E enjte, 08.05.2025, 12:05 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Çoçaj: Koalicionet e (pa)natyrshme

E premte, 29.10.2010, 09:58 PM


Koalicionet e (pa)natyrshme

 

Nga Blerim Çoçaj

 

Partitë politike në Kosovë deri më tash nuk kanë treguar preferenca për lidhjen parazgjedhore të koalicioneve për  zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.  Dy  partitë më të mëdha, PDK dhe LDK, për shkak    paraqitjes në  të kaluarën të problemeve rreth ndarjes së  pushtetit me partitë e vogla, nuk dëshirojnë  të bëjnë  koalicione të (pa)natyrshme. Ato më shumë preferojnë që të hyjnë të vetme në garën e ardhshme zgjedhore. Janë thellë të bindur se edhe pa përkrahjen e partive të vogla, do  t’i fitojnë  zgjedhjet  parlamentare. Formimin e koalicioneve të (pa)natyrshme duket se e kanë planifikuar, pas shpalljes së rezultateve zgjedhore. PDK-ja dhe LDK-ja, të cilat  për tre vjet rresht kanë qeverisur vendin, kanë  shfaqur rezervat e tyre, që  edhe pas “fitores” së  zgjedhjeve të mos ngutën që të bëjnë koalicione të (pa)natyrshme. Ish-presidenti i Kosovës, aktualisht  kryetar  i LDK-së, Fatmir Sejdiu, pas humbjes së postit të Presidentit dhe tërheqjes së partisë së tij nga koalicioni, nuk ngurroi  ta quajë të “panatyrshëm” koalicionin  me PDK-në. Tha se koalicioni PDK-LDK, në vitin 2007, është bërë  vetëm  për interes të formimit të shtetit, dhe se nuk ka pasur bashkim të ideologjive mes  tyre !  Sejdiu ende pa filluar gara zgjedhore po i heq të  gjitha dilemat se LDK-ja nëse fiton në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, “përveç paraqitjes sërish të ndonjë interesi të vendit”, më  nuk do të krijojë koalicion të “panatyrshëm” me PDK-në. Ndryshe nga lideri i LDK-së Fatmir Sejdiu, lideri i PDK-së,Hashim Thaçi,pas rizgjedhjes në postin e kryetarit në Kuvendin e Pestë Zgjedhor të PDK-së,ndërkaq  nuk ka përjashtuar mundësin e bashkëpunimit dhe formimin e koalicionit me asnjë subjekt politik në vend. Edhe pse akuzoi rëndë ish-presidentin dhe kryetarin e LDK-së, Sejdiun, për shkeljen e Kushtetutës dhe largimin e partisë së tij nga Qeveria, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk përjashtoi mundësin e krijimit të ndonjë koalicioni të ardhshëm as edhe me LDK-në. ”PDK-ja do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike ne vend...”, premtoi Thaçi në Kuvendin e Pestë Zgjedhor të PDK-së. Por, a ka qenë  i panatyrshëm koalicioni i deritashëm në mes  PDK së –LDK-së ? Për tri vjet sa kanë qenë në bashkëqeverisje këto dy parti politike, opozita, dhe pëfaqësues të  OJQ-ve të ndryshme  kanë dhënë  vlerësime  të ndryshme rreth krijimit  dhe funksionimit    këtij koalicioni. “Definicioni” përfundimtar i tyre, ka qenë  se koalicioni  në mes PDK-së dhe LDK-së ka qenë i panatyrshëm! Teoria e tyre është përforcur, sidomos pas tërheqjes së LDK-së nga  Qeveria, dhe prishjes së koalicionit me PDK-në.”Kjo është dëshmia më e mirë që tregon se koalicioni PDK-LDK ka qenë i panatyrshëm”. Ndërrimin e pushtetit e bëjnë edhe vendet më shumë parti , siç është  Italia  me mbi 70 parti , si dhe Franca. Partitë  politike në këto dy vende e formojnë pushtetin me koalicione  qeveritare sado që nuk është treguar  praktikë e qëndrueshme. Rast eklatant është Italia, ku shpesh bie qeveria  për shkak koalicioneve    spektrit të gjerë partiak. Rotacioni u mundëson partive  që të kenë zgjedhje  më të shpeshta , që pushteti të reformohet  dhe të ndryshohet,  që partitë politike të pretendojnë të marrin  pushtetin nëse janë në opozitë ,apo të ruajnë atë nëse nuk mund të marrin të tërin. Rivaliteti politik në mes partive politike,dhe pastaj krijimi i koalicioneve, nuk nënkupton se  është i panatyrshëm, pavarësisht  kush me kënd ka bërë koalicion. Fundja, partitë politike janë shprehje e mospajtimit  në shoqëri sesi duhet të ndahen të mirat dhe cilat normave duhet t’u përmbahemi. Ato, paraqesin interesa dhe vlera të ndryshme. “Lufta e të kundërtave, sjell avancimin e shoqërisë”,thoshte Aristoteli.  Sipas tij, ndeshja e të kundërtave është nevojë thelbësore e demokracisë, sepse kjo ofron zgjedhje për njerëzit. Ndryshe nga vendet  me demokraci më të zhvilluar, partitë politike në Kosovë, nuk kanë dallime esencial mes vete. Asnjëra prej tyre ende nuk është e profilizuar, ndonëse kanë kaluar dhjetë vjet nga përfundimi i luftës. Partitë tona politike as vetë nuk e dinë  se a janë    majtë apo të djathtë.  Përveç, deklarimeve  të disa zyrtarëve të disa partive politike se janë në ndërtim të profilizimit dhe përcaktimit,nuk ekziston ndonjë  ndarje e thellë ideologjike e tyre. Kjo është vërejt edhe në veprimet e tyre.  Zgjedhësit në Kosovës, vështirë i kanë t’i bëjnë dallimet midis njërës apo tjetrës parti politike. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, partitë politike  në Kosovë, para zgjedhësve  është  mirë të tregojë se kanë gjëra që nuk i kanë partitë tjera. Ato,në këto zgjedhje e kanë për obligim që para votuesve të argumentojnë a kanë dallim esencial mes vete dhe nëse po  cili është ai? Është e  rëndësishme  për secilën parti politike në vend të tregojë se cilat  janë ato gjëra që nuk i ka rivali i tyre politikë. Ndarja  ideologjike në të majtë dhe të djathtë  është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme për partitë politike në Kosovë. Një ndarje e tillë  do të rritë  zhvillimin e demokracisë në vend. Kjo nuk është çështje dëshire, por nevojë e domosdoshme e zhvillimit të demokracisë. Përderisa  partitë politikë në Kosovë  nuk përcaktohen  për profilizimin e tyre, çdo formim i koalicionit, pas përfundimit të zgjedhjeve nuk do të  jetë i panatyrshëm. Prandaj,  natyra e formimit të koalicioneve varet kryekëput nga profesionalizimi dhe përcaktimi i partive politike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx