E hene, 29.04.2024, 01:45 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Shkrimet

E shtune, 30.10.2010, 07:58 PM


SHKRIMET

 

Nga Dibran Demaku

 

Duke lexuar shkrime të ndryshme tek "Zemrashqiptare",nga autorë të ndryshëm,seç m`u kujtua një moment që mund të tregohet në formë të anekdotës.Në lokalet  e televizionit të atëhershëm të Prishtinës ishte caktuar një dhomë apo zyrë,quajeni si të doni,për drejtuesit e makinave të televizionit.Ishte, pra ai vendi ku do t`i gjeje drejtuesit e makinave të televizionit.Dikujt i kishte shkuar në mendje që për drejtuesit e makinave(shoferët) të siguronte dhe një shah,që kohën e lirë ta kalonin duke luajtur lojën e shahut.

Dhe meqë në atë dhomë,apo zyrë,luhej pra loja e shahut,ajo çdo ditë do të ishte e mbushur me adhurues dhe dashamirë të lojës në fjalë.Aty do t`i gjeje shumë punëtorë të Televizionit duke luajtur apo edhe duke shikuar ata që loznin.Dhe si në çdo fushë tjetër të jetës edhe në lojën e shahut do të gjesh ata që këtë lojë e kanë pasion dhe e lozin me kënaqësi dhe për mrekulli,por do të gjesh edhe të tjerë që atë lojë e lozin vetëm sa për të kaluar kohën.Njëri nga ata që lojën e shahut e kishte pasion dhe e lozte për mrekulli,i indinjuar nga disa që atë lojë të mrekullueshme e loznin vetëm sa për sy e faqe do të deklaronte:"Kjo loja e shahut,përveq të mirave e ka edhe një të keqe:Këtë lojë e luajnë edhe ata që dinë e edhe ata që s`dinë!"

Lind pyetja:Çfarë desha të them me këta rreshta të mësipërm?!

Si përgjigje do të thoja:Në kohë të fundit tek ne shqiptarët sikur ka ngritë krye një tendencë e dëmshme:Sikur ne i dimë të gjitha?!Përzihemi aty ku duhet dhe aty ku nuk duhet!Na teket që të bëhemi poetë dhe shkrimtarë dhe menjëherë e marrin lapsin dhe shkruajmë.Shkruajmë gjithçka!Shkruajmë,pa i ditur rregullat e shkrimit! Shkruajmë pa e ditur kulturën e shkrimit?!Shkruajmë dhe e shkarravisim gjuhën tonë me dialekte e forma nga më të ndryshmet!Dhe as që i bëhet kujt vonë se në këtë mënyrë e dëmtojmë në mënyrë të pariparushme gjuhën tonë,kulturën tonë.

I teket dikujt,që përveq fillores,nuk ka kryer shkollë tjetër dhe as që ka dëgjuar ndonjëherë se çfarë është komenti dhe shkruan koment!.I teket dikujt që as e kupton se çfarë është Eseja dhe shkruan Ese!I teket dikujt që nuk e di se ç`është poezia dhe shkruan poezi!Mendon se poezia është disa fjalë të shkruara në rend dhe e quan vetën poet!Dhe nuk e kupton se poezia duhet të shkruhet me simbole e metafora të zgjedhura!

Për të qenë e keqja edhe më e madhe faqe të ndryshme të internetit( e në mesin e tyre edhe "Zemrashqiptare") i publikojnë ato shkrime.I publikojnë pa kurrfarë kriteri!(Mbase këto faqe të internetit e përdorin këtë praktikë duke menduar se krijimet duhet të publikohen pa cenzurë!).Edhe ne jemi kundër cenzurës,por sido që të jetë kritere duhet të ketë!Nuk është as në të mirën dhe as në nderin e atyre faqeve që të botojnë gjithçka!

Ndërkaq brenda këtyre faqeve të internetit ku defilojnë emra të ndryshëm,sikur në mesin e tyre janë formuar edhe klane të ndryshme!Sapo një anëtar i klanit të tyre do të publikojë ndonjë shkrim gazetaresk apo shkrim artistik(shkrime u thënqin!) nxiton që ta lëvdërojë shkrimin e mikut apo shokut të vet?!Dhe na mbushen faqet e internetit me lloj-lloj lëvdëratash të merituara e të pamerituara!Ndërkaq të lëvdëruarit rrahin gjoks para shokëve e miqëve të tyre,se ja ata tashmë janë gazetarë e krijues të shquar sepse për ta kështu ka thënë filani e fisteku?!Dhe vazhdojnë edhe më me turr të shkarravisin e të shkarravisin!

Dhe krejt në fund:Kush duhet thënë stop kësaj dukurie të shëmtuar?!

Na e merr mendja se të parat që duhet ta stopojnë këtë dukuri duhet të jenë redaksitë e faqeve të ndryshme të internetit( e në mesin e tyre pse jo edhe "Zemrashqiptare").Duke mos botuar gjithçka, kriter e pa kriter, ato së pari do t`u bëjnë nderë faqeve të veta e pastaj edhe "autorëve" të atyre shkrimeve!



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora