E shtune, 27.04.2024, 03:25 AM (GMT+1)

Mendime

Sabri Maxhuni – Novosella: Çfarë dobie kanë shqiptarët, nëse Obiliqi na qenka shqiptar?

E hene, 01.11.2010, 07:03 PM


ÇFARË DOBIE KANË SHQIPTARËT, NËSE MILLOSH OBILIQI NA QENKA

ME PËRKATËSI ETNIKE SHQIPTARE?

 

Nga Sabri Maxhuni – Novosella

 

Në një emision televiziv, i pamë disa historianë, duke edebatuar nëse ka qenë Millosh Obiliqi shqiptar, apo jo? Beteja e Kosovës e vitit 1389 është padyshim më tepër mit sesa realitet historik. Kjo përpjekje kaq e madhe e historinëve shqiptarë për ta nxjerrë Millosh Obiliqin me prejardhje shqiptare, çfarë dobie mud t’i sjellë popullit shqiptar?! Çka duan shqiptarët të dëshmojnë me Millosh Oboliqin që na paska qenë shqiptar?! Tentativa për ta paraqitur, se gjoja, shqiptarët na e paskan shopëtuar Evropën e krishterë nga Perandoria Osmane, jo se nuk qëndron, por ka edhe naivitet. Lufta  ndërmjet osmanlinjve dhe  sllavo-greko-ortodoksëve, ka ngjashmëri me sulmet e NATO-s kundër okupatorëve serbo-sllavë, fjala është për luftën e fundit. Së pari, atëkohë, bota krishtere-katolike, ka qenë në konflikt të thellë me botën krishtere-ortodokse, kështu që shqiptarët, duke luftuar kundër tyre që kanë luftuar kundër krishterëve sllavo-greko-ortodoksë, nuk kanë pasur se si ta mbrojnë botën krishtere-katolike. Beteja e Kosovës ishte luftë ndërmjet sllavo-ortodokshme dhe osmanlinjve, kurse shqiptarët në Kosovë ishin në zhdukje e sipër, mu nga terrori sllav dhe kisha sllavo-ortodokse. Këtë e argumenton më së miri prof. dr. Haxhiq nga Sarajeva, në kumtesën e tij, në simpoziumin në Prishtinë, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, me titull “Arbanasi na Kosovo, za vreme dollazka turaka na Ballkanu (Shqiptarët në Kosovë, në kohën e ardhjes së turqve në Ballkan). Prof. dr. Haxhiq me kumtesën e tij na argumenton, në bazë të zbulimeve të arkivave të Stambollit të një dokumenti, të regjistrimit të popullsisë, ardhjen e osmanlinjve në Kosovë. Me këtë dokument historik prof. dr. Haxhiq argumentonte qenien e shqiptarëve në Kosovë, gjë që i hidhte poshtë, thëniet e serbëve se, gjoja në Kosovë, nuk kishte fare shqiptarë para ardhjes së osmanlinjve dhe se gjoja shqiptarë janë shpërngulur nga Malësia e mbi Shkodrës dhe janë vendosur në Kosovë vetëm pas betejës së Kosovës dhe rënies së shtetit serbë. Mirëpo, me këtë dokument historik, prof. dr. Haxhiq na argumenton edhe diçka tjetër:  ai përfundon se Kosova ishte e banuar me shqiptarë, në bazë të emrave që u shënuan në atë regjistrim. Emrash që janë krishterë, por karakteristikë vetëm për shqiptarët, siç janë: Ndue, Llesh, Pjetër, Zef, Dodë, Dedë, Nikë etj. Prof. dr. Haxhiq shënon emra karakteristikë shqiptarë, në shumë vendanime, duke filluar nga Llaplesella etj., ku më vonë, nuk kishte asnjë familje shqiptare, gjë që tregon se të gjithë u asimiluan në serbë.  Prof. dr. Haxhiq përdundon se ata banorë që kishin emra karakteristikë, isin shqiptarë, por edhe të bijtë e tyre, apo vëllezërit e tyre, më të vegjël, me amra sllavë, ishin shqiptarë. Siç ishin emrat: Zef, të bijtë Stojan, Ratka, Radovan etj., edhe ata ishin shqiptarë; apo vëllai i madh quhej Llesh, ndërsa vëllezërit më të vegjël, kishin emra sllavë, si: Sava, Svetka, Trifun etj. (emrat e shkruar në këtë shkrim, janë të parafrazuar). Origjinali i këtyre emrave gjendet në librin e botuar me kumtesat nga simpoziumi me rastin e shënimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Ky argument, dëshmon se shqiptarët, atëkohë, ishin në asimilim e sipër nga terriri që zbatohej tyre. Janë të njohura, nga historia, dëshmitë se si ata shqiptarë, që nuk donin të asimilohershin, ifutnin në kisha, dhe ua digjnin fytyrën me hekur të skuqur. Edhe Millosh Obiliqi mund të ketë qenë një shqiptar i asimiluar dhe i shndërruar në një besnik të Car Llazarit, i cili i shërbeu me aq besënikëri sa që edhe jetën e flijoi për ta zbatuar urdhërin e prijësit të vet, me ç’rast e mbyti  sulltanin e Perandorisë Osmane, siç thuhet, në Betejën e Kosovës.

 

Mirëpo, tani shtrohet pyetja logjike: shqiptarët, që torturoheshin e masakroheshin në mnyry të tmerrshme nën sundimin e kralëve, apo carëve serbë dhe në kishën ortodokse serbe, çfarë dobie paskan pasur për të luftuar dhe për t’u flijuar kundër osmanlinjve? A nuk është ky një paradoks, non sens? Kjo do të ishte e ngjashme, sikur dikush të ngrihej dhe ta vriste Klintonin gjatë bombardimeve 78-ditëshe të Beogeadit dhe pastaj të argumentohej se ai vrasës na paskësh qenë shqiptar!!! Te një numër i historianëve tanë, për fat të keq, ende ka mbetur fryma e ndikimit sllavo-greko-bizantin. Këta “historianë” përpiqen me çdo kusht të dëshmojnë se shqiptarët kanë luftuar kundër turqve. Kjo bëhet për t’u mëshiruar greko-bizantinët dhe për t’i ndihmuar shqiptarët në formimin e shtetit të vet dhe, më vonë, për ta ruajtur atë shtet! Këto lajka e këto trillime, për t’i bindur sllavo-grekët se ne gjithnjë kemi qenë në anën tuaj dhe kundër osmanlinjve, janë të kota. Kush i ka dy fije mend në kokë e ka parë dhe po e sheh edhe sot se si të gjitha përpjekjet për t’u afruar shqiptarët me sllavo-grekët kanë qenë jo vetëm humbje kohe, por edhe shumë të rrezikshme. Janë parë veprimet antishqiptare të sllavo-grekëve në shekullin e nëntëmbëdhjetë, janë parë në shekullin e njëzetë, e po shiheen edhe me qartësi edhe më të madhe në shekullin njëzetenjtë. Po ashtu, janë parë edhe janë dëshifruar qëndrimet proshqiptare e proturke, të shteteve evropiane në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Në shekullin në fjalë, pikërisht Kongresi i Berlinit e shkatërroi Marrëveshjen e Shën Stefanit. Në shekullin e njëzetë shtetet evropiane (e jo ato sllavo-greke!), e ndihmuan themelimin themelimin dhe e ruajtjtën ekzistencën e shteti shqiptar, pasi pushoi së ekzistuari Perandoria Osmane, pastaj e themeluan shtetin turk dhe së fundi ndihmuan për plirimin përfundimtar të Kosovës. Në shekullin e njëzetenjë e njohën shtetin e Kosovës pikërisht shtetët e përmenduar më lart.

Historia shqiptare duhet të shkruhet e mbështetur në fakte e argumente  dhe të hiqet dorë nga iluzionet se me këto, apo ato veprime, do të heqin dorë sllavo-grekët nga planet e tyre për zhdukjen e popullit shqiptar. Nëse vërtetohet se Millosh Obiliqi na paskësh qenë shqiptar, çka do të arrihet me këtë?  Mos vallë, do të mëshirohen sllavo-greko-bizantinët e të heqin dorë nga planet e tyre kundër shqiptarëve, pasi që e paska mbytur perandorin e osmanlinjve një shqiptar?!

Me naivitet e cektësi historike po harrohet e dhëna e pamohueshme se Perandorinë sllavo-greke e ka shkatërruar pikërisht Perandoria Osmane, duke e shpëtuar kështu kombin tonë nga shfarosja totale. Mos vallë do të na duan evro-amerikanët për teepër për faktin se një shqiptar e paska mbytur perandorin osmanlij? A ka nevojë të rithuhet prapë se Perandoria Bizantine ka qenë në konflikte të rënda me krishterët katolikë?! Dhe madje që nga ndarja e kishave në kishën katolike me qendër në Romë dhe në kishën ortodokse-bizantine me qendër në Konstantinopojë-Stamboll. Duhet patjetër të shtrohet pyetja: nëse e vërtetojmë se Millosh Obiliqi, na paska qenë shqiptar, më tepër e hidhërojmë Serbinë apo Turqinë?!!! Serbonë do ta hidhërojmë, sepse do t’ia mohojmë të qenët serb të Millosh Obiliqit. Turqinë do ta hidhërojmë, sepse një shqiptar, ua paska mbytur perandorin (sulltanin), i cili shkatërooi Perandorinë sllavo-greke, që jetësisht i rrezikonte me zhdukje fizike shqiptarët në atë kohë.

A e dinë historianët tanë se që nga themelimi i shtetit shqiptar më 1913 çfarë qëndrimi kishte dhe ka eshe sot e kësaj dite shteti turk ndaj shtetit shqiptar si dhe ndaj shtetit të Kosovës? Nuk dua t’i fyej “historianët” me fjalë me konstatimin se edhe zogjtë e malit e dinë se farë qëndrimi ka pasur para mijëra vjetësh e deri më sot shteti serb ndaj komb it e shtetit shqiptar dhe tanë, së fundi, se çfarë qëndrimi ka ndaj shtetit të Kosovës.

Atëherë, me të drejtë, shtrohet pyetja e pashmangshme: mos ne pop presim me sëpatë mu atë degë në të cilën jemi ulur? Përse na duhet të merremi me millosha e me millosheviqa e me atë se çfarë përkatësie etnike na paskan pasur këta?!!!

 

(Sabri Maxhuni- Novosella: “DREJT SHTETIT SHQIPTAR

NË KUFIJTË KOMBËTARË”), Prishtinë, 2010, f. 73-78)

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora