E shtune, 27.04.2024, 06:34 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Qeveria e re, PDK-LDK arrijnë paktin për ministritë

E shtune, 05.01.2008, 01:00 AM


Shekulli 
 
Sipas marrëveshjes, partia fituese, PDK-ja do të ketë 7 ministri, LDK-ja 5 dhe pakicat 3

Qeveria e re e Kosovës drejt konturimit final. Sipas marrëveshjes, partia fituese, PDK-ja do të ketë 7 ministri, LDK-ja 5 dhe pakicat 3. LDK-ja do të ketë edhe një zëvendëskryeministër, si dhe Presidentin e vendit. Koalicioni i ri qeverisës pritet të shpallet sot. PDK-ja, LDK-ja dhe pakicat do të jenë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar. Sipas marrëveshjes, partia fituese, PDK-ja do të ketë 7 ministri, LDK-ja 5 dhe pakicat 3. LDK-ja do të ketë edhe një zëvendëskryeministër, si dhe Presidentin e vendit. Sipas kësaj formule të koalicionit, që pritet të shpallet sot, Aleanca Kosova e Re, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë do të jenë pjesë në opozitën e ardhshme parlamentare.

Ministrat

PDK cakton një pjesë të emrave për ministra. Kështu citonte dje agjencia e lajmeve në Shkup, INA. Sipas saj, disa burime kanë bërë të ditur s, në radhët e Qeverisë së ardhshme dihen disa nga emrat e ministrave. "I mandatuari për formimin e qeverisë ka të drejtën ekskluzive për të vendosur për ministrat dhe ai po shqyrton disa kandidatura respektabile në skenën politike”, theksoi një anëtar i lartë i kësaj partie duke shtuar se nga emrat e propozuar janë: Fatmir Limaj, për postin e zëvendëskryeministrit; Enver Hoxhaj, për ministër të Arsimit; Edita Tahiri, për ministre të Jashtme; Lirak Çelaj, për ministër të Kulturës, nënkryetari Hajredin Kuçi për postin e ministrit të Drejtësisë, ndërsa kandidaturë për Kryetar Parlamenti është propozuar Jakup Krasniqi. Në rast të marrjes së resorit të Pushtetit Lokal, për postin e ministrit, pritet të caktohet Fehmi Mujota. PDK do të mbajë edhe postin e Ministrisë së Brendshme.

Sipas të njëjtave burime, në Qeverinë e re, 8 ministri do t’i takojnë PDK-së dhe partnerëve të koalicionit, 5 LDK-së, e cila siç bëhet e ditur do të jetë pjesë e koalicionit dhe 3 ministri për minoritetet.

Sipas Prodit, Kosova, Serbia dhe i tërë rajoni janë shans historik për BE-në

Prodi: BE të marrë vendimin për Kosovën

Sipas Prodit, Kosova, Serbia dhe i tërë rajoni janë shans historik për BE-në, e cila duke e integruar tërë Ballkanin në sistemin e saj, ta kthejë këtë pjesë të botës në familje. Vendimi për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë, sipas Prodit do të jetë një sinjal i rëndësishëm për vendosmërinë evropiane. “Besoj se ka ardhur momenti që Bashkimi Evropian të sjellë vendime të rëndësishme për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Italisë, Romano Prodi, në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”.

“BE-ja duhet t’i marrë përgjegjësitë, të cilave nuk mund t’u shmanget, duke qenë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, një rajon që ka perspektivë të qartë evropiane”,- ka thënë Prodi, në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”.

Sipas Prodit, Kosova, Serbia, i tërë rajoni janë shans historik për BE-në që, duke e integruar tërë Ballkanin në sistemin e saj, ta kthejë atë pjesë të botës në familje. “Për këtë shkak,

njëkohësisht duhet ta përcaktojmë statusin e Kosovës dhe të përshpejtojmë procesin e integrimeve evropiane”,- ka shtuar ai.

"Vendimi definitiv për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë, për të cilin kemi arritur pajtueshmëri politike në Këshillin e Evropës, do të jetë një sinjal i rëndësishëm për vendosmërinë evropiane, që në mënyrë unanime të vazhdojmë zgjidhjen e çështjes së Kosovës”,- ka vlerësuar Prodi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora