E hene, 29.04.2024, 06:17 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Politika është arti i gënjeshtrës

E premte, 29.10.2010, 08:30 PM


Politika është arti i gënjeshtrës    

 

Nga Faik Krasniqi

 

Politikë, do thotë të dish të notosh në të gjitha ujërat, edhe atë në ujëra të rrëmbyer.

 

Politika dhe morali nëse për shkak definimi i ndajmë në ekstrem janë diametralisht të kundërta. Politika është forma e dukja, morali është brendia ( që gjithkush e mban veten më të bukurin dhe më të mençurin).

Kryefjala e moralit, të guidu në vlera trans-shendenciale, është feja, moral pa fe është një fjali pa kryefjalë e gjithsesi storia ka treguar se s' të  çon larg. Politika është një insekt helmues, dmth, politika është diçka që të helmon shumë. Politika është reklama vepra e veprimi janë malli, ndërsa ''budallenjtë'' kënaqen edhe me lug bosh.

 

Politika është e vetmja mënyrë e ligjshme për të mashtruar. Kush akuzon politikanin për mashtrim nuk është duke thënë asgjë. Të bësh politikë domethënë, si fillim të përfaqësosh idetë e grupit që i përket, të kandidohesh si reprezentant i grupit tat, të bësh një fushatë të mirë elektorale, të zësh një karrige në Qeveri ose të paktën në Parlament dhe pastaj ke arrite në këtë pikë ku mund të mashtrosh dhe të vjedhësh sa të duash.

 

 Politika është harku i idealizmit. Politika organizon potencialet e njerëzve për t'i shërbyer njerëzimit. Pa politikë s'do të kishte organizim, qeverisje, etj. Dhe njerëzit do ishin njëlloj si ''kafshët'' e thjeshta. Të paktën me politikë jemi ''kafshë'' të sofistikuara.

 

 Politika është arti i gënjeshtrës, ai që gënjen më së mirë ai është politikani më i mirë, ky është definicioni më bukfal për politikën.

 

 (Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora