E hene, 29.04.2024, 07:04 AM (GMT+1)

Mendime

Dritan Haxhiraj: Kur Evropa trembet nga multikulturalizmi

E shtune, 30.10.2010, 11:41 AM


Kur Evropa trembet nga multikulturalizmi

 

Nga Dritan Haxhiraj

 

Te gjithe tifozeve shqiptare kudo ndodhen ne vend e ne bote sot, mund t'u shkoje ne mendje magjite e lojtarit te kombetares gjermane Mesut Ozil, me origjine turke por lindur e rritur ne Gjermani. Sot ai mban fanellen e bardhe te kombetares gjermane, sepse aty u rrit, u edukua dhe u integrua. Evropa sot ne gjirin e vete ka me mijera raste te tilla ku femijet e emigranteve jane te integruar me se miri ne keto vende ku prinderit e tyre emigruan dekada me pare. Deklarata e Fraut Merkel mbi falimentimin e nje shoqerie multiculturale ne Gjermani duket se e theu ate klime te krijuar nga euforia e boterorit ku kombetarja gjermane u komentua nga mediat e shkruara dhe ato vizive si "Deutschland magjia", ajo multiculturale e multietnike. Pse nje deklarate e tille nga njeriu me potent i Evropes? Ky ndryshim nuk eshte ne te vertete kaq i papritur, Merkel s'ka qene me para flamurtare e multikulturalizmit, kane qene ne te vertet mbrojtes te kesaj teze politike Partia Socialdemokrate dhe ajo e Gjelber. Pro mbrojtjes se kesaj ideje, pra te multikulturalizmit, eshte fraksioni me i madh i Partise se zonjes Merkel, kristiandemokratet ku ne mikpritjen ndaj emigranteve te cfare do lloj etnie kane nje prej vlerave me te medha te kesaj partie te djathte, ku ne personalitetin e Adenhaurit kjo parti eshte nje nga themeltaret e ideatoret e procesit evropian. Eshte e qarte se keto afirmime politike gjejne veshtiresine e Merkel tek etiketa, qe i eshte vendosur se fundi ne partine e vete, si e spostuar goxha majtas, e per kete arsye kerkon te balancoj peshoren ne parti, ne kerkim te nje konsensusi sa me te gjere elektorale. Por ne te njejten kohe ne fjalimin e vete, duke sqaruar se u takon emigranteve te integrohen ne shoqeri duke mesuar gjuhen e vendit qe i mikpret, afirmoji nje te vertete ku midis te drejtave qe emigrantet duhet te terheqin vemendjen e tyre, detyrimet qe ata kane ndaj shoqerise qe i strehon. Pasqyrimi i protestave i ketyre diteve ne Paris, ku ne plan te pare paraqiten pakenaqesite popullore shkak i krizes dhe papunesise ne vend, i parapriu largimi ne mase i etnise rome me nacionalitet rumune e bullgare. Ky moment delikat i kthimit te njerezve ne vendet e tyre te origjines, u ndoq nga nje debat i ashper midis Parisit nga nje ane dhe BE, OKB, Vatikanit dhe organizatave per te drejtat e njeriut, ne te cilin denoncoheshin politikat diskriminuese ndaj nje etnie. Paqja e vendosur midis partise e Brukselit keto dite la te hapur problemin per nje rilancim te politikave integruese per etnine rome ne Evrope. Debati ne te vertet, qe keto dy vende themeluese te procesit evropian, kane ngritur ne debatin politik evropian thelbin, e ka me avancimin e ekstremit te djathte ne disa vende te Evropes. Suedia nuk eshte me modeli kampion i integrimit te tre dekadave me pare, Holanda kerkon masa gjithmone me shtrenguese per te huajt, mesimi i gjuhes para se te marresh rezidencen eshte nje nga arsyet e fitores se ekstremi te djathte te Gert Willders, forca e trete politike ne vend. Etiketimi i te huajve si shkaktar te problemeve sociale ne vendet ku ata emigrojne, po kthehet gjithmone e me shume si nje mendim global. Konflikti midis emigranteve te integruar dhe outsider (te tjere emigrante qe vijne ne vazhdim ne Evrope, ku ne veshtiresite e tyre per t'u integruar nje pjese e konsiderueshme e gjen veten pa te ardhme) duket se eshte problemi i vertet dhe sfida e demokracive te avancuara sot ne Evrope. Kriza ekonomike e vendeve te zhvilluara ku nga nje ane papunesia me dy shifra ne disa nga keto vende dhe acarimi i masave per efektet zinxhire qe sjell papunesia, duket se e ka shtuar kete fenomen qe me para murmuritej "nder dhembe" tani eshte kthyer ne nje beteje te vertet per marrjen e votave dhe ardhjen ne pushtet ( forma koalicioni, rasti i Leges se Veriut ne Itali, Partia Antislamike ne Holand, Partise Demokratiket e Suedise me program jo-emigracion) pra ate te mulikulturalizmit. Demokracia nuk mund te bazohet vetem ne idene e pasurimit material te njerezve. Pika kryesore qe e ndan nga te tjera forma te ideologjive jo-demokratike eshte ajo qe te prodhoj liri per te gjithe. Evropa dhe multikulturalizmi eshte nje laborator i hapur, ekzistenca e principeve demokratike dhe respektimi i tyre duket se eshte sfida e vertet evropiane. Kur mediat gjermane e turke, para takimit Gjermani-Turqi, vendosen reflektoret te "ylli" i kombetares gjermane Ozil, dhe e intervistonin, ai me qetesin me te plote tha: "Prinderit e mi jane turq, une kam gjak turk, por ne Gjermani u rrita, u edukova e ky vend me dha mundesin te behem ky qe jam sot".



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora