Mendime
Halit Bogaj: Fraksioni i LDK-së ''Ibrahim Rugova''
E diele, 31.10.2010, 07:58 PM
FRAKSIONI I LDK-së ’’IBRAHIM RUGOVA’’
Nga Halit Bogaj
Si duket, të gjithë ata që përpiqen që sa më shpejtë të vijnë në pushtet, doemos duhet të thirren në emrin e Ibrahim Rugovës, me personalitetin e të cilit është I lidhur çlirimi dhe Pavarësia e vendit tonë.Sa ishte ai gjallë, nuk guxonin të ndiheshin për së gjalli shumëkush prej tyre/kurse sot, kur LDK-ja e Fatmir Sejdiut është bërë për vitra, krijohet edhe një fraksion tjetër që manipulohet me emrin e Rugovës, ku mjerisht ka hyrë/dhe është manipuluar edhe djali I Presidentit tonë historik./.
Ukë Rugova që në fillim e bëri gabimin e parë kur tha se Fatmir Sejdiu është manipuluar nga Thaçi, kur dihet se ai/domethënë Sejdiu/parasëgjithash me vetëdije është manipuluar nga vetvetja dhe atë qysh atë ditë kur e shpartalloi egërsisht LDK-në e Dr. Rugovës, e pastaj hyri në koalicion me PDK-në!Nuk themi se ka bërë keq që ka hyrë në koalicion, ngase sikur të vazhdonin armiqësitë mes atyre dy partive, vërtet gati I morën kallashat për të luftuar njëri me tjetrin si talebanët dhe për të harruar se armiku I tyre kryesor kishte qenë Serbia!Kush ishte Kumbara I ish koalicionit nuk e dimë por ai njëmend e bëri një punë shumë të madhe që I pajtoi bajraktarët e hasmuar deri në shfarosje të plotë ngase ne kur e urrejmë dikend e urrejmë deri në fund, pa lënë vend fare për t’u miqësuar prapë njëri me tjetrin!.Animë kur po e shohim se çka qenkan në gjendje të bëjnë ata për pushtet!!!.Pra pajtimi midis tyre ishte një ngjarje e madhe positive ngase Kosova është tepër e vogël për të pasur armiqësi të tilla aq të mëdha ndërpartiake të cilat në asnjë mënyrë nuk mund ta durojnë njëra tjetrën, sikur njëmend të ishin, njëra’’serbe’’e tjetra’’shqiptare’’!.Pastaj janë bërë tepër bajate kur partite opozitare flasin në Parlament të cilin e kemi pritur 100 vjet dhe nuk I masin fare fjalët, duke e quajtur njëri tjetrin ‘’rrenacak ‘’dhe ‘’hajn’’kur dihet se ku është vendi për hajnat, rrenacakët dhe dallaverxhinjtë.Këtë gjendje kaq apatike populli nuk mund ta durojë dhe jemi bërë të irituar prej tyre kur flasin me një fjalor edhe më të keq se të huliganëve, duke mos u brengosur fare se I shohim të gjitha ato që po ndodhin dhe e përcjellim me vigjilencë çdo lëvizje të shëmtuar të tyre.
Pra Uka, që në fillim gaboi rëndë kur tha se Sejdiu është manipuluar nga Thaçi, ngase Sejdiu ka fituar dhuratë të madhe në këmbim të martesës/siç po thuhet jonatyrore/mes PDK-së dhe LDK-së së tij të mjerë e cila po vjen duke u zvogëluar vazhdimisht dhe në mënyrë të pamëshirshme/parasëgjithash nga faji I brendshëm I LDK-së dhe I klikave të saj. Sejdiu mbeti në koalicion gjersa iu nevojit një qëndrim I tillë dhe nuk u brengos fare që e shpartalloi aq shpejt një gjigant siç ishte LDK-ja e Dr.Rugovës sonë historik dhe së fundi brenda natës edhe institucionet shtetërore të Kosovës!!!Dhe për të qenë çudia shumë më e madhe, ai dhe njerëzit e tij të klanit thonë se nuk janë fajtorë dhe kinse nuk është bërë asgjë!!!Pra nga inati pse dha dorëheqje nga posti I presidentit të Kosovës, u tërhoq edhe nga qeveria/duke thënë vetëmevete I daltë flaka në të gjitha anët/.Këtë nuk do ta bënte kurrë kolosi Ibrahim Rugova I cili I merrte me të mirë edhe kundërshtarët e tij më të mëdhenj., ngase si të tillë e kishte lindur nëna dhe e kishte krijuar natyra për ta kryer një mision aq të madh kombëtar, për çka i falenderohet përherë ky popull, tanimë I mbetur në duart e interesxhinjve që shkelin dhe shtypin gjithçka që gjejnë përpara.Ukë Rugova do t’i duhej ta njihte pak më mirë edhe Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën të cilët sot e atë ditë nuk e kanë sqauruar se ku kanë mbetur paret e 3- përqindëshit?!.Dhe, se sa e donte Bukoshi Dr.Rugovën tregon edhe dalja e tij e mëhershme nga LDK-ja dhe formimi I njëfarë PREK-u të dështuar .Bujar Bukoshi I sotëm, kameleon sipas mendimit tim, por edhe Isa Mustafa të cilin nuk e kam dëgjuar të fliste ndonjë herë për Presidentin tonë historik, nuk mund t’I sjellin ndonjë gjë të madhe, edhepse ky I fundit ka bërë diçka më tepër nga kryetarët paraprakë të Prishtinës, apo ndoshta ka bërë ngase I ka ardhur koha luftës kundër ndërtimit të egër dhe bastardhimit të kryeqendrës sonë, të cilën e shëmtonte kush çohej më herët!.Por ku ta dimë se çka do të bëhet.Mbase do të dalë ndonjë dobi nga ky shpartallim I mëtejmë I LDK-së dhe ishalla ‘’bajraktarët’’e saj bëhen prapë bashkë dhe e shpiejnë Kosovën përpara ngase nëse vazhdon kështu, asgjë e mirë nuk do të bëhet për këtë vend të preokupuar me brenga të llojllojshme për të cilat nuk çajnë kokën liderët tanë të sotëm, të cilët përpiqen të shumëzohen si këpurdhat pas shiut, siç po ndodhë rasti më I ri edhe me Dugollin dhe Kosumin që do ta formojnë një parti të veten, thuajse na kanë kënaqur deri sot!!!Por dhashtë Zoti mos të grinden mes veti se cili do të bëhet kryetar I saj!.