E enjte, 08.05.2025, 07:00 PM (GMT+1)

Mendime

Çlirim Uça: Fatmir Sejdiu, uragani i Kosovese!

E shtune, 23.10.2010, 09:57 PM


Fatmir Sejdiu, uragani i Kosovese!

 

Nga Çlirim Uça

 

Dite me pare, ne faqen Z.Sh, botova nje shkrim me titullin- Fatmir Sejdiu eshte problem i Kosoves. Ani pse e dija qe nuk ishte kjo tingllime e duhur per lexusin, faktet e mjaftushme me kishin bindur per nje perfundim te drejte.

Por pak dite kaluane dhe bema e re e ish presidentit vertetoj gjithqka. Duke gjykuar me logjiken e dhelpres – meqe mu dogj bishti, le te digjet edhe kejt dynjeja-ish burrshtetasi i pare i Kosoves, e madje edhe historik( i pari kryetar i Atdheute te lire), goditi pameshirshem vendin e ti: prishi marveshjen e qeverisjes me PDK-ne, duke urdheruar largimin e ministrave dhe zevendsministrave nga kabineti qeveritar. Sejmente e ti, ca te qeshur e ca te ngrysur, braktisen vendet e tyre te punes, pa i dhene vemendjene e duhur veprimeve turperuse. I veqante ishte dorzimi i detyres nga mjerani, Demolli, i cili sapo perfundoj mburrjene per ndershmeri ndaj detyres, na tregoj per kriminalitet te niveleve te larta. Ky mjeran mund te pytet, sa me ndere e kreu detyren dhe çfar na paska ndermarre ai kunder te keqes qe e paska pare dhe ditur?

Nderkaq, per lavderate mbetet vetem qendrimi burreror i z. Lutfi Hazirit, i cili te pakten rendin e diti.

Keshtu, pa u bere ende tri vjete nga dita e Shpalljes se Pavaresise, Shteti i Kosoves ra ne krizen e pare institucionale.Burrshetasite e ti, ish kryetari, ministrat dhe zevendsministrat, te cilet fati me shetin i kishte lidhur ne mujte e viteve te mjaltit, ja ngrysen shpresen popullit fukara, i cili megjithse vuante per gjithqka, e megjithse e dinte mire se vujtjen e kishe nga bijte e ti keqbers, duke dashur te identifikohej me shpresen e nje te ardhme me te mire, ne te gjitha anketimet e bera per vitet e shkuara, printe per optimizmin e ti te larte. Por populli eshte gjithnje nje refleksion i vonuar. Ne kete rastin tone edhe fati historik e kishte bere peng te kujdesit dhe durimit, deri ne nje fare menyre qe ai te jetonte ne boten e endrrave dhe iluzioneve. Ky rast duhet ti vleje qe ai me ne fund te kuptoj realitetin e hidhur , ashtu siç edhe eshte.

Pas vdekjes se Ibrahim Rugoves, kam pas shpresuar ne zevendsimin e Ti me Sabri Hamitin.Kur nuk ndodhi kjo, megjithat zgjedhjen e Sejdiut e pelqeja. Per sa kisha patur mundesi ta shihja ne fillim permes TV-ve, me dukej nje njeri i mire i ekulibruare dhe reprezentus i mire.

Por nga dita e kuvendit te karrikave, ku ra ne dukje roli i ti prej bajraktari, adhurimi per kete figure mori rrokullisjen. Kur them adhurimi, une, ani pse nuk jame anetare i LDK-se, kame parasyshe prirjen per adhurim institucional. Po ti thushe vetes qytetar demokrat, duhet ta pranosh dhe rregullen e pare te demokracise-voten e lire dhe institucionin e dale nga ajo.

Deri sa une thirrem ne rregullen e pare demokratike, shtrohet pytja , pas gjithe ketij terrmeti qe ish kryetari shkaktoj, athua a njehe ky njeri ndonje rregulle demokratike? A ishte koha dhe momenti qe njeriu i pare deri dje, te dalldisej deri ne keto permasa, sa ti shkaktoj vendit dhe popullit nje brenge te tille? A eshte e ndershme, qe si i paguar nga djersa e popullit fukara( po mendoj, ai e ka beneficion pagen per tere jeten), te mos jete i pergjegjshem ndaj qastit historik dhe te gjeje ndonje zgjidhje, me te cilen do te deshmonte nje trohe burrnije shetari? Po a mund ti pranohet kjo sjellje, nese kete e beri si hakmarrje per at vendimin femijerore te Zanzibarit? Kurrsesi jo, se ishte ne rolin e baballarit.

Sot , njeriu duhet edhe te mos jete aq i mbreht ne lexim te sjelljeve dhe fjalve te tija dhe te kuptoj qe ky njeri nuk ka patur as minimumin e duhur te vlerave, per te qene udheheqes i nje partije, e aq me pake te nje shteti. Lexojani qeshjen e ftofte ne fytyre, cinizmi i saje te merdhine fare. Percillne fjalimin apo biseden e ti ne ndonji interviste, do te bindeni per nje njeri thellesisht medioker, pa asnji vizion per te ardhmen e partise dhe te shetetit. Per me keq, nuk eshte as ai qe bindet per diqka qe nuk i pelqen. Kjo mund te kuptohej gjersisht nga intervista e ti ne KTV-ë, ku nuk njeriu nuk kishte çfar te degjonte, pos:” une theme”,” une mendoj”, pa gjetur ne asnji menyre force per te pranuar fajsine per shkeljen e bere, e madje duke e quajtur procedimin si jo moral.

Shkaktimi i krizes institucionale, menyra se si u be, qellimi dhe pasojat afatshkurtra te saj, po shihen dhe po dihen. Por nje gje qe ende nuk eshte pare e nuk po e thot askushi, eshte: mbjellja e nji fryme destabilizuse per ardhmerine e vendit. Si nje popull pa kulture e pervoje demokratike, druaj me kete rast te kemi krijuar ate logune e pelivanlleqeve , ku aktrimi, montimi, aferat, vjedhjet e votave, kontestimet e rezualtateve, mbajtja e zgjedhjeve sa here te kete pa enderre ndonje lider, do behen praktika te dhimbshme per Shtetin e Kosoves. Ta shohim a do te jete Kosova, Italiija e gjysmes se dyte te sh. 20-te, me me shume qeveri se sa vite.



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx