E enjte, 08.05.2025, 12:03 PM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: A i fitoi votat e partisë presidenti i vendit (në detyrë) ...?

E shtune, 30.10.2010, 09:46 AM


A i fitoi votat e partisë presidenti i vendit (në detyrë) ...?

 

Nga Agim Vuniqi

 

Shqipëria një kohë pat humbur qetësinë institucionale me zgjedhjet nacionale edhepse te lavdëruara nga shtypi vendor dhe ai ndërkomëbtarë; u patën bërë mollë sherri në mes të demokratëve dhe socialistëve. Hapja e kutive ishte moto e socialistëve, të cilët edhe pse humbën pushtetin u hedhën në klithje kundër qeverisjes Berisha e formuar nga koalicioni i panatyrshëm PD e LSI (ashtu sia ai në Kosovë PDK+LDK) duke plotësuar kushtin për të udhëhequr vendin për 4 vite. Socialistët vendosën medeomos të shkaktojnë "cunamin politik" për të joshur apetitet grabitçare të shembjes së rendit kushtetues dhe të instalimit të anarkisë jasht-instituconale në Shqipëri. Me përfundimin e zgjedhjeve përfundojë edhe loja politike ndërpartiake, vet pjesëmarrja e socialistëve në seancën e parlamentit për verifikimin e mandateve, por edhe akti i procesit zgjedhor që u mbyll me marrëveshjen e koalicionit qeverisës PD+LSI dhe konstituimin e qeverisë shqiptare mbylli procesin politik, i cili mori formën institucionale, në bazë të së cilit u ndërtua skema qeveritare dhe funksionimi i shtetit ligjor. Çështja e debatit për zgjedhjet nuk ishte më preokupim i politikës partiake por i institucioneve të pavarura gjyqësore, ngase KQZ bëri përmbylljen e procesit zgjedhor ligjërisht. Pse atëherë ai atak i socialistëve në institucionet kushteuese shqiptare po fokusohej aq shumë politikisht, padrejtësisht, në hapjen e kutive.

Janë pallavra të demoduara thëniet e liderit socialist Edvin Rama (ai as që ishte aktor i verdiktit popullor, ai parapëlente ulësen e krybashkiakut, eventualisht fitoren e bashkëpartiakëve do ta shfrytëzonte për kërcim në ulësen e kryeministrit, a nuk ishte akti i tij politikisht i pamoralshëm dhe jodinjitoz, pushteti mbi të gjitha) dhe grupit të tij se përpjekja e vetme e tyre ishte hapja e kutive e jo përmbysja e pushtetit që doli nga vota. Cili ishte qëllimi përfundimtar i hapjes së kutive, nëse rezultatet do të tregoheshin të sakta ashtu siç i ka vërtetuar KQZ, socialistët do të kërkonin hapjen e kutive tjera dhe kështu me radhë..., do krijohej klima politike e kutimanisë si një ngërq për qytetarët dhe për institucionet e shtetit se çdo kuti e mbyllur do të duhej t'i nënshtrohet procesit të investigimeve si diçka e dyshimtë dhe armiqësore, askush nuk ka menduar se kutitë do të bëhen preokupim aq i madh i politikanëve.

A do të përsëritet një skenar i njëjtë në Kosovë, apo do të jet pak më ndryshe, mbetet të shihet, por skenaristët janë të njëjtë, dy të mëdhenjët, PDK dhe LDK. Fjalët e mëdha të bashkëqeverisjes së shkëlqyer, të harmonisë së përbashkët i dridhi një vendim i përshpejtuar politik, i cili implikoi Gjykatën Kushtetuese, i cili shkaktoi dridhje tektonike, përpak shembi institucionet vendore, si të ishin ato nga kartoni, e solli shtetin buzë falimentimit. Gjykata Kushtetuese kapërceu mbi marrëveshjet vendore dhe atë ndërkombëtare, dhe u bë zëdhënse e një politike joparimore dhe destruktive. Gjykata Kushtetuese rëndojë institucionin e presidentit duke goditur padrjtësisht tërë sistemin kushtetues të Kosovës, duke konstatuar se në rastin "Gjykata Kushtetuese kundër Sejdiut" ka pasur shkelje serioze të Kushteueses, pas një heshtjeje disa vjecare, harruan ata se ky shqiptim jipet atëherë kur presidenti i vendit bënë tradhëti kundër kombit dhe vendit, kur nënshkruan marrëvëshje apo traktate që tradhëtojnë interesat e vendit. Rasti Sejdiu ka qenë politik, ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK, i pranuar nga partneri në koalicion, dhe është shkelje e normave kushtetuese të vet Gjykatës Kushtetuese, meqë nëse Kushtetuta dhe Marrëveshja Ahtisaari bien në kundërshtim, atëherë Marrëveshja Ahtisaari është favorizuese. A nuk është formuluar mbi këto parime Kushtetuta e vendit? Dhe si nuk i ka shqyrtuar këto fakte Gjykata, për të konstatuar gjendjen faktike, përfshirë marrëveshjen në mes të partnerëve ne koalicion dhe të ndërkombëtarëve, a nuk u pronocua qartë për këtë edhe ambasadori amerikan Dell.

 

U pa pastaj se si u hap hendeku që egërsojë aq shumë protagonistët e teatrit qeveritar, por edhe i të zgjedhurëve për t'u ulur në parlament për të përbuzur fjalën e qytetarëve, e "konstitucionalistët" çbëjnë..., ata po i këndërvehen ligjit dhe institucioneve demokratike të shtetit që i ka shtruar detyrë vetes të mbrojë rendin kushtetues. Nuk është një e keqe, që po e quan kryeministri aktgjykim , një mendim të GJK-së, poqese do të përlidhej me një qëllim të qartë kundër gjuhës agresive serbe dhe djegies së flamurit kundër shqiptarëve, apo në hidhërimin për rastin e grabitjes së territorit shqiptar në kufi me Malin e Zi, apo mos reagimi me kohë i qeverisë kundër fjalorit agresiv të Kishës Ortodokse Serbe me rastin e shugurimit të Sinodit serb në Patriarkanën e Pejës, apo gjetja e fakteve për implikim të qeveritarëve në aferat e korrupsionit..., që dëmtojnë rëndë interesat e vendit dhe shumë çështje kësisojë të ngritura, që prekin interesat e qytetarëve të Kosovës, do të ishin plotësisht të arsyeshme; por ndaras nga kjo demokracia dhe lufta politike ka rregullat e veta, është parlamenti vendi ku mund të adresohen shqetësimet, e jo rruga, aty u rrënuan institucionet, u bë pranim dorëzimi, u anashkalua dhe u shkel parlamentarizmi, merrreni me mend çfarë do të ndodhte kur nga kazermat do të dilte ushtria në rrugë, apo vijimi i rregullt i mësimit nëpër objekte shkollore dhe në fakultete të zhvillohej nën qiellin e hapur apo nën dritat e reflektorëve. Besoni shqiptarët e Kosovës kanë përjetuar padrejtësinë më të madhe kur u privuan nga të drejtat institucionale dhe largimi me dhunë nga objektet e admnistratës shtetërore, por edhe ato arsimore, as sot nuk po mundet të riparohet deinstuticionalizmi, të cilin e shkaktojë Serbia.

 

Eshtë e pazakontë ky mashtrim i opinionit duke u fokusuar në këtë ndarje të pazakontë, athua çka ka aty? Ku humbi dashuria kozmopolite e Thacit i cili ndante traktor me parat e buxhetit skurse të ndante sheqerka, për t'u mos treguar i sinqertë dhe koopertativ me bashkëpuntorin e deridjeshëm, për t'i shkaktuar atij goditjen më të rëndë dhe më të ulët për të përulur ish presidentin Sejdiu, duke mos u treguar aspak i moralshëm. Sesa është i interesuar ai për interesat e vendit dhe qëndrushmërin e institucioneve u pa në Kongresin e 5-të të partisë, fillojë dhe përfundojë me një zë dhe me të njëjtat duartrokitje të para pesë vjetëve.... Nuk ka pasur nevojë për shpenzime, vetëm të ripërsëritej video inqizimi i 2005-së, të njëjtit kuvendarë dhe e njejta kryesi, kryeministrit iu shtua edhe një mandat dhe iu thurrën shumë lavde, ndërsa presidentit në detyrë iu besua përsëri detyra e sekretarit të përgjithshëm, merreni me mend presidenti i vendit fitoi edhe një mendat të sekretarit, asgjë nuk ndryshojë....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx