Mendime
Albert Shabanaj: Pse duhet shoqëria shqiptare te kusuritet me politikat e deri tanishme ne Kosovë!?
E shtune, 30.10.2010, 07:58 PM
Pse duhet shoqëria shqiptare te kusuritet me politikat e deri tanishme ne Kosovë!?
Nga Albert Shabanaj
Humbja e besimit ndaj një legjislacioni tregon qarte se, shoqëria është ne krize politike dhe demokratike! Përderisa intelektualet vazhdojnë ti shohin gjerat si po te ndodhnin përtej bregut!... Unë mendoj se populli, është treguesi kryesor se një Shoqëri është apo nuk është në krizë politike..
Pse mendoj kështu? Sepse nëse një popullit i mohohet dinjiteti dhe e kaluara historike,nëse një populli i grabitet çdo gjë qe është shoqërore - personale,nëse një popull plaçkitet dhe dënohet vazhdimisht me mito (haraç)nga poltronët e institucioneve dhe dikastereve te tyre,nëse një popull,jeton i qet me kundërthënie te pazgjidhura etnike,religjioze,etike,morale,kulturore etj…etj… Dhe ai popull i kapërdinë te terat pa ber as mete voglin kundërshtim,për mendimin time ai popull ka krize te thelle shoqërore,politike dhe demokratike,ose është skajshëm i stepur nga iluzionet dhe apatia e përhershme…!
Unë jam shume i bindur dhe i sigurt se,nëse një popullit tjetër pa marre parasysh se ku dhe cilit popull ne bote,ti kishte ndodhur kështu si neve,jo te nesërmen por ne te njëjtën dite e tera do te përfundonte me kundërpërgjigje te fuqishme deri me lufte qytetare. Sepse për secilin popull ne bote,përjashto shqiptaret nga Kosova,simbolet janë faktor krenarie shoqërore dhe pjesë e identitetit, dinjitetit dhe vetëdijes kombëtare. Ndonëse ne sheqerin tone këta faktor te me larte cekur shume te rendesishem dhe ngushtë te lidhur me çdo njeri ashtu siç janë mishi dhe koci i secilit,disi për popullin tone qe moti ka filluar ta humbin kuptimin dhe peshën e tyre!!!
Unë besoj fuqishëm se,si te tille nuk na do asnjë bote.. e assesi bota demokratike. Besoj se, në fund të procesit,do te klasifikohemi si te pa kurriz dhe si irrer te pa cipe.
Një popull i pjekur politikisht dhe demokratisht duhej qe herët te i vërente demonët,uzurpuesit dhe shantazhuesit institucional,se kane devijuar ne vija te trasha kombëtare pas interesave personale,qe kane shitur bythën për te shpëtuar lëkuren e tyre. Populli ka qen dashur te vërej se partitë politike janë shndërruar ne faktor përçarje te padiskutueshëm dhe identiteti i tyre lidhet vetëm me shitje,korrupsion,krime dhe urrejtje. Shembuj të kësaj natyre ka shumë,ky proces i humbjes së domethënies dhe kuptimeve është pasojë dhe identifikohet vetëm me dështimet
themelore për te bere shtetin dhe për të vërtetat tjera, nga të cilat jo vetëm që ndërtohen shtetet, por formohen edhe botëkuptimet shoqërore qe kane për qellim digën kombëtare.
Pra,për perandorit (partitë) tona,nuk ka qytetërim,ka vetëm shpjegimin e llojit
vet, i cili argumenton metodat mbi të cilat shkatërrohet çdo cep i formacionit shoqëror dhe nga e tera e tyre sigurohet kohe pas kohe nga një termet politik me pasoja te qarjeve te bashkëqeverisjeve edhe atëherë kur nuk ka kuptim… Vetëm sa për t’ akuzuar njeri- tjetrin se kinse, ky apo ai ishte i keqi… Tera kjo për te manipuluar dhe kamufluar popullin e lodhur nga varfëria dhe depresioni, për te kërkuar lojalitetin e qytetarit, ndaj një sistemi i cili ne thelb krijon me shume kriza sesa stabilitet,i cili krijon vetëm paragjykime shoqërore për një dështim te radhës te cilat dështime po përfundojnë me humbjen e arsyes se ekzistimit te atij shteti qe moti e ka humbur luftën me vetveten!!!
Nga e tera e hullive politik ne Kosovë, realisht ekzistojnë dy vija te kundërta ne hapsin, te cilat nuk bashkohen as ne pafundësi… Njëra është se parit tona demagogjike (politike) besojnë ne një “potez” te vetmin qe te rregullohen gjerat ne mënyrë spektakulare, si me shkop magjik. Ndërsa vija tjetër është populli shume i lodhur qe kërkon diçka të arsyeshme,diçka te prekshme, diçka për të cilën nuk mund të bëhet pazar. Sipas mendimit time, gjasat për një vazhdim me avazin e vjetër do te jene
të vogla. Zgjedhjet e reja në Kosove, mund të kthehen në një histori te re për popullin tone,me pasoja për perandorit (partitë)politike ne Kosove.
Ose ne një ngjarje pa ngjarje me pasoja për popullin tone,duke i zgjedhur te njëjtit e qe dot mbahet mend ne historinë tone te hidhur…! Histori kjo,kur pasardhësit tanë të hedhin vështrimin pas,do te na mallkojnë ne përjetësi.
Mendoj se,ne zgjedhjet e ardhshme populli duhet ta kalon provimin e pjekurisë politike dhe vetëdijes nacionale,edhe pse nuk e ka fare te lehte meçe ne vendin tone populli është fuqishëm i kontrolluar nga forcat ndërkombëtare te cilat janë heterogjene për nga interesat e tyre,interesa nga mete ndryshmet,e qe nuk mungojnë edhe ato shume polare… Sidoqoftë populli duhet dhe mund te përballet me momentin dhe me faktin se ata po jetojnë në shtepit e tyre,për te zgjedhur fatin e tyre për të shënuar fundin e vuajtjes se tyre. Sovraniteti kombëtar dhe ndarja e mëtutjeshme e ATDHEUT tone,mund te mbrohet vetëm me moszgjidhjen e këtyre politikave te sodit. Armiku i ynë i brendshëm dhe i jashtëm janë perandorit (partitë) politike ne Kosove.
Armiku ynë shekullor Serbia, po ece më shpejtësi drejt pranimit në BE,drejt prosperitetit i cili si i fuqishëm ne te ardhmen dot na godas pamëshirshëm. E gjithë kjo pa perspektivë e jona duhet kërkuar ke partitë politike ne Kosove,nga te cilat u zbeh dhe vazhdon te zbehet imazhi jone kombëtare,imazh ky i cili kurrë nuk ka qenë kështu i përplasur për toke!!! Te izoluar te mjeruar nga parit tona dhe nga bota e tere… Institucionet ekzistuese nuk ishin të afta qe ta qonin vendin përpara,ato treguan fytyrën e tyre te vërtetë,fytyrën e çoroditur prej krimineli, nga lakmia dhe abuzimet. Nuk ishin dhe nuk janë te afta te parandalonin krizën e Kosovës se sodit! Atyre ju dhuroj populli besimin mbi dhjet vite 1999-2010 për te zhvilluar Kosovën , te shkatërruar nga ploja e armikut shkua. Kosova është goditur seriozisht nga mjerimi dhe paradokset. Populli i ka borxh Kosovës qe t’i japin jetë dhe rend të ri,rend institucional të profilizuar për një BE të bashkuar,një Kosove evropiane.
Mbetet te shpresohet se populli i Kosovës,ne zgjedhjet e ardhshme dot dijë ti thotë” JO” te madhe politikes se deritanishme,populli do te zgjohet nga premtimet dhe jeta e iluzioneve,sepse populli duke duruar një iluzion te tille rrezikon realitetin. Kjo është ajo e tera për të cilën duhet te flas populli sot në Kosove.