Mendime
Besnik Rama: Një martesë “elektorale”
E enjte, 28.10.2010, 07:16 PM
Një martesë “elektorale”
Nga Besnik Rama
Nuk mund të kishte kuptim pa u përfolur martesa e kreut të opozitës shqiptare me znj. Linda Basha. Edhe mua si shumë opinionistëve të tjerë nuk mund të më ikte ky moment për të më frymëzuar të gjej forcën e arsyes për të shkruar, qoftë edhe dy-tre rreshta. E mes këtyre rreshtave, në rradhë të parë i uroj çiftit Rama një martesë të lumtur dhe mbizotëroftë përherë dashuria e mirëkuptimi në familjen e tyre. Me sinqeritetin maksimal uroj liderin e opozitës socialiste një jetë shembullore familjare, tashmë larg “petkut” të beqarisë.
Normalisht, përveç urimeve që janë të zakonshme në të tilla raste të gëzueshme, ku e gjithë klasa politike jep urimet e rastit, më lejoni që të ndalem në momentin se si ndodhi kjo martesë. Çdo njeri ka të drejtë të jetojë, të marrë frymë lirisht, të zgjedhë shkollën dhe punën e tij, si dhe të mendojë për krijimin e një familjeje apo jo. Martesa në vetvete tek ne shqiptarët është shumë e shenjtë dhe një ndër momentet më të mira të jetës. Jeta partnerizohet, e sëbashku me njëri-tjetrin realizohet ajo mënyrë e të jetuarit në çift duke kaluar sprova e teste të ndryshme, që jeta me patjeter t’i servir. Individi kur e shikon të arsyeshme dhe e ndjen se ka ardhur momenti, menjëhere vendos se lidhja në martesë do të bashkonte dy individë, e bashkë me këto të fundit edhe dy familje e fise shqiptare. Kjo e bën edhe më atmosferike martesën, pasi vendi ynë duke qenë një vend i vogël edhe njohjet me njëri-tjetrin zgjerohen më tutje. Pasojë e këtyre njohjeve bëhet edhe martesa e z.Edi Rama me znj. Linda Basha.
Kjo martesë, ndryshe nga martesat e tjera të prekura më lart është realizuar në një mënyrë që të ngjall dyshime. Edhe dalja në publik e dy personazheve tanë të ngjall një hije dyshimi në vetvete. Gjithçka ishte e planifikuar mëse miri, me një panel të qetë dhe paqdashës të moderuar mjaft mirë nga direktivat e qarta të liderit të opozitës. Edhe pyetjet e z. Sokol Balla të linin shteg për diskutime më të hollësishme, gjithsesi nuk është kjo çështja. Ndërsa në selinë e PS-së z. Rama dhe znj. Basha po improvizonin përgjigjet që kishin përpara në tryezë, duke u përgatitur për shfaqjen televizive. Aty nën përkushtimin total të këshilltarëve-regjisor të Edit po bëheshin provat e fundit të daljes në skenën e teatrit të Top Story-t të komedisë “Një martesë elektorale”. Një detajim tejet perfekt…
Mazhoranca qeverisëse e ka sulmuar në jo pak raste z.Rama për mungesën e familjes së tij, madje ka pasur edhe akuza të renda që e shenjestronin si një bir, bashkëshort dhe baba dhunues sistematik. Më tutje në kohë, z.Rama ka qenë një njeri psikologjikisht i sëmurë mendor saqë të ngjallte frikën e një vrasësi serial. Edi me sëpatë në dorë, Edi duke vërritur e bërtitur, Edi me heroinë në tryezën e punës, Edi lakuriq, Edi duke ofenduar, Edi i sikletosur, Edi i veshur me ngjyrat e ylberit, Edi duke rrahur gruan dhe nënën, Edi duke folur me vete në zyrë, Edi duke mbushur zyrat me femra të reja, Edi që thërriste shpesh në zyrë gratë e “tij” të bashkisë e partisë, Edi me makthin e frikës nga emri e hija e doktorit, Edi këtu e Edi atje… Me pak fjalë një njeri: Pa Fe, Pa Atdhe, Pa Familje dhe Pa Moral…
Sot, Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka ndryshuar pak ose kështu për momentin të lë përshtypjen. Ai duket sikur është sistemuar dhe po menaxhon jetën e tij, duke dhënë një shembull tradicional familjarë. Por, si mund të besohet që ai nuk do i rikthehet “historive” të tij si një dhunues sistematik i femrave?! A do i qëndrojë besnik kurorës së tretë bashkëshortore?! A do jetë përsëri një naroktikpirës?! Si do ta trajtojë fëmijën e Lindës???
Gjithsesi, ajo ç’ka unë mendojë (kërkoj falje nga ju dhe nga Zoti në qiell) është si më poshtë: Z. Edi Rama nuk ka mundësi të ndryshojë në këtë moshë (mbi 45 vjeç), pasi ushqimi dhe gatimi i tij (me të mirat dhe të këqijat) ka kaluar si fazë zhvillimi e asimilimi. Z. Rama nuk ka mundësi që të ndryshojë modelin e jetesës, pasi ai ka dëshirë t’a kalojë natën tek “Dashi” i tij. Edi Rama nuk ka mundësi t’i japë ushqimin shpirtëror fëmijës së Lindës, pasi ai nuk diti kurrë të ishte një baba për fëmijën e tij. Edi Rama për të tretën herë në jetën e tij po martohet, por a jep kush garanci që ky përsëri nuk do të ndahet nga gruaja? Edi Rama është e sigurt që pranë vehtes ka disa këshilltarë të aftë, që ky asnjëherë nuk i ka dëgjuar deri pak vonë. Këto këshilltarë përherë i kanë planifikuar gjërat e tij, por ky si personalitet i dyzuar asnjëherë nuk i ka qëndruar korrekt planifikimit, se fundja e fundit ky nuk ka ditur asnjëherë të bëjë planifikimin e tij familjar. Por, i vetmi ndryshim i Edi Ramës është se kohët e fundit ka filluar të veprojë sipas sugjerimeve të këshilltarëve, ku këto të fundit i kanë thënë: “MARTOHU”. E pse po martohet Edi Rama? Ai nuk po krijon një lidhje familjare për qetësinë e tij shpirtërore, por atij i intereson pushteti i karrigeve dhe ky pushtet do të mund të arrihet (sipas mendjes së tij) me: NJË MARTESË “ELEKTORALE”!