E marte, 30.04.2024, 11:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Yves Montand (1921–1991)

E hene, 17.01.2011, 08:58 PM


IV MONTAN  (1921-1991)

 

SHANSONJERI DHE AKTORI I MADH FRANCEZ

 

Nga Halit Bogaj

 

Mbase pakkush e di që Iv Montan ishte me origjinë italiane si biri i një antifashisti të madh që ishte detyruar ta lëshontë vendin nga ndjekja e regjimit fashizoid të BenitoMusolinit.Iv Montan u rrit në Marsej, duke punuar punë të ndryshme dhe shumë të vështira ,si punëtor fizik në Portin e Marsejit.Këngëtarin dhe aktorin e ardhshëm e zbuloi këngëtarja madhështore Edit Piaf e cila më vonë bëhet edhe dashnorja e tij dhe i cili ishte ndër dashuritë e saj më të mëdha.Duke punuar dhe kënduar në Klubin e natës së Edit Piafit të famshme, Iv Montan realizon edhe filmin e shkëlqyer”Ylli   pa dritë,”për të vazhduar pastaj edhe si solo këngëtar i atij Klubi të vizituar nga adhurues të shumtë të këngës së tij të këndshme..Aktori Iv Montan mahniti botën me filmin dramatik”Mëditja e frikës”,sipas regjisë së maestros gjenial,Anri Zhorzh Kluzo i cili konsiderohet ndër filmat më të shquar dhe të realizuar për mrekulli.”Mëditja e frikës” bëhet edhe hit filmor,kurse Iv Montan një yll i vërtetë,roli i të cilit mund të krahasohet edhe me atë të Hemfri Bogartit nga filmi”Thesari i Siera Madres”,në regjinë e Xhon Hjustonit të madh.

Në vitin 1951 Iv Montan martohet me aktoren e shquar Simon Sinjore me të cilën jetoi deri në vdekjen e saj/1985/.Edhe Simon  Sinjore kishte krijuar karierë të ndritshme filmore me disa filma, e sidomos me”Diabolikun” antologjik,prapë në regjinë e Kluzos.Jeta bashkëshortore e dy aktorëve të mëdhenj ishte shumë e lumtur,çka tregon edhe fakti se jetuan një jetë të tërë së bashku,çfarë nuk ndodhte me aktorë të tjerë të botës filmore.Montan,krahas suksesve të mëdha dhe të jashtëzakonshme në disa filma  të paharruar,vazhdonte të këndontë me pasion të madh shansonat e tij të këndshme,ashtu si edhe Sharll Aznavur,Frenk Sinatra,Din Martin dhe shumë emra të tjerë të shoubiznesit muzikor dhe fimor.Montan luante role të llojllojshme dhe të ndërlikuara në filma të ndryshëm, duke filluar nga ato sociale, romantike e deri tek detektivët policorë siç ishte filmi”Magnumi 357”.Montan shkëlqeu edhe në disa role të personaliteteve politike si në filmat  e Kosta Gavrasit”Z”dhe”Shtetrrethimi”,të cilët u bënë edhe filmat më të shikuar të asaj kohe.Iv Montan në vitet e mëhershme kishte arritur të aktronte edhe në Holivud, si partner i legjendës Merilin Monro në filmin”Si të martohem me milionarin”.Në Holivud e ftuan ngase kishte arritur famë aq të madhe në atdhe,duke u bërë njëra ndër figurat më autoritative franceze.Në vitet gjashtëdhjeta Montan gjeti fahun e vetë të vërtetë, për t`u bërë i pavdekshëm me filmat politikë , të cilët i  theksuam më lart;”Z”/1968/,”Konfesioni”/1970/dhe”Shtetrrethimi”/1973/,të gjithë të regjisorit emigrant grek,Kosta Gavras ,i  ikur nga atdheu i tij për bindje të tjera politike dhe kundër pushtetit të hekurtë të gjeneralëve grekë  të cilët e morën me dhunë pushtetin  demokratik  në Greqinë e atëhershme. Bashkë me Kosta Gavrasin vepronte edhe Melina Merkuri/me origjinë arvanitase/dhe kompozitori i shquar Mikis Teodorakis, të cilët përpiqeshin që nga ekzili të vepronin në atdhe.Tre filmat e Kosta Gavrasit,me aktorin kryesor Iv Montan,u bënë kryevepra të fuqishmedhe të pavdekshme në botën e artit të shtatë, për të mbetur të paharruar edhe si dokumente reale kohore.Në këta tre filma,Montan shkëlqeu si gjithmonë me sharmin  dhe talentin e vetë karakteristik dhe vërtet sikur ishte i lindur për filma të tillë aq  antologjikë. Iv Montan ishte një Frenk Sinatër francez dhe koncertet e tij  vizitoheshin nga qindra mijra adhures të flaktë,për t` u kënaqur me zërin e tij orfeik.Luajti tek regjisorë të njohur :Kosta Gavras, Anri Zhorzh Kluzo, Zhan Lik Godar, Alen Korno, dhe të tjerë,por edhe me aktorë të njohur si:Simon Sinjore, Xhejn Fonda, Mishel Pikoli, Zhorzh Zheret, Vitorio Kaprili, Bernar Freson,Entoni Perkins/A e preferoni Bramsin?/”,Feliks Martin,Merilin Monro dhe Renato Salvatore.Iv Montan  ishte ndër figurat më të shquara të jetës publike dhe kultrore franceze,duke mbetur si një ikonë përherë e gjallë. Iv Montan i fitoi edhe disa shpërblime për filmat:”Lufta mbaroi”/1967/,”L`Avy”/1970/dhe”Zhan Dë Florete”/1987/.

Aktroi edhe në filmat”Rrugët e Jugut, ”Unë jam si Ikarusi”, ”Dashuria e një femre”, ”Njeriu nga kamera”, Zgjedhja e armëve”, ”Gjithçka është zjarr dhe flakë”,”Djaloshi”,”Manon në pranverë”, ”Tri vende për 26-shtëshin”, ”Natshajevi është kthyer”, ”Ujdhesa Pahydermus”, ”Iv Montan në film”/kushtuar jetës së tij/, ”Masada”, dhe “Të dashuruarit si ne”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora