Mendime
Marrëveshja e vonuar
E premte, 22.10.2010, 08:43 PM
Reagim
KOALICIONI PDSH – PDK
MARRËVESHJA E VONUAR
Kaluan më shumë se dy vjet të qeverisjes lokale në Bujanoc, në të cilën nuk participonin subjektet politike serbe, sepse nuk pajtoheshin me ndarjen e kulaçit. Ata mund të fitonin po aq mandate që kishin siguruar për Kuvendin Komunal, të dalë nga zgjedhjet e 2008-të.
U desht shumë mund dhe angazhime për të kaluar më tepër se 24 muaj për t’i bindur disa nga subjektet politike serbe për të marrë pjesë në jetën politike të pushtetit lokal. Ata edhe ashtu kanë qenë pjesë e jetës politike, por si opozitë.
Për të siguruar këtë mungesë të opozitës serbë partnerët e koalicionit të mëparshëm PVD-LPD dhe UDSH, nuk e harruan këshilltarin e koalicionit PDSH-PDK.
Nuk e harruan sepse nevojitej për t’ua siguruar kuorumin rreth zgjedhjeve dhe emërimeve të strukturave udhëheqëse në Komunën e Bujanocit.
PDSH-PDK një marrëveshje të tillë e konsideron të vonuar, sepse kjo që është bërë tashti është dashur të bëhet me kohë.
Tash e kanë kuptuar në mes të mandatit koalicioni qeverisës PVD-LPD-UDSH se u dashka koalicioni i zgjeruar me subjektet politike serbe për të fituar më shumë donacione, për të fituar më shumë zhvillim ekonomik, për të fituar më shumë vende të reja punë në organet shtetërore.
Për deri sa rreth dy vjet bisedime dhe angazhime për t’i future serbët lokal në pushtet, Trupi Koordinues, zhveshi Komunën e Bujanocit, nga kompetencat që kishte më parë.
Kompetencat e Policisë, Gjyqit, Kadastrit etj. janë bartur në Vranjë.
Tashti koalicionit të zgjeruar i duhet të punojë për t’i kthyer ato kompetenca që i kishin më parë.
Koalicioni qeverisës u zgjerua për 6 këshilltarë të subjekteve serbe, duke fituar dy ndërmarrje Bibliotekën dhe Barnatoren, pa llogaritur ata gjysmë shtetërore: Kryqin e Kuq komunal, Çerdhen, Shkollën e muzikës, Veterinarinë e mos të flasim edhe ato të tjerat shtetërore. Ndërsa UDSH – PDK- PDSH me 4 këshilltarë e kanë siguruar vetëm një Komunali me borxhe deri në fyt
Këtë marrëveshje e nënshkruan Kryetari i Partisë për veprim Demokratik Riza Halimi, kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik Jonuz Musliu, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Bujanoc Mejdi Zeqiri, kryetari i Partisë Demokratike - Koalicioni "Për Serbinë Evropiane - Boris Tadiq" Sasha Peshiq dhe grupës së qyetetarëve "Stojanca Arsiq", Stojanca Arsiq si dhe ministri i qeverisjes lokale dhe kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq.
Por, këtë marrëveshje nuk e ka firmosur edhe OSBE-ja, e cila deri tashti ka qenë pjesëmarrëse e shumë marrëveshjeve.
Bujanoc, 22.10.2010 KOALICIONI PDSH-PDK