E hene, 29.04.2024, 04:07 AM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Presheva dhe Bujanoci perms Gjilanit duhet të lidhen me rrugën e kombit

E shtune, 30.10.2010, 07:55 PM


PRESHEVA DHE BUJANOCI PËRMES GJILANIT DUHET TË LIDHEN ME RRUGËN E KOMBIT

 

Shkruan: Refik  HASANI

                              

Për Preshevën dhe Bujanocin është interes jetik që përmesë Gjilanit duhet dhe kemi nevoj të lidhemi me rrugën e kombit.Edhe këto qytete duhet të na përshkoj dhe të lidhemi edhe ne me  Autostradën.Po ashtu edhe Komuna e Kumanovës dhe e Likovës si një rajon i shqiptarëve të mbetur nënë administrimin e  Maqedonisë që kufizohen me Gjilanin.Kosova Lindore,këto tri zona të mdha,që është interes kombëtarë për tu lidhur me rrugën e kombit. Ne jemi duke pësuar humbje,kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjidhshëm dhe çështje tjera si që është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në detin adriatikë me Durrësin dhe qendrat tjera të bregdetit shqiptarë.Medvegjën si ndër tri Komunat e ksaj Krahine,nuk e kemi harruar por,është më afër për tu lidhur me Prishtinën se sa të lidhet me Bujanocin e Gjilanin.Dihet mirëfilli  se me ndërtimin e Autostradës do të përfitojm si në : Komunikim,integrim,zhillim ekonomik dhe hapja e shumë perspektiva të këtyre tri rajoneve.Mbi të gjitha rolë të madhë do të ketë që shqiptarët nga Presheva dhe Bujanoci nuk do të emigronin në vende të tjera.Me autostradën nuk do zvoglohet dukshëm numri i shqiptarëve në këto dy komuna shqiptare të mbetur nënë administrimin e Serbisë.Nëse nuk investohet në këto komuna kërcnohemi se do të humben këto komuna për shkakë të shpërnguljes së heshtur dhe të pa shpallur.Ju bëjmë apel qeverive qendrore për  fillimin e përpilimit të planeve  që edhe këto rajone të lidhemi me autostradën.               

 - I-  Rajonin e Anamoravës Gjilan, Kamenicë,Viti dhe Novobërdë ,

 - II- Dy Komunat e Krahinës e shqiptarëve atë të Bujanocit dhe Preshevës dhe

- III- Banorët e  Komunës së Kumanovës dhe Likovës  .

     

Edhe ne jemi hapsira etnike shqiptare,prandaj na duhet të  lidhemi me rrugën e kombit !?.   

             

Arsetim ka të panumërta që autostrada ti bashkon edhe këto skaje të haspirës etnike shqiptare ja disa prej tyre : Këto pjesë të cekura kan mbetur për qëllime politike pa u lidhur me nyjën hekurudhore.Bujanoci dhe Presheva nuk jan të lidhura as me Gjilanin e as me Prishtinën.Kumanova dhe Likova po ashtu nuk lidhen fare me Gjilanin dhe Prishtinën.Gjilani,Kamenica,Vitia dhe Novobërd nuk jan të lidhur në mesë veti e as me Prishtinën.Jo vetëm që nuk jemi të lidhur me nyjën hukurudhore,por edhe me rrugën automobilistike këto qytete lidhen me rrugë të rendit të pestë.Më mirë serbia deri në vitin 1990 u është rregulluar infrastruktura rrugore në mesë veti disa vendbanimeve rurale të Novobërdës se sa jan të lidhura qytetet e përmendur si qendra të tri Rajoneve.

Trekëndëshi kufitarë nga tri shtete të tanishmë Gjilan-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë , jan me domethënjë të madhe,kulturore-historike dhe ekonomike.Autostrada çë do ti përshkoj këto tri rajone  do lehtëson komunikimin ndërkufitarë në mes të tri shteteve,në dy anët e kufirit të banuar me popullat shqiptare.Do të afron këtë skaj të trungut shqiptarë që të afrohet me detin shqiptarë të adriatikut deri në krahinën shqiptare të Çamërisë në Greqië.Autostrada do të jetë investimi më kapital dhe strategjik si investim i gjithëmbarshëm ndërshqiptarë në të gjitha kuptimet e jetës.Lidhja me autostradën është jetësimi i një ëndrre të shumë gjeneratava nga shekuj me radhë për realizimin e komunkimit ndërshiqtarë.Qarkullimi i lirë i të gjitha vlerave pa pengesa dhe barriera edhe të produkteve ushqimore dhe industriale.Ne që jemi nga këto rajone,jemi ngopur  me pengesa ,për gjysmë shekulli të sundimit të sistemin komunist Jugosllavë nuk është investuara farë në këto rajone.Ishte interes i shkruar dhe i  praktikuarqë të  vështirsihej komunikimi  i këtyre komunave  shqiptare.Tashmë duhet ti qasemi dhe kërkohet integrimi  shqiptarë,çmimi i këtij integrimi është lidhja dhe rregullimi i infrastrukturës moderne rrugore,hekurudhore dhe ajrore.Ne popullta nga këto rajone përë momentin nuk po kërkojm,që  :

                                             

Autostrada nuk është projekt i parealizueshëm !

 

Kërkesa që Gjilani si qendër rajonale e Anamoravës, dhe kjo pjesë e Kosovës Lindore të lidhet më autostradën si arterja kryesore të rrugës së Kombit me detin adriatikë është me e madhe ku kujtojm që Gjilani nuk ka nyje hekurudhore.Këto janë projekte të realizueshme.Këto tri rajone  njëher nuk kemi nevoj as për :

-Ndonjë aeroportë ndërkombëtarë ,

-Banorët e Anamoravës nuk janë duke kërkuar që Lumin Mirusha ta bëjmë të lundrueshëm si kanalin e Suezit dhe të lidhemi me një dalje në detë.

-Ndonjë tunel  të llojit ,, kalimashi 2 ''' , që do ta lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Prishtinën .

- Nyja hekurudhore për  qarkullimin e trenit që do ta lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Prishtinën  stacionet të jetë nën dhe .

- Ndërtimin e ndonjë metro që  qytetin e Medvëgjës do ta lidhë Medvegjën me Prishtinën dhe ndërtimin e një nyje të tramvajit që furnizohet me rrymë elektrike .

- Ndërtmin e ndonjë objekti industrialë për prodhimin e automjeteve të transportit , për prodhimin e pjesëve të elektronikës,jemi të vedëijshëm se janë të parealizueshme .

- Nuk po kërkojm që këto rajone të lidhemi më përçuesit e teleferigut për skijime për Brezovicë,tërë Bjeshkët e nemuna dukë pësrhkruara malët e thepisura shqiptarë deri në Srandaë !? .

        

Neve nga këto tri Rajone,nuk kemi përfqësim të denjë në nivele qendrore !

 

Këto jana projekte që as Japonia nuk mundë ti fanancoj,por lidhja e Gjilanit gjegjësisht Anamoravës dhe dy rajoneve tjera me Autostradën, është një projekte që mundë dhe duhet të realizohen edhe për realitetin e Kosovës.Për fundë,që nga koha e pas luftës së fundit të vitit 1999,Anamoravën dhe dy rajonet nuk ka patur kush ta përfaqësoj denjësisht,ose dikush ka folur në emër të saj pa i ditur nevojat dhe kërkesat e këti Rajoni jo edhe aqë të vogël që mundë të jetë me përqindje është afër 10 % e territorit të dy shteteve.Pa dashur ta lëndoj  apo pa përmendur askend si individë,sepse dikush ka patur poste të larta në qeveri apo Komisione parlamentare por nuk ka ditur ti shtroj kërkesat dhe nevojat për prioritetet për të investuar në këto tri rajone .Dikujt mandati me gjithë imunitet,me postë i ka shërbyer sa për një rrogë apo mëditje.Kur subjektet politike dhe përfaqësuesit e zgjedhur  nga vota e popullit nuk din ti artikulon i mbetet pra masë së gjër të popuullit të gjejë forma për caktimin dhe realizimin  e prioriteteve jo të një Komune por të tri Rajoneve.A ka arsyetimi që edhe pas më tëpër se një dekade nuk jan shtruar drejtë nevojat dhe kërkesat e këtyre tri Rajoneve.Kush i pengon që të bashkëpunojn dhe koordinojnë punët deputetët që përafqësojn këto rajone në parlamante përkatëse.Një është e vërtet se kemi patur deputete nga këto zona por nuk na kan përfqësuara denjësisht.

                     

Nuk mundë të pranojmë,të jemi si oaza të pa  pazhvilluara

 

 Nuk mundë të pranojm edhe më tutje këto rajone si një oazë e pazhvilluar nuk do të mbetet vetëm Gjilani e Anamorava,por është me kushtueshme do të mbetet i mbylllur edhe  Rajoni  apo  Krahina shqiptare me Komunat me Bujanocin dhe Preshevën.Kurse Kumanova dhe Likova përmesë Shkupit dhe Tetovës të lidhet me detin adriatikë e kana tëpër larg.Nuk duhet të mbeten edhe më tej që këto tri rajone të mbahen të mbyllura,por të krijohen plane dhe strategji veprimi.Interesi i këtyre tri rajoneve është që të nxitet zhvillimi i tyre dhe të ngriten kapacitete në përparimin  e infrastrukturës,arsimit dhe të krijohen perspektiva të reja për këtë trekëndësh shumë të rëndësishëm.Këto tri Rajone historikisht kan patur të gjitha lidhjet në mesë veti,prandaj edhe nga ana gjeografike edhe nga ana e numrit të banorëve nuk janë të vogël.Qytetarë nga këto tri pjesë të hapsirës sonë kan deri në gjysmë milioni banorë.Rajonet në fjalë nuk kan nyje hekurudhore,nuk ka dalje për në autosdradë që e lidhë rrugën e kombit.Prandaj  duhet ta zëm hapin me kohën.Anamorava me këtë trekëndësh kufitar duhet ta lehtësojm komunikimin ndërkufitarë,të gjithëmbarshëm ndërshqiptarë në të gjitha kuptimet e jetës,në mes të tri shteteve,në dy anëtë e kufirit të banuar me popullat  shqiptare,Kumanova,Bujanoci,Presheva,këto komuna kanë më shumë se një arsye se një mijë arsye që rruga e kombit e quajtur në këtë rastë autostradë të kalon edhe këndej pari . Vetëm komunikimi na krijon lehtësira që më lehtë të  zëm hapin dhe të nisemi drejtë  tregut të  përbashkët Ev ropian,të jemi pjesëmarrës në tregun ekonomik dhe kulturor  të globit mbarë .Këto zona nuk mundë të mbeten edhe më tej pengë i së kaluarës,nuk mundë të mbeten ana e harruar dhe e mbuluar nga harresa për investime,sepse kemi patur dhe kemi luajtur një rolë.Edhe në të ardhmen do të përkushtohemi më mirë në interes të përgjidhshëm shqiptarë dhe atij global.Autostrada do të hap shtigje dhe perspektiva të reja në të gjitha poret e jetës edhe për këto Rajone.

Për njerëzit përgjegjes që thirren në këo rajone ndoshta do të zgjojë ndërgjegjjen ky shkrim,që prioritet të jetë ndërtimi i Autostradës si projekt jetikë për ato dhe pwr ne .

 

27.10.2010   

 

Autori është Prof. i Ekonomisë,publicist i pavarur  nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë,e-mail adresa: refikhasani@hotmail.com



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora