E diele, 28.04.2024, 10:29 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zgreb, persekutimet dhe terrori ndaj tyne 1981 - 1982 (I)

E diele, 31.10.2010, 07:58 PM


SHQIPTARET USHTARË TË APJ-SË NË ZAGREB, PERSEKUTIMET DHE TERRORI NDAJ TYNE GJATË VITEVE 1981 - 1982

 

Nga Selim Hasanaj

 

Do shkruej nga kujtesa ime sado që kanë kalue gati tri dekada nga koha. Asht ky nji tregim pak a shumë biografik, personal në të cilin me sinqeritetin dhe respektin ma të madhë do shkruej edhe per të tjer persona që fati na caktojë që ti takojë, ti njof dhe të ndajë perditshmeninë me ta.

Unë isha i varfën. I vetmi në familje që isha në mardhanje pune. Kjo edhe ishte shkak që me vite i bana eskivazhe shkumjes në sherbimin ushtarak jugosllav sa herë që merrja ftesen. Në mbrendin e shpirtit e deshroja që atë sherbim kurr mos ta bajë sepse nuk doja ti sherbejë armates e cila per kater dekada më kishte pushtue dhe më sundonte. Disa herë më shkonte mendja edhe ta lendoja veten që pastaj të shkaktohet ndonji handikap, invaliditet i cili do më lironte nga shkumja në ushtrinë e pushtuesit. Zoti shpesh ndegjonë mendjet tona. Kështu unë pa dashje në nji lojë futbolli derisa luaja me miqet e mi Xhemajl Osaj, Hamdi Gashin, Xhemë Gashin, Mustafë Krasniqin, Halil Bicaj, Sadik Zekaj etj, etj puntorë dardanas në Lubjanë të Sllovenisë lendova shputen e kambes së majtë me çrast u desht edhe nji intervenim kirurgjik. Ishte kjo diku në vjeshten e vitit 1979. Halil Bicaj ishte epror ushtarak në nji kazerm në Lubjanë dhe ai pothuej tanë kohen e ti të lirë e kalonte me neve sepse unë dhe ai ishim miqë nga feminia, dhe jemi edhe nga i njejti fshat. Ma vonë Halili u ba epror i lartë në Sarajevë dhe edhe njeriu që zavendsojë Ahmet Krasniqin në postin e Ministrit të Mbrojtjes së Dardanisë pasi Ahmeti u vra në Tiranë.

Të këthehem te rasti i lendimit tim. Mua më vendosen kirurget në spitalin e njohun ZALLOSHKA BOLLNICA në Lubjanë nji pllakë të platines me të cilen kishin lidhë eshtnat e gishtrinjve të kambës që kishte psue lendim të vështirë e të komplikuem. Unë as që merzitesha sepse shpresoja se kjo do më shpetojë nga sherbimi ushtarak. Kalojë nji vit dhe unë me 28 shtator 1980 erdha në vendlindje dhe u martova. Kur papritmas në dhetor 1980 më vjen thirrja per të shkue në sherbimin ushtarak pa pas mundësi të shtyhet kjo per hera tjera. Më kishin caktue të shkojë në Bosne në qytetin Bihaq.

Nuk kisha se si ti iku kësaj , por më mbante shpresa se do më lirojnë posa ta shofin handikepin tim të cilin unë vendosa edhe ta inskenojë dhe të luej rrol sakati. Fillova të tapallojë. Disa ditë ushtrova mirë të eci në thember dhe ashtu me 06.janar 1981 unë u nisa per në Bihaq në kasermen "7 korriku" ( "7 Juli" ).

Në tren nga Beogradi u takova me tre të rinjë nga Presheva ( mund të ken qenë nga rrethi i sajë) dhe më kujtohet se njani quhej Dalip, nji tjeter Skender dhe edhe nifar Shefketi nga nji fshat afer Shkupit. Ata ishin të rinjë posa kishin mbush të 17,18, 19 vite. Pash se ishin të ndershem, por të paarsimuem, naiv dhe të shkret. Unë ju tregova se kamë ndermend të bajë çmos per me u lirue si i paaftë nga sherbimi në ushtri. Nga udhtimi Beograd - Bihaq këta të rinjë instiktivisht krijuen nga unë nji personalitet, nji njeri të cilit do i mbeshteten dhe do e konsultojnë per gjithçka gjatë kohes së sherbimit në ushtrinë jugosllave. Asnjani nga ta nuk e dinte gjuhen serbokroate që ishte gjuhë shtetnore dhe ushtarake në atë ish kreaturë që quhej Jugosllavi.

Ma në fund pas udhtmit tanë naten me tren arritem në mengjes në Bihaq. Unë ju thash bashkudhtarve të mijë se nuk do shkojë menjiherë në kazermë. Do e shetis pak qytetin, ta mësojë sepse do na nevojitet njohunia me te pergjatë qendrimit tonë në atë qytet. Në ato vite ishte ba praktike që ushtaret dergoheshin në sherbim per tu pregatit së pari në nji qytet dhe pas pregatitjes tremujore dergoheshin në vende tjera ku sherbenin deri në fund. Sherbimi zgjaste 16 muej, per ata që kishin krye fakultete 12 muej dhe per njerzit që konsideroheshin si ushqyes/mbajtes të familjes poashtu 12 muej, ndersa per student ishte sherbimi 12 + 3 muej. Unë kisha dorzue lutjen që të më pranohet statusi ushqyes/mbajtes i familjes sepse sipas ligjit plotsoja të gjitha kushtet. Lutja duhet të shyrtohej nga komisionet mjeksore ushtarake në Nish në Serbi.Per këtë do shkruej ma vonë.

Shetitem së bashku deri në oren 23 neper qytet. Bihaqi ishte nji qytet i bukur, por kishte nji klimë të ashper sa aty kishte mbi 1 meter borë në atë janar të vitit 1981. Tepmeraturat ishin diku -25-30 gradë celsius.

Shkuem te kaserma dhe unë pash se lartë në dy shtylla të dera kryesore e hymjes ishte nji pamkard i bardhë në të cilin shkruente: DOBRODOSHLI MLLADI VOJNICI ( MIRË SE ERDHET USHTARET E RINJË). U futem ngadal mbrenda dhe aty ishte nji ushtarë i cili na pershendeti dhe na tha: "pogledajte shta pishe  sa unutrashnje strane" ( shiqone se çka shkruen nga ana e mbrendshme), u këtheva dhe pash se me shkronja ma të vogla shkruente " ah shto ste najebali" ( ah po ç`kan me ju shkerdhye ).

Nuk u tregova shoqnuesve të mijë. Ata edhe ashtu dridheshin , jo aq nga të ftoftit sa nga nji frigë e cila paspjegueshem kaplonte trupin dhe shpirtin.

Atë natë na vendosen në nji dhomë të madhe dhe na treguen se aty do flejmë deri në mengjes. U shtrina por gjumi nuk më zinte se nuk më zinte. Mendja më shkonte te familja, te baba plak , te nana e smuet dhe të vëllaznit e motra që ndoshta do detyrohen ta nderpresin shkollimin sepse nuk do ken para as per libra. Mirpo pranojë se zemra me dridhej per nusen time me të cilen isha martue para tre muajve dhe e cila edhe ishte tani shtatzanë me fëmiun tonë të parë.

Posa më kishte mashtrue gjumi dhe kishte mbyllë sytë e mi , ndegjojë nji za: "ustaj vojsko" hajde berzhe, ustaj jebemti boga tvoga"... ( ngrihu ushtri, hajde ngrihuni jua shkerdhefsha zotin e juve...)

Nuk u nervozova pse më trembi ai za i ç`jerrun e banal sa u nervozova nga teksti i fjalve idiote të nji njeriu per të cilin ma vonë mësova se ishte Potporuçnik ( toger) Millorad Jokanoviq, nji malazez , nji çetnik i çmendun dhe nji karierist i smuet, por mbi të gjitha ai ishte edhe nji antishqiptar i perbetuem. U ngrita ashtu duke çalue dhe togeri Jokanoviq më shiqojë ashper, hajde berzhe shta çekash, hoqesh da te ja molim ( hajde shpejt çka po pret, të të lusë unë a.....?) Jo i thash por unë jamë i smuet, jamë sakat në kambë... mirpo ai ashper tue piskat, mu afrue drejt para hundve dhe duke folë e duke pshtye fillojë të më piskat. Ne priçaj, dok ja priçam ti mashi repom. ( mos folë derisa unë flasë ti leviz bishtin). Kjo më irritojë. Une dija se derisa nuk e kisha ba betimin ligji ushtarak nuk mund të më kapte andaj pa ngurrue e shtyva at idiot dhe i thash me nji za kumbues që u ndegjue gjithandej nderteses. Nemoj da viçesh, nisam ja tvoja zhena niti tvoj robijash. Ja sam doshao da slluzhim vojni rok ali niko neçe da me ponizhava, ne jer ja znam da se branim i to dobra tako da oni koji meni provociraju duboko që da zhalle za to. ( Mos piskat , nuk jamë unë grueja e jote as robi yt, unë kamë ardhë të kryej sherbimin ushtarak, por askush nuk do me poshterson, jo sepse unë di të mbrohem edhe mirë bile sa që ata që më provokojnë do bahen pishman.)

Per qudi u qesh, mi nguli syt e ti si shigjeta helmi dhe ashtu me nji buzqeshje të akult më tha : " dobro ajde sada ... nego kako se ti zovesh i od dakle si." ( mirë tani...por më thuej se si quhesh dhe nga je. Kur unë ja thash emnin dhe i thash se jamë nga Istogu i Kosovës ai u zverdhë. Ovo danas qesh da zapamtish i imash da se pokajash. Këtë të sodit do ta mbash mend dhe do të bahesh pishman. Kishte pas mendue idioti se unë jamë serb per shkak të mënyres së rrjedhshme të folmes time në serbokroatishte. Mirpo ai e dinte se nuk mund të merrte masa  kunder meje perderisa unë ende nuk kisha ba betimin si ushtarë.

Na rreshtuen, në oborr në nji vend që e thirrnin PISTA. Aty fillonte cirkusi. Eproret nga dhetari e tutje deri te gjenerali kishin dalë ti shofin ushtaret e rinjë. Mbanin fjalime të kota, fjalime që ma shumë ishin kerrcnime se sa ligjerata per të na mësue zejen e ushtarit. Nuk harruen pa folë edhe per "VËLLAZNIM-BASHKIMIN" , por nuk harruen të na perkujtojnë neve ushtarve të kombit shqiptatë ( ata na thirrnin: nacionalna manjina, pakicë kombtare) se neve nuk guxojmë të tubohemi mes veti, as të rrim vetem, neve duhet me u shoqnue me të tjeret por jo me njani tjetrin. Jo sepse kjo frigon ushtaret e tjerë dhe paraqet rrezik per sigurin dhe jeten në ushtri. Ndegjoja dhe zemra më rrifte ashper sa frigohesha se do dal nga krahnori. Ishin diku 200 e ma shumë ushtarë të ri të ardhun nga anë dhe kombe e kombsi të ndryshme dhe ishim vetm 8 shqiptarë por Koloneli Rade Llukaq me tanë atë arsenal armesh dhe tanë ata ushtar serbo jugosllav frigohej nga neve. Ky ishte komandant i kasermes. Nji nentoger boshnjak me emnin Rasim Deliq shifej se nuk i pelqente fjalet e kolegve të vetë epror, mirpo nuk kish se çka banë.

 

Vazhdon neser.

 

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg 31.10.2010



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora