E premte, 26.04.2024, 11:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Nexhmije Çerkezi: Krijuesi që gjallëron sendet e vdekura

E marte, 25.01.2011, 08:37 PM


Krijuesi që gjallëron sendet e vdekura

 

(qasje mbi grafikat e grafistit të njohur Fatmir Krypa)

 

Nga Nexhmije Çerkezi

 

Që në fillim duhet pasur parasysh faktin se kemi të bëjmë me një artist të spikatur dhe i vlerësuar në kontekstin ndërkombëtar si personalitet artistik, virtuoz, me një epitet të rëndësieshëm, të formës dhe figurës artistike si dhe një prej grafistëve famoz të artit bashkëkohor.

Grafikat e Fatmir Krypës ofrojnë motive të ndryeshme duke filluar nga e kaluara si në ciklet: Hasjanet, Malësoret, Tebdilet, pra mund të vërejmë një rikthim nga motivet e hershme, të përcjellura me faktin historik kombëtar, me atë të Skënderbeut, kullat,arkat, etj. E duke vazhduar deri te një ekspresionizëm figurativë, i kohëve të mëvonshme, siç janë  cikli i New Born, format strukturale, etj, që përcjellin tendencat e kohës së sotme moderne.

Krejtësisht i veçantë është pasqyrimi i figurave në grafikat e tij. Mënyra e paraqitjes së veshjeve në grafikën “ Tepdilet II ”, është veshje e cila praktikohej nga gratë gjakovare , nga një vend prej së cilës na vjen edhe vetë autori, e trajtuar nga ideologjia e asaj kohe arkaike.

Aty zhvillohet një dialog mes dy grave të mbuluara që i paraprin asaj kohe.Karakteristike është vetëm dukja e syve të tyre, që përcillet disi me një misticizëm, që si duket e ka munduar ajo dukuri arkaike vetë autorin.

Mënyra e strukturës së llojllojshme, se si është shtjelluar në punimin e atyre mbulesave që dikur punoheshin me një artizanat të mirëfilltë, jo vetëm se duken interesante, por edhe e formëson grafikën, e bën më të vërtetë.

Është një ekstravagancë e mendimit të tij të ndërthurësh gjithë ato figura dhe elemente në prapavijë, pa humbur elasticitetin konfigurativ të eufonisë të asaj vepre.

Jo rastësisht e cek piktori , shkencëtari dhe shkrimtari austriak prof. Gottard Feller, në një nga shkrimet e tij ku thotë: Krypa “gjallëron” sendet e vdekura, ua shton kuptimin simbolik tekstilit dhe frutave dhe i kompozon ato në një simfoni metaforike e cila nuk ka aspak ironi.

Ai nuk është si përsëritje stereotipe e përvojës, e cila po vazhdon t’u përgjigjet kërkesave të tregut, apo asimilimit në ndonjë ism, por grafikat e Krypës janë dokumente të një vazhdimësie stetike eksperimentale në udhëtimin e tij.

Është edhe paraqitja e një teme tjetër me përmbajtje sociale në përpjekje për tu përballur me sfidat kohore të jetës së malësorëve, ku shihet edhe në grafikën “ malësorja me vezë”.

Dramaciteti i një figure plakë, të paraqitur me aq brishtësi, pasqyron mirësin dhe bukurinë e karakterit të autorit , aq të ndjeshëm dhe të rradhë, që e ndjen nga afër atë situatë sociale të malësores.

Vështrimi i saj magjepës , disi më bën ta krahasoj me një citat të Georges Braque ku thotë:  “ Vërtetësi është vetëm ajo që ka krijuar shpirti” dhe pikërisht një vërtetësi e shpirtit krijues shihet qartë tek autori.

Frika, shpresa, pritja, dëshira për të shit vezë, shihet në sytë e saj.

Figurën e kompleton materializmi i një shpirti që buron tek tradita, dhe larmia e strukturave e cila e bën të veçantë veprën, hijëzimi i toneve që nxjerrin në pah figurën, i japin dinamizëm veprës.

Por pa lërë anash teksturizmin që vie në prapavijë, me pasqyrimin e një sfondi edhe të planit të dytë, ku mund të vërejmë  edhe një djalosh duke kullotur delet.

Mënyra se si janë trajtuar ato detaje e bën veprën edhe më enigmatike, sepse përveç ndjesisë  shpirtërore të jep edhe një emocion ngacmues, pra muzgu, nata, errësira e ka zënë malësoren dhe e gjitha vetëm për të siguruar ekzistencën për familjen.

Pastaj cikël interesant janë edhe Hasjanet, ku autori është përcaktuar për trevat e Hasit, dhe karakteristikat tjera të femnës së kësaj treve, që pasqyron punën tradicionale shtëpiake të atyre që jetojnë në malësi, pra autori përqëndrohet në etnosin hasian.

Në grafikën “Hasjanja II” figura është e shtjelluar me veshmbathje karakteristike të

kësaj treve, të materializuar me një ekstensibilitet të strukturës e vijës, formave dhe ngjyrave të atij etosi hasian. Tutje në prapavijë duket peisazhi i rrafshit të Dugaxhinit,

i cili është i paraqitur në mënyrë grandioze.

Në fakt historianja e artit, Maria Pushiq, ka të drejtë kur shprehet për autorin: “ Faktura

komplekse grafike e fletëve të tij vërteton se ai nuk kënaqet me zgjidhje të thjeshta.

Ai i shfrytëzon të gjitha përparësit e rrjedhave moderne të zhvillimit të artit grafik.

Krypa i kombinon me shkathtësi teknikat, pa u ngurruar bën inovacione, duke u përpjekur që me ngrohtësin e fakturës ta ruajë iluzionin e klasicitetit ”.

Mesazhi i tij krijues vazhdon të përcillet përmes frymës kombëtare, që trajtohet në

grafikat tjera si në grafikën e Tahir Mehës, pastaj Shkëmbi i pamposhtur ( ku na paraqitet Skënderbeu).

Figura e Skënderbeut është padyshim shembulli më i mirë i grafikave të tij që na bën të besojmë se asgjë nuk është e rastësieshme, dhe patjetër se duhet të shihet në vazhdimësi për ne si një referencë historike e artit.

Përveç madhështisë së figurës, loja e ndërthurur aq mirë në mënyrë kompozicionale , me detale aq të shumta por të qarta, të bëjnë të kuptosh më së miri në formimin dhe konsolidimin e personalitetit të autorit.

Pastaj ngjyra e kuqe disi e vënë në pah, i jep dramacitet veprës, e bën më kombëtare, e ngjall ngjarjën kombëtare të paraqitur me aq fleksibilitet artistik.

Dhe pastaj ngjarjet e një epoke të re të “New Born”, një balancim mes realitetit dhe modernes,të kaluarës të mundimshme dhe asaj të  sotmës së lirshme, të një pritje të gjatë të atij realiteti.

Pra këtu autori rezulton si një piramidë e ngritur në majë, me një përmbyllje të një historie të kaluarës sonë shqiptare.

Mbishkrimet e detajuara duke filluar në mënyrë parësore, e duke u mbyllur në vetvete humbin gjurmët, si krijim në pafundësi.

Dhe kjo lojë perceptuese figurative me tonalitete dhe vija dhe gjithë ato detaje të humbura në hapësirë, e formësojnë grafikën dhe parasëgjithash paraqesin një ngacmim emocionalë, sepse vetë ato mbishkrime të bëjnë të kuptosh se për cilën temë të veçantë  për artin shqiptar autori bën fjalë.

Natyrisht se grafika të lidh drejtpërdrejtë me publikun, të bën për vete dhe pikërisht qasja e këtij ekspresiviteti të rikujton diçka që s’harrohet lehtë.

Pra autori i qëndron besnikërisht ndjeshmërisë vetjake, që solli periudha e kësaj kohe.

Dhe në fund do ta përshkruaj një citat nga Gogeni ku ndërlidhet me grafikat e Fatmir Krypës: “ Njeriun më së miri e shpjegon vepra e tij ”.

 



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora