E enjte, 08.05.2025, 02:07 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Përkitazi me komentet rreth shkrimit tim ''Mbretëresha Teuta''

E shtune, 23.10.2010, 09:58 PM


PËRKITAZI ME KOMENTET RRETH SHKRIMIT TIM’’MBRETËRESHA TEUTA’’

 

Duke I lexuar komentet rreth shkrimit tim kushtuar Mbretereshes Teuta, çuditem se si dy zoterinj: Ortografisti dhe Agroni nga Presheva, me titujt e tyre’Varfëria e një shkrimi’’ dhe’’Kaq mbrapshtë’’shkojnë aq larg sa ta denigrojnë dhe linçojnë aq shumë shkrimin tim kushtuar Mbretëreshës Teuta sa që njëri prej tyre/Ortografisti/arrin edhe deri atje sa që në mënyrë arbitrare/sikur të ishte Enver Hoxha/ dëshiron t’I ndalojë edhe shkrimet tjera që I botoj në faqet e ‘’Zemrës shqiptare’’!Ai hedh aq shumë baltë mbi personalitetin tim thuajse Ia kam bërë ndonjë të keqe shumë të madhe, duke më bërë edhe analfabet të dorës së pare dhe laik, jo vetëm në histori por edhe në çdo lami tjetër për të cilën shkruaj!!!Dhe vërtet nuk e di se përse më urren aq shumë ai njeri për të cilin nuk di se kush është dhe çfarë nami të madh ka si otografist/sikur të ishte ndonjë Eqrem Çabej I ri/ për të cilin nuk paskemi dëgjuar akoma!Dhe do të duhej të paraqitej më shpesh, por me argumente, që të na mësonte të gjithë ne se si duhet shkruar gjuhën shqipe ngase, sipas tij, ne e paskemi studjuar kot këtë gjuhë, prandaj duhet të vijë pikërisht ai I cili , si me fshesë, duhet  t’I fshijë të gjitha ato shkrime dhe ata njerëëz që nuk I pëlqejnë fare atij, përkatësisht se sikur ai të kishte diçka në dorë , do t’I ndalonte të gjitha shkrimet e mia!.Pra, këtë fare ‘’Ortografisti’’/për mua anonim /e iriton fakti pse më lejohen edhe shkrimet e tjera , duke mos u ndalur vetëm në shkrimin kushtuar Mbretëreshës ilire!Ky pa fije mëshire dhe hezitimi/siç e përdorë edhe vetë fjalën hezitim/ dëshiron t’I realizojë qëllimet e veta, siç thote populli’’Me një të rame, dy te vrame’’:Në këtë kontekst mund t’I themi atij dhe të gjithë të tjerëve se nëse Redaksia e ‘’Zemrës shqiptare’’ e sheh të arsyeshme për t’I ndaluar shkrimet e Halit Bogajt atëherë jam I pajtimit  edhe unë, ngase si të shkruaj atje ku nuk mund të më durojnë njerëzit por ia bëj të ditur atij dhe disave nga bashkëmendimtarët e tij të paktë se ka edhe të tillë që dëshirojnë t’I lexojnë shkrimet e mia por edhe asish që më kritikojnë pozitivisht për t’I evituar gabimet e mia eventuale të cilat janë normale për çdo njeri që punon dhe vepron/siç është rasti me komentatorin e tretë të këtij shkrimi , Zotin Ilmi Veliu I cili më këshillon vetëm për mirë/dhe të cilit, gjithashtu I përgjigjem se krijimi për Mbretëreshën nuk ishte spiegim historik/por vetëm një meditim eseistik I rastit /të cilin jam munduar ta gërshtoj ashtu si di dhe mundem , por përherë në saje të aftësive të mia intelektuale /të cilat nuk I paskam fare sipas dikujt/!.Mes tjerash dëshiroj të theksoj se paraqitja e tij kundër meje nuk ka të bëjë asgjë me realitetin, ngase nëse është bërë një gabim kur thuhet’’para tremijë vitesh’’atëherë nuk mund të hedhet poshtë I tërë teksti.E lexova edhe njëherë dhe nuk hetova asgjë që do t’I iritonte aq tepër dy komentuesit e sidomos ‘’Ortografistin’’.Po u tregoj atyre se nuk kam hyrë që të flas historikisht për Mbretëreshën dhe se /edhe po të veproja ashtu/atë të drejtë nuk mund të ma merr askush, ngase kanë perënduar kohrat e’’mbinjerëzve të tillë ortografik’’si shoku në fjalë.Të njejtit ia bëjë të ditur se nuk e kam ndërmend të dorëzohem para shantazheve të tij aq të ulta, I  cili përpiqet t’I ndalojë shkrimet e mia të mëtejme..E këshilloj atë që ta lexojë  edhe njëherë shkrimin tim  dhe mos ta merr aq armiqësisht dhe me paragjykim çdo prezentim timin në’’Zemrën shqiptare’’.E lus që të ketë pak më shumë durim, mirësi dhe mos të na ndodhë sikur të ishim unë nga Beogradi dhe ai nga Prishtina, ngase fundja, të gjithë e kemi një qëllim dhe jemi duke u zier në të njejtin kazan.

 

Me nderime Halit Bogaj



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx