E enjte, 18.04.2024, 11:36 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Terrorizmi, Shqiperia ve ne sekuestro llogari bankare dhe prona

E shtune, 29.12.2007, 02:58 AM


Perse u ngrit ne Shqiperi Njesia e Inteligjences Financiare dhe rezultatet e gjashte viteve pune investiguese. Kush jane shoqatat dhe personat qe u cilesuan si financues te terrorizmit ne Shqiperi

Laureta Rryçi

Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 nuk tronditen vetem superfuqine e botes, SHBA, por sherbyen per te vene ne levizje te gjitha shtetet e tjera qe te mos pesonin te njejten tragjedi. Natyrisht qe alarmi kunder terrorizmit nuk kishte si te mos prekte dhe vendin tone. Per shume arsye, duke nisur jo vetem si vend i vogel qe po jetonte nje periudhe te gjate tranzicioni, Shqiperia u perfol dhe u faktua se u prek nga financimi i terrorizmit. Biznesmene te huaj per te cilet u tha shume, por po aq u mbeten dhe mister, u akuzuan se kishin shfrytezuar vendin tone per te pasur llogari bankare te sigurta dhe prona te paluajtshme, per t’i sherbyer me pas terrorizmit, qe njihet ndryshe si Al Kaeda.
Hetimet e frikshme
Nga viti 1994 ne vendin tone u vendosen disa fondacione, kryesisht islamike, organizma private te regjistruar si entitete per propagandimin e fese islame dhe ndihmesen e disa shtresave vulnerabile te shoqerise shqiptare. Keto organizata private kane shtrire aktivitetin e tyre per nje kohe te shkurter ne shume qytete te vendit dhe hapen llogari bankare ne disa banka te nivelit te dyte, ne emer te administratoreve, si dhe realizuan disa transferta brenda dhe jashte vendit, ku ne asnje rast nuk rezulton burimi i te ardhurave, perfituesi perfundimtar si dhe destinacioni i perdorimit te ketyre fondeve. Perveç objektivave te deklaruara ne status, rezultoi nga listat e shpallura se disa prej tyre ishin implikuar edhe ne perzgjedhjen dhe stervitjen e muxhahedineve ne Bosnje, Çeçeni, Kosove etj., si dhe kane sherbyer si mbeshtetes te rrjetit terrorist Al-Kaeda e sidomos ne trafikun nderkombetar te armeve ne favor te ketij rrjeti.
Shqiperia, si pjesetare ne luften globale kunder financimit te terrorizmit, ka nenshkruar, ratifikuar dhe zbaton te gjitha konventat nderkombetare, qe kane lidhje me luften kunder te gjitha krimeve dhe trafiqeve te paligjshme.

Pasurite ne site
Ne zbatim te ligjit te parandalimit te pastrimit te parave dhe me Vendim te Keshillit te Ministrave nr. 108, date 11.02.2005, DBLKPP-ja u zhvillua ne nje nivel me te larte dhe funksionon si Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave (DPPPP). Kjo menyre organizimi ka dhene efektet e saj ne rritjen e pavaresise operacionale dhe buxhetore, si dhe ne shtimin e funksioneve inspektuese te kesaj strukture ne subjektet raportuese. Gjate vitit 2005, Njesia e Inteligjences Financiare (NIF) mori 26 869 raste te transaksioneve te vlerave dhe 121 raporte te aktivitetit te dyshimte. Nga ky informacion, kater raste kriminale jane derguar ne zyren e prokurorit te Pergjithshem, dhjete te tjera jane derguar ne polici per investigim te metejshem dhe pjesa e mbetur eshte derguar ne agjencite e tjera detyruese. Nuk ka pasur denime per krimet e lidhura me pastrimin e parave gjate vitit 2005. Rezultati statistikor tregoi qe informacioni mbi te cilin eshte proceduar perben vetem 0.1% te informacionit te grumbulluar. Shtate referime jane bere lidhur me financimet terroriste gjate vitit 2005. Nga keto referime jane iniciuar shtate urdhra-ngrirje leshuar nga ministri i Financave.

Te dhena nga raporti vjetor i NIF-it

Ne Zyren e prokurorit te Pergjithshem, per periudhen 2001-2005, jane bere 9 kallezime per ndjekje penale per implikime ne financimet terroriste. Nga keto rezultojne te implikuara;
12 kompani;
5 fondacione islamike;
4 individe

Jane ngrire 63 llogari bankare, vlera e te cilave u korrespondon shumave ne 2.136.226 euro, 1.814.703 USD dhe 4.116.438 leke.
Nga keto:
Per financim terrorizmi jane ngrire 61 llogari bankare, vlera e te cilave u korrespondon shumave ne 2.136.226 euro, 313.161 USD dhe 3.560.169 leke.
Per pastrim parash jane ngrire 2 llogari bankare, vlera e te cilave u korrespondon shumave ne 1.501.542 USD dhe 556.269 leke.
Jane sekuestruar pasuri te paluajtshme, 23 apartamente banimi me siperfaqe 2 429 m2 dhe siperfaqe trualli 17 060 m2.

Urdher ngrirje sipas dates, numrit te llogarise, emrit dhe sasise per vitin 2005

Ne zbatim te Ligjit nr. 9258 date, 15.07.2004 "Per masat kunder financimit te terrorizmit”, nga Ministria e Financave u hartua e me pas nga Keshilli i Ministrave u miratua Vendimi nr. 718, date 29.10.2004 “Per listen e personave te shpallur si financues te terrorizimit”. Mbi kete baze, nga verifikimet me subjektet e ligjit jane pergatitur, nxjerre dhe botuar ne Fletore Zyrtare tete urdhra sekuestrimi te ministrit te Financave, si:
Urdhri nr. 2, date 24.12.2004 “Per sekuestrimin e aseteve te shtetasit arab Yassin Kadi dhe te kompanive te lidhura me te”; Urdhri nr. 5, date 10.03.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te shtetasit Nabil Abdul Sayadi”; Urdhri nr. 6, date 10.03.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te shtetasit Patricia Rosa Vinck”; Urdhri nr. 7, date 10.03.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te fondacionit ‘Global Relief Foundation’ (GRF)”; Urdhri nr.8, date 10.03.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te fondacionit ‘Ringjallja e Trashegimise Islame’, e njohur dhe si ‘Revival Of Islamic Heritage Society’, RIHS”; Urdhri nr. 9, date 10.03.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te fondacionit ‘Taibah of Islamic’, e njohur dhe si Shoqata Nderkombetare e Ndihmave”; Urdhri nr. 10, date 10.03.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te Fondacionit ‘Al Haramania’, Urdhri nr. 6, date 25.11.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te shtetasit jordanez Abdyl Latif Saleh, ne baze te vendimit (VKM) shtese nr. 671, date 26.10.200.

Pershkrimi Viti 2005 5 vitet (2001- 2005)
Derguar ne polici per investigim 10 41
Kallzim ne prokurori
- per pastrim parash
- financim terrorizmi 11
4
7 21
12
9
Te denuar (pastrim parash) 5
Ne gjykim 1
Masa te marra :
1.Urdhera ngrirje (asete, pasuri, investime) nga keto :
- Pastrim parash
-Financim terrorizmi
7

0
7
8

0
8
2. Llogari bankare te ngrira
- Pastrim parash
- Financim terrorizmi 12
0
12 63
2
61

Te dhena te raportit vjetor te NIF-it per vitin 2006

Nr Pershkrimi Viti 2006
1 Derguar ne Banken e Shqiperise 19
2 Derguar ne DPT per fshehje te ardhurash 8
3 Derguar ne Polici per investigim 11
4 Kallezim ne prokurori
- per pastrim parash
- financim terrorizmi 3
2
1
5 Te denuar (pastrim parash) 0
6 Ne gjykim 0
7 Masa te marra :
1.Urdhera ngrirje (asete, pasuri, investime) nga keto :
- Pastrim parash
-Financim terrorizmi(urdhera shtese)
8

0
8
2. Llogari bankare te ngrira
- Pastrim parash
- Financim terrorizmi 7
0
7
Urdher ngrirje sipas dates, numrit te llogarise, emrit dhe sasise per vitin 2006
Urdhri nr. 20, dt.13.06.2006 “Per disa ndryshime ne Urdhrin nr.9, date 10.03.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te fondacionit “Taibah of Islamic", e njohur dhe si Shoqata Nderkombetare e Ndihmave”; Urdhri nr.21, dt 13.06.2006 “Per disa ndryshime ne Urdhrin nr.10 date 10.03.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te Fondacionit ‘Al Haramania’";
Urdhri nr. 22, dt. 13.06.2006 “Per disa ndryshime ne Urdhrin nr.6, date 25.11.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te shtetasit jordanez Abdyl Latif Saleh, ne baze te Vendimit (VKM) shtese nr. 671, date 26.10.2005”.
Urdhri nr.27, dt.05.07.2006 “Per disa ndryshime ne Urdhrin nr. 2, date 24.12.2004 “Per sekuestrimin e aseteve te shtetasit arab Yassin Kadi dhe te kompanive te lidhura me te”; Urdhri nr. 28, dt.05.07.2006 “Per disa ndryshime ne Urdhrin nr.6, date 25.11.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te shtetasit jordanez Abdyl Latif Saleh, ne baze te Vendimit (VKM) shtese nr. 671, date 26.10.2005”;
Urdhri nr. 29, dt.05.07.2006 “Per disa ndryshime ne Urdhrin nr. 9, date 10.03.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te fondacionit ‘Taibah of Islamic’, e njohur dhe si Shoqata Nderkombetare e Ndihmave”; Urdhri nr. 30, dt.05.07.2006 “Per disa ndryshime ne Urdhrin nr.9, date 10.03.2005 “Per sekuestrimin e aseteve te fondacionit ‘Taibah of Islamic’, e njohur dhe si Shoqata Nderkombetare e Ndihmave”; Urdhri nr. 36, dt.27.11.2006 “Per disa shtesa ne Urdhrin nr. 2, date 24.12.2004 “Per sekuestrimin e aseteve te shtetasit arab Yassin Kadi dhe te kompanive te lidhura me te”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora