisë botërore dhe pjesën më të madhe të fuqisë ushtarake botërore. Janë liderët e grupit G8, forumit të përbërë prej tetë shteteve më të fuqishme në botë, SHBA, Rusia, Gjermania, Italia, Franca, Japonia, Britania e Madhe dhe Kanadaja.Samitet e këtij forumi shoqërohen shpesh me protesta e kritika.
Por cilat janë qëllimet e G8-s dhe si funksionon ky grup i fuqishëm politik e ekonomik?

G8

Grupi i të tetëve (G8) është një forum ndërkombëtar për qeverinë e Francës, Italisë, Kanadasë, Gjermanisë, Japonisë, Rusisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Së bashku këto vende përfaqësojnë 65 për qind të ekonomisë së botës dhe shumicën e fuqisë ushtarake globale dhe pothuajse gjithë sasinë e armëve bërthamore të botës. Aktivitetet e grupit përfshijnë konferenca për gjatë gjithë vitit dhe studime të politikave për të mbërritur në samitin vjetor të të gjithë krerëve të shtetit. Në këtë takim përfaqësohet edhe Komisioni Evropian. Presidenca e G8-s është me rotacion dhe çdo vit i takon njërit prej vendeve. Presidenti i radhës, që këtë vit ishte kancelarja gjermane, Angela Merkel, përcakton agjendën vjetore dhe drejton samitin vjetor.

Struktura

G8 ka qëllimin të jetë një forum joformal dhe ndaj i mungojnë strukturat administrative si të organizatave të tjera ndërkombëtare, siç është OKB apo Banka Botërore. Grupi nuk ka një sekretariat të përhershëm apo zyra për anëtarët. Presidenca e grupit rrotullohet çdo vit tek vendet anëtare dhe mandati i ri fillon çdo 1 janar. Gama e çështjeve që diskutohen në takime përfshin shëndetin, mjedisin, çështjet ndërkombëtare, punën, drejtësinë, terrorizmin dhe tregtinë. Ekziston gjithashtu dhe një grup i ndarë takimesh i njohur si “G8+5”, i krijuar gjatë samitit të vitit 2005 në Skoci, ku marrin pjesë ministrat e Financës dhe të Energjisë nga të tetë vendet plus pesë vende shtesë: Kina, Meksika, India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Kritikat dhe protestat

Duke qenë se takimet vjetore janë të një profili jashtëzakonisht të lartë, ato shpeshherë janë qendër e protestave nga grupe që mbrojnë ide të caktuara apo demonstrata në rrugë nga aktivistë të ndryshëm. Qendra më e njohur e kritikave ndaj vendeve të G8-s është se ato janë përgjegjëse për çështje globale si varfëria në Afrikë dhe vendet në zhvillim për shkak të politikave të borxheve dhe tregtisë; ngrohja globale për shkak të emetimeve të dioksidit të karbonit, e problemeve të tjera që kanë lidhje me globalizimin.

Krijimi

Koncepti i një forumi për demokracitë më të mëdha industriale botërore doli si nevojë pas krizës së naftës në vitin 1973. Në vitin 1974, SHBA krijoi grupin “The Library Group”, një takim joformal mes zyrtarëve të lartë financiarë të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë Perëndimore, Japonisë dhe Francës. Në vitin 1975 presidenti francez, Valéry Giscard d’Estaing, ftoi krerët e këtyre vendeve në një samit në Rambuje. Gjashtë liderët pranuan që takimet vjetore të organizoheshin me anë të presidencës me rotacion, duke formuar fillimisht Grupin e të Gjashtëve (G6). Një vit më vonë grupit iu bashkua dhe Kanadaja. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ishte radha e Rusisë për t’iu bashkuar grupit G7 dhe me iniciativën e presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, në vitin 1997 Rusia iu bashkëngjit formalisht grupit.

Gjermania:
Republikë
Federale Parlamentare
Kancelare: Angela Merkel, presidente e G8-s për 2007-n
Mori detyrën:
22 nëntor 2005

SHBA:
Republikë Federale Kushtetuese Presidenciale
President:
George W. Bush
Mori detyrën:
20 janar 2001

Britania e Madhe:
Demokraci Parlamentare dhe Monarki Kushtetuese
Kryeministër:
Gordon Brown
Mori detyrën:
27 qershor 2007

Rusia:
Republike Federale
Semi-Presidenciale
President:
Vladimir Putin
Mori detyrën:
31 dhjetor 1999

Kanadaja:
Demokraci Parlamentare (Monarki Federale Kushtetuese)
Kryeministër:
Stephen Harper
Mori detyrën: 6 shkurt 2006

Franca:
Republikë Unike
Semi-Presidenciale
President:
Nicolas Sarkozy
Mori detyrën:
16 maj 2007

Italia:
Republikë Parlamentare
Kryeministër:
Romano Prodi
Mori detyrën:
17 maj 2006

Japonia:
Demokraci Parlamentare dhe Monarki Kushtetuese
Kryeministër:
Yasuo Fukuda
Mori detyrën:
26 shtator 2007 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora