E diele, 28.04.2024, 03:41 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hajdin Islami: Kafshët e egra ikin nga malet e Kosovës

E shtune, 05.01.2008, 11:26 AM


Kafshët e egra ikin nga malet e  Kosovës

Nga Hajdin ISLAMI*

Nëse deri më tani kemi menduar se janë vetëm njerëzit që braktisin Kosovën, atëherë kemi gabuar, pasi tash së fundi por edhe në vitet e më parme shumë shtazë të egra që ndodheshin në malet e Kosovës e kanë braktisur vendin tonë, si pasojë e vrasjes së tyre, çoftë me armë zjarri, kurtha të ndryshme të vendosura nga fshatarët anembanë vendit që ndodhen afër pyjeve. Frikësimet  që po iu bëjnë këtyre shtazëve disa njerëz që gjoja shkojnë për të bërë piknik, e që herë-herë  këta ''qytetarë'' bëhen edhe fatalë për këto shtazë të pambrojtura.
Faktet në terren janë alarmante, për të mos thënë se këto shtazë një numër i konsiderueshëm i tyre nuk e ekzistojnë fare nëpër shumë rajone malore të Kosovës.
Prerja e drurëve dhe shkatërrimi i pamëshirshëm  i maleve ju ka pamundësuar  këtyre shtazëve që si vend të përhershëm të mos i kenë malet tona, edhe djegia e maleve e cila gjatë stinës së verës është e shprehur më shumë, ju ka vështirësuar edhe me tepër  jetesën në Kosovë  këtyre shtazëve fatkëqija.
Por, këtu nuk duhet lënë anash pa e përmendur se një numër i konsiderueshëm i këtyre shtazëve kanë pësuar edhe nga minat e lëna nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. Por shtrohet  pyetja çfarë po bënë Qeveria e Kosovës e në veçanti Ministria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shërbimi Policori Kosovë, në parandalimin e këtij fenomeni negativ?.
Burime të sigurta nga tereni, pohojnë se shtazët dhe shpendët e egra që deri vonë ishin në Kosovë, tashmë një numër i konsiderueshëm i tyre kanë shtegtuar(rrugëtuar) drejt maleve të disa vendeve fqinj: Maqedoni, Mali i Zi, Serbi,Shqipëri etj.
Përderisa në Kosovë shtazët dhe shpezët e egra vriten dhe ndiqen të njëjtën gjë nuk e bëjnë edhe serbet e veriut të Kosovës, dhe disa shtete fqinj të cilët nëpërmjet shpërndarjes së ushqimit kanë arritur që në malet tyre t'i  joshin këto shtazë.
Në këto çaste kritike për  botën e egër shtazore e cila edhe ashtu  është simbolike në Kosovë, do të ishte e udhës që të krijohet ndonjë institucion,  që do të përkujdesej për këto shtazë duke filluar me mbrojtjen e tyre, sigurimin e ushqimit gjatë stinës së dimrit, ujin gjatë stinës së verës etj., formimi i këtij institucioni nëse veç do të formohej sado pak do ta parandalonte emigrimin e këtyre shtazëve dhe do ta parandalonte dorën''vrastare'' të disa personave të pandërgjegjshëm.
Deri më tani ka qenë më aktivja Federata e Gjahtarëve e Kosovës(FGJK) e cila sado pak është munduar që të ju vijë në ndihmë botës së egër shtazore në Kosovë e cila dita ditës po vije duke u zvogëluar.
Sido që të jetë FGJK-ja nëpërmjet ekspertëve të saj ka dhënë dhe po jap një kontribut të çmueshëm në përgatitjen e  disa ligjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shtazëve të egra që ndodhen në Kosovë, vlen të përmendet se Federata e Gjahtarëve e Kosovës(FGJK) ka edhe revistën e ilustruar  dymujore  “Gjahtari” e cila po jap një kontribut të mirë në sensibilizimin e shoqërisë kosovare për rendësin e kafshëve të egra.
Edhe shoqatat e Gjahtarëve nëpër Komunat e Kosovës po japin një kontribut të mirë vlen të ceken shoqatat “Çyçavica” në Vushtrri, “Kaprolli” në Prishtinë, “Shqiponja” në Ferizaj, “Pashtriku” në Gjakovë, “Rëqebulli” në Pejë, “Trepça” në Mitrovicë, “Sharri” në Prizren, “Dreri” në Kaçanik, “Dukagjini” në Klinë, “Thëllëza” në  Dardanë, “Agim Selmanaj” në Deçan, “Arti” në Rahovec dhe shumë shoqata tjera që janë nën përkujdesen e Federatës së Gjahtarëve të Kosovës(FGJK).

*Autori është gazetar nga Vushtrria - Kosove



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora